Mafia shqiptare, mit apo realitet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mafia shqiptare, mit apo realitet Historia dhe krijimi i krimit të organizuar shqiptar

Mediat e huaja: Rrjeti i shqiptarëve etnikë në SHBA më i rrezikshëm Cosa Nostra

mafia-harta-v.gif
Mafia shqiptare ose Krimi i Organizuar Shqiptar janë terma që përdoren përgjithësisht për organizatat e ndryshme kriminale me bazë në Shqipëri apo të përbëra prej shqiptarëve etnikë. Këto organizata janë aktive në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Evropian, duke marrë pjesë në sipërmarrje të ndryshme kriminale, përfshi këtu trafikun e drogës dhe armëve. Edhe pse termi “mafie” përdoret shpesh si përshkrim ai nuk nënkupton se gjithë aktivitetet kriminale shqiptare koordinohen apo rregullohen nga një organizëm drejtues i pozicionuar në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë apo vend tjetër.
Historia
Krimi i organizuar shqiptar i ka rrënjët në klanet fisnore të quajtura fise. Që nga shekulli i 15-të, në khën e Lekë Dukagjinit klanet vepronin në bazë të një seti ligjesh të njohura si Kanun. Ai vlerësonte shumë besnikërinë e një klani apo siç quhej ndryshe besa. اdo klan kontrollonte një hapësirë të caktuar dhe me raste kjo shkaktonte dhunë dhe raste gjakmarrjeje. Këto principe të kanunit i dhanë hov lindjes së krimit të organizuar shqiptar sot, duke e bërë të vështirë që bandat shqiptare të infiltrohen nga organet e drejtësisë. Në Shqipëri ka ekzistuar gjithmonë tregu i zi, edhe në kohën e komunizmit. Pas rënies së komunizmit në fundin e viteve ’80 lidhjet e reja të Shqipërisë me pjesën tjetër të botës çuan në zgjerimin e grupeve të krimit të organizuar në një nivel ndërkombëtar. Lufta e Kosovës luajti një rol kyç në rritjen e mafies shqiptare në Evropë. Tradicionalisht droga transportohej në Evropën perëndimore nga Turqia nëpërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë. Kjo rrugë u mbyll si rezultat i luftës dhe bandat shqiptare u gjendën në pozicion ideal për të siguruar rrugë të sigurta në zonën e luftës, fillimisht thjesht duke ndihmuar grupet e tjera kriminale, por eventualisht duke u fuqizuar mjaftueshëm sa për të dalë në vete. Një bazë kyçe e operacioneve ishte Veliki Trnovac në Serbinë jugore, e cila shumë shpejt mori nofkën “Medellini i Ballaknit”. Kur lufta përfshiu Kosovën, bandat etnike shqiptare u përfshinë në listat e njerëzve që kualifikoheshin për statusin e “refugjatit”. Duke qenë se se shqiptarët e Kosovës nuk dalloheshin nga të tjerët gangsterët përfituan nga situata për t’u pozicionuar në gjithë Evropën, fillimisht duke shkuar drejt komuniteteve shqiptare në Gjermani dhe Zvicër dhe duke marrë përsipër tregun e heroinës. Sipas policisë, kriminelët shqiptaro-amerikanë janë të përfshirë në gjithçka, që nga kontrabanda e armëve e deri tek falsifikimit. Por është trafiku i drogës ai që i ka dhënë famën e keqe krimit të organizuar shqiptar. Disa shqiptarë, sipas zyrtarëve të Administratës së Përforcimit të Departamentit të Drogës (DEA) janë tregtarët kryesorë në “lidhjen e Ballkanit”, rruga që ndjek heroina nga Stambolli në Beograd. Zyrtarët e DEA-s vlerësojnë se edhe pse më pak e njohur se lidhjet siciliane dhe franceze, lidhja e Ballkanit rreth vitit 1985 mund të qarkullonte nga 25-40 përqind të heroinës që furnizonte SHBA-në.
Mit apo realitet?
Policia belge pohon se “pavarësisht se krimi i organizuar shqiptar është reklamuar shumë në dekadën e fundit ka shumë pak kërkime shkencore që shpjegojnë në mënyrë sistematike dhe rigoroze fenomenin e kriminalitetit etnik shqiptar në mënyrë metodike. Gjithsesi, edhe ato studime mbështeten në raportimet sensacionale të mediave. Kjo e ka errësuar studimin e mëtejshëm shkencor dhe të thellë. Prandaj, në përgjithësi studimet mbi këtë fenomen janë me raste jo koherente dhe shpeshherë të pabesueshme”. Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara thuhet se “Ballkani është më i sigurt se Evropa perëndimore” dhe se “Aktualisht, niveli i krimit kundër njerëzve dhe pronës është më i ulët se kudo në Evropë”.
Aktiviteti në Itali
Duke qëndruar larg prej jugut, ku mafia italiane është më e fortë, shqiptarët duket se ia kanë vënë syrin zonave qendrore dhe veriore si Lombardia, Piemonte dhe Toskana. Bashkë me mafien ruse, gangsterët nigerianë dhe triadat kineze ato po i japin formë të re hartës kriminale italiane. Gjithsesi, në vend që të zgjedhin luftën për kontroll me organizatat kriminale italiane, mafiozët shqiptarë kanë zgjedhur të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta. Një prej prokurorëve kryesorë në Italia, Cataldo Motta, i cili i ka identifikuar mafiozët shqiptarë si më të rrezikshmit thotë se ata përbëjnë kërcënim për shoqërinë perëndimore. “Krimi i organizuar shqiptar është bërë pikë referimi për gjithë aktivitetin kriminal sot. Gjithçka kalon nga shqiptarët. Rruga për drogën, armët dhe njerëzit, pra emigrantët ilegalë të drejtuar drejt Evropës është në duart e shqiptarëve”, thotë Cataldo. “Kriminelët shqiptarë ishin ndryshe që në fillim. Kur ata filluan të shfaqen këtu në vitin 1993 ata ishin ndryshe nga emigrantët e tjerë. Ata janë të motivuar dhe shumë të dhunshëm”, thotë Francesca Marcelli, një hetuese e krimit të organizuar në qeverinë italiane.
Aktiviteti në SHBA
Bandat shqiptare filluan të jenë aktive në SHBA rreth viteve ’80, më së shumti duke marrë pjesë në krime të nivelit të ulët si grabitjet. Më vonë ato u anëtarësuan në familjet e krimit të “Cosa Nostra” përpara se të fuqizoheshin mjaftueshëm sa për të vepruar me organizatat e tyre. Krimi i organizuar shqiptar ka krijuar një problem të ri dhe unik për autoritetet ligjore në vend, duke rrezikuar të zëvendësojë familjet “Cosa Nostra-s” si boshti i krimit amerikan, shprehen zyrtarët e FBI-së.
Aktiviteti në Britaninë e Madhe
Bandat mafioze shqiptare besohet se qëndrojnë pas trafikut të seksit, kontrabandës së emigrantëve, si dhe konkurrojnë me bandat turke për tregun e heroinës në Britani. Oficerët e skuadrave speciale vlerësojnë se “shqiptarët tani kontrollojnë më shumë se 75 përqind të shtëpive publike të vendit dhe operacionet e tyre vetëm në lagjen Soho kanë vlerën e 15 stërlinave në vit”. Ato thuhet se janë të pranishëm në çdo qytet të madh të Britanisë, si dhe në ato të voglat. Gangsterët shqiptarë ishin të përfshirë dhe në grabitjen më të madhe në historinë e krimit britanik, vjedhjen “Securitas” të më shumë se 53 milionë sterlinave.
Aktiviteti në Belgjikë
Sipas departamentit të policisë belge, i specializuar për krimin e organizuar shqiptar, klanet e mafies shqiptare dominojnë dhe drejtojnë në tregtinë ilegale, duke përfshirë trafikun njerëzor dhe shitjen e kokainës dhe heroinës. Bandat shqiptare janë të përhapura në gjithë Evropën, thotë policia, duke shtuar se brutaliteti shqiptar dhe rrjetet e prostitucionit i kanë bërë ata famëkeqë dhe dominues në trafikun njerëzor të perëndimit. Belgjika njihet si një prej vendeve kryesore për trafikun njerëzor, duke qenë porti i fundit para hyrjes në Britaninë e Madhe dhe konsiderohet si “El Dorado i emigracionit ilegal”.
Aktiviteti në Skandinavi
Klanet e mafies shqiptare në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë dyshohet se janë të përfshira në kontrabandën e armëve, prostitucion, tregti heroine dhe grabitje me armë, siç ishte grabitja 10 milionë dollarëshe në bankën qendrore të Norvegjisë, në vitin 2004. “Mafia etnike shqiptare është shumë e fuqishme dhe ekstremisht e dhunshme”, thotë Kim Kliver, hetues për krimin e organizuar në policinë daneze. “Nëse i krahason me mafien italiane, shqiptarët janë më të fortë dhe nuk kanë frikë të vriten”.
Marrë nga “Belgium Weekly” dhe “CNN.com” TO
 
Titulli: Mafia shqiptare, mit apo realitet

"Mafia etnike shqiptare është shumë e fuqishme dhe ekstremisht e dhunshme”, thotë Kim Kliver, hetues për krimin e organizuar në policinë daneze. “Nëse i krahason me mafien italiane, shqiptarët janë më të fortë dhe nuk kanë frikë të vriten".

Edhe Italianet si te zgjuar qe jan, ca i kan marre per krahe, te tjerve u kan hapur krahun.
 
Titulli: Mafia shqiptare, mit apo realitet

po ca miti ore?
mafia shqiptare ka nja 40 vjet po e po qe ekziston...e forte dhe e fuqishme shume biles
 
Titulli: Mafia shqiptare, mit apo realitet

po ca miti ore?
mafia shqiptare ka nja 40 vjet po e po qe ekziston...e forte dhe e fuqishme shume biles

Ca do rrahesh edhe gazetarin qe e ka shkruar LOL LOL LOL LOL
Etimologjia e fjales "mafie" eshte shume e vjeter...per here te hapur eshte hasur ne epoken e samurajve...edhe tek ne thote ne epoken e Lek Dukagjinit me fiset. Ky artikull flet per perhapjen e saj ne historin kontemporane.
 
Titulli: Mafia shqiptare, mit apo realitet

U beme edhe ne me mafi:lexim:Them se ka ardhur fundi :ciaoo:
 
Titulli: Mafia shqiptare, mit apo realitet

Ca do rrahesh edhe gazetarin qe e ka shkruar LOL LOL LOL LOL
Etimologjia e fjales "mafie" eshte shume e vjeter...per here te hapur eshte hasur ne epoken e samurajve...edhe tek ne thote ne epoken e Lek Dukagjinit me fiset. Ky artikull flet per perhapjen e saj ne historin kontemporane.

nuk e rraf jo, vetem veshin do ti shkul per titullin
 
Titulli: Mafia shqiptare, mit apo realitet

tashme nuk eshte aspak e cuditshme qe te besojme se mafia ka lindur per here te pare ne veriun e shqiperise.

fise shqiptare nga kjo treve emigruan 500 vjet me pare ne Sicili dhe ju a mesuan dhe italianeve pastaj keto e privatizuan dhe ja mesuan dhe te tjereve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top