Lura

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ndodhet në pjesën Veri-Lindore të Shqipërisë vetëm 125 km larg kryeqytetit.
thumbnail.php

ثshtë një krahinë turistike me larmi të ndryshme ku brënda tyre ndërthuren dukshëm bukuritë e liqeneve, malet e larta dhe livadhet e mëdha të mbushura me një shumëllojshmëri lulesh. Lura ofron kushte ideale për piknike e ngjitje sportive, ku mund të soditësh panorama mahnitëse që të ofron ky vënd i mrekullueshëm dhe që e bën teper interesant udhëtimin, pushimin dhe aktivitetet e tjera. ثshtë zonë e pasur dhe me vlera unikale natyrore. Pozita e veçantë gjeografike që zë krahina me bukuritë e saj dhe mundësinë që jep për të hedhur vështrimin në shumë pjesë të vëndit, ia rrisin më shumë rëdësinë turistike kesaj krahine. Gjate periudhës së dimrit Lura përveç pejsazhit natyror të mrekullueshëm, gjelberimit të pishave i shtohet dhe bardhësia e dëborës, e cila në faqet e maleve dhe në livadhet e shumtë, krijon kushte të përshtatshçme për të apasionuarit e sporteve të skisë. Në të gjithë muajt e vitit, pasuria e kësaj treve ka se ç’të ofrojë për të gjithë.
attachment.jpg

Parku Kombëtar i Lurës, me një sipërfaqe prej 1.280 ha, ndodhet në pjesën lindore të malit masiv të quajtur “Kunora e Lurës” ose siç quhet nga banorët e trevës, “Nezhda e Lurës”, 2.121m mbi nivelin e detit. Rreth saj gjënden 7 liqene me origjinë akullnajore të cilët ndodhen në një lartësi deri në 1.720 m mbi nivelin e detit. Për nga madhësia e tyre mund të veçojmë, Liqeni i Madh (32 ha), Liqeni i Pishave (13 ha), Liqeni i Zi (8 ha), Liqeni i Luleve (4 ha). Ky i fundit dhe vetë emrin e ka marrë për shkak të zambakëve që çelin mbi ujë. Në dimër, liqenet e Lurës mbulohen nga shtresa akulli.
Kullat e Lurës, janë banesat tradicionale të zonës. Kullat në përgjithësi janë dy ose tre katëshe ose sic thuhet në gjuhën vendase “pode”. Nga pikëpamja arkitektonike kulla e Lurës paraqitet me elementë të pasur dekorativ, sic janë arkitrarët prej gurësh të gdhendur në formë harku mbi derën e jashtme, oxhaku me ornamente të ndryshme, ku më shumë dominon e gdhendur shqiponja me dy krerë, tavani dekorativ prej druri etj. I gjithë materiali ndërtimor sigurohej në mjedisin rrethues. Malësori luras për të patur një këndvështrim sa më të mirë, i ka ndërtuar kullat në vënde dominuese, prandaj edhe të huajt i kanë quajtur “fortesat e bardha”.
attachment.php


Besimi, në Lurë gjejmë një kombinim të dukshëm besimesh të ndryshme fetare si besimi mysliman dhe ai katolik. Populli Luras karakterizohet nga mikpritja e toleranca fetare.


Bashkjetesa në familje me besime të ndryshme nuk është problem për popullin e Lurës por një fenomen qytetërimi europian e botëror.
Fushat alpine të Lurës: Janë livadhe të mëdha ku dominon gjelbërimi i barit natyral. Në periudhën e pranverës këto “fusha” mbulohen nga një llojshmëri lulesh dhe një harmoni ngjyrash. Disa nga këto fusha janë: Lanë Lura (95 ha), Fusha e Krejës (65 ha), Fusha e Pelave (14 ha), Gjorgjishti (5 ha), Tytyra (12 ha) etj.

main.php?g2_view=core.jpg
Lulet. Shumica e luleve çelin në periudhën Maj-Qershor. Lulja e zojës, një nga lulet më të bukura në këtë zonë. Kjo lule, rritet në pjesën lindore të Lurës. Ka një kurorë petalesh të bardha dhe në mes është me ngjyrë të verdhë. Lulja e qyqes ose sic njihet shkencërisht “akuliçja”, është një lule me ngjyrë të verdhë dhe me aromë të këndëshme. Përdoret si bimë medicinale. Zambaku i bardhë dhe zambaku shumëngjyrësh, këto lule rriten brënda në liqen dhe veçanërisht tek Liqeni i Luleve. Kanë kërcell të gjatë që përshkojnë të gjithë thellësinë e ujit dhe në sipërfaqe kanë gjethet dhe kurorën e bardhë apo shumëngjyrëshe që dhurojnë një pejsazh vërtet marramendës. Lule shëndra, rritet nën hijen e pishave. Ka ngjyrë të bardhë dhe aromë shumë të këndshme. Manushaqja, një lule që rritet në gjithë Shqipërinë, rritet edhe në zonën e Lurës. Ajo paralajmëron ardhjen e pranverës dhe përdoret si bimë medicinale.


Drurët: Shumica e drurëve që rriten në krahinën e Lurës janë halorë. Arrniu i Zi, Arrniu i bardhë, Pisha e zezë, Bredhi, Ahu, Dëllinja,etj.
Për të përshkruar Lurën me fjalë është e vështirë por dhe kënaqësi, pasi ajo mbart një nga bukuritë e rralla të Shqipërisë, këtë mund ta zbuloni edhe ju, duke e vizituar këtë krahinë.
•infoalbnia•
 
Titulli: Lura

Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre

lura.jpg

Lura eshte nje nga fshatrat me te vjeter te Shqiperise dhe ndodhet ne pjesen lindore te malit “Kurora e Lures”. Aty ndodhen 14 liqene akullnajore dhe natyrore qe ofrojne nje ambjent te pershtatshem per te kaluar pushimet dhe nje mjedis shume piktoresk. Nga liqenet me sierfaqe me te madhe permendim : “ Liqeni i Madh me 32 hektare, Liqeni i Pishave me 13 hektare, Liqenin e zi me 8 hektare, Liqeni i Luleve, etj”.

lura1.jpg


Gjate stines se dimrit keto ujera mbulohen nga akulli, malet te ngrene humorin me freskine e tyre, te bejne me energjike dhe me te frymezuar, kalimi neper gryka, lendina me arome bimesh, neper liqenet natyrore dhe brigjet e lumenjve, e bejne kete ambjent shume perrallor. Shume turiste te huaj dhe shqiptare e vizitojne kete perle te maleve te Shqiperise. Maja e Kurores ndodhet 2121m e larte dhe ofron nje sere pamjesh te bukura si : malet pertej kufirit Skerteci, Korabi, Sokoli, malet e Hasit, etj; me pas mund te shihen malet e Mirdites dhe Shkodres, madje arrihet te shihet edhe bregdeti i Durresit.lura2
lura2.jpg


Fillimsht arrin te shikosh shkembin Guri i Neshtes qe ndodhet ne mbi 1800m lartesi, me pas, nje pas nje vijne liqenet e mrekullueshme te Lures rradhazi. Keto liqene sipas gojedhenave te shumta kane dhe veti kurative specifike. Liqenet kryesisht rrethohen nga lendinat e gjelbra, nga pisha te larta, nga uji i kristalte dhe i kulluar, nga lulet shumengjyreshe me aromen e tyre te mrekulllueshme, etj. Pamjet qe te ofrojne keto liqene jane magjepsese. Ne to ka dhe shume histori qe e tregojne kalaja e Skenderbeut dhe zbulimet arkeologjike.infoalbania
 
Liqenet e Lures dhe bukurite e tyre

lura.jpg
Lura eshte nje nga fshatrat me te vjeter te Shqiperise dhe ndodhet ne pjesen lindore te malit “Kurora e Lures”. Aty ndodhen 14 liqene akullnajore dhe natyrore qe ofrojne nje ambjent te pershtatshem per te kaluar pushimet dhe nje mjedis shume piktoresk. Nga liqenet me sierfaqe me te madhe permendim : “ Liqeni i Madh me 32 hektare, Liqeni i Pishave me 13 hektare, Liqenin e zi me 8 hektare, Liqeni i Luleve, etj”.
lura1.jpg

Gjate stines se dimrit keto ujera mbulohen nga akulli, malet te ngrene humorin me freskine e tyre, te bejne me energjike dhe me te frymezuar, kalimi neper gryka, lendina me arome bimesh, neper liqenet natyrore dhe brigjet e lumenjve, e bejne kete ambjent shume perrallor. Shume turiste te huaj dhe shqiptare e vizitojne kete perle te maleve te Shqiperise. Maja e Kurores ndodhet 2121m e larte dhe ofron nje sere pamjesh te bukura si : malet pertej kufirit Skerteci, Korabi, Sokoli, malet e Hasit, etj; me pas mund te shihen malet e Mirdites dhe Shkodres, madje arrihet te shihet edhe bregdeti i Durresit.
lura2.jpg

Fillimsht arrin te shikosh shkembin Guri i Neshtes qe ndodhet ne mbi 1800m lartesi, me pas, nje pas nje vijne liqenet e mrekullueshme te Lures rradhazi. Keto liqene sipas gojedhenave te shumta kane dhe veti kurative specifike. Liqenet kryesisht rrethohen nga lendinat e gjelbra, nga pisha te larta, nga uji i kristalte dhe i kulluar, nga lulet shumengjyreshe me aromen e tyre te mrekulllueshme, etj. Pamjet qe te ofrojne keto liqene jane magjepsese. Ne to ka dhe shume histori qe e tregojne kalaja e Skenderbeut dhe zbulimet arkeologjike./InfoAlbania
 
Titulli: Lura

k'tu ku une do ndertoj shpine time te enderrave prej druri, me mashkullin tim ideal :p duke u lare ne netet e nxehta nen shoqerine henes dhe yjeve, dhe duke pare boren nga dritarja/duke u ngrohur para oxhakut ne netet e ftohta :p me pelqen jashte mase, dhe eshte rradhitur e 7-ta nder mrekullite natyrale ne bote..... :)

Turp te kete qeveria jone ( si gjithmone ) qe nuk rregullon rruget dhe nuk e mbron natyren sipas ligjit ne k'te rast, edhe pse e di sh mire qe te huajt kane filluar punimet / ne k'te zone per interesat e tyre ,shfrytezim total i korruptuar.....
 
Titulli: Lura

k'tu ku une do ndertoj shpine time te enderrave prej druri, me mashkullin tim ideal :p duke u lare ne netet e nxehta nen shoqerine henes dhe yjeve, dhe duke pare boren nga dritarja/duke u ngrohur para oxhakut ne netet e ftohta :p me pelqen jashte mase, dhe eshte rradhitur e 7-ta nder mrekullite natyrale ne bote..... :)

Turp te kete qeveria jone ( si gjithmone ) qe nuk rregullon rruget dhe nuk e mbron natyren sipas ligjit ne k'te rast, edhe pse e di sh mire qe te huajt kane filluar punimet / ne k'te zone per interesat e tyre ,shfrytezim total i korruptuar.....

vend i bukur ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top