Ligji në Internet!

ricky_ch

******
Në shumë vende të Botës ligji në Internet është i rregulluar,
por fatkeqësisht këtë shumë njerëz nuk e dijnë ose e marrin
shumë lehtë.
Të gjithë veprimet tona si në jetën reale, poashtu edhe këtu
i përgjigjen Kodit Penal të shtetit ku jeton.

Kjo gjithashtu nënkupton edhe FV, ku disa sillen sipas mendës së
tyre, por nuk e dijnë se edhe ata i kap Ligji.
Nëse dikush dikend ofendon publik, apo edhe në PM, përgjigjet
njësoj, s'ikur ta ketë bërë në e-mail, telefon etj.

Me një fjalë, nëse dikush ju ofendon FV, keni të drejtë
ta padisni!

Në fund, gjithashtu arësyetimi i adminit se për privat nuk
kemi çfarë të bëjmë, është i papranueshëm!

Nuk e dij si funksionon kjo në trevat Shqiptare, por në Europë
dhe gjetiu ky ligj funksionon!
 
Titulli: Ligji në Internet!

Jemi ilegal ne shfrytezimin e rrjetit ne pastaj ku pyt shqiptar per ligj, aj spyet as per rregullat qe ka ba vet e le me ligj interneti thot ky :-"
 
Titulli: Ligji në Internet!

po shoh përçart...un apo ça ,

apo njerez qe mundohen te mbajn kunguj te rond nen sqetulla ,imagjino dhe ligji palestres thot...mbaj aq pesh sa ke takatin qe ti bosh ushtrimet sic duhet , ndryshe kot qe bo .
 
Titulli: Ligji në Internet!

Nuk e di per pjesen ''ofendimeve/fyerjeve/sharjeve ne boten virtuale'' por ne Shqiperi nuk egziston nje ligj i tille mos gaboj.
Ne jeten reale Kodi Penal i pergjigjet, kur keto ofendime behen publikisht, ose ne banesen e personit, e cila konsiderohet e paprekshme.
Nese privati ketu konsiderohet banesa e personit, besoj se ligji i ndeshkon ata qe bejne sjellje te tilla.
Gjithmone duke i patur te faktuara keto.
Por ne Shqiperi ka maliq ,ska ligj :D
 
Pe: Titulli: Ligji në Internet!

Ida,

cenimi i pronës private nuk bie nën ofendimet,
ndërsa ofendimet nuk ndahen në publike dhe private.
Të duhet vetëm një dëshmi dhe peroni mund të ndëshkohet.
Unë psh mund të kem qenë edhe mysafir në shtëpinë tënde
dhe ti mund të më ofendosh.

Tjetër kaptull është nëse unë hyj në shtëpinë tënde pa leje...
 
Titulli: Pe: Titulli: Ligji në Internet!

Ida,

cenimi i pronës private nuk bie nën ofendimet,
ndërsa ofendimet nuk ndahen në publike dhe private.
Të duhet vetëm një dëshmi dhe peroni mund të ndëshkohet.
Unë psh mund të kem qenë edhe mysafir në shtëpinë tënde
dhe ti mund të më ofendosh.

Tjetër kaptull është nëse unë hyj në shtëpinë tënde pa leje...

Richy nese flasim per cenimin e baneses e paralelizova me mesazhet private (inbox) te cfaredo faqeje ne internet.
Per Dhunimin e Baneses Kodi Penal shprehet :
Hyrja ose qëndrimi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Nese personi hyn ne banesen e tjetrit, dhe shan ofendon te zotin e shtepise...kjo prap perben veper penale.
Banesa ne virtual mendoj se konsiderohet profli privat i tij, e nese nje email permban ofendime, kercenime fyerje ..besoj se nese do egzistonte ligji per virtualitetin, mendoj se do i ndeshkonte keto.

Nderkohe per fyerjet apo ofendimet , Kodi Pena i klasifikon nese jane privat apo publik, dhe ne baze te tyre jep masen e denimit.
Fyerja

Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 120
Shpifja

Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, e kryer botërisht, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Ligji në Internet!

Ke të drejtë kur thua se ofendimet në publik dhe privat kanë peshë të ndryshme.
Mirëpo edhe këtu në Internet diçka që ka status Privat e humb
atë status në se psh personin në fjalë e ke në listën e kontakteve.

Sidoqoftë, e kisha fjalën më shumë për ofendimet që ndodhin në Internet
në përgjithësi, pa hyrë në detaje, sepse shumë njërëz këtë nuk e dijnë e lërë
më a janë privat apo jo!
 
Pe: Ligji në Internet!

Po te ishte aq e lehte sa e beni ju, i bie te gjith te ham noi gjob per noi ofendim qe kemi be...kur shajm vipat, kur shajm politikanet ne virtual etj etj. Mund te jete i shkruajtur si ligj ne leter por ama per tu aplikuar s'ma ha mendja te aplikohet ne cdo lloj rrethane.
 
Titulli: Ligji në Internet!

E kush e vret menjen per ligjin e internetit ? Sot po vret e po del per 1 vit jo per 1 ofendim ne net. Pastaj dhe gjob me fut kujt po i bje menja e paguj gjoben dyfish dhe e shaj prap .
Sa per burg mir do ishte ca muj mren me shoqnin se na ka mor molli kena koh pa e taku pushimet 2012 mrena per qef .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top