Make-up për natën më të gjatë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Make-up për natën më të gjatë

Pa bazë tub përkryer nuk ka make-up të mirë, posaçërisht jo të atillë që do të zgjaste më shumë, tërë natën më të gjatë.Që teni të pranojë prodhimet për make-up, duhet përgatitur: pilingu i butë, maska që do të thithë yndyrën e tepërt ose e cila lëkurës së thatë do t’i japë lagështinë dhe butësinë e duhur. ثshtë ky një veprim që duhet të bëhet një natë para së kremtes së Vitit të Ri. Më pastaj vendoset make-up.
1. Shtimi i ndriçimit
Make-up-i që tërheq dritën mbi fytyrë, produktet e reja janë pikërisht të tilla. Qiten në lëkurë të pastër, para pudrës duke i shtrirë lehtas sasitë e vogla të produktit, nuk përhapen dhe nuk hijezohen. Zgjidhni nuanca të trëndafilta nëse keni ten të ndritshëm, nuanca të portokallta nëse keni ten mat ose të bardha për të pasur ten të bardhë si qumështi.
make-foto-1.jpg

2. Pudra e lëngshme
Teksturat e shkëlqyeshme ose ato ligh tech, pudrat e lëngshme thjesht sikur njëjtësohen me lëkurën, sikurse krem i ngjyrosur. Produkti qitet në lëkurë të pastër, e pastaj qitet kremi hidrant i payndyrshëm, i cili do të mbulojë shtresën sipërfaqësore. Pritni derisa ta thithë. Më pastaj pudra qitet sikurse kremi lehtas masazhohet në fytyrë.
3. Korrektori për qeska nën sy
Ndonëse kanë teksturë fine, me rëndësi është të përdoren me masë, ngaqë korrektori i tepërt do t’i mbulojë qeskat nën sy, po do t’i theksojë rrudhat e imëta dhe do ta vështirësojë make-up-in. Në mënyrë që korrektori shikimit t’i japë dritë dhe të fshehë qeskat e padëshirueshme nën sy, duhet të zgjidhet më e ndritshme se pudra e lëngshme.
make-foto-2.jpg

4. Të kuqtë
Me pak ngjyrë të trëndafiltë do të dukeni të freskët sikur tërë ditën ta kishit kaluar në ajër të pastër. Për shtrirje të mirë nevojitet kist i mirë me fije të shkurtra, të dendura, të prera rrumbullak dhe rrafsh. Të kuqtë qitet mbi mollëza, me lëvizje rrethore, hijezohet drejt tëmthave, e në fund edhe pakëz shtrihet me gishta. Pastaj duhet të bëni një tërheqje krejt të lehtë me kist në ballë dhe skajeve të mjekrës.
5. Pudra
Pudra pluhur mbi pudrën e lëngshme krijon vel të padukshëm farfuritës. Më së miri është të qitet me kist të gjerë, pothuajse duke e përkëdhelur fytyrën. Pastaj me faculetë letre shtypet nga ana e jashtme e syrit, përgjatë hundës, nën sy dhe ën pjesën qendrore të fytyrës. Për natën e Vitit të Ri ideale është pudra me grimca të imëta të sedefta.
6. Shikimi dramatik
Në tërë kapakun qitni kursyeshëm hije shkëlqyese pluhur. Kjo shikimit i jep gjallëri. Për përshtypje më dramatike, mbi nuancën e rëndomtë të hijes qitni hije tjera duke krijuar pamje tejet moderne. Edhe shtresa e dytë e maskarës kontribuon për dramaticitetin e syve.
make-foto-3.jpg

7. Faqe shkëndijëzuese
Mbi të kuqtë, që zakonisht e përdorni, qitni të kuq shkëlqyes pluhur. Për kontrast shtesë, nën mollëza shtoni ngjyrë ca më të mbyllët të të kuqit.
8. Buzë shkëlqyese
Nëse rëndom e keni në qejf buzëkuqin ngjyrë lëkure ose nuancë ca më të ndritshme, shtoni pakëz shkëlqyes. Nëse, megjithatë, nuk i keni në qejf buzët “lakuriqe”, për imazh tjetërfare zgjidhni ngjyrë kumbulle ose të kuqe të mbyllët dhe pastaj shkëlqyesin.
make-foto-4.jpg

KORREKTIMET E SHPESHTA
• Pudra kompakte kurrë nuk qitet veçan, porse për korrektime të shpejta gjatë ditës ose në mbrëmje.
• Për të penguar shkëlqimin e tepërt, më së miri është që gjithnjë pranë të keni faculeta të posaçme të shkëlqyesit të cilat në çast e pastrojnë tenin.
• Korrektorët lapsa po ashtu janë mjete praktike për mbulimin e puçrrave dhe të parregullsive të tjera. /Telegrafi/
 
Titulli: Make-up për natën më të gjatë

njoh une nje,qe e ben me bukur se keto ne foto,po x momentin ndodhet ne shq:D:D
 
Titulli: Make-up për natën më të gjatë

Ej, me duket se po ngatarroni feste, eshte festa e fundvitit jo e karnavaleve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top