Aguero: Do të mësoj nga eksperienca e Mançinit
Sulmuesi argjentinas i Sitit ka shënuar 6 gola deri tani, por kërkon leksione nga ish-sulmuesi italian
Sulmuesi i Mançester Sitit, Serxho Aguero, mendon se mund të përmirësojë zanatin e tij nën urdhërat e trajnerit Roberto Mançini, duke qenë se tekniku italian ka qenë një sulmues i kompletuar si futbollist. 46-vjeçari Mançini ka fituar 2 herë Serinë A, 6 Kupa Italie dhe ka zhvilluar 36 ndeshje për kombëtaren italiane. Aguero erdhi këtë verë nga Atletiko e Madridit për një shumë që mendohet të jetë rreth 38 milionë stërlina.
Argjentinasi ka qenë nga më të dalluarit në Premier Ligë, duke shënuar 6 gola dhe asistuar një tjetër gol në vetëm 4 ndeshje. Pavarësisht statistikave të suksesshme, 23-vjeçari mendon se ka ende për të mësuar, veçanërisht nga Mançini, i cili është njeriu ideal për t’i treguar si bëhen golat: “Padyshim që futbolli këtu është ndryshe nga ai në Spanjë, por do të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të fokusohem në stërvitje. Mund të mësoj shumë nga eksperienca e Mançinit si sulmues. Ai ka për të më ndihmuar dhe shpresoj të zbatoj atë që më ka mësuar dhe treguar në fushë.
Kapiteni Pas barazimit 1-1 me Napolin në Champions, kapiteni i Sitit, Vinsent Kompani, shprehet optimist: “Ndeshja e parë iku dhe tani duhet të fokusohemi si të dalim të parët në grup. U gjendëm në disavantazh përballë një ekipi të mirë dhe të fortë italian, por u kthyem në lojë dhe patëm shanse për të shënuar. Nuk luajtëm keq. Nëse luan në Champions, njerëzit presin të fitosh në fushën tënde, por mendoj se marifeti është të vendosësh veten në situata, ku duhet t’i bësh presion vetes, që të fitosh.
Gareth Berri mendon se Mançester Siti ka një skuadër, që është e fortë sa duhet për të përballuar ndeshje të ashpra si në Premier Ligë, ashtu dhe në Ligën e Kampionëve, që e nisën me një barazim 1-1 me Napolin: “Ka për të qenë një përballje e ashpër Championsi. Të luash jashtë fushës tënde në Europë dhe më pas të kthehesh në Angli për të luajtur në Premier Ligë është e vështirë, ndaj duhet të mësohemi me këtë fakt. Por kam besimin, jemi një skuadër e madhe dhe të gjithë janë të gatshëm të bëjnë një hap përpara kur duhet.”