Ligji Për autopsin

ida angel

:)
V.I.P
L I G J Nr.7830, datë 15.6.1994 PER AUTOPSITE​
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث


V E N D O S I :​

Neni 1

Përcaktimi i vdekjes së një personi të shtruar ose jo në një institucion shëndetësor kryhet nga ana e mjekur kurues ose të një mjeku tjetër, në bazë të kritereve mjekësore të shënjave të vdekjes.

Neni 2

Autopsia, që mund të jetë anatomo-patologjike ose mjekoligjore, nuk mund te kryhet pa kaluar 12 orë nga casti i vdekjes. Në raste të jashtëzakonshme autopsia mund të bëhet edhe në një interval kohe më të shkurtër, por jo më parë së katër orë pas vdëkjës dhë vëtëm pasi vdekja të jetë vertetuar nga dy mjekë.

Neni 3

Kur vdekja ndodh në institucionet shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet në rastet kur shefi i shërbimit ose i pavionit kërkon verifikimin e diagnozës a të shkakut të vdekjes. Kur shefi i shërbimit a i pavionit nuk e kërkon autopsinë, ose kur vdekja ndodh jashtë institucioneve shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet vetëm me kërkesën e të afërmve të të vdekurit sipas radhës së afërsisë gjinore deri në shkallën e tretë, ose me kërkesën që pacienti mund të ketë berë me shkrim a me gojë para vdekjes. Në të gjitha rastet e vdekjeve të fëmijëve të porsalindur në institucionet shëndetësore, bëhet autopsi anatomo-patologjike.

Neni 4


Në të gjitha rastet autopsia anatomo-patologjike bëhet në mënyrë të shkallëzuar deri në realizimin e qëllimit për të cilin kryhet.

Neni 5

Nëse gjatë kryerjes së autopsisë anatomo-patologjike gjënden të dhëna që dëshmojnë për një vdekje kriminale, autopsia duhet të ndërpritet menjëherë dhe mjeku anatomo-patolog që kryen autopsinë, pasi të ketë përshkruar hollësisht shënjat e vërejtura, drejtperdrejt ose nëpërmjet drejtorisë së spitalit, lajmëron organet e prokurorisë a të policise hetimore, të cilat marrin masat e nevojshme dhe japin udhëzimet e duhura per t’u vazhduar si autopsi mjekoligjore.

Neni 6

Autopsia mjekoligjore për zbulimin e shkaqeve e te mekanizmit të vdekjeve kriminale, ose qe dyshohen si të tilla, kryhet në mënyrë të detyrueshme në bazë të urdhrit me shkrim të prokurorisë, gjykatës a policisë hetimore për të gjitha rastet e :
- vdekjeve me dhunë të llojeve të ndryshme : vrasje, vetëvrasje, aksident, lezione mekanike, helmime, asfiksi mekanike, veprimi i temperaturave ekstreme, korrent elektrik dhe cdo lloj tjetër dhune; - në vdekjet e papritura jashte ose brenda institucioneve shëndetësore, kur nuk dihet me saktësi shkaku i vdekjes; - në vdekjet e fëmijëve të porsalindur, që kanë lindur jashtë institucioneve shëndetësore; - në vdekjet e personave të panjohur ose të kufomave të copëtuara a të kalbëzuara; - në vdekjet e pacientëve në institucionet shëndëtesore, kur ka pretendime nga të afërmit për trajtimin mjekësor të tyre.


Neni 7

Në rastet e parashikuara në nenin 6, organet e prokurorisë, të policise hetimore dhe të ruajtjes së rendit janë të detyruara të marrin të gjitha masat për kryerjen e autopsisë në kushte sa me optimale (transportimi i kufomës në morg ose në vendin ku do të kryhet autopsia, sigurimi i personelit mjekoligjor gjatë autopsisë, sigurimi i transportimit të materialeve të marra për ekzaminime plotësuese në laboratorët përkatës, etj.).

Neni 8

Në rastet e vecanta të vdekjeve mjekoligjore, ku shkaku i vdekjes dhe mekanizmi i saj vlerësohen te qarta prej organeve kompetente të drejtësisë, mund të lejohet marrja e kufomes nga familja, pa iu nënshtruar autopsisë.

Neni 9

Mjeku specialist që kryen autopsinë, duhet të veprojë me takt dhe të marrë të gjitha masat që kufoma t’u paraqitet pas autopsisë të afërmve të saj në gjendje normale, duke respektuar kështu të gjitha ndjenjat e tyre.

Neni 10

Vërtetimi i shkakut të vdekjes jepet me shkrim nëpërmjet përpilimit te skedës së vdekjes, që është dokumenti mjekësor e ligjor, i cili lejon shërbimin funeral të kryëjë formalitetet e varrimit.

Neni 11

Skeda e vdekjes plotësohet nga mjeku kurues që i ka kuruar për kufomat e personave që nuk i janë nënshtruar autopsisë, nga specialisti anatomo-patolog për kufomat e personave që i janë nënshtruar autopsisë anatomo-patologjike dhe nga specialisti mjekoligjor për kufomat e vdekjeve kriminale. Në rastin e fundit skeda e vdekjes shoqërohet edhe me një leje varrimi nga ana e organeve që kanë kërkuar ekspertimin.

Neni 12

Varrimi i një kufome kryhet si rregull jo më parë se 12 orë nga koha e vdekjes dhe jo më vonë se 24 orë nga casti i vërtetimit të saj.

Neni 13

Për zbatimin e ketij ligji ngarkohen organet e drejtësisë, të rendit publik dhe Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit.

Neni 14

Dekreti nr. 1220, datë 9.2.1951 “Për autopsitë”, si dhe cdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 15

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Shpallur me dekretin nr.869, datë 22.6.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

justice.gov.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top