Llogaraja, vendi për t’i shpëtuar vapës së verës...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Fillim sezon edhe në Llogora, larg vapës e rrëmujës së qytetit, mes mrekullisë së ajrit dhe pishave. Duket se jo vetëm qyteti ka patur një fluks të dukshëm këtë prag sezoni, por edhe Llogoraja ka qenë ndër më të preferuarat. Fundjava shoqëron shumë familjarë, çifte e grupe të organizuar drejt pikës së Llogorasë, e cila veç këtyre mysafirëve ka pritur dje edhe festivalistë të Aulona Internacional Festival Folk. Një pushim absolut nën freskinë e pishave. Ajër i pastër, i freskët dhe një natyrë e mrekullueshme nën panoramën e pafund të gjelbërimit. Temperatura ulet disa gradë, krahasuar bregdetit dhe parku është në zemër të malit. Qendra turistike që ndodhet në parkun Kombëtar ndodhet në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit. Kompleksit turistik me kabinat tipike, i janë shtuar dhe hotele të tjera të tipit alpin. Me një sipërfaqe prej afro 1020 ha, parku ka gjelbërim të përhershëm, duke ofruar turizmin në çdo stinë, por kur dielli nis të ngrohtë, është ndoshta vendi më ideal për t'iu fshehur vapës, duke zgjedhur freskinë e pishave. Në mes të pyjeve gjenden dhe lëndina, ndërkohë që vendi është i pasur dhe me botën shtazore. Në ditët e sotme fshati turistik është zgjeruar me hotelet, qendrën turistike, baret e restorantet e shumtë. Burimet e ujit të ftohtë të Llogarasë tashmë janë të njohura për ujin e tyre. Mund të freskohesh në disa pika të këtyre burimeve natyrore, të cilat gjenden pranë rrugës nacionale, por edhe në brendësi të pishave.
Si element karakteristik është Pisha Flamur. Pisha Flamur më e veçanta e parkut ka një moshë rreth 100-vjeçare. Cilësuar si monument natyre, ajo ka vlera shkencore, biologjike, si dhe turistike. Mbërritja në Qafën e Llogarasë, është dhe kontakti i mëpasshëm viziv me ujërat joniane, ku poshtë saj shtrihet deti Jon dhe një rrugë përgjatë malit çon tek ai, ku zona më e afërt janë plazhet te Rrugët e Bardha, zona tipike të plazheve të virgjëra, ku mund të futesh vetëm me makina të larta.
Mishi i pjekur në hell është karakteristikë e zonës malore të Llogarasë. Kuzhinierët tregojnë se të imtat, kryesisht qengjat, zgjidhen në zonat e Dukatit dhe disa zonave malore të lumit të Vlorës. Të preferuara janë dhe brinjët në zgarë, ndërsa karakteristik është harapashi. Harapashi gatuhet me miell misri dhe të përbrendshme të qengjit, djathë e gjalpë. Nëse pyet cili është sekreti që shoqëron tryezat, nuk mund të marrësh asnjë detaj, veç përgjigjes që "si këtu, harapashi nuk gatuhet askund. Thjesht shijojeni". اmimet në zonë janë disi më të kripura se në qytetin e Vlorës. Ato thuajse mbahen të tilla gjatë gjithë vitit, pasi pika është e frekuentuar në çdo stinë.


images


TFN6TSt4iQUdQGe2ykv-626v5DGOCfIuSGqFvOzYo5olhjZgnR.jpg

yyPsd--neu8qZW3ynewKiPXHCIjWJ9C8-Ie0v65Sxx-nKSqtPg.jpg

uVPsJnXRtBCYWUylNY7ukHcd8wO0LRbeuGG4l-vjXf0VeXe5vA.jpg

Q20wGu0jPdRcxRgXEO1ixQ7fUzy6CW66lshpBs5_QWsITSati_.jpg

Marr nga Gazeta Mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top