Maqedoni, KSHZ: Janë 500 mijë votues të dyshimtë në listën zgjedhore

legjenda

Tetova
Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të kontrollojë në terren të paktën 200 mijë votues të dyshimtë, që ndodhen në listën zgjedhore.

Kështu është shprehur kryetari i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, duke komentuar një raport të publikuar një ditë më parë në media, sipas të cilit rreth 500 mijë persona të dyshimtë ndodhen në listën zgjedhore dhe duhet t’u nënshtrohen kontrolleve shtesë nga KSHZ-ja.

“Të paktën 200 mijë, nga 495 mijë votues të dyshimtë gjithsej, duhet të kontrollohen në terren, për të ndarë zgjedhësit që votojnë në diasporë, nga votuesit fiktivë që duhen fshirë nga lista zgjedhore. Pa këtë proces nuk mund të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Mediat në Shkup kanë raportuar se, rreth 500 mijë votues të dyshimtë janë konstatuar në raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që ka të bëjë me përditësimin e listës së votuesve përmes kryqëzimit të të dhënave nga shumë institucione shtetërore.

Megjithatë, KSHZ-ja nuk e ka publikuar ende zyrtarisht raportin që doli në media, ndaj dhe i ka quajtur spekulime raportimet për votuesit e dyshimtë. Por, shumë analistë u besojnë të dhënave të publikuara një ditë më parë dhe vlerësojnë se, në listën zgjedhore ekzistojnë rreth 200 mijë votues fiktivë.

/ Top Channel
1458321368zgjedhjet-1-620x330.jpg
 
Titulli: Maqedoni, KSHZ: Janë 500 mijë votues të dyshimtë në listën zgjedhore

As 2 milion banore ne total.. e 495 mije te dyshuar ne lista zgjedhore!

Fcuking ballkan.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top