Majko: Zgjedhjet, me ngarkesë të madhe emocionale

WxP

Staf në FV.AL
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko deklaroi se në qarkun e Korcës situata është e qetë, por në të dy kampet ka një lojë nervash deri në daljen e rezultateve.
"Këto zgjedhje kanë ngarkesë të madhe emocionale. Ne nuk kemi hyrë në zgjedhje për të patur mëshirën e kundërshtarit. Ne jemi të vendosur dhe kemi marrë masa shumë të disiplunara për ta patur situatën nën kontroll", tha Majko.

Partia Socialiste në Korcë shprehin shqetësimin për votimin në qytet, të të burgosurve të sigurisë së lartë .

Ndërkohë raportime nga qarku i Korcës bëjnë më dije se në një qendër votimi në shkollën "30 dhjetori", militantë të PD-së i kanë bërë presion votuesve që hynin dhe ushtronin të drejtën e votimit.

Po ashtu në Plasë të Pojanit është ndëprerë votimi për një orë për shkak të kërcënimeve, ndërsa në Mollas votohet vetëm për kandidatin për kryetar të komunës,sepse ka probleme me listat e kandidatëve për këshilltarë.

Top - Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top