Margarita Xhepa: Në diktaturë ishim të varfër, por bëmë art që ka lënë gjurmë

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]INTERVISTA/ Margarita Xhepa: Në diktaturë ishim të varfër, por bëmë art që ka lënë gjurmë[/h]
margaritaxhepa_0013-728x430.jpgFlet ekskluzivisht për Albanian Free Press, aktorja e madhe, “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa: “Fëmijëria ime ishte e vështirë por e bukur. E vështirë pasi ishim një familje e varfër, një familje tradicionale. Ishin vitet para të çlirimit dhe varfëria ishte në çdo familje. Nuk ngopnim barkun me bukë por kishim një dëshirë të madhe për dije, për arsim. Prindërit nuk na pengonin në rrugën tonë dhe pse nuk kishin mundësi financiare të na plotësonin dëshirat. Por ne kishim një harmoni të madhe në familje që nuk e ndienim shumë varfërinë.”


Me aktoren e madhe, Margarita Xhepa më lidh një miqësi e vjetër, respekti im për këtë zonjë me shpirt të madh e të bukur, që ka lënë gjurmë kaq të thella në artin shqiptar, është i pafund. Jeta e Margaritës është aq e mbushur me histori dhe eksperiencë, sa që sa herë piqemi tok, në kuadër të ndonjë aktiviteti, ku ajo nuk nguron të marrë pjesë, pavarësisht “kleçkave” që shëndeti i saj kalon ndonjëherë, bisedojmë e unë gjej gjithmonë diçka të parrëfyer. Kjo intervistë ekskluzive për Albanian Free Press është një bisedë në takimin tonë më të fundit, teksa udhëtonim drejt Vlorës, ku Margarita Xhepa merrte pjesë në vlerësimin e një kompeticioni mes nxënësve të qytetit.

Intervistoi për “Albanian Free Press”, Albert Zholi


Keni marrë pjesë në shumë promovime të librave të autorëve në emigracion, pse?


margarita-xhepa-sot-300x257.jpgKjo është e vërtetë. Kam marrë pjesë në shumë promovime të tilla pasi e ndjej se poezitë kanë mall brenda, kanë dashuri për atdheun, për vendlindjen, për të afërmit, për njerëzit që kanë larg, për gjuhën shqipe, për shoqërinë për nënën dhe babanë, për çdo gjë që ka lidhje me atdheun. Pra poetët e mërgimit kanë letërsinë e tyre, kanë poezinë e tyre që flet ndryshe, që flet plot dhembshuri dhe dashuri dhe patjetër që duhet ti mbështesësh. Ata vijnë në Shqipëri me mall dhe duan përkrahje dhe përkrahja duhet të vijë nga ne artistët pasi si poeti si aktori janë artistë të dy gjinive të ndryshme. Ne na lidh arti na lidh dashuria për artin na lidh krijimtaria.

Kush është e veçanta e krijimtarisë së krijuesve në mërgim?


Malli për nënë dhe atdhe. Poezia e mallit ka një veçori specifike për ata. Askush se sa emigrantët nuk mund ti këndojë bukur këtij malli. Letërsia e tyre në këtë drejtim është shumë objektive, është shumë e lëmuar, shukë e detajuar dhe me plot figuracion. Një letërsi ndryshe, do të thosha, që duhet ta përkrahim të gjithë madje dhe ta propagandojmë.


Interpretoni gjithmonë poezi, kjo ka filluar tani apo që në vogëli?



xhepa_20051568-4_dCgGdJT-300x189.jpg


Jo, kam recituar që e vogël. Isha fëmijë kur kam recituar në shollën fillore dhe mësuesit e mi e spikatën talentin tim në këtë drejtim. Ata panë këtë talent dhe më aktivizonin vazhdimisht.


Kur kujtoni fëmijërinë tuaj, si ndiheni?


Fëmijëria ime ishte e vështirë por e bukur. E vështirë pasi ishim një familje e varfër një familje tradicionale. Ishin vitet para të çlirimit dhe varfëria ishte në çdo familje. Nuk ngopnim barkun me bukë por kishim një dëshirë të madhe për dije, për arsim. Prindërit nuk na pengonin në rrugën tonë dhe pse nuk kishin mundësi financiare të na plotësonin dëshirat. Por ne kishim një harmoni të madhe në familje që nuk e ndienim shumë varfërinë. Kishim një dashuri për njeri tjetrin që ndanim dhe kafshatën e gojës. Nuk i mendonim kërkesat e fëmijëve të sotëm, nuk kishim kërkesa por kishim etje për dituri, ky ishte ndryshimi.

E kishte menduar ndonjëherë Margarita se do bëhej aktore?


Mund të them se kisha dëshirë por dhe strukesha brenda dëshirës. Ishin vitet e para pas çlirimit dhe emancipimi nuk ishte si sot. Në atë kohë e vështirë që femra të largohej nga familja apo të realizonte dëshira jashtë dëshirave familjare, por ishte mirësia e prindërve të mi që nuk më penguan. Kur unë bëra kërkesën time ata e përkrahën. U jam mirënjohëse gjithë jetën. Në atë kohë rrallë ndodhte që prindërit të përkrahnin çdo dëshirë të fëmijëve.


Ju keni një jetë në skenë por a keni ende pengje?


margarita-xhepa-dje-221x300.pngAktori ka dhe do të ketë gjithmonë pengje. Jeta e aktorit në vetvete është një peng ndaj kulmit të artit. Me qenë e sinqertë kur isha e re, regjisori Mihal Luarasi ka pasur gjithmonë dëshirë të ngjiste në skenë “Elektrën” e Sofokliut. Kur e dëgjova për herë të parë që mund të realizohej në atë kohë trupi mu drithërua. Sa dëshirë kisha ta realizoja. Sa dëshirë kisha të isha në atë kohë një Elektra shqiptare. Me thënë të drejtën e shikoja në ëndërr por kurrë nuk u realizua në atë kohë pasi në radhë të parë nuk ishin pjekur kushtet teknike. Ishte një realizim i vështirë për kohën. Mungonin shumë gjëra. Ndaj ngeli ëndërr për mua dhe për regjisorin e madh Mihal Luarasi që sot nuk jeton. Këto fjalë le të jenë një homazh për të, për atë regjisor plot talent dhe plot mirësi. Por vitet rrodhën dhe koha bëri të vetën, si duket vjen një dit që dhe ëndrrat realizohen. Kështu para 8 vjetësh në moshën time të pjekurisë arrita të interpretoj mbretëreshën e Trojës, Eklubën. Këtë rol ma besoi regjisori grek, i talentuar grek Vangjelis Theodhopulos, dhe e interpretova për herë të parë në teatrin “Melina Merkuri” në Athinë. Ky teatër është ndër më të mirët në Athinë. Ai rol më la pa gjumë, më hapi telashe, më hapi probleme për ta arrirë. Punova shumë. Por edhe u shpërbleva pasi për atë rol kam pasur shumë vlerësime nga kritika, regjisorë e aktorë grekë dhe kam marrë 3 çmime. Por, pengje ka njeriu, por unë besoj se do t’i realizoj.


Si do ta cilësonit artin shqiptar në regjimin komunist?


Dua të jem realiste, ai sistem ishte me shumë të meta, por artin e përkrahu. E keqja ishte se kishte shumë ideologjizma brenda, por sërishmi u bë art. Në atë sistem dolën shumë koritej të artit skenik dhe në kinematografi. Dolën shumë sa mund të them se ishte koha e të mëdhenjve. Për atë sistem jo çdo gjë duhet hedhur poshtë. Punonim shumë, ishim shumë idealistë, kërkonim shumë ndaj njeri-tjetrit dhe kishim një dashuri të madhe për punën. Punonim për të bërë art, për të lënë gjurmë, ana materiale në atë kohë ishte e papërfillshme. Ngelëm të varfër por bëmë art që ka lënë gjurmë. Regjimet kalojnë arti mbetet. Por edhe pse në kontroll, artistët tanë të mëdhenj kanë bërë art. Ne ishim më shumë idealistë se materialistë ndaj dhe sot jemi të varfër. E bënim punën me dashuri e nuk mendonim se sa para do të merrnin në fund të shfaqjes.


Po në kinematografi kush ju afroi për herë të parë?



Margarita_Xhepa-219x300.jpgAh atë moment s’e harroj kurrë. Ka qenë regjisori i talentuar Kristaq Dhamo ai që më afroi me kinemanë. Kristaq Dhamo mbetet një personalitet i padiskutueshëm në kinematografinë shqiptare, dhe ai më ka dhënë mësimet e para se si të lëviz, si të veproj, si të ndërroj mimikë se si të eci, si të dialogoj. Dhe di si është puna? Dhamo më besoi një rol negativ. E kuptoni besoj, një rol negativ mua, që nuk më shkon për shtat. Në gjithë jetën time dy role ose tre, pra pak, shumë pak, por Dhamo më futi në botën e bukur të filmit. Më vonë me këtë regjisor fjalëpakë dhe punë shumë kam qenë në dy filma “Vitet e para” dhe “Gjurmët“. Dhamua më hapi rrugën e bukur të filmit dhe unë më pas isha aktore në shumë filma. Ja di për nder këtij njeriu të shkëlqyer.


Kush ju ka ndihmuar më shumë në rrugën e skenës?


Ish bashkëshorti im, që nuk jeton më, i ndritët shpirti aty ku është. E them me plot gojën që e quaj veten një grua me fat, që kam pasur një bashkëshort artist si Xhavid Xhepa. Jo vetëm për mua por ai për gjithë Tiranën dhe më tej mbetet një aktor, këngëtar, bashkëshort dhe një shok i mirë pune. Ai burrë plot gjallëri më ka dhënë shumë në jetë, familje të bukur, lumturi familjare. Një grua kur ka një burrë të tillë në krah edhe punën e ka më të lehtë dhe në punë bën mrekullia.
 

Attachments

  • margaritaxhepa_0013-728x430.jpg
    margaritaxhepa_0013-728x430.jpg
    78.7 KB · Shikime: 0
  • margarita-xhepa-sot-300x257.jpg
    margarita-xhepa-sot-300x257.jpg
    20 KB · Shikime: 0
  • xhepa_20051568-4_dCgGdJT-300x189.jpg
    xhepa_20051568-4_dCgGdJT-300x189.jpg
    11.6 KB · Shikime: 0
  • margarita-xhepa-dje-221x300.png
    margarita-xhepa-dje-221x300.png
    57.6 KB · Shikime: 0
  • Margarita_Xhepa-219x300.jpg
    Margarita_Xhepa-219x300.jpg
    17.3 KB · Shikime: 0
  • margaritaxhepa_0013-728x430.jpg
    margaritaxhepa_0013-728x430.jpg
    78.7 KB · Shikime: 0
  • margarita-xhepa-sot-300x257.jpg
    margarita-xhepa-sot-300x257.jpg
    20 KB · Shikime: 0
  • xhepa_20051568-4_dCgGdJT-300x189.jpg
    xhepa_20051568-4_dCgGdJT-300x189.jpg
    11.6 KB · Shikime: 0
  • margarita-xhepa-dje-221x300.png
    margarita-xhepa-dje-221x300.png
    57.6 KB · Shikime: 0
  • Margarita_Xhepa-219x300.jpg
    Margarita_Xhepa-219x300.jpg
    17.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top