Llojet e pafundëshme të muzikës klasike

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
beethoven--ludwig-van---sinfonia-n--5-in-do-minore--op--67.jpg
Muzika tërheq njeriun , që e prodhon dhe e përdor në mijëra vite. Çdo kulturë dhe epokë ka muzikën e saj. Nuk na intereson ,këtu,të trajtojmë llojet muzikore të ndryshme, por dëshirojmë të demonstrojmë që, pse muzika klasike akoma sot përbën qendrën themelore të kulturës tonë muzikore.
Me " muzikë klasike" nënkuptojmë në mënyrë të përgjithshme një prodhim muzikor që si qëllim të vetëm ka prodhimin e meterialit tingellues estetikisht të ngritur. Nuk na intereson të konsiderojmë muzikën komerciale në të cilën qëllimi i sajë i është një kalim kohë , dhe e cila është esencialisht ndryshe nga eksperienca estetike. Në eksperiencën estetike është një pasojë rrethanore dhe kolaterale e shijimit të një vepre arti, ndërsa në eksperiencën tjetër aspekti kryesor i saj është qejfi, dhe dëfrimi. Me muzikë klasike, pra, nënkuptohet një kategori me e zgjeruar sesa e ashtuquajtura "muzika klasike" e përmbledhur në shekullin XVII-XX, e cila konsiderohet muzikë e zgjedhur .
Në këtë kategori pra mund të futen prodhimet muzikore rock ( psh Pink Floyd Beatles,Rapsody ) ato jazz si ( Bill Evans, West Montgomery) ose (Duke Ellington ) sa për të bërë disa shembuj). Ndërsa më muzikë jo klasike nënkuptohet i gjithë prodhimi muzikor që kërkon material dëfrimini o poezinë. Le të vështrohet se si kategoritë "muzike defryese" dhe "muzike poetike" nënkuptojnë një bashkësi shumë të ndryshme mes
tyre. Në njërën, për definicion, eksperienca estetike është e limituar apo e vogël, në tjetrën, kurse ,është themelore. Por të dyja shfrytëzojnë një strument kryesor për përcjelljen e mesazheve ( për sa të shperlara mund të dukën disa herë): fjalën. Kur fjala bëhet themelore ( si në këngët) atëherë një muzikë e tillë mund të quhet "poetike".


Muzika klasike karakterizohet në reduktimin në maksimum të përdorimit të fjalës deri në shkrirjen e sajë në muzikë, dmth vokaliteti bëhet një instrument muzikor i vërtetë jo i finalizuar për përcjelljen e informacioneve. " L'inno alla gioia" per shembull, nuk e kupton askush (përveç gjermanëve) por të gjithë arrijnë të kuptojnë domethënien muzikore . Kjo pikërisht sepse është muzika, më shumë se sa fjala ( që, pikërisht luan vetëm rolin e instrumentit muzikal ndër të tjerë) që përbën qendrën më të rëndësishme.
Në esencën e saj, mund të thojmë që muzika klasike është vetëm një seri notash në vazhdimësi të rregullt , në bazë të një ritmi dhe një logjike. Kërkimi muzikor ,në fakt, shkon përtej tonaliteteve të thjeshta apo të shtampes muzikore, sepse ajo shkon drejt një persiatje mbi kuptimin dhe mënyrën e transmetimit. Demostrimi është pikërisht në muzikën e vështirë : fakti vetë që muzika klasike është në mënyrë themelore kundër intuitive për strukturën dhe "pastërtinë" e sajë si rrjedhojë i kërkimit të një kuptimi të "pastër" nëpërmjet një mjeti të aftë për tu shprehur ( gjuhës muzikore).
Nëse muzika klasike është gjuhë muzikore e "pastër" si mund ta kuptojmë atë? Në fjalë të tjera cilit entitet i lidhim simbolet e muzikës klasike?
The-Meaning-Triangle.png
Çdo lloj gjuhë për të pasë një kuptim, duhet të kenë entitete në të cilat do të lidhë emrat e sajë dhe të ndërtojë, kështu, nëpërmjet tyre, fraza të pajisura me kuptim. Muzika klasike nuk bën përjashtim. Veçse, nuk është e qartë të kuptohet në mënyrë preçize cili është domini i sajë. Por është e qartë që nuk bëhet fjalë për elementa të botës materiale, sepse akordi "do" nuk ka qenin si përkatës material, apo telefonin ose çfarë të doni ju. Muzika , megjithatë, ka një kuptim të dukshëm edhe pa fjalë. E kuptimet e saja, si duket, bëhen nga ndjenjat, dmth interpretohet muzika mbi atë që arrijmë të kapim brenda ndjenjave në momentin kur e dëgjojmë. "Modeli" i muzikës klasike lind nga interpretimi i saj në lidhje me brendësinë personale tonën.
Bashkimi muzikë/ ndjenja është baza për të kuptuar muzikën klasike në të gjitha format e saja, si antike apo të tanishme, për sa kuptimet mund të jenë të ndryshme. Ndjeshmëria e një dëgjuesit të 1700 është qartësisht shumë e ndryshme në krahasim me dëgjues të XXI shekull që dëgjon po të njëjtën muzikë! Por kjo nuk hedh poshtë faktin se ka një material stabël që qëndron: përndryshe , pse të vazhdojmë të dëgjojmë muzikën e shtatë qindes kur është e pakuptueshme dhe e pa arritshme ?
Le ta vërejmë që muzika është forma e artit që reziston më shu forcës së kohës. Arti i pikturës klasike, duke konsideruar edhe atë rilindjes (1300-1600) impunon një sforcim më të madh shikuesit konteporan sesa një vepër arti me e afërm r ndjeshmërisë tonë. Kështu është edhe për kinemanë: filmat pa zë janë zhdukur dhe të apasionuarit për këtë lloj kinemaje janë aq pak sa në Itali nuk ekziston një festival i tillë apo për filmat e ri pa zë. Muzika klasike kurse, vazhdon të mbulojë një rol të rëndësishëm të pasurisë muzikore tonë, duke shikuar edhe përdorimin e tyre në filma apo reklama, dmth në ato hapësira ku përsonat pak të interesuar (që nuk do ta dëgjonin kurrë vë vënde të tjera një muzikë të tillë) janë të kënaqur që e dëgjojnë edhe pa e ditur. Muzika klasike reziston shumë mirë dhe prodhimi i madh i disqeve me sasinë e jashtzakonshme të muzikës klasike që qarkullon në web dimostron interesin e madhngjall.
Por le të kthehemi tek pika qendrore. Muzika klasike interpretohet në ndjenjat e ofruara të personalitetit pikërisht tonin. Çdo kush e ka një dhe të gjithë, kështu, jemi në gjendje të ndjejmë brenda nesh forcën e vetvetes në momentin kur muzika më dëgjuesin hyjnë në sintoni dhe risonancë. Kjo është e muajtur sepse nëpërmjet kësaj muzike , mund të interpretojmë, gjithsecili në mënyrën e tij, gjuhën muzikore unike pikërisht mbi dominin referues. Ky pluralitet interpretues nuk është edhe aq i gjerë që të lejojnë çdo tip interpretimit, por lejon mundësi që tipe muzikash të tjera nuk japin: muzika klasike nuk është e lidhur me kuptimet e fjalëve, më të thjeshta për tu kuptuar, por që ngrijnë muzikën brenda referencës së termave. Ndërsa muzika klasike lejon një pruralitet leximesh në pluralitete kohore tek i njëjti individ. Por, ajo shkon përtej pragjeve të kohës, pikërisht sepse nuk ka një referencë unike dhe të privilegjuar, sado e përkufizuar të jetë. Në këtë kuptim, fuqia dhe liria e dëgjuesit të kësaj muzikës nuk kënaqet lehtësisht me tipet e tjera muzikore, pikërisht sepse ndjen limitin dhe perkufizimin e saj në momentin në të cilin prodhohet dhe dëgjohet . Vështirësia e të kuptuarit të muzikës klasike lind pikërisht nga struktura e saj intime. Ajo mund të rezultojë e ashpër pikërisht sepse nuk është i qartë domini mbi të cilin duhet interpretuar. Në të njëjtën kohë ,hupin referencat e ndjehet një gjendje çorientimi tingullor sepse, është shumë e largët nga zhurma e përgjithshme që na rrethon, duke mos dhënë, kështu, pikë mbështetje ndjeshmërisë tonë të zakonshme. Ajo kërkon një sforcim kuptimi për të dëgjuar sfumaturat tematike e tingullore, gjë që ndodh shumë rrallë në muzikën e konsumit. Është pra pikërisht pafundësia e muzikës që krijon një liri kënaqësie në fillim çorientues për një dëgjues fillestar, i cili e din ose e përcepton, që mbas kësaj sasie të mëdhaja notash fshehet një thellësi e rendesishme.
Keshtu, muzika klasike është domini i vërtetë i infinitit, infinit që interpretohet si në gjatësi ashtu dhe në gjerësi, sepse nuk ka limit për krijimin e muzikës, siç nuk ka limit për dëgjimin apo metodë unike me të cilën mund ta interpretojmë. Atëherë pra, mbase, muzika klasike është domini i vetëm i njeriut në të cilën ai ndjehet pjesë e infinitit që nuk e frikëson por e pasuron sepse është pjesë e vetvetes.


Giangiuseppe Pili​
 
Sa artikull i bukur. :)
Do shtoja gjithashtu qe muzika instrumentale,klasike,eshte e frymzuar nga burimi i pa-ane qe eshte natyra.
Nese ne mesojme apo gjejme timberin,do te shijojme se si tingujt e klasikes,lidhen ngusht me ujin qe shkon qetesisht ne nje perrua lart ne mal.apo kur merr rrebeshin i ngjan nje deti me dallge,apo kur arrin kulmin ngjane me nje oqean te terbuar.
Tera keto emocione frymzimi qe klasiket boteror i kane kaluar ne tinguj qe rrjedhin nga vete universi ne nje fare forme,jane ato qe hyne ne cdo burim shpirti njerzor.
Muzika klasike don nje vesh pak te vecante,jo cdo vesh mundet ta shijoj muziken klasike sic duhet.
Ajo eshte si puna e nje vere te mire shume vjecare ,duhet ta pish avash,me qetesi dhe meditim qe ti ndjesh, se si nder venat e tua hyne dhe te mbush frymzim dhe kreativitet. :))
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top