Luftë në Europë më 2018!

St0rm

Banned
03lufta_0311111414_1.jpg



Londër, 3 tetor - Historiani britanik, Dominic Sandbrook parasheh se në vitin 2018 në Europë do të shpërthejë një luftë e madhe. Skenari i tij parasheh invadimin e Francës në Britani, hyrjen e Gjermanisë në Greqi dhe marshimin e tankeve ruse në vendet baltike, transmeton Dayli Mail.

Sandbrook pohon se në këtë luftë Franca do të sulmojë Britaninë, tanket ruse Letoninë, ushtria gjermane Greqinë.

Pas deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel, se dështimi i euros do të mund të provokojë luftë në Europë, Sandbrookpohon se “lufta edhe ashtu është para derës” dhe se do të fillojë më 29 tetor të vitit 2018.

Ky historian parasheh se gjatë shkurtit të vitit 2012 protestat kundër masave të kursimit në Greqi do të shndërrohen në luftë nëpër rrugë dhe se një muaj më vonë Greqia do të shpallë se tërhiqet nga eurozona.

Pas kësaj do të pasojë shkatërrimi i bursave europiane, që, sipas pohimeve të tij, do ta shfrytëzojnë gjermanët për fillim të “okupimit të Greqisë”.

Në verën e po këtij viti nisin problemet edhe në Itali. Protestat masive në qytetet e mëdha do të shndërrohen në kryengritje të vërtetë të popullit dhe Slvie Berlusconi do të dërgojë ushtrinë për të vendosur rendin, konsideron ai.

Pas bombave të para në bakat e Romës, Milanos e të Torinos, Berlusconi do të kërkojë ndihmë nga Europa, kurse thirrjes së tij do t’i përgjigjet vetëm Nikolla Sarkosy, i cili kolegut të tij italian do t’i dërgojë ndihmë 15 m,ijë ushtarë francezë.

Në korrik të vitit 2012 në një bankë të Frankfurtit vriten tre persona, kurse një muaj më pas 15 njerëz do të vdesin në Dublin. Gjatë shtatorit nga shpërthimet në gjithë Londrën do të vdesin 36 persona, parasheh Sandbrook.

As viti 2013 s’do të jetë më më i mirë. Në samitin e fundit të BE-së në Bruksel, në mars të vitit 2013, popujt më të vegjel europian do të nisin kundërshtimet ndaj kërkesës së Gjermanisë që të miratohen masa edhe më rigoroze kursimi.

Tensionet do të përfshijnë gjithë Europën. Skinheadsit e marrin punën në duart e veta në Madrid e Budapest, ku të huajt dhe imigrantët janë viktima të dhunës.

Në pranverë të vitit 2014 në Spanjë gjatë protestave të përgjakshme do të vdesin 63 persona, por opinioni do të jetë më i preokupuar me zhvillimet në lindje.

Kriza në Letoni mbërrin kulmin – papunësia është më e madhe se 35 për, dhe duke qenë çdo i treti banor i këtij vendi me përkatësi kombëtare rus, frustrimi ekonomik shndërrohet shpejt në konflikt ndërnacional.

Pas disa ditësh konfliktesh të përgjakshme rrugëve të Rigës, më 12 gusht të vitit 2015 ushtria ruse kapërcen kufirin leton. “Rusët kanë ardhur që të kthejnë paqen” , do të thotë më 2015 Vlladimir Putin në Letoni, por popullit të vet do t’ia thotë “të vërtetën për situatën”.

“Kriza europiane është rast për Rusinë. Ditët e poshtërimit janë pas nesh, perandoria jonë do të përtërihet”, do t’u thotë Putin rusëve.

Europa dhe NATO-ja nuk u “lodhën” shumë që t’i ndihmojnë Letonisë, kështu që trupat ruse gjashtë muaj më vonë hyjnë në Estoni, kurse në mars të vitit 2016 edhe në Lituani, Bjellorusi dhe Moldavi.

Në verën e të njëjtit vit Sarkosy, duke e parë veten si një “reirkanim të Napoleonit”, do të ndryshojë Kushtetën e Francës në mënyrë që për herë të tretë me radhë të mund të zgjidhet president.

“Kriza u shfaq në Londër”, do të thotë Sarcozy gjatë intervistës në televizionin francez në gusht të vitit 2016. Luftës së përgjithshme, parasheh Sandbrook, do t’i paraprijë fjalimi i tij në Vichy pesë ditë para Krishtlindjeve katolike më 2016, duke bërë me dije se të gjithë në BE duhet të pranojnë euron, dhe se “britanikëve duhet t’u thuhet se vendin e kanë në Europë, qoftë edhe me forcë”.

Tensionet shtesë midis Francës dhe Britanisë do të ndodhin pas shpërthimit të konflikteve në Belgjikë ndërmjet valonëve e flamanëve. Britania do të dërgojë në Belgjikë forcat paqeruajtëse, por forca do të dërgojë edhe Sarcozy.

Konflikit ndërmjet Britanisë e Francës në Belgjikë do të jetë shkas për luftë dhe do të shkaktojë invadimin e Francës në Britani në vitin 2018.

Në anën e Francës do të rreshtohen Spanja e Italia, kurse financiarisht do ta ndihmojnë gjermanët dhe rusët. Britanikët do të mbesin fill vetëm meqë do t’i braktisen edhe nga amerikanët.

Në Skoci pastaj 70 për qind e qytetarëve në një referendum do të deklarohen për pavarësi, kurse IRA e vërtetë sërish, gati çdo ditë, bën sulme me bomba në Irlandën Veriore.

“Koha është të fshijmë njollën nga Vaterllo”, do të thotë Sarcozy dhe do të fillojë invadimin e Britanisë, e cila më 2017, për shkak të pakësimit të buxhetit, do të ketë vetëm 875 mijë ushtarë.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Luftë në Europë më 2018!

Neser le te filloj veq le te mos preken femijet dhe pleqt :ciaoo:
 
Pe: Luftë në Europë më 2018!

Nuk eshte sakte ky miku ska vene oren kur do behet :D
 
Last edited by a moderator:
Pe: Luftë në Europë më 2018!

Une bej protesta!
Dua 2012,2012,2012 edhe pike.
Ou ky ku jemi ketu ne.
 
Pe: Luftë në Europë më 2018!

se mar vesh pse boni kaq shum zhurm per nje 'rreklam'.
Nese sju vjen keq pastrova temen nga postimet jasht-teme.


Duke u kthyer tek tema : me ate timen mendova per 2016
jam me se e sigurt qe lufta e tret boterore do plasi se shpejti...
bashkohem me mendimet per italin sepse cdo dit po behet me keq situata dhe njerzit po lodhen, jan te stresuar dhe po arrisin kulmin e durimit.


e kam shum frik ate dit....
 
Last edited by a moderator:
Pe: Luftë në Europë më 2018!

Edhe nje tjeter qe shkruan parashikime pasi pi ca cigare hashashi..

Mu kujtua ajo barcaleta..
Zbret nje engell si lypes, per te gjetur a ka njerez te mire ne toke..
Te gjithe e perbuzin edhe e shtyjne..vete te njeri e i thote:
Ca eshte ajo..Cigare ia kthen ky tjetri. (cigare hashashi)
A me le ta provoj - e sprovon engjelli.
Mire i thote po mos e thith shume se te vjen ne koke..
E provon engjelli, po kuptohet qe si ben efekt..
Edhe i thote ketij tipit: Une jam nje engjell edhe po kerkoja njerez te mire. Me ne fund e gjeta nje!
Ia kthen: Te thashe more djalosh mos ta thithje shume se te bie ne koke..
 
Pe: Luftë në Europë më 2018!

Nje gje eshte e sigurte , edhe nje lufte e madhe do te ndodhe.
Ne ate luft israeli do te behet si vendi ma i "fuqishem" siq eshte amerika tani , por nuk do ta mbaj shum frontin.
Se a do ta perjetojme ne ketu kete gje nuk e di.
 
Pe: Luftë në Europë më 2018!

Ja dhe nje tjeter Anti-Amerikan pffff... Ca skenash interesante kto per nje film te ardhshem te Spielbergut :D
 
Pe: Luftë në Europë më 2018!

Hipotezat e ktyre skan fund se mos esht hera e par qe flitet per kshu gjerash :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top