Mafia kërcënon ISIS-in! Ja mesazhi i djalit të një bosi të krimit në Nju Jork

legjenda

Tetova
Këtë rradhë nuk kërcënon ISIS, por Shteti Islamik është i kërcënuar nga një armik i pazakontë. Mafia duket se është gati të mbrojë Nju Jorkun nga sulmet e Shtetit Islamik. Kështu shprehet Giovanni Gambino, djali i një bosi të krimit të organizuar në Nju Jork.

“Nëse xhihadistët kanë në program të sulmojnë Nju Jorkun, duhet të bëjnë llogaritë me mafian siçiliane, që është gati të bëjë të vetën për të ndaluar njerëzit e Kalifatit dhe për të mbrojtur qytetarët”, thotë ai, raporton “Daily Mail”.

“Mafia ka një reputacion të keq, por që është shumë e pamerituar”, thotë Gambino.

Sipas tij, mafia mund t’iu sigurojë më shumë siguri se FBI apo Departamenti i Shtetit qytetarëve, pasi nuk ka asnjë limit nga ligji.

“Ashtu si me çdo gjë në jetë, ka pjesë të mira, të këqija dhe të shëmtuara, … rritja e terrorizmit global i jep mafias një shans për të treguar anën e saj të mirë”,- vijon ai.

“Bota është e rrezikshme, por njerëzit që jetojnë në lagjet e Nju Jorkut dhe që kanë lidhje me siçilianët, duhet të ndihen të sigurtë”, ka thënë ai.

Djali gjithashtu beson se yjet e Hollivudit si Al Pacino dhe Robert De Niro duhet të bëjnë më shumë kur vjen puna për të mbajtur publikisht një qëndrim kundër ISIS.
largea_bs1448372303.jpg
 
Titulli: Mafia kërcënon ISIS-in! Ja mesazhi i djalit të një bosi të krimit në Nju Jor

Mangut ishte edhe mafia ne kete lemsh. Lol

Ky planet kaq e kishte. Shpejt do t'i del The end... dhe emrat e aktoreve ne fund.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top