Ligji mbi proceduren kontestimore

Jeta

Anëtar i Respektuar
LIGJI
MBI PROCEDUREN KONTESTIMORE
Pjesa e parë
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Kreu i parë
DISPOZITAT THEMELORE
Neni 1
Me këtë ligj caktohen rregullat e procedurës në bazë të të cilave gjykata ordinare shqyrton dhe ven¬dos në kontestet nga marrëdhëniet personale e familjare, nga marrëdhëniet e punës, nga marrë¬dhëniet pasurore dhe nga marrëdhëniet e tjera civilo-juridike të personave fizikë e të personave civilë e juridikë, të bashkësive shoqërore-politike, të organi¬zatave të punës së bashkuar e të personave shoqërorë juridikë të tjerë, përveç në qoftë se disa nga kontestet e theksuara janë vënë me ligj të veçantë në kompetencë të gjykatës tjetër ose të organit shtetëror, respektivisht të organit shoqëror.
Neni 2
Në procedurën kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave që janë vënë në procedurë. Gjykata nuk mund të refuzojë të vendos mbi kërkesën për të cilën është kompetente.
Neni 3
Palët mund të disponojnë lirisht kërkesat që kanë shtruar gjatë procedures. Ato mund të heqin dorë nga kërkesa e vet, ta njohin kërkesën e kundërshtarit dhe të pajtohen.
Gjykata nuk do ti aprovojë disponimet e palëve:
1. që janë në kundërshtim me dispozitat imperative mbi të drejtat vetëqeverisëse të punonjësve, mbi disponimin e mjeteve shoqërore dhe me dispozitat dispozitat tjera imperative
2. që janë në kundërshtim me rregullat e moralit të shoqërisë vetëqeverisëse socialiste.
Neni 4
Gjykata vendos mbi kërkesë-padinë, si rregull, në të shqyrtimit verbal, direkt dhe publik.
Neni 5
Gjykata do t'i japë mundësi secilës palë që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës kun¬dërshtare. Vetëm kur kjo gjë është caktuar me këtë ligj, gjykata është e autorizuar të vendos mbi kërkesën mbi të cilën palës kondërshtare nuk i është dhënë është dhënë mundësia që të deklarohet.
Neni 6
Procedura kontestimore zhvillohet në gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatë.
Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë kanë të drejtë të përdorin gjuhën dhe shkrimin e vet dhe tu dërgohen letrat në gjuhët e kombeve dhe kombësive të Jugosllavise ne pajtim me dispozitat e ligjit.
Neni 7
Gjykata ka për detyrë që krejtësisht dhe saktësisht të vërtetojë faktet kontestuese, nga të cilat varet bazueshmëria e kërkesës.
Palët kanë për detyrë të paraqesin të gjitha faktet në të cilat janë kërkesat e veta dhe të propozojnë prova me të cilet i përcaktojnë këto fakte.
Gjykata është e autorizuar të paraqes edhe prova, të cilat palët nuk i kanë propozuar, po që se këto prova kanë rëndësi për marrjen e vendimit.
Gjykata është e autorizuar t'i vërtetojë edhe faktet, për të cilat nuk i kanë paraqitur palët, në qoftë se nga rezultati i shqyrtimit dhe i të provuarit del se palët shkojnë drejt asaj që të disponojnë kërkesa të cilat nuk mund t'i disponojnë (neni 3 paragrafi 3).


Neni 8
Se cilat fakte do t i marrë si provuese vendosë gjykata sipas bindjes së vet, në bazë të çmuarjes së përgjegjshme e të kujdesshme të çdo prove veç e veç të të gjitha provave së bashku, si dhe në bazë të rezultatit të krejt procedurës.

Neni 9
Palët kanë për detyrë që para gjykatës të flasin të vërteten dhe ti shfrytëzojnë me ndërgjegje të drejtat që u janë njohur me këtë ligj.

Neni 10
Gjykata ka për detyrë të përpiqet që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe me sa më pak shpenzime, të bëjë të pamundur çdo shpërdorim të drejtash që u takojnë palëve në procedurë.
Neni 11
Gjykata do ta paralajmërojë palën, e cila nga mosdija nuk i shfrytëzon të drejtat që i takojnë sipas këtij ligji, për veprimet kontestimore që mund ti ndërmarrë.

Neni 12
Kur vendimi i gjykatës varet nga zgjidhja paraprake e çështjes nëse ekziston ose jo ndonjë e drejtë apo marrëdhënie juridike, kurse mbi këtë çështje ende nuk ka marrë vendim gjykata apo organi tjetër kom¬petent (çështja paraprake), gjykata mundë ta zgjidhë vetë këtë çنshtje, në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është caktuar ndryshe. Vendimi i gjykatës mbi çështjen paraprake, ka efekt juridik vetëm në kontestin ku është zgjidhur kjo çështje. Në procedurën kontestimore gjykata , në pikëpamje të ekzistimit të veprës penale të kryerësit, është e obliguar me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës penale me të cilin i pandehuri është deklaruar fajtor.
Neni 13
Në procedurën kontestimore gykatat gjykojnë përbërje kolektive, me ligj caktohet në cilat raste gjykon gjyqtari i vetëm.

Neni 14
Në qoftë se për veprime të veçanta nuk është caktuar me ligj forma në të cilën mund ti ndërmarrin, palët ndërmarrin veprime kontestimore me shkrim jashtë seancës ose verbalisht në seancë.
 
Kreu i dytë
KOMPETENCA DHE PERBثRJA E GJYKATثS
1. Dispozitat e përbashkëta
Neni 15
Gjykata vlerëson kryesisht, menjëherë pas marrjes së padisë, nëse është kompetente dhe në cilën përbërje është kompetente. Ky vlerësim i kompetencës bëhet në bazë të thë¬nieve në padi dhe në bazë të fakteve që i ka të njohura gjykata. Në qoftë se gjatë procedurës ndryshohen rrethanat, në të cilat është bazuar kompetenca e gjykatës, apo në qoftë se paditësi e pakëson kërkesë-padinë, gjykata, e cila ka qenë kompetente në kohën e paraqitjes së padisë, mbetet gjithnjë kompetente megjithëse për shkak të këtyre ndryshimeve do të ishte kompetente gjykata tjetër e rregullt e të njejtit lloj.

Neni 16
Gjykata, gjatë krejt procedurës kujdeset kryesisht nëse zgjidhja e kontestit hynë ose jo në kompetencën gjyqësore. Kur gjykata gjatë procedurës vërteton se për zgjidhjen e kontestit nuk është kompetente as gjykata ordinare dhe as gjykata e punës së bashkuar e gjykata tjeter veteqeverisëse e themeluar me ligj ose me aktin e përgjithshëm vetëqeverisës, por ndonjë organ tjetër i vendit apo i huaj do të deklarohet inkompetente, do ti abrogojë veprimet e zbatuara në procedurë e do ta hedhë poshtë padinë.
Neni 17
Secila gjykatë gjatë tërë procedurës kujdeset kryesisht për kompetencën e vet lëndore. Në qoftë se është mbajtur seanca përgatitore, apo në qoftë se ajo nuk është mbajtur sepse i padituri në seancën e parë për në seancën kryesore ka hyrë në shqyrtim rreth çështjes kryesore, gjykata më e lartë e shkallës së parë, si me rastin e kundërshtimit ashtu edhe kryesisht nuk mund të deklarohet me inkompe¬tencë lëndore për objektet nga kompetenca e gjykatës më të ultë të shkallës së parë të të njejtit lloj.
Kundër aktvendimit të gjykatës me të lartë të shkallës së parë, me të cilin është deklaruar me kom¬petencë lëndore, si dhe kundër aktvendimit me të cilin kjo gjykatë është deklaruar me inkompetencë lëndore dhe objekti i është ceduar gjykatës më të ultë të shkallës së parë të të njejtlt lloj, nuk lejohet ankimi.

Neni 18
Kur kolegji gjyqësor, gjatë procedurës, apo kryetari i kolegjit në seancën përgatitore, kryesisht ose me rastin e kundërshtimit të palëve, vërteton se është fjala për kontestin që duhet të gjykohet nga gjyqtari i vetëm i së njejtës gjykatë, kur ky aktvendim të ketë marrë formën e prerë, procedura do të vazhdojë para gjyqtarit të vetëm, mundësisht para kryetarit të këtij kolegji si gjyqtar të vetëm. Gjyqtari i vetëm është i obliguar nga vendimi i formës së prerë, me të cilin i cedohet objekti në kompetencë. Në rastin nga paragrafi 1 i këtij neni, kolegji, varësisht nga gjendja e procedurës, mund të vendos që objektin mos t’ia cedojë gjyqtarit të vetëm, por që ai vetë ta zbatojë procedurën. Kundër këtij vendimi të kolegjit nuk lejohet ankimi. Dispozitat e paragrafeve 1 dhe 2 të këtij neni do të aplikohen edhe kur gjatë procedurës para ko¬legjit të ndryshohen rrethanat ose paditësi e pakëson kërkesë-padinë, kështu që kontestimi duhet të gjyko¬hej nga gjyqtari i vetëm. Në qoftë se kolegji e ka marrë vendimin mbi kontestin, i cili do të duhej të gjykohet nga gjyqtari i vetëm, ky vendim nuk mund të kundërshtohet për arsye se vendimin mbi kontestin nuk e ka marrë gjyqtari i vetëm. Kur gjyqtari i vetëm gjatë procedurës kryesisht se me rastin e prapesimit të palëve, konstaton se për gjykim është kompetent procedura do të vazhdojë para kolegjit. Kundër këtij aktvenendimi të gjyqtarit të vetëm nuk lejohet ankimi.

Neni 19
Deri sa të merret vendimi mbi çështjen kryesore gjykata do ta pezullojë me aktvendim procedurën kontestimore në qoftë se vërteton se procedura do të duhej të zbatohet sipas rregullave të procedurës jashtëgjyqësore procedura do të vazhdojë pasi akt¬vendimi të ketë marre formën e prerë sipas rregullave të procedurës jashtëgjyqësore para gjykatës kompetente. Veprimet që i ka zbatuar gjykata kontestimore, (këqyrja në vend, ekspertimi, dëgjimi i dëshmitarëve etj.) si dhe vendimet që i ka marrë kjo gjykatë, nuk janë të parëndësishme vetëm sepse janë ndërmarrë në procedurën kontestimore.


Neni 20
Gjykata mund kryesisht ose me rastin e kundërshtimit të të paditurit të deklarohet me inkompetencë territoriale jo më vonë se në seancen përgatitore ose, në qoftë se ajo nuk është mbajtur deri në hyrjen e të paditurit në shqyrtim rreth çështjes kryesore në seancën kryesore.
Neni 21
Pasi të ketë marrë formën e prerë aktvendimi më të cilin është deklaruar dhe gjykata do t’ia cedojë objektin gjykatës kompetente e rregullt respektivisht gjykatës veteqeverisëse. Para se t’ia cedojë objektin gjykatës kompetente, gjykata, sipas nevojës do të kërkojë njoftime nga paditësi. Gjykata të cilës i është ceduar objekti si kompetente do të vazhdojë procedurën sikurse kjo të ishte filluar pranë saj.Në qoftë se vendimi mbi inkompetencën është marrë në seancën kryesore, gjykata të cilës i është ceduar objekti, do të thërras seancën kryesore dhe do të veprojë ashtu që seanca të mbahet para kolegjit të ndryshuar (neni 315 paragrafi 3). Në qoftë se vendimi mbi inkompetencën është marrë në seancën përgatitore, nuk do të thirret seanca e re përgatitore, në qoftë se kryertari i kolegjit konsideron se kjo nuk nevojitet duke marrë parasysh veprimet e ndërmarra në seancën përgatitore të mëparshme.Veprimet kontestimore të gjykatës inkompetente (këqyrja në vend ekspertimi, dëgjimi i dëshmitarëve etj.) nuk janë të parëndësishme vetëm sepse i ka ndërmarr gjykata inkompetente.
Neni 22
Në qoftë se giykata të cilës i është ceduar objekti si kompetente konsideron se është kompetente gjykata që ia ka ceduar objektin ose ndonjë gjykatë tjetër, do t’ia dërgoje objektin që duhet ta zgjidhë këtë konflikt kompetencash përveç në qoftë se konstaton se objekti është ceduar për shkak të hapur, kurse është dashur t'i cedohet ndonjë gjykatë tjetër, dhe për këtë gjë do ta njoftojë gjykatën që ia ka ceduar objektin. Kur me rastin e ankimit kundër vendimit të gjy¬katës të shkallës së parë, me të cilin ajo është dekla¬ruar me inkompetencë territoriale, vendimin e ka marrë gjykata e shkallës së dytë, për këtë vendim obligohet në pikëpamje të inkompetencës edhe gjykata të cilës i është ceduar objekti, në qoftë se gjykata e shkallës së dytë që e ka marrë vendimin, është kompetente për të vendosur mbi konfliktin e kompetencave midis këtyre gjykatave. Vendimi i gjykatës të shkallës së dytë mbi inkompetencën lëndore të gjykatës të shkallës së parë obligon çdo gjykatë të cilës i cedehet më vonë objekti i njëjtë, në qoftë se gjykata e shkallës së dytë është kompetente për zgjidhjen e konfliktit të kompeten¬cave midis këtyre gjykatave.

Neni 23
Konflikti i kompetencave midis gjykatave ordinare të të njejtit lloj nga territori i së njejtës republikë, respektivisht i së njejtës krahinë autonome, përveç konfliktit të kompetencave midis gjykatave ush¬tarake, vendoset bashkarisht direkt nga gjykata më e lartë nga territori i kësaj republike, respektivisht i kësaj krahine autonome, në qoftë se me kushtetutën e republikës, respektivisht të krahinës autonome nuk është caktuar ndryshe. Konflikt kompetencash midis gjykatave ordinare të llojeve të ndryshme nga territori i së njejtës re¬publikë, respektivisht i së njejtës krahinë autonome, përveç konfliktit të kompetencave midis gjykatave ushtarake dhe gjykatave të tjera ordinare, vendoset nga gjykata supreme e kësaj republike, respektivisht kësaj krahine autonome. Konflikti i kompetencave midis gjykatave e ordinare dhe gjykatave vetëqeverisëse (neni 16 paragrafi 2) nga territori i së njejtës republikë, respektivisht i së njejtës krahinë autonome, përveç konfliktit të kompetencave midis gjykatave ushtarake dhe gjyka¬tave veteqeverisëse, (neni 16 paragrafi 2), vendoset nga gjykata supreme e kësaj republike, respektivisht e kësaj krahine autonome. Konflikti i kompetencave midis gjykatave nga territori i dy krahinave autonome ose midis gjykatave nga teritori i krahinës autonome dhe nga territoret të tjera të Republikës Socialiste të Serbisë, përveç konfliktit të kompetencave midis gjykatave ushtarake dhe gjykatave të tjera, vendoset nga gjykata e caktuar me kushtetutën e Republikës Socialiste të Serbisë. Konflikti i kompetencave midis gjykatave nga territori i dy apo i më tepër republikave dhe krahinave autonome, përveç në rastet nga paragrafi 4 i këtij neni, si dhe mbi konfliktin e kompetencave midis gjykatave ushtarake dhe gjykatve të tjera vendoset nga Gjykata Federative.
Neni 24
Mbi konfIiktin e kompetencave mund të vendoset edhe kur palët nuk janë deklaruar më përpara mbi kompetencat. Për derisa të mos zgjidhet konflikti i kompetencave, gjykata të cilës i është ceduar objekti, ka për detyrë të ndërmarrë ato veprime në procedurë për të cilat ekziston rreziku i shtytjes. Kundër aktvendimit, me të cilin vendoset mbi konfliktin e kompetencave, nuk lejohet ankimi.

Neni 25
Secila gjykatë ushtron veprime në procedurë në punën e vet, por në qoftë se ekziston rreziku i shtytjes, gjykata do të ndërmarrë kryerjen e disa veprimeve edhe në zonën e gjykatës fqinje. Për këtë gjë do ta njoftojë gjykatën në zonën së cilës është ndarmarr veprimi.
Neni 26
Në pikëpamje të kompetencës së gjykatave jugosllave për gjykim të huajve që gëzojnë të drejtën e imunitetit në Republikën-Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe për gjykim shteteve të huaja në organizatat ndërkombëtare aplikohen rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Në rast dyshimi mbi ekzistimin dhe mbi volumin e të drejtës së imunitetit, spjegimin e jep organi federativ i administratës me kompetencë për punët e judikaturës.
 
. Kompetenca e gjykatave në kontestet me element ndërkombëtar
Neni 27
Gjykata jugosllave është kompetente të gjykojë kur kompetenca e saj në kontest me elementin ndërkombëtar bazohet në ligjin federativ ose në traktatin ndërkombëtar apo kur kjo kompetencë rezulton nga dispozitat e ligjit federativ mbi kompetencën territoriale të gjykatës jugosllave.

Neni 28
Për gjykim në kontestet e ushqimit ligjor, po që se është paditës personi që kërkon ushqim të tillë, gjykata jugosllave është kompetente edhe kur paditësi ka vendbanim, respektivisht vendqendrim në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Neni 29
Për gjykim në kontestet për vërtetimin e qënies apo të mosqenies së martesës, të anulimit të martesës apo të zgjidhjes së martesës (kontestet martesore) është kompetente gjykata jugosllave në qoftë se të dy bashkëshortë janë shtetas të RSFJ apo në qoftë se vetëm njëri prej tyre është shtetas i RSFJ. Në qoftë se asnjë bashkëshort nuk është shtetas RSFJ, për gjykim në kontestet martesore është kompetente gjykata jugosllave vetëm në qoftë se ligji kombëtar i të dy bashkëshortëve e lejon këtë kompetencë dhe në qoftë se bashkëshortët kanë pasur në territorin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë vendbanimin e përbashkët të fundit apo në qoftë se i padituri ka vendbanimin e vet në Republikën Socialiste Federative të Jugosllvisë. Po që se ligji kombëtar i bashkëshortëve nuk e lejon Kompetencën e gjykatës jugosllave, kjo gjykatë mund të jetë kompetente vetëm në qoftë se të dy bashkëshortët kanë vendbanimin e tyre në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe në qoftë se e pranojnë që t'u gjykojë gjykata jugosllave. Për gjykim në kontestet martesore, po që se i padituri është shtetas i RSFJ dhe ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, është kompetente vetëm gjykata jugosllave.

Neni 30
Për gjykim në kontestet për vërtetimin ose për kontestimin e atësisë apo të amësisë është kompetente gjykata jugosllave po që se të paktën njëra palë është shtetase e RSFJ. Në qoftë se asnjëra palë nuk është shtetase e KSFJ, gjykata jugosllave është kompetente po që se i padituri ka vendbanimin, respektivisht vendqëndri¬min në Ropublikën Socialiste Federative të Jugoslla¬visë, e po që se padinë e paraqet fëmija, gjykata jugosllave është kompetente edhe në qoftë se fëmija ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrirnin e vet në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në qoftë se padia është paraqitur kundër fëmijës që është shtetas i RSFJ dhe ka vendbanimin, respek¬tivisht vendqëndrimin e vet në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, është kompetente vetëm gjykata jugosllave.

Neni 31
Përderisa procedura e trashëgimisë që zbatohet para gjykatës jugosllave të mos përfundojë në formë të prerë, për gjykim në kontestet nga marrëdhëniet trashëgimore juridike, si dhe në konteste mbi kërke¬sat e kreditorit ndaj trashëgimlënësit, është kompe¬tente gjykata jugosllave edhe kur i padituri nuk ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin e vet në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Neni 32
Për gjykim në konteste mbi të drejtën e shfrytë¬zimit e të disponimit dhe mbi të drejtën e pengut në mjetin ajror, anijen detare dhe anijen e lundrimit të brendshëm në pronësi shoqërore, mbi të drejtën e pronësisë dhe mbi të drejtat e tjera në anijet e në mjetet ajrore në pronësinë e qytetarëve e të perso¬nave civilë jurdikë, si dhe mbi marrëdhëniet e qiramarrjes në mjetin ajror dhe në anijen, gjykata jugosllave është kompetente edhe kur në territorin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë mba¬het regjistri ku është regjistruar mjeti ajror, respekkivisht anija. Për gjykim në kontestet për pengimin e posedimit në mjetin ajror dhe në anijen nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata jugosllave është kompetente edhe kur në territorin e Republikës Socialiste Federative të Jugosilavisë mbahet regjistri ku mjeti ajror, respektivisht anija është regjistruar, apo kur në territorin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ka ndodhur pengimi.
 
1. Kompetenca lëndore

Neni 33
Në procedurën kontestimore gjykatat në republi kat dhe në krahinat autonome gjykojnë brenda kufij¬ve të kompetencës së vet lëndore të caktuar me ligjin republikan, respektivisht me ligjIn krahinor.
Gjykata Federative

Neni 34
Gjykata Federative është kompetente:
1) të gjykojë mbi kontestet pasurore midis repub¬likave, respektivisht krahinave autonome dhe midis Federates dhe republikës, respektivisht krahinës autonome;
2) të vendos mbi kërkesën e palëve për rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të formës së prerë të marrë në kontestet pasurore, duke përfshirë edhe kontestet mbi shpërblimin e dëmit, që lindin nga veprimet juridike kundërkushtetuese dhe kundërligjore apo nga veprimet me të cilat organizatat e punës së bashkuar ose punonjësit në territorin e republikave dhe të krahinave autonome të tjera, e si rrjedhim edhe republikat e krahinat autonome të tjera, vihen në një pozitë të pabarabartë në tregun unik jugosllav (neni 416);
3) të vendos mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjëshmërisë në rastet e caktuara me këtë ligj;
4) të vendos mbi konfliktin e kompetencave midis gjyktave nga territori i dy apo i më shumë republikave dhe krahinave autonome, përveç në rastet nga neni 23 paragrafi 4 të këtij ligji, si dhë mbi konfliktin e kompetencave midis gjykatave ushtarake dhe gjy¬katave të tjera;
5) të ushtrojë edhe veprime të tjera që i janë vënë në kompetëncë me ligjin federativ, në kuadrin e të drejtave dhe të detyrave të Federatës.
Përcaktimi i vlerës së objektit te kontestit

Neni 35
Kur për përcaktimin në kompetencën lëndore, të përbërjës së gjykatës, të së drejtës për deklarimin e revizionit e në raste të tjera të parashikuara në këtë ligj është kompetente vlera ë objektit të kontestit, si vlerë e objektit të kontestit merret parasysh vetëm vlera e kërkesës kryesore. Kamatat shpenzimet e kontestimit, penalitetet dhe kërkesat e tjera akcesore nuk merrën parasysh në qoftë së nuk përbëjnë kërkesën kryesore.

Neni 36
Në qoftë se kërkesa ka të bëjë me dhëniet e ardhshme që përseritën vlera e objektit të kontestit e sipas shumës totale të tyre por jo më tepër se deri në shumën totale të dhënieve për një kohë prej pesë vjetësh.

Neni 37
Në qoftë se njëra padi kundër të njëjtit të paditur përfshin disa kërkesa që bazohen në të njëjtën bazë faktike dhe juridike, kompetenca caktohet sipas totalit të vlerës së të gjitha kërkesave. Në qoftë se kërkesat në padi rezultojnë nga baza të ndryshme, apo në qoftë se janë theksuar kundër disa të paditureve kompetenca caktohet sipas vlerës së secilës kërkesë të veçantë.

Neni 38
Kur kontesti zhvillohet mbi ekzistimin e raportit mëditës apo të qirasë, ose nga raporti i shfrytëzimit të banesës apo i lokaleve të punës, vlera llogarite sipas shumës njëvjeçare të mëditjes, respektivisht të qirasë, përyeç në qoftë se është fjala për raportin mëditës ape të qirasë të përfundur për një kohë më të shkurtër.




Neni 39
Në qoftë se me padinë kërkohet vetëm dhënia e sigurisë për ndonjë kërkesë apo për vendosjen e të drejtës së pengut, vlera e objektit të konfliktit cak¬tohet sipas shumës së kërkesës që duhet siguruar. Në qoftë së objekti i pengut ka një vlerë më të vogël nga sa është kërkesa që duhet siguruar, si vlerë e objektit të kontestit do të merret vlera e objektit të pengut.
Neni 40
Në qoftë se kërkesë padia nuk ka të bëjë me shumën e parave por paditësi në padinë thekson se pranon që në vend të përmbushjes së kësaj kërkesë të marre një shumë të caktuar të hollash si vlerë objektit të kontestit do të merret kjo shumë. Në raste të tjera kur kërkesë-padia nuk ka të bëjë me shumën e të hollave, është kompetente vlëra e objektit të kontestit, të cilën e ka theksuar paditësi në padinë. Në qoftë se në rastin nga paragrafi 2 i këtij neni paditësi e ka theksuar pa dyshim tepër larg ose shumë më pak vlerën e objektit kështu që shtrohet pyetja e kompetences lëndore së gjykatës apo të së drejtës së deklarimit revizionit, gjykata jo më vonë se në seancën pregatitore e në qoftë se seanca pregatitore nuk është mbajtur atëherë në seancën kryesore para fillimitt të shqyrtimit rreth çështjes kryesore do ta verifikojë shpejt e në mënyrë të përshtatshme saktësinë e vlerës së theksuar.
3. Përbërja e gjykatës

Neni 41
Në procedurën kontestimore gjykatat gjykojnë në kolegj, kurse gjykatat e caktuara edhe në seancën e përgjithshme. Në cilat raste gjykon gjyqtari i vetëm kjo gjë caktohe me këtë ligj, kurse me ligjin e republikës, respektivisnt të krahinës autonome krahinës autonome - për veprimet në sferat në të cilat marrëdhëniet shoqërore i rregullojnë republikat, respektivisht krahinat autonome. Kryetari i kolegjit mund të ndërmarrë vetëm ato veprime në procedurë dhe të marrë vetëm ato ven¬dime, për ndërmarrjen, respektivisht për marrjen e të cilav është i autorizuar me këtë ligj. Në qoftë se me këtë ligj nuk ështe caktuar ndryshe, gjyqtari i vetëm në vendosjen mbi çështjen nga kompetenca e vet ka të gjitha të drejtat dhe detyrat që i takojnë kryetarit të kolegjit dhe kolegjit.



Neni 42
Kontestet në shkallë të palë i gjykon kolegji ose gjyqtari i vetëm.
Kur gjykon në shkallë të parë, kolegji përbëhet prej një gjyqtari si kryetar i kolegjit dhe prej dy ndihmësgjyqëtarësh.
Neni 43
Gjyqtari i vetëm gjykon kontestet mbi kërkesat pasurore-juridike në qoftë se vlera e objekit të kontestit nuk i kapëcen 20,000 dinarë, si dhe kontestet për pengimin e posedimit. Kontestet nga e drejta e autorit, si dhe kontestet që kanë të bëjnë me mbrojtjen ose me përdorimin e shpikjeve dhe të përparimeve teknike të mostrave, i të modeleve ose të damkave, apo të së drejtës së përdorimit të firmës ose të emrit i gjykon në shkallë të parë kolegji, pavarësisht nga vlera e objektit të kontestit. Gjyqtari i vetëm zbaton procedurën dhe merr vendim në objektet e ndihmës juridike
Neni 44
Kur gjykon në shkallë të dytë në seancen e kolegjit, gjykata vendos në kolegj të përbërë nga tre gjyqtarë. Në të njejtën përbërje gjykata më e lartë vendos mbi konfliktin e kompetencave (neni 23) dhe vendos në të githa rastet e tjera, në qoftë se me këte ligj nuk është caktuar ndryshe. Kur gjykon në shkallë të dytë në shqyrtim, kolegji i gjykates së shkallës së dytë përbëhet nga dy gjyqtarë dhe tre ndihmësgjygëtarë. Kur vendos mbi revizionin dhe mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nga neni 401 i këtij ligji kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatës të shkallës më të ultë, gjykata supreme në republikë, respektivisht në krahinë autonome gjykon në kolegi të përbërë nga pesë gjyqtari. Në qoftë se vendimin e formës së prerë e ka marrë gjykata supreme reblikës, respektivisht e krahinës autonome, mbi revizionin dhe mbi kërkesën të mbrojtjes së ligjshmërisë nga neni 401 i këtij ligji kjo gjykatë në kolegj të përbëre prej pesë gjyqtarësh, qoftë se me ligjin e republikës, respektivisht të krahinës autonome nuk është caktuar që të vendos kolegji në përbërje më të gjerë.

Neni 45
Kur gjykon në shkallë të parë mbi kontestet pa¬surore midis republikave, respektlvisht krahinave autonome dhe midis Federatës dhe Republikës, respektivisht të krahinës autonome nuk është caktuar respektivtsht krahinës autonome Gjykata Federative vendos në kolegj të përbërë nga dy gjyqëtare dhe tre ndihmësgjyqtarë.Kur vendos mbi kërkesën për rishqyrtimin e jashtëzakonshërn të vendimit të marrë në kontest nga paragrafi i këtij neni, Gjykata Federative vendos në seancë të përgjithshme paragrafi 1 i këtij neni, Gjykata Federative vendos në seancë të përgjithashme. Kur vendos mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së prokurorit federativ (neni 409 ) dhe mbi kërkesën e palëve për rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të formës së prerë ( neni416 ). Gjykata federative vendos ne kolegj të përbërë nga pesë gjyqtarë. Në të gjitha rastet e tjera Gjykata Federative vendos në kolegj të përbërë nga tre gjyqtarë.
 
5. Kompetenca teritoriale
a) Kompetenca e përgjithshme teritoriale
Neni 46
Në qoftë se me ligj nuk eshtë caktuar kompetenca ekskluzive teritoriale e ndonjë gjykate tjetër për gjykim është kompetente gjykata që ka kompetencë të përgjithshme territoriale për të paditurin. Në rastet e parashikuara në këtë ligj në këtë ligj për gjykim, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme te-rritoriale, është kompetente edhe gjykata tjetër caktuar.

Neni 47
Për gjykim ka kompetencë të përgjithshme territoriale gjykata në zonën e së cilës i padituri ka vendpunimin e vet. Në qoftë se i padituri nuk ka vendbanimin e vet në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe as në ndonjë shtet tjetër, me kompetencë të përgjithshme territoriale është gjykata në zonën e të cilës i padituri ka vendqëndrimin e vet. Në qoftë se i padituri, përpos vendbanimit ka edhe vendqërimin në ndonjë shtet tjetër me kompetenc të përgjithshme territoriale është edhe gjykata e vendqëndrimit të të paditurit.

Neni 48
Për gjykim në kontest kundër bashkësisë shoqërore-politike, me kompetence të përgjithshme territoriale është gjykata në zonën e së cilles ndodhet selia e organit të saj përfaqësues. Për gjykim në kontestet kundër organizatave të punës së bashkuar dhe personave të tjerë shoqërorë¬-juridikë si dhe në kontestet kundër përsonave civilë juridkë, me kompetence të përgjithshme territorlale është gjykata, në zonën e cilës ndodhet selia e tyre. Në rast dyshimi, si seli do të konsiderohet vendi ku ndodhen organet e tyre të qeverisjes

Neni 49
Për gjykim në kontestet kundër shtetasit të RSFJ që banon vazhdimisht në botën e jashtme, është dërguar për shërbim ose për punë nga ana organit shtetëror, organizatës të punës së bashkuar ose personit tjetër shoqëror juridik, me kompetencë të përgjithshme territoriale është gjykata e vendbanimit të tij të fundit në RSFJ. Në qoftë se personi i tillë nuk ka pasur vendbanim në RSFJ, apo në qoftë se kjo nuk mund të përcaktohet, Gjykata Federative do të caktojë cila gjykat me kompetencë lëndore do të jetë me kompetencë territoriale.

b) Kompetenca e veçantë territoriale
Kompetenca për bashkëndërgjyqësat
Neni 50
Në qoftë se me një padi janë paditur disa persona (neni 196 paragrafi I pika 1) kurse për ta nuk ekziston kompetenca territoriale e së njejtës gjykatë, kompetente është gjykata e cila është me kompetencë territoriale per një nga të padiurlt, e në qoftë se midis ka obligues kryesor dhe akcesor gjykata që është me kompetencë territoriale, për ndonjërin nga obliguesi kryesor.

Kompetenca në kontestet për ushqmin ligjor

Neni 51
Për gjykim në kontestet për ushqimin ligjor në qoftë se është paditës personi që kërkon ushqim, është kompetente përpos gjykatës me kompetencë të përgjithshme territoriale edhe gjykata, në territorin e së cilës paditësi ka vendbanimin respektivisht vendqëndrimin e vet.
Kompetenea në kontestet për shpërblimin e dëmit

Neni 52
Për gjykim në kontestet për shpërblimin e dëmit është kompetente përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale edhe gjykata në zonën e së cilës është shkaktuar dëmi. Në qoftë se dëmi është krijuar për shkak të vdekjes apo të lëndimit të rëndë trupor, kompetente është përpos gjykatës nga paragrafi 1 i këtij neni edhe gjykata në zonën e së cilës paditësi ka vendba¬nimin, respektivisht vendqëndrimin e vet. Dispozitat e paragrafeve 1 dhe 2 të këtij neni do të aplikohen edhe në kontestet kundër bashkësisë së sigurimit për shpërblimin e dëmit personave të tretë në bazë të dispozitave mbi përgjegjësinë direkte të bashkësisë së sigurimit, kurse dispozita e paragrafit 1 të këtij neni edhe në kontestet mbi kërkesat e regresit në bazë të shpërblimit të dëmit kundër debito¬rëve të regresit.

Kompetenca në kontestet për mbrojtjen e së drejtës në
bazë të garancisë së prodhuesit

Neni 53
Për gjykim në kontestet për mbrojtjen e së drejtës në bazë të garancisë shkresore kundër prodhuesit që e ka dhënë garancinë është kompetente përpos gjy¬katës me kompetencë të përgjithshme territoriale për të paditurin, edhe gjykata me kompetencë të përgjith¬shme territoriale per shitësin, i cili gjatë shitjes së sendit ia ka dhënë blerësit garancinë shkresore të prodhuesit ia ka dhënë blerësit garancinë shkresore të prodhuesit .
Kompetenca në kontestet martesore

Neni 54
Për gjykim në kontestet për vertetimin e qënies apo të mosqenies se martesës, anulimit të martesës apo të zgjidhjes së martesës (kontestet martesore), kompetente është përpos gjykatës me kompetencë të përgjithshme territoriale, edhe e gjykata në zonën e së cilës bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët. Në qoftë se bashkëshorët nuk kanë pasur vendba¬nimin e fundit të përbashkët në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe në qoftë se i padituri nuk ka vendbanim, respektivisht vendqëndrim në Re¬publikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, kurse për gjykim është kompetente gjykata jugosllave (neni 29), me kompetencë territoriale është gjykata në zonën e se cilës paditësi ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin. Po që se as paditësi nuk ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrim në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, Gjykata Federative do të caktojë se cila gjykatë jugosllave do të jetë me kom¬petencë territoriale.

Kompetenca në kontestet për vërtetimin ose
kontestimin e atësisë apo të amësisë

Neni 55
Në kontestet për vërtetimin ose kontestimin e atësisë apo të amësisë fëmija i mitur mund të ngrejë padi para gjykatës me kompetencë të përgjithshme territoriale ashtu edhe para gjykatës në zonën e të cilës ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin. Para gjykatës së vendbanimit të vet, respektivisht vendqëndrimit të vet, fëmija mund të ngrejë padinë e tillë edhe pas moshës madhore, por vetëm në qoftë se i padituri nuk ka vendbanim, respektivisht vendqëndrim në republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në qoftë se padia paraqitet kundër fëmijës që është shtetas i RSFJ dhe që nuk ka vendbanim, re¬spektivisht vendqëndrim në Republikën Socialiste Federiatve të Jugosllavisë, por e ka paditësi, me kompetenctencë territoriale është gjykata në zonën e së cilës paditësi ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin e vet. Në qoftë se asnjëra nga palët nuk ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrnmnn e vet në Republikën So¬cialiste Federative të Jugosllavisë, apo në qoftë se vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin në Repub¬likën Socialiste Federative të Jugosllavisë ka paditësi, por sipas dispozitave të këtij ligji nuk mund të cak-tohet se cila gjykatë është me kompetencë territoriale, kurse për gjykim është kompetente gjykata jugosllave (neni 30), Gjykata Federative do të caktojë se cila gjykatë jugosllave do të jetë me kompetencë terri¬toriale.

Kompetenca në kontestet mbi sendet e paluejtshme
dhe për shkak të pengimit të posedimit

Neni 56
Për gjykim në kontestet mbi të drejtën e shfrytë¬zimit e të disponimit të sendeve të paluejtshme në pronësi shoqërore, në Kontestet mbi pronësinë dhe mbi të drejtat e tjera lëndore mbi sendet e paluejtshme në pronësinë e qytetarëve e të personave civilë juridikë, në kontestet për shkak të pengimit të posedimit mbi sendet e paluajtshme ose nga kontrata e shfrytëzimit të banesës ose të lokaleve të punës së mëtejshme ose nga kontratat e shfrytëzimit të banesës ose të lokaleve të punës, është kompetente vetëm gjykata në zonën e së cilës ndodhet e së cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Në qoftë se sendi i paluejtshëm ndodhet në zonën e disa gjykatave, është kompetente secila prej këtyre gjykatave. Për kontestet për shkak të pengimit të posedimit mbi sendet e luejtshme është kompetente përpos gjykatës me kompetencë të përgjithshme territoriale edhe gjykata në zonën e së cilës ka ndodhur pengimi.
 
Kompetenca në kontestet mbi mjetin
ajror dhe anijen

Neni 57
Kur për gjykim në kontestet mbi të drejtën e shfrytëzimit e të disponimit ose mbi të drejtën e pen¬gut mbi mjetin ajror, anijen detare dhe mbi anijen e lundrimit të brendshëm në pronësi shoqërore, mbi të drejtën e pronësisë dhe mbi të drejtat e tjera faktike mbi këto anije, respektivisht mbi këto mjete ajrore në pronësinë e qytetarëve dhe të personave civilë juridikë, si dhe në kontestet nga raportet e qirasë në mjetin ajror dhe në anijen, është kompetente gjykata jugosllave (neni 32 paragrafi 1), me kompetencë terri¬toriale është vetëm gjykata në zonën e së cilës mbahet regjistri ku është regjistruar mjeti ajror, respektivisht anija. Kur për gjykim në kontestet për shkak të pengimit të posedimit në anijet respektivisht në mjetet ajrore parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni¬ është kompetente gjykata jugosllave (neni 32 paragrafi 2), me kompetencë territoriale, përpos gjykatës në zonën e së cilës mbahet regjistri ku është regjistrur anija, respektivisht mjeti ajror, është edhe gjykata zonën e së cilës ka ndodhur pengimi cilës ka ndodhur pengimi.

Kompetenca për personat që nuk kanë kompetencën
Përgjithshme territoriale në Republikën Socialiste
Federative të Jugosllavisë

Neni 58
Padia mbi kërkesat pasurore-jurdike kundër përsonit që nuk ka kompetencë të përgjithshme territoriale në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë mund t'i paraqitet çdo gjykate jugosllave, në territor e së cilës ndodhet ndonjë pasuri e këtij personi o objekt që kërkohet me padi. Në kontestet kundër personit, i cili në Republiki Socialiste Federative të Jugosllavisë nuk ka kompetencë të përgjithshme territoriale, padia mund ti paraqitet gjykatës përgjithshme territoriale, padia mund t'i paraqitet gjykatës në territorin e së cilës ky person ka pasur vendbanimin ose vendqëndrimin e tij të fund në qoftë se kërkesë-padia ka të bëjë me detyrimet e krijuara gjatë kohës së qendrimit të tij në Republiken Socialiste Federative të Jugosllavisë ose me detyrim që duhet t'i zbatojë në Republikën Socialiste Fedrative të Jugosllavisë.
Kompetenca sipas vendit ku ndodhet njësia
punonjëse e personit juridik

Neni 59
Për gjykim në kontest kundër personit juridik që ka njësinë punonjëse jashtë selisë së vet, në del se kontesti rezulton nga raporti juridik i kësaj njësie përpos gjykatës të kompetencës së përgjithshme territoriale është kompetente edhe gjykata në territorin se cilës nodhet kjo njësi punonjëse.

Kompetenca sipas vendit ku ndodhet perfaqësia
personit të huaj në Republikën Socialiste
Federative të Jugosilavisë

Neni 60
Në kontestet kundër personit fizik apo juridik i ka selinë në botën e jashtme në pikëpamje të detyrimeve që janë themeluar në Republiken Socialiste Federative të Jugosllavisë ose që duhet të përmbushi këtu, padia i paraqitet gjykatës jugosllave, në teritorin e së cilës ndodhet përfaqësia e tij e përhershme për Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë ose selia e organit, të cilit i është besuar të ushtroj punët e tij.





Kompetenca për kontestet nga marrëdhëniet
me njësitë ushtarake

Neni 61
Në kontestet kundër Federatës nga marrëdhënje me njësitë ushtarake është kompetente vetëm gjykata në terrritorin e së cilës nَdhet selia e komandës njësisë ushtarake.
Kompetenca në kontestet nga marrëdhëniet
trashëgimore-jurdike

Neni 62
Gjersa procedura trashëgimore të mos përfundoj në formë të prerë, për gjykim në kontestet nga marrëdheniet trashëgimore juridike si dhe në kontest mbi kërkesat e kreditorëve ndaj trashëgimlënësit kreditorëve ndaj tradhëgimlënësit, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, me kompetencë territoriale është edhe gjykata në territorin e së cilës ndodhet gjykata që zbaton procedurën trashëgimore.
Kompetenca për kontestete në procedurën
e ekzekutimit e të falimentimit

Neni 63
Për gjykim në kontestet që lindin gjatë dhe me rastin e procedurës ekzekutive gjyqësore apo administrative, respektivisht gjatë dhe me rastin e procedures së falimentimit me, kompetencë territoriale është vetëm gjykata kompetente në territorin e së cilës ndo¬dhet gjykata që zbaton procedurën ekzekutive, respektivisht të falimentimit, respektivisht gjykata në territorin e së cilës zbatohet ekzekutimi administrativ.








Komptenca sipas vendi të pagesës

Neni 64
Për gjykim në kontestet e poseduesit të kambialit apo të çekut kundër nënshkruesit është kompetente, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe gjykata e vendit të pagesës.
Kompetenca në kontestet nga marrëdhëniaa e punës

Neni 65
Në qoftë se në kontestin nga marrëdhënia e punës paditësi është punëtor, për gjykim është kompetente, përpos gjykatës që ka kompetencë të përgjithshme territoriale për të paditurin, edhe gjykata në territorin e së cilës kryhet puna ose është kryer, respektivisht gjykata në territorin e së cilës puna është dashur të kryhej, si dhe gjykata në territorin e së cilës është themeluar marrëdhenia e punës.
Kompetenca reciproke për paditë kundër
shtetasve të huaj

Neni 66
Në qoftë se në shtetin e huaj, shtetasi i RSFJ mund të paditet para gjykatës, e cila sipas dispozitave të këtij ligji nuk do të ishte me kompetencë territo¬riale për gjykim në këtë çeshtje civilo-juridike, e njejta kompetencë do të aplikohet edhe për gjykim shtetasit të këtij shteti të huaj para gjykatës jugosllave.
 
) Caktimi I kompetencës territoriale nga ana
e gjykatës më të lartë

Neni 67
Në qoftë se gjykata kompetente për shkak të përjashtimit të gjyqtarit nuk mund të veprojë, do të njoftojë për këtë gjë direkt gjykatën më të lartë, e cila do të caktojë që në këtë objekt të vepojë gjykata tjetër me kompetencë lëndore nga teritori i saj.



Neni 68
Gjykata më e lartë e llojit të caktuar në republikës respektivisht në krahinën autonome mundet me propozimin e palës ose të gjykatës kompetente, të caktojë që në objektin e veçantë të veprojë gjykata tjetër me kompetencë lëndore nga territori i saj në qoftë se është e qartë se në këtë mënyrë do të zbatohet më lehtë procedura apo në qoftë se për këtë gjë ekzistojnë shkaqet e tjera të rëndësishme.
Neni 69
Në qoftë se për gjykim është kompetente gjykata jugosllave, por sipas dispozitave të këtij ligji nuk mund të përcaktohet se cila gjykat është me kompe-tencë territoriale, Gjykata Federative, me propozimin e palës do të caktojë se cila gjykatë me kompetencë lëndore do të jetë me kompetencë territoriale.
ç) Marrëveshja mbi kompetencën territoriale

Neni 70
Në qoftë se me ligj nuk eshtë caktuar kompetenca ekskluzive territoriale e ndonjë gjykate, palët mund të thirren vesh që në shkallë të parë të gjykojë gjykata që nuk është me kompetencë territoriale, me konditë që kjo gjykatë të jetë me kompetencë lëndore. Në qoftë se me ligj është caktuar se për gjykim ne kontest të caktuar me kompetencë territoriale janë dy ose më tepër gjykata jugosllave, palët mund të mirren vesh që në shkallë të parë të gjykojë, një prej këtyre gjykatave ose ndonjë gjykatë tjetër me kompetencë lëndore. Kjo marrëveshje aplikohet vetëm në qoftë se është hartuar me shkrim dhe në qoftë se ka të bëjë me kontestin e caktuar ose me disa konteste që rezultojnë nga raporti i caktuar juridik. Dokumentin mbi marrëveshjen paditësi duhet t'ia bashkangjes padisë. Palët mund të mirrën vesh që tu gjykojë gjykata e huaj në qoftë se njëra palë është personi i huaj fizik apo juridik dhe nuk është fjala për kontestin për të cilin është kompetente gjykata jugosllave në bazë të dispozitave të këtij ligji mbi kompetencën eks¬kluzive në kontestet me element ndërkombëtar ose mbi kompetencën territoriale ekskluzive.
 
Kreu i tretë

PثRJASHTIMI

Neni 71
Gjyqtari ose ndihmësgjyqtari nuk mund të ush¬trojë detyrën e gjyqtarit:
1) në qoftë se është vetë palë, përfaqësuesi ligjor ose i autorizuari i palës, apo në qoftë se me palën është në marrëdhënie të bashkëautorizimit, të bashkë¬obliguesit ose të obliguesit të regresit, apo në qoftë se në të njejtin objekt është dëgjuar si dëshmitar ose si ekspert;
2) në qoftë se vazhdimisht ose përkohësisht punon në organizatën punonjëse, në organizatën e punës së bashkuar ose pranë personit tjetër shoqëror apo civil juridik, që është palë në procedurë
3) në qoftë se pala ose përfaqësuesi ligjor apo i autorizuari i palës është kushëri giaku në vijë të drejte deri në cilëndo shkallë, kurse në vijë anësore deri në shkallë të katërt apo në qoftë se është bashkëshort apo gjini e krushqisë deri në shkallë të dytë, pavarësisht nëse martesa ka pushuar ose jo;
4) në qoftë se është kujdestar, adaptues ose i adap¬tuari i palës, i përfaqësuesit të saj ligjor ose i autori¬zuesit;
5) në qoftë se në të njejtin objekt ka marrë pjesë në marrjen e vendimit të gjykatës më të ultë, të gjykatës vetëqeverisëse ose të organit tjetër;
6) në qoftë se ekzistojnë rrethana të tjera që vëjnë në dyshim paanësinë e tij.
Neni 72
Gjyqtari ose ndihmësgjyqtari posa të ketë mësuar se ekziston një nga shkaqet për përjashtim që parashikon neni 71 pikat 1 deri 5 të këtij ligji këto ligji, ke për detyrë të ndërprejë çdo punë në këtë objekt dhe për këtë gjë ta njoftojë kryetarin e gjykatës i cili do tia caktoj zëvëndësin.
Në qoftë se është fjala për përjashtimin e kryetarit të gjykatës, ai do t'ia cak¬tojë vetës zëvendësin nga radha e gjyqtarëve të kësaj gjykate, e po që se kjo nuk është e mundur, do të veprojë sipas nenit 67 të këtij ligji.
Në qoftë se gjyqtari apo ndihmësgjyqtari konsideron se ekzistojnë rrethana të tjera që vëjnë në dyshim paanësinë e tij (neni 71 pika 6), do ta njoftojë për këtë gjë kryetarin e gjykatës, i cili do të vendos mbi përjashtimin.
Derisa të nxirret aktvendimi 4 krye¬tarit të gjykatës, gjyqtari mund të ndërmarrë vetëm ato veprime për të cilat ekziston rreziku i shtytjes.
Neni 73
Përjashtim mund të kërkojnë edhe palët. Pala ka për detyrë të parashtrojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit, respektivisht të ndihmës¬gjyqtarit posa të ketë mësuar shkakun e përjashtimit, por jo më vonë se deri në mbarim të shqyrtimit para gjykatës të shkallës së parë, e po q ë se nuk ka pasur shqyrtim, deri në marrjen e vendimit. Kërkesa për përjashtimin më të lartë mund të parashtrohet nga pala në mjetin juridik apo një përgjigje të mjetit juridik, e në qoftë para gjykatës më të lartë zhvillohet shqyrtimi, atëherë deri në mbarim të shqyrtimit. Pala ka për detyrë që në kërkesë të theksojë rrethanat në të cilat e bazon kërkesën e vet për përjashtim.

Neni 74
Mbi kërkesën e palës për përjashtim vendos kry¬etari i gjykatës. Në qoftë se pala kërkon përjashtimin e kryetarit të gjykatës, vendimin mbi përjashtimin e merr kryetari i gjykatës. Mbi kërkesën e palëve për përjashtimin e gjyqtarit të gjykatës supreme në republikë, respektivisht në krahinën autonome, të Gjykatës Supreme Ushtarake, apo të Gjykatës Federative vendos seanca e përgjith¬shme e asaj gjykate. Para nxjerrjes së aktvendimit mbi përjashtimin do të merret deklarata e gjyqtarit apo e ndihmësgjyqtarit, përjashtimi i të cilit kërkohet, e sipas nevoje, do të bëhet edhe ekzaminimi tjetër. Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet kërkesa për përjashtim nuk lejohet ankimi kurse kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kërkesa nuk lejohet ankimi i veçantë.

Neni 75
Kur gjyqtari apo ndihmësgjyqtari të ketë mësuar se është shtruar kërkesa për përjashtimin e tij, ka për detyrë që menjëherë të pezullojë çdo punë në objektin respektiv, e në qoftë se është fjala për përja¬shtimin e parashikuar në nenin 71 pika 6 të këtij ligji mundet që deri në nxjerrjen e aktvendmit mbi kër¬kesën, të ndërmarrë vetëm ato veprime për të cilat ekziston rreziku i shtytjes.

Neni 76
Dispozitat mbi përjashtimin e gjyqtarit dhe të ndihmësgjyqtarit do të aplikohen përshtatshmërisht edhe ndaj procesmbajtësve. Mbi përjashtimin e procesmbajtësit vendos krye¬tari i kolegjit, respektivisht kolegji.
 
Kreu i katërt
PALثT DHE PERFAQثSUESIT E TYRE LIGJORث
Neni 77
Palë në procedurë mund të jetë çdo përson fizik dhe juridik.
Me dispozitat e vecanta caktohet se kush, përpos personave fizikë dhe juridikë, mund të jetë pala në procedurë.
Gjykata kontestimore mundet, përjashtimisht, me efekt juridik në kontestin të caktuar, ta njohë cilësinë e palës edhe atyre formave të bashkimit që nuk kanë zotësinë e palës në vështrim të dispozitave të paragrafeve 1 dhe 2 të këti neni po që se vërtetohet se duke marrë parasysh objektin e kontestit, në esencë i përmbushin kushtet kryesore për shtimin e zotësisë së palës, e sidomos në qoftë se disponojnë mjete shoqërore, respektivisht pasurinë mbi të cilën mund të zbatohet ekzekutimi.
Kundër aktvendimit nga paragrafi 3 i këtij neni, me të cilin njihet cilësia e palës në kontest nuk lejohet ankim i veçantë.
Neni 78
Kur avokati shoqëror i vetëqeverisjes dhe proku¬rori publik janë të autorizuar me ligj që të fillojnë procedurën kontestimore, ata mund të ndërmarrin veprime në procedurë që nevojiten për realizimin e autorizimeve të tyre.

Neni 79
Pala që është krejtësisht e aftë për të vepruar mund të ushtrojë vetë veprime në procedurë (zotësia për të qenë palë). Personi madhor të cilit i është kufizuar pjesërisht zotësia për të vepruar, ka zotësinë për të qenë palës bredda kufijve të zotësisë së vet për të vepruar. I mituri që nuk e ka fituar plotësisht zotësinë për të vepruar , ka zotësinë për të qenë palë brenda kufijve në të cilën i njihet zotësia për të vepruar.
Neni 80
Palën, e cila nuk ka zotësinë për të qenë palë e përfaqëson përfaqësuesi i saj ligjor. Përfaqësuesi ligjor caktohet me ligj ose me aktin e organit kompetent shtetëror, të nxjerrë në bazë të ligjit.

Neni 81
Përfaqësuesi ligjor mundet në emër të palës të ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurë, por në qoftë se për paraqitjen ose për tërheqjen e padisë për njohjen, respektivisht për heqjen dorë nga kërkesë-padia, për përfundimin e pajtimit apo për ndërrmarrjen e veprimeve të tjera në procedurë, në dispozita të veçanta është caktuar veçantë ai mund ti ndërmarrë këto veprime vetëm në qoftë se ka autorizim të tillë. Personi që paraqitet si përfaqësues ligjor ka për detyrë që me kërkesën e gjykatës, të provojë se është përfaqësuesi ligjor. Kur për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara në procedurë nevojitet autorizimi i ve¬çantë, përfaqësuesi ligjor ka për detyrë të provojë se ka autorizim të tillë. Kur gjykata të vërtetojë se përfaqësuesi ligjor i përsonit nën kujdestari nuk tregon kujdes të duhur në përfaqësim ta njoftojë për këtë gjë organin e kujdestarisë. Po që se për shkak të ometimeve të përfaqësuesit do të mund të shkaktohej demi për personin nën kuidestari gjykata do ta pushojë procrdurën dhe do të propozojë që të caktohet përfaqësuesi tjetër ligjor.
Neni 82
Gjatë tërë procedurës gjykata do të kujdeset kryesisht nëse përsoni që paraqitet si palë mund të jetë palë në procedurë dhe nëse është me zotësi të palës, nëse palën me pazotësinë e palës e përfaqëson përfaqësuesi i saj ligjor dhe nëse autorizuesi ka autorizim të veçantë, kur ky nevojitet.
Neni 83
Kur gjykata konstaton se personi që paraqitet si palë nuk mund të jetë palë në procedurë kurse kjo e metë mund ta ftojë paditësin që të bëjë ndreqje të nevojshme në padinë ose të ndërmarrë masa të tjera për të bërë që procedura të mund të jetë palë në procedurë. Po kështu kur gjykata vërteton se pala nuk ka përfaqësuesin ligjor apo se përfaqësuesi ligjor nuk ka autorizimin të veçantë, kur ky nevojitet, do të kërkojë që organi kompetent i kujdestarisë t’ia caktojë kujdestarinë përsonit të paaftë për të qënë palë respektivisht do të ftojë përfaqësuesin ligjor që të pajiset me autorizim të veçantë ose do të ndërmarrë masa të tjera që nevojiten që pala e cila nuk e ka zotësinë e palës të përfaqësohet në mënyrë të drejtë. Gjykata mund t’i caktojë palës afatin për evitimin e të metave nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni. Gjersa të mos evitohen këto meta, në procedurë mund të merren vetëm ato veprime për shkak të shtytjes të të cilave do të mund të lindin pasoja të dëmshme për palën. Në qoftë se të metat e theksuara nuk mund të menjanohën apo në qoftë se afati i caktuar kalon pa sukses, gjykata do ti abrogojë me aktvendim veprimet e mbajtura në procedurë në qoftë se përmbajnë këto të meta janë te një karakteri të atillë këto të meta do të hidhen poshtë padinë po që se të metat janë të një karakteri të atillë sa që pengojnë zhvillimin e mëtejahëm të kontestimit. Kundër aktvendimit, me të cilin urdhërohen masat për menjanimin e të metave nuk lejohet ankimi.
Neni 84
Në qoftë se gjatë procedurës para gjykatës të shka¬llës se parë tregohet se procedura e zakonshme rreth caktimit të përfaqësuesit ligjor për të paditurin do të zgjaste shumë, kështu që për këtë arsye do të mund të lindin pasoja të dëmshme për njerën apo për të dy palët, gjykata do t’i caktojë të paditurit përfaqë¬suesin e përkohshëm. Nën kushtin nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata do t'i caktojë të paditurit përfaqësuesin e përkohshëm sidomos në këto raste:
1) në qoftë se i padituri nuk ka zotësinë e palës, ndërsa nuk ka përfaqësuesin ligjor;
2) në qoftë se ekzistojnë interesat e kundërta të paditurit dhe të përfaqësuesit ligjor të tij;
3) në qoftë se të dy palët kanë të njejtin përfaqësues ligjor;
4) në qoftë se vendqëndrimi i të paditurit është i panjohur, kurse i padituri nuk ka autorizues;
5) në qoftë se i padituri ose përfaqësuesi ligjor i tij, që nuk kanë autorizues në RSFJ, ndodhen në botën e jashtme, kurse dërgimi nuk ka mundur të kryhet.
Mbi caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm gjy¬kata do ta njoftojë pa shtytje organin e kujdestarisë, dhe palët kur kjo është e mundshme.
Neni 85
Përfaqësuesi i përkohshëm ka në procedurë, për të cilën është caktuar të gjitha të drejtat dhe detyrat e përfaqësuesit ligjor. Këto të drejta dhe detyra përfaqësuesi i përkoh¬shëm i ushtron gjithnjë gjersa i padituri ose autorizuesi i tij të mos paraqitet para gjykatës, respektivisht gjersa organi i kujdestarisë të mos ta njoftojë gjykatën se e ka caktuar kujdestarin.


Neni 86
Në qoftë se përfaqësuesi i përkohshëm i është caktuar të paditurit për shkaqe të treguara në nenin 84 paragrafi 2 pikat 4 dhe 5 të këtij lIgji, gjykata do të japë shpallje, e cila do të botohet në gazetën zyrtare republikas, respektivisht krahinore dhe me anë të tabelës së shpalljeve të gjykatës, e sipas nevojës në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. Shpallja duhet të përmbajë: emërtimi e gjykatës që ka caktuar përfaqësuesin e përkohshëm, bazën ligjore, emrin e të paditurit të cilit i cakohet përfaqësuesit objektin e kontestit, emrin e përfaqësuesit dhe profesionin dhe vendqëndrimin e tij, si dhe para lajmërimin se përfaqësuesi do ta përfaqësojë të paditurin në procedurë gjithnjë gjersa i padituri ose autorizuesi i tij të mos paraqiten para gjykatës, respektivisht gjersa organi i kujdestarisë të mos ta njoftojë gjykatën se e ka caktuar kujdestarinë.

Neni 87
Zotesia për të qenë palë e shtetasit të RSFJ çmo¬het sipas ligjit të republikës, respektivisht të krahinës autonome, që është kompotent për vërtetimin e zotësisë së tij për të vepruar. Shtetasi i RSFJ që nuk ka zotësi për të qenë palë sipas ligjit të republikës, respektivisht të krahinës autonome që është kompetent për të çmuar zotësinë e tij për të vepuar, ndërsa ka zotësi për të qenë palë sipas ligjit të republikës, respektivisht të krahinës autonome, para gjykatës të së cilës zhvillohet proce¬dura, mundet vetë të ndërmarrë veprime në procedurë. Përfaqësuesi I tij ligjor mund të ndërmarrë veprime në procedurë vetëm gjersa ky shtetas të mos deklarojë se e ndërmerr vetë zhvillimin e kontestimit.

Neni 88
Zotësia për të qenë palë e shtetasit të huaj para gjykatës jugosllave çmohet sipas ligjit të shtetit, shtetas i të cilit është ai. Shtetasi i huaj që nuk ka zotësi për të qenë palë sipas ligjit të shtetit shtetas i të cilit është, kurse ka zotësi për të qenë palë sipas ligjit të republikës, respekivisht të krahinës autonome, para gjykatës të së cilës zhvi¬llohet procedura, mundet vetë të ndërmarrë veprime në procedurë. Përfaqësuesi ligjor mund të ndërmarrë veprime në procedurë vetëm gjersa shtetasi i huaj të mos deklarojë se e ndërmerr vetë zhvillimin e kontestimit.
 
Kreu i pestë
I AUTORIZUARI
Neni 89
Palët mund të ndërmarrin veprime në procedurë personalisht ose me anë të të autorizuarit, por gjykata mund ta thërras palën e cila ka autorizime që të deklarohet para gjykatës personalisht mbi faktet që duhen vërtetuar në kontestim. Pala të cilën e përfaqëson autorizuesi mund të vijë kurdoherë para gjykatës dhe të japë deklarata përpos autorizuesit të vet.

Neni 90
I autorizuar mund të jetë çdo person që është ka zotësi të plotë të veprimit, pos personave që me¬rren me kuazishkresori. Në qoftë se si i autorizuar paraqitet personi që merret me kuazishkresori, gjykata do t`i ndalojë këtij personi përfaqësimin e mëtejshëm dhe për këtë gjë menjëherë do ta njoftojë palën. Ankimi kundër aktvendimit mbi ndalimin e për¬faqësimit nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.
Në qoftë se vërtetohet se i autorizuari që nuk është avokat nuk është i zoti ta kryer këtë detyrë, gjykata do t'i theksojë palës pasojat e dëmshme që mund të lindin për shkak të përfaqësimit jo të drejtë.
Neni 91
Në qoftë se në kontestim mbi kërkesat pasurore juridike vlera e objektit të kontestimit kalon 50.000 dinarë, i autorizuari të organizatave të punës së bashkuar e organizatave apo të bashkësive tjera vetëqeverisëse mund të jenë vetëm personat që e kanë dhënë provimin e judikaturës.
Neni 92
Veprimet në procedurë, të cilat i ndërmerr i autorizuari në kuadrin e procedurës, kanë po atë efekt juridik sikur ti këtë ndërmarrë para vetë.

Neni 93
Pala mund ta ndryshojë ose ta revokojë deklara¬tën e të autorizuarit të vet në seancë ku është dhënë kjo deklaratë. Në qoftë se i autorizuari e ka pohuar ndonjë fakt në seancë, ku nuk qenë e pranishme pala, apo ndonjë fakt e ka pohuar ka pohuar në parashtresë, kurse pala këtë pohim e ndryshon më vonë ose e revokon, gjykata do t'i çmojë të dy deklarata në vështrim të nenit 221 pa-ragrafi 2 të këtij ligji.

Neni 94
Vëllimi i prokurës caktohet nga pala. Pala mund të autorizojë të autorizuarin të ndërmarrrë të gjitha veprime në procedurë.
Neni 95
Në qoftë se pala ia ka dhënë avokatit prokurën për zhvillimin e kontestit, kurse nuk ia ka caktuar më hollësisht autorizimet në prokurë, avokati është i autorizuar në bazë të prokurës së tillë:
1) të ushtrojë të gjitha veprimet në procedurë, e sidomos të paraqes padinë, ta tërheqë, ta pohojë kër¬kesëpadinë, ose të heqë dorë nga kërkesëpadia, të përfundojë pajtimin, të parashtrojë mjetin juridik dhe të heqë dorë ose të tërhiqet prej tij, si dhe të kërkojë caktimin e masave të përkohshme të sigurimit;
2) të bëjë kërkesë për ekzekutimin ose sigurimin dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme në procedurë me rastin e kërkesës së tillë;
3) të pranojë prej palës kundërshtare shpenzimet e caktuara nga gjyqi;
4) ta kalojë prokurën avokatit tjetër ose ta autorizojë avokatin tjetër për ndërmarrjen vetëm të disa veprimeve në procedurë.
Për paraqitjen e propozimit për përsëritjen e pro¬cedurës avokatit i nevojitet prokure e veçantë, në qoftë se nga koha kur vendimi të ketë marrë formën e prerë kanë kaluar më tepër se gjashtë muaj. Avokatin mund ta zëvendësojë avokatipraktikant, që është i inkuadruar tek ai, por vetëm para gjykatës të shkkallës së parë, nën kondita nga neni 91 i këtij ligji.

Neni 96
Në qoftë se pala në prokurë nuk ka caktuar më hollësisht autorizimet e autorizuesit, autorizuesi që nuk është avokat mundet në bazë të prokurës së tillë, të ushtrojë të gjitha veprimet në procedurë, por i nevojitet gjithnjë autorizimi autorizimi kategorik për tërheqjen e padisë, për pohimin ose për mohimin e kërkesë-padisë, për përfundimin e pajtimit për heqjen dorë ose për tërheqjen nga mjeti juridik dhe për kalimin e prokurës nje persom tjetër, si dhe për paraqitjen e mjeteve të jashtëzakonshme juridike.

Neni 97
Pala e jep prokurën me shkrim ose me gojë në procesverbal pranë gjykatës. Pala që është analfabete ose që nuk është në gjendje të nënshkruhet do të vejë në prokurën shkresore në vend të nënshkrimit shenjen e gishtit tregues.Në qoftë se në këtë rast a i jepet personi që nuk është avokat, nevojitet prania e dy dëshmitarëve, të cilët do ta nënshkruajnë prokurën. Në qoftë se dyshohet në vërtetësinë e prokurës shkresore, gjykata mund të caktojë me aktvendim që të paraqitet prokura e legalizaur. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankimi.

Neni 98
Autorizimi ka për detyrë që në veprimin e parë gjatë procedurës të paraqes prokurorën. Gjykata mund të lejojë që veprimet në procedurë për palën përkohësisht t’i kryej përsoni që nuk e ka paraqitur prokurorën, por njëkohësisht do ti urdhërojë këtij përsoni që më vonë, në një afat të caktuar ta paraqes prokurën ose autorizimin e palës për kryerjen e veprimit kontestimor. Për derisa të mos kalojë afati për paraqitjen e prokurës, gjykata do të shtyjë marrjen e vendimit. Në qoftë se ky afat kalon pa sukses, gjykata do të vazhdojë procedurën duke mos marrë parasysh veprimet që i ka kryer personi pa prokurë. Gjykata ka për detyrë që gjatë krejt procedurës të kujdeset nëse personi që paraqitet si autorizues është i autorizuar për të perfaqësuar. Në qoftë se gjy¬kata vërteton se personi që paraqitet si autorizues, nuk është i autorizuar për të përfaqësuar, do t'i abrogojë veprimet kontestimore që i ka ndërmarr ky person, po që se këto veprime pala nuk i ka miratuar me vonë.
Neni 99
Pala mund të revokojë në çdo kohë prokurën kurse autorizuesin mund të denoncojë në çdo kohë. Revokimi, respektivisht denoncimi i prokurës duhet ti komunikohet gjykatës para së cilës zhvillohet procedura, me shkrim ose me gojë në procesverbal. Revokimi, respektivisht denoncimi i prokurës vlen për palën kundërshtare që nga momenti kur t'i jetë komunikuar. Pas denoncimit të prokurës autorizuesi ka për detyrë që edhe një muaj të kryejë veprime për personin që ia ka dhënë prokurën në qoftë se nevojitet që prej tij të mënjanojë ndonjë dëm që do të mund të shkaktohej në atë kohë.
Neni 100
Në qoftë se autorizuesit i është dhënë autorizimi që të mund të ushtrojë të gjitha veprimet në proce¬durë, kurse pala, respektivisht përfaqësuesi i saj ligjor vdes apo bëhet i paaftë për të vepruar, ose në qoftë se përfaqësuesi ligjor shkarkohet nga detyra, autorizuesi është i autorizuar që edhe më tutje të ndërmarr, veprime në procedurë, por trashëgimtari, respekti¬visht përfaqësuesi i ri ligjor, mund ta revakojë pro¬kurën. Në rastet e theksuar në paragrafin 1 të këtij neni, autorizuesit që nuk është avokat i pushojnë kurdoherë autorizimet, të cilat në prokurë duhet të theksohen kategorikisht (neni 96).
Neni 101
Me pushimin e personit juridik pushon edhe prokura të cilën e ka lëshuar ai. Në rast falimentimi, prokura që e ka lëshuar de¬bitori falimentues pushon kur sipas dispozitave në fuqi, lindin pasojat juridike të hapjes së procedurës së falimentimit. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafeve 1 dhe 2 të këtij neni, autorizuesi ka për detyrë që edhe një muaj të kryejë veprime në procedurë po që se nevoji¬tet që prej palës të mënjanojë dëmin.
 
Kreu i gjashtë
GJUHA NE PROCEDURث
Neni 102
Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë kanë të drejtë që gjatë pjesëmarrjes të drejtë që gjatë pjesëmarrjës ne seancat dhe gjatë ndërmarrjes verbale të veprimeve të tjera procesuale para gjykatës të përdorin gjuhën e vet. Në qoftë se procedura nuk zhvillohet në gjuhën e palës respektivisht të pjesëmarrësve të tjerë verbal në gjuhën e tyre të asaj që parashtrohet në seancë, si dhe përkthimi verbal dokumenteve që përdoren në seancë si prova. Palët dhe pjësëmarrësit e tjerë në procedurë do të udhëzohen mbi të drejtën që procedurën verbale pala gjykatës ta përcjellin në gjuhën e vet me anë të interpretit. Ato mund të heqin dorë nga e drejta e përkthimit në qoftë se dekalarojnë se e zotërojnë gjuhën në të cilën zhvillohet procedura. Në procesverbal do të shenohët se u është dhënë udhëzimi si dhe deklaratat e palëve, respektivsht të pjesëmarrësve. Përkthimin e bëjnë interpretët.

Neni 103
Thirrjet vendimet dhe letrat e tjera gjyqësore u dërgohen palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë në gjuhën e kombit që është në përdorimin zyrtar në gjykatë. Në qoftë se në gjykatë është në përdorimin zyrtar edhe ndonjë nga gjuhët e kombësive të Jugosllavisë, do tu dërgojë në këtë gjuhë letrat gjyqësore tyre palëve dhe pjesëmarrësve në procedurë që i përkasin kësaj kombësie dhe që në procedurë përdorin këtë gjuhë palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë mund të kërkojnë që letrat gjyqësore t'u dërgohen në gjuhën në të cilën zhvillohet procedura.

Neni 104
Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë i dërgojnë gjykatës paditë ankimet dhe parashtresat e tjera të tyre në gjuhën e kombit apo të kombësisë që është në përdorim. Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë mund te dërgojnë parashtresat e veta gjykatës edhe në një nga gjuhët e kombeve të Jugosllavisë që nuk është në përdorimin zyrtar në atë gjykatë. Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë mund t'i dërgojnë gjykatës parashtresat e veta edhe në gjuhën e kombësisë së Jugosllavisë që nuk është në përdorimin zyrtar ne gjykatë, në qoftë se kjo ështa në pajtim me kushtetutën, ligjin ose me dispozitën tjetër të vlefshme në zonën e kësaj gjykate.
Neni 105
Shpenzimet e përkthimit në gjuhën e kombit dhe të kombësisë së Jugosllavisë që lindin me aplikimin e dispozitave të kushtetutës dhe të këtij ligji mbi të drejten e pjesëmarrësve të kombeve e të kombësive të Jugosllavisë për përdorimin e gjuhës së vet, ngarkojnë mjetet e gjykatës.
 
Kreu i shtatë
PARASHTRESAT
Neni 106
Padia, përgjigjia në padinë, mjetet juridike dhe deklaratat e tjera, propozimet dhe komunikimet që jepen jashtë seancës, paraqiten me shkrim. Parashtresat duhet të jenë të kuptueshme dhe të permbajnë çdo gjë që nevojitet për të vepruar sipas tyre. Ato duhet të përmbajnë sidomos emërtimin e gjykatës, emrin profesionin dhe vendbanimin respektivisht vendqëndrimin e palëve të përfaqësuesve të tyre ligjor dhe të autorizuesve të tyre, në qoftë se kanë të tillë objektin e kontestit deklaratën e përmbajtur dhe nënshkrimin e paraqitësit. Në qoftë se deklarata përmban ndonjë kërkesë pala duhët që në parashtresë ti theksojë faktet në të cilat bazon kërkesën, si dhe provat, kur kjo është e nevojshme. Deklarata që jepet me parashtresë, në vend që të jepet me parashtresë, mund të jepet verbalisht në procesverbal pranë gjykatës kontestimore.
Neni 107
Parashtresat që duhet ti dërgohen palës kundërshtare i jepen gjykatës në një numër të mjaftueshëm ekzemplarësh për gjykatën dhe për palën kundërshtare. Kështu duhet vepruar edhe kur bashkë me kërkesën paraqiten ankeset. Në qoftë se në anën kundërshtare janë disa persona që kanë një përfaqësues të përbashkët ligjor ose autorizues, për të gjithë këta persona parashtresat dhe mund dërgohën në një kopje.
Neni 108
Dokumentet që i bashkangjiten parashtresës para¬qiten në origjinal ose në kopje. Në qoftë se pala bashkangjet dokumentin në origjinal, gjykata do ta mbaje këtë dokument kurse palës kundërshtare do t'i lejojë kqyrjen e tij. Kur pushon nevoja që dokumenti i tillë të mbahet në gjykatë do t'i kthehet paraqitësit, me kërkesën e këtij, por gjykata mund të kërkojë nga paraqitësi që tu bashkëngjes shkresave kopjen e dokumentit. Në qoftë se dokumenti është paraqitur në kopje gjykata, me kërkesën e palës kundërshtare do ta ftojë paraqitësin që t'i paraqes gjykatës dokumentin në origjinal, kurse palës kundërshtare do t'i lejojë këqyrjen. Kur kjo kjo nevojitet, gjykata do të caktojë afatin, në të cilin duhet të dorëzohet dokumenti respetivisht të kqyret. Kundër këtyre aktvendimeve nuk lejohet ankimi.
Neni 109
Në qoftë se parashtresa është e pakuptueshme apo nuk përmban të gjitha që nevojiten për të vendosur sipas saj, gjykata do ta udhëzojë paraqitësin dhe do t'i ndihmoje që ta ndreqë parashtresën, respektivisht ta plotësojë atë, e për këtë qëllim mund të ftojë në gjykatë ose t’ia kthej parashtresën për ndreqje. Në qoftë se gjykata ia kthen parashtresën paraqitësit për ndreqje ose plotësim, do të caktojë afatin për riparaqitjen e parashtresës. Në qoftë se parashtresa e lidhur me afat ndreqet, respektivisht plotësohet dhe i dorëzohet gjykatës brenda afatit të caktuar për plotësim apo ndreqje, do të konsiderohet se i është paraqitur gjykatës atë ditë kur është paraqitur për herë të parë. Do të konsiderohet se parashtresa është tërhequr në qoftë se nuk i kthehet gjykatës brenda afatit të caktuar, e në qoftë se të kthehet pa ndreqje, respekti¬visht pa plotësim, do të hidhet poshtë. Në qoftë se parashtresat apo aneksat nuk janë pa¬raqitur në një numër të mjaftueshëm ekzemplarësh, gjykata do ta ftojë paraqitësin që brenda afatit të caktuar, t'i paraqes ato. Në qoftë se paraqitësi nuk vepron sipas këtij urdhërit, gjykata do ta hedhë poshtë parashtresën. Përjashtimisht, gjykata mund tRë caktojë që parashtresat dhe anekset të kopjohen me shpenzimet e palës.

Neni 110
Me gjobë deri në 1.000 dinarë gjykata kontestimo¬re do ta dënojë personin, i cili në parashtresë fyen gjykatën, palën ose pjesëmarrësin tjetër në procedurë. Dënimi i dhënë sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk ndikon në dhënien e dënimit për vepër penale. Në qoftë se personi që është dënuar me gjobë nuk mund ta paguajë këtë gjobë, ajo do të zëvendësohet me burg, kohëzgjatjen e të cilit e cakton gjykata, varësisht nga masa e dënimit të dhënë, por që nuk mund të jetë më tepër se dhjetë ditë. Dispozita e paragrafit 3 të këtij neni do të apli¬kohet në të gjitha rastet kur gjykata e jep dënimin me gjobë (nenet 248, 255, 216 dhe 318).
 
Kreu i tetë
AFATET DHE SEANCAT
Afatet

Neni 111
Në qoftë se afatet nuk janë caktuar me ligj, ato i cakton gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e rastit. Afati të cilin e cakton gjykata mund të zgjatet me propozimin e personit të interesuar, po që se për këtë gjë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme. Propozimi mund të paraqitet para skadimit të afa¬tit zgjatja e të cilit kërkohet. Kundër aktvendimit mbi zvarritjen e afatit nuk le¬johet ankimi.
Neni 112
Afatet llogariten sipas ditëve, muajve dhe viteve. Në qoftë se afati është caktuar për ditët, kur është bërë dërgimi apo komunikimi, respektivisht dita në të cilën bie ngjarja nga cila duhet llogaritur kohëzgjatja e afatit, por si fillim merret dita e parë që vlen. Afatet e caktuara në muaj, respektivisht në vite përfundohen me skadimin e asaj dite të muajit të fun¬dit, respektivisht të vitit që sipas numrit të vet i përgjigjet ditës kur ka filluar afati. Në qoftë se nuk ka ditë të tillë në muajin e fundit, afati përfundon ditën e fundit të atij muaji. Në qoftë se dita e fundit të afatit bie në festë shtetërore apo dites diele, ose në ndonjë ditë tjetër kur punon gjykata punon gjykata, afati skadon me kalimin e ditë punës së parë që vjen.

Neni 113
Kur parashtresa është e lidhur me afat, konside¬rohet se është dhënë në afat, po që se para se të ketë skaduar afati, i dorëzohet gjykatës kompetente. Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër të porositur ose në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatë. Në qoftë se e parashtruar është dërguar në rrugë telegrafike, kurse nuk përmban çdo gjë që nevojitet për të vepruar sipas saj, do të konsiderohet se është dhënë në afat në qoftë se parashtresa e rregullt i dër¬gohet më vonë gjykatës apo në qoftë se i dërgohet gjykatës me letër të porositur brenda tri ditësh nga data e dorëzimit të telegramit në postë. Për personat që ndodhen në Armatën Popullore të Jugosllavisë, në shërbim të detyruar ushtarak, dita e dorëzimit të parashtresës njësisë ushtarake, respektivisht institucionit ushtarak apo shtabit, do të konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatë. Dispozita e paragrafit 4 të këtij neni ka të bëjë edhe me personat e tjerë në Armatën Popullore të Ju¬gosllavisë, që ndodhen me shërbim në njësitë ushtara¬ke, respektivisht në institucionet ushtarake ose në shta¬bet, në vendet ku nuk ekziston posta e rregullt. Për personat e privuar nga liria, dita e dorëzimit të parashtresës në drejtorinë e burgut, të institucionit ndëshkimor-korektonjës apo të shtëpisë edukative ko¬rektonjëse konsidrohet si ditë kur i është dorëzuar gjykatës. Në qoftë se parashtresa, që lidhet me afat i është dorëzuar apo dërguar gjykatës kompeten të afatit, ndërsa vjen në gjykatë kompetente pas afatit do të konsiderohet se është paraqitur në kohë, në qoftë se paraqitja e saj gjykatës inkompetente është bëre nga mosdija ose nga gabimi i hapur i paraqitesit. Dispozitat e paragrafeve 1 deri 7 të këtij neni apli¬kohen edhe ndaj afatit, në të cilin, sipas dispozitave të veçanta, duhet të ngritet padia, si dhe ndaj afatit të parazhkrimit të kërkesave ose të ndonjë të drejte tjetër.
Seancat
Neni 114
Seancën e cakton gjykata, kur kjo gjë është para¬shikuar me ligj ose kur e lypin interesat e procedurës. Kundër aktvendimit mbi caktimin e seancës nuk lejohet ankim. Gjykata do ti thërras në kohën e duhur në sean¬cë palët dhe personat e tjerë, praninë e të cilëve e quan të nevojshme bashkë me thirrjen palës do t'i dërgojë parashtresën që ka dhënë shkak për caktimin e seancës, kurse në thirrje do të theksojë vendin, lokalin dhe kohën e mbajtjes së seancës. Në qoftë se bashkë me thirrjen nuk dërgon parashtresën, në thirrjen do të theksojë palët, objektin e kontestit, si dhe veprimln që do të kryhet në seancë. Gjykata do të paralajmërojë në thirrjen për pa¬sojat ligjore të mungesës në seancë.

Neni 115
Seanca, si rregull, mbahet në ndërtesën e gjykatës. Gjykata mund të vendos që seanca të mbahet jashtë ndërtesës së gjykatës në qoftë se konstaton se kjo është e domosdoshme apo se në këtë mënyrë do të kursehej koha, apo shpenzimet e procedurës. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankimi.

Neni 116
Gjykata mund ta shtyjë seancën, kur kjo gjë nevojitet për paraqitjen e provave, apo kur për këtë gjë ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme. Kur shtyn seancën, gjykata do t'ua komunikojë mundësit menjëherë të pranishmëve vendin dhe ko¬hën e seancës tjetër. Kundër aktvendimit mbi shtytjen e seancës nuk lejohet ankimi.
Këthimi në gjendje të mëparshme

Neni 117
Në qoftë se pala e ometon seancën ose afatin për ndërmarrjen e ndonjë veprimi në procedurë dhe për këtë shkak e humbë të drejtën e ndërmarrjes së këtij veprimi, gjykata do t’i lejoj kësaj pale, me propozimin e saj, ta kryejë më vonë këtë veprim (kthimi në gjëndjën e mëparshme) po që se e çmon se ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për ometim. Në qoftë se e lejon kthimin në gjendje të mëparshme, kontestimi kthehet në atë gjendje në të cilën ndodhej, para ometimit dhe prishen të gjitha vendimet që i ka marrrë gjykata për shkak të ometimit.

Neni 118
Propozimi për kthimin në gjendje të mëpashme i paraqitet gjykatës, pranë së cilës është dashur të kryej veprimi i ometuar. Propozimi duhet të paraqitet brenda pesëmbëdhjetë ditësh, duke llogaritur që nga dita kur ka pushuar arsyeja që ka shkaktuar ometimin e në qoftë se pala ka mësuar më vonë për ometim që nga dita kur ka mësuar për këtë gjë. Pasi të kenë kaluar tre muaj nga dita e ometimit, nuk mund të kërkohet kthimi në gjendje të mëparshme. Në qoftë se kthimi në gjendje të mëparshme propozohet për shkak të emetimit të afatit propozuesi ka për detyrë që njëkohësisht me paraqitjen e propozimite të kryej edhe veprimin e ometuar.

Neni 119
Nuk do të lejohet kthimi në gjendje të mëparshme në qoftë se është ometuar afati për paraqitjen e propozimit që të lejohet kthimi në gjendje të mëparshme, apo në qoftë se është ometuar seanca e caktuar me rastin e propozimit për kthimin në gjendje të mëparshme.
Neni 120
Propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme, si rregull nuk ndikon në procesin e kontestimit, përderisa aktvendimi mbi propozimin të mos ketë marrë formën e prerë. Në qoftë se gjykata ka marrë vendim që të ndërpritet procedura, kurse para gjykatës më të lartë është në vazhdim procedura me rastin e ankimit, për këtë vendim do të njoftohet gjykata më e lartë.
Neni 121
Propozimet e paraqitura jo në kohën duhur dhe të palejueshme në gjendjen të mëparshme kryetari i kolegjit do t'i hedhë poshtë me aktvendim. Në bazë të propozimit për kthimin në gjendje të mëparashme, gjykata do të caktojë seancën, përveç në qoftë se faktet në të cilat bazohet propozimi, janë të njohura për të gjithë.




Neni 122
Kundër aktvendimit me të cilin apovohet propozimi për kthimin në gjendje të mëparshme nuk lejohet ankimi, përveç në qoftë se propozimi është aprovuar në kundërshtim me nenin 119 të këtij ligji, apo në qoftë se propozimi nuk është paraqitur në kohën e duhur.
 
Kreu i nëntë
PROCESVERBALET
Neni 123
Procesverbali përpilohet mbi veprimet e ndërmarra ne seancë. Procesverbali përpilohet edhe mbi deklaratat apo komunikimet më të rëndësishme, që bëjnë palët ose pjesëmarrësit e tjerë jashtë seancës. Mbi deklaratat apo komunikimet më pak të rëndësishme nuk do të përpilohet procesverbali, por vetëm do të vihet shëni¬mi zyrtar në shkresë. Procesverbalin e shkruan procesmbajtësi.

Neni 124
Në procesverbal shkruhen emërtimi dhe përbërja e gjykatës, vendi ku ushtrohet veprimi, dita dhe ora kur ushtrohet veprimi, emërtimi i objektit të kontestit dhe emrat e palëve të pranishme ose të personave të tretë dhe të përfaqësuesve e të autorizuesve të tyre ligjorë. Procesverbali duhet të përmbajë të dhëna esen¬ciale mbi përmbajtjen e veprimit të ndërmarrë. Në procesverbal mbi seancën kryesore duhet përfshirë sidomos: nëse seanca ka qenë publike ose është përjashtuar publiku, përmbajtja e deklaratave të palëve, propozimet e tyre, provat që kanë ofruar, provat e paraqitura, duke treguar përmbajtjen e thëniave të dëshmitarëve e të ekspertëve, si dhe veprimet gjykatës që janë marrë në seancë.

Neni 125
Procesverbali duhet të mbahet rregullisht, në të nuk guxohet të fshihet asgjë, të shtohet ose të ndryshohet. Vendet ku është vën viza duhet të jenë të lexueshme.




Neni 126
Procesverbali përpilohet duke i treguar kryetari i kolegjit procesmbajtësit me zë se çka do të shkruaj në procesverbal. Palët kanë të drejtë ta lexojnë procesverbalin ose të kërkoinë që t'u lexohet si dhe të paraqesin kundërshtimet e veta në përmbajtjen e procesverbalit. Këtë të drejtë kanë edhe personat tjerë deklarta e të cilëve është përfshirë në procesverbal por vetëm në pikëpamje të asaj pjese të procesverbalit që përmban deklaratën e tyre. Ndreqjet ose shtesat në pikëpamje të përmbajtjes së procesverbalit që duhen bërë me rast e kundërshtimit të palëve apo të personave të të ose kryesisht, do të shkruhen në fund të procesverbalit. Me kërkesën kërkesën e këtyre personave do të shkruhen edhe kundërshtimet që nuk janë aprovuar.
Neni 127
Procesverbalin e nënshkruajnë kryetari i kolegjit, procesmbajtësi palët respektivisht përfaqësuesit ose autorizuesit e tyre ligjorë si dhe interpreti. Dëshmitari e eksperti e nenshkruajnë thënien e vet në procesverbal, kur dëgjimi i tyre bëhet para gjyqtarit të lutur ose kryetarit të kolegjit. Personi analfabet ose personi që nuk mund të nënshkruhet do të vejë në procesverbal shënjen e gishtit tregues, kurse procesmbajtësi do të vëjë nën shenjen emrin dhe mbiemrin e tij. Në qoftë se ndonjë nga palët, përfaqësuesi ose autorizuesi i saj ligjor, dëshmitari apo eksporti shënohet në procesverbal dhe do të tregohet arsyeja që është paraqitur.

Neni 128
Rreth këshillimit dhe votimit përpilohet proces¬verbal i veçantë. Në qoftë se pranë gjykatës më të lartë në procedurë në bazë të mjetit juridik ëshfë marrë vendimi njëzëri, nuk do të përpilohet procesverbali por në origjinalin e vendimit do të vihet shënimi i mbi këshillimin dhe votimin. Procesverbal mbi këshillimin dhe votimin përmban procesin e votimit dhe vendimin që është marrë. Mendimet e veçuara shoqërojnë procesverbalin mbi këshillimin dhe votimin, në qoftë se nuk janë përfshirë në procesverbal. Procesverbalin, respektivisht shënimin mbi voti¬min e nënshkuajnë të gjithë anëtarët e kolegjit dhe procesmbajtësi. Procesverbali mbi këshillimin dhe votimin do të mbyllet në një kopërtinë të veçantë. Ky procesverbal mund të shikohet vetëm nga gjykata më e lartë kur vendos mbi mjetin juridik, e në këtë rast procesverbali do të mbyllet përsëri në një kopertinë të veçantë dhe mbi kopertinën do të shënohet se procesverbali është shikuar.
 
Kreu i dhjetë
MARRJA E VENDIMIT
Neni 129
Gjykata merr vendime në formë aktgjykimi ose aktvendimi. Mbi kërkesë-padinë gjykata vendos me aktgjykim, kurse në procedurën për shkak te pengimit të posedimit me aktvendim. Në rastet kur nuk vendos me aktgjykim gjykata vendos me aktvendim. Në procedurën e lëshimit të urdhëresës aktvendimi me të cilin aprovohet kërkesë-padia nxirret në formë të urdhërpagesës. Vendimi mbi shpenzimet në aktgjykim konsidero¬het si aktvendim.

Neni 130
Vendimet e kolegjit aprovohen pas këshillimit, me votim. Në lokalin ku bëhet këshillimi dhe votimi mund të jenë të pranishëm vetëm anëtarët e kolegjit dhe procesmbajtësi. Kur duhet të merret vendimi mbi çështjet e thje¬shta, kolegji mund të marrë vendim edhe në vetë seancën.

Neni 131
Kryetari i kolegjit drejton këshillimin dhe votimin dhe voton i fundit. Ai kujdeset që të gjitha çështjet të shqyrohen në mënyrë të gjithanshme e të plotë. Për çdo vendim të kolegjit nevojitet shumica e votave. Anëtarët e kolegjit nuk mund të refuzojnë në të votohen rreth çeshtjeve që i shtron kryetari i kolegjit. Anëtari i kolegjit, i cili gjatë votimit mbi ndonjë çë¬shtje të mëparshme ka mbetur në pakicë, nuk mund të abstenojë nga votimi mbi çështjen për të cilën do të vendoset më vonë. Në qoftë se në pikëpamje të çështjeve të veçanta për të cilat vendoset ndahen votat në disa mendime të ndryshme, kështu që asnjë prej tyre nuk fiton shumicën, çështjet do të shkëputen dhe votimi do të përsëritet gjithnjë gjersa të mos realizohet shumica. Në qoftë se në pikëpamje të shumës apo të sasisë së parave votat ndahen në më tepër se dy mendime, do të rishqyrtohen arsyet për çdo mendim, e në qoftë se edhe pas kësaj nuk mund të realizohet shumica, votat që janë dhënë për shumën ose sasinë më të madhe të parave do t'u shtohen votave që janë dhënë për atë që i afrohet shumës apo sasisë më të vogël, gjersa të mos realizohet shumica.
Neni 132
Para vendosjes mbi çështjen kryesore gjykata ven¬dos nëse nevojitet që procedura të plotësohet, si dhe mbi çështjet e tjera paraprake. Në qoftë se gjatë vendosjes mbi çështjen kryesore duhet të vendoset për disa kërkesa, për secilën prej tyre do të votohet veç e veç.
 
Kreu i njëmbëdhjetë
DERGIMI I LETRAVE DHE SHQYRTIMI I SHKRESAVE
Mënyra e dërgimit
Neni 133
Letrat dërgohen, si rregull me anë të postës kurse mund të dërgohen me anë të punëtorit të caktuar në gjykatë, me anë të organit kompetent të komunës ose direkt në gjykatë.
Neni 134
Dërgimi organeve shtetërore, organizatave të punës së bashkuar dhe personave të tjerë shoqërorë apo civilë juridikë bëhet duke ia dhënë letrën personit të autorizuar për marrjen e letrave ose punëtorit që gjendet në zyre, respektivisht në lokalin e punës. Kur letra duhet t'i dërgohet avokatit shoqëror të vetëqeverisjes, prokurorisë publike ose avokatisë pub¬like, dërgimi bëhet duke ia dorëzuar letrën sekretarisë së tij. Si ditë e dërgimit konsiderohet dita kur letra t'i jetë dorëzuar sekretarisë. Dërgimi sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni bëhet edhe kur palët e theksuara në atë paragraf kanë caktuar si autorizues të vet personin që është punëtor i tyre.
Neni 135
Personave ushtarakë, punëtorëve të milicisë dhe punëtorëve të komunikacionit tokësor, lumor, detar dhe ajror dorëzimi i thirrjes mund të bëhet edhe me anë të komandës, respektivisht të eprorit të tyre direkt, e sipas nevoje në këtë mënyrë mund t'u dërgohen edhe letrat e tjera.
Neni 136
Kur dërgimi duhet t'u bëhet personave ose insti¬tucioneve në botën e jashtme apo të huajve që gëzojnë të drejtën e imunitetit, dërgimi do të bëhet në rrugë diplomatike, në qoftë se në traktatin ndërkombëtar, apo në këtë ligj (neni 146) nuk është caktuar diçka tjetër. Në qoftë se dërgimi i letrave duhet t'u bëhet shtetasve të RSFJ në botën e jashtme, dërgimi mund të bëhet me anë të përfaqësuesit kompetent konsultor apo diplotmatik të RSFJ që ushtron punët konsullore në shtetin e huaj respektivisht dërgImi i tillë është i plotëfuqishëm vetëm në qoftë se personi që i dërgohet letra pranon ta marrë.

Neni 137
Personave të privuar nga liria dërgimi bëhet me anë të drejtorisë së burgut, të institucionit ndëshkimorkorektonjës apo të shtëpisë edukative-korekto¬njëse.

Neni 138
Kur pala ka përfaqësuesin, respektivisht autorizuesin e vet ligjor dërgimi i bëhet përfaqësuesit, respektivisht autorizuesit ligjor, në qoftë se me këtë ligj nuk është caktuar dishka tjetër. Në qoftë se pala ka disa përfaqësues, respektivisi autorizues ligjor, mjafton që dërgimi t'i bëhet njërit prej tyre.

Neni 139
Dërgimi avokatit si autorizues mund t'i bëhet e ditur duke ia dhënë letrat nënpunësit të inkuadriar në zyrën e tij të avokatisë.

Neni 140
Dërgmi bëhet në ditëpune gjatë ditës në bank, ose ne vendin e punës e personit të cilit duhet ti bëhet dërgimi, ose në gjykatë, kur ky përson gjendet atje. Dërgimi mund të bëhet edhe në ndonjë kohë tjetër dhe në ndonjë vend tjetër, me pëlqimin e personit të cilit i bëhet dërgimi ose në bazë të vendimit të veçantë gjykatës, të cilin letërdorëzuesi, me kërkesën marrë, duhet ta tregojë.
Neni 141
Në qoftë se personit të cilłt duhet t'i bëhet dërgimi i letrës nuk gjendet në banesën e vet, dërgim bëhet duke ia dhënë letrën ndonjë anëtari të rritur të familjes së tij, i cili ka pنr detyrë ta marrë letrën në dorëzim. Në qoftë se këta nuk gjenden në banes letra do t'i jepet kujdestarit të shtëpisë, ose fqinj në qoftë se këta e pranojnë këtë. Po që se dërgimi bëhet në vendin e punës personit të cilit duhet t'i jepet letra, kurse ky person nuk gjendet aty, letra mund t'i jepet personit , punon në të njejtin vend, në qoftë se ai e pranon ta marrë letrën.
Neni 142
Padia, urdhërpagesa, mjeti i jashtëzakonshëm jurdik, aktgjykimi dhe aktvendimi, kundër të cilëve lejohet aktim i veçantë, do t'i jepen personalisht apo respektivisht përfaqësuesit, apo autorizuesit të tij ligjor. Letrat e tjera do të jepen personalisht, kur kjo gjë në këtë ligj është caktuar shprehimisht, apo kur gjykata e quan se për shkak të dokumenteve të bashkangjitura në origjinal ose për ndonjë shkak tjetër nevojitet një vigjilencë më e madhe. Në qoftë se personi të cilit duhet t'i dërgohet letra personalisht nuk gjendet atje ku duhet të bëhet dorëzimi, letërdorëzuesi do të njoftohet se kur dhe në cilin vend do të mund ta gjejë këtë person dhe do t'ia lë pranë ndonjë personi të theksuar në nenin 141 paragrafet 1 dhe 2 të këtij ligji njoftimin me shkrim që për marrjen e letrës të jetë në ditën dhe në orën e caktuar në banesën e vet, respektivisht në vend e vet të punës. Po që se edhe pas kësaj letërdorëzur nuk e gjen personin të cilit duhet t'i dorëzohet letra, do të veprojë sipas dispozitave të nenit 141 të këtij ligji, e në këtë mënyrë konsiderohet se dorëzimi është bërë.
Neni 143
Në qofte se vërtetohet se personit të cIlit duhët t'i bëhet dorëzimi mungon dhe se personat e theksuar në nenin 141 paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni nuk mund t'ia dorëzojnë letrën me kohë, letra do t'i kthet gjykatës, duke theksuar se ku gjendet personi mungon.
Refuzimi i marrjes
Neni 144
Kur personat të cilit i është drejtuar letra, respektivisht anëtari i rritur i familjes së tij, respektivisht personi i autorizuar ose personi i autorizuar ose punëtori i organit shtetëror, i organizatës së punës së bashkuar apo i organizatës ose bashkësisë tjeter vetëqeverisëse, si dhe i përsonit civil juridik, pa ndonjë shkak refuzon ta marrë dorezim letrën, letërdorëzuesi do t’ia lejoj në banesë ose në lokalet ku personi respektiv punon apo do t’ia ngjes letrën në derën e banesës apo të lokalit.
Ndërrimi i banesës
Neni145
Kur pala ose përfaqësuesi i saj ligjor deri në dërgimin e vendimit të shkallës së dytë, me të cilin përfundohet procedura, e ndërrojne vendbanimin ose adresën e tyre, kanë për detyrë që për këte gjë ta njoftojnë menjëherë gjykatën. Në qoftë se ata nuk e bëjnë këtë, kurse letërdorëzuesi nuk mund të mësojë se në cilin vend respektvisht në cilën banesë janë shprëngulur, gjykata do të caktojë që të gjitha letrat e tjera në kontestim për këtë palë të bëhen duke i ngjitur letrat në tabelën e shpalljeve të gjykatës. Dorëzimi duhet kryer pasi të kenë kaluar tetë ditë nga data kur letra të jetë ngjitur në tabelën e shpalljeve të gjykatës. Kur përfaqësuesi, respektivisht autorizuesi për marrjen e letrave deri në dorëzimin e vendimit të shkallës së dytë me të cilin përfundohet procedura, e ndërron vendbanimin ose banesën e vet ndërsa për këtë gjë nuk e njofton gjykatën, dorëzimi do të bëhet sikur përfaqësuesi të mos jetë caktuar.

Autorizuesi për marrjen e letrave
Neni 146
Palën ose përfaqësuesit e saj ligjor që ndodhet në botën e jashtme, ndërsa nuk kanë autorizues në RSFJ, gjykata do ta ftojë që brenda afatit të caktuar të caktojnë autorizuesin për marrjen e letrave në RSFJ. Në qoftë se pala ose përfaqësuesi i saj ligjor nuk e caktojnë autorizuesin e tillë, gjykata do t'ia caktojë palës, me shpenzimet e saj, përfaqësuesin e përkohshëm të autorizuar për marrjen e letrave dhe për këte gjë do ta njoftojë palën, respektivisht përfaqësuesin e saj ligjor.


Neni 147
Në qoftë se disa persona padisin bashkarisht, kurse nuk kanë përfaqësuesin, respektivisht autorizuesin e përbashkët të tyre ligjor, gjykata mund t'i ftojë që brenda afatit të caktuar të emërojnë autorizuesin e përbashkët e tyre ligjor, gjykata mund t’i ftojë që brenda afatit të caktuar të emërojnë autorizuesin e përbashkët për marrjen e letrave. Njekohësisht, gjykata do ti njoftojë paditesit se cilin ata do ta konsiderojnë autorizues të përbashkët për marrjen e letrave, po që se këta vetë nuk e emërojnë autorizuesin a tillë. Vërtetimi i adresës
Neni 148
Në qoftë se pala vetë është në pamundësi ta mësojë adresën e personit të cilit duhet t'i dërgohet letra, gjykata do të përpiqet që prej organit kompetent të administratës ose në ndonjë mënyre tjetër, të marrë të dhëna të nevojshme.

Fletëdorëzimi
Neni 149
Vërtetimin mbi dorëzimin e bërë (fletëdorëzimin) e nënshkruajnë marrësi dhe dorëzuesi. Marrësi do ta shkruarjë vetë me shkronja në fletëdorëzim datën e marrjes. Në qoftë se marrësi është analfabet apo nuk është në gjendje të nënshkruhet, letërdorëzuesi do të shkru¬ajë emrin dhe mbiemrin e tij, e me shkronja ditën e marrjes dhe do të vëjë shënim pse marrësi nuk e ka vënë nënshkrimin e vet. Në qoftë se marrësi refuzon ta nënshkruajë fletëdorëzimin, letërdorëzuesi do ta shënojë këtë në fletëdorëzimin dhe do ta shkruajë me shkronja dita e dorëzimit dhe konsiderohet se me këtë gjë, dorëzimi është kryer. Në qoftë se dorëzimi është kryer sipas dispozitës se nenit 142 paragrafi 2 të këtij ligji në fletëdorëzim, përpos vërtetimit mbi marrjen e letrës, do të shënohet se më parë është dhënë njoftimi me shkrim. Kur sipas dispozitave të këtij ligji letra i është dorëzuar personit tjetër dhe jo atij të cilit është dashur që t'i dorëzohet letra, në fletëdorëzim letërdorëzuesi do të shënojë raportin e këtyre dy personave. Në qoftë se në fletëdorëzim është shënuar në më¬nyrë të pasaktë data e dorëzimit, do të konsiderohet se dorëzimi është bërë, atë ditë kur është dorëzuar letra. Në qoftë se fletëdorëzimi ka humbur, dorëzimi mund të provohet edhe në ndonjë mënyrë tjetër.
Shqyrtimi dhe kopjimi i shkresave
Neni 150
Palët kanë të drejtë t'i shqyrtojnë dhe t'i kopjojnë shkresat e kontestimit ku marrin pjesë. Personave të tjerë që kanë interes të arsyeshëm mund t'u lejohet shqyrtimi dhe kopjimi i shkresave të veçanta. Kur procedura është në vazhdim, lejen e jep kryetari i kolegjit, kurse kur procedura ka marrë fund, kryetari i gjykatës respektivisht punëtori në gjykatë të cilin e cakton ai.
 
Kreu i dymbëdhjetë
SHPENZIMET E PROCEDURES
Shpenzimet e kontestimit
Neni 151
Shpenzimet e kontestimit i përbëjnë harxhimet e bëra gjate ose me rastin e procedurës.
Shpenzimet e kontestimit përfshijnë edhe shpërblimin për punën e avokatit dhe e personave të tjerë të cilëve ligji u jep të drejtën e shpërblimit.

Neni 152
Secila palë i përballon më parë vetë shpenzimet që i ka shkaktuar nga veprimet e veta.
Neni 153

Kur pala propozon paraqitjen e provave, ka për detyrë që sipas urdhërit të gjykatës të paradeponojë shumën e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve që do të krijohen me rastin e paraqitjes së provave. Kur paraqitjen e provave e propozojnë të dy palët, apo kur caktohet prej gjykatës kryesisht, gjykata do të caktojë që shuma e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve t'i deponojnë të dy palët në pjesë të barabarta. Në qoftë se gjykata ka caktuar paraqitjen e provave kryesisht, mund të caktojë që shumën ta deponojë vetëm njëra palë. Gjykata do të heqë dorë nga paraqitja e provave në qoftë se shuma e nevojshme për mbulumin e shpenzimeve nuk deponohet në afatin të cilin e cakton gjykata. Përjashtimisht nga dispozita e paragrafit të këtij neni, në qoftë se gjykata cakton kryesisht paraqitjen e provave për vërtetimin e fakteve lidhur me apli-kimin e nenit 3 paragrafi 3 të këtij ligji, kurse palët nuk e deponojnë shumën e caktuar, shpenzimet për paraqitjen e provave do të paguhen nga mjetet e gjykatës.

Neni 154
Pala e cila e humb kontestimin tërësisht ka për detyrë që palës kundërshtare dhe ndërhyrësit të saj t’i kompensojë shpenzimet. Në qoftë se pala pjesërisht ka sukses në konte¬stim, gjykata mundet, duke marrë parasysh suksesin e arritur, të caktojë që secila palë ti përballojë shpenzimet e veta apo që njëra palë tia kompensoj tjetrës ndërhyrësit pjesën proporcionale të shpenzimeve. Gjykata mund të vendos që njëra palë t'i kompensojë të gjitha shpenzimet që kanë pasur pala kundërshtare dhe ndërhyrësi i saj, në qoftë se pala kundërshtare nuk ka pasur sukses vetëm në pjesën pro¬porcionalisht të parëndësishme të kërkesës së vet, kurse për shkak të kësaj pjese nuk kanë lindur shpenzime të veçanta. Sipas rezultatit, do të vendos nëse shpenzimet nga neni 153 paragrafi 4 të këtij ligji do t'i përballojë njëra apo të dy palët, ose këto shpenzime do të ngarkojnë mjetet e gjykatës¬

Neni 155
Kur vendos se cilat shpenzime do t'ia kompensojë palës, gjykata do të marrë parasysh vetëm ato shpenzime që kanë qënë të nevojshme për zhvillimin e kontestimit. Se cilat shpenzime kanë qënë të nevojshme, si mbi shumën e shpenzimeve, vendos gjykata duke çmuar me kujdes të gjitha rrethanat. Në qoftë se është parashikuar tarifa për shpërblimin e avokatëve, ose për shpenzimet e tjera, këto shpenzime do të maten sipas kësaj tarife.
Neni 156
Pala ka për detyrë që, pavarësisht nga rezultati i kontestimit, t'i kompensoje palës kundërshtare shpenzimet që ia ka shkaktuar me faj të vet ose nga rasti që i ka ndodhur asaj. Gjykata mund të vendos që përfaqësuesi ose autorizuesi ligjor i palës t'i kompensojë palës kundërshtare shpenzimet që i ka shkaktuar me faj të vet.
Neni 157
Në qoftë se paditësi nuk ka dhënë shkas për padi dhe në qoftë se në përgjigj të padisë, respektivisht në seancën pregatitore, e në qoftë se nuk mbahet seanca pregatitore atëherë në seancën kryesore, para se ka hyrë në shqyrtimin e çështjes kryesore, e ka pohuar kërkesë-padinë, paditësi do t'ia kompensojë të paditurit shpenzimet e kontestimit.
Neni 158
Paditësi që e tërheq padinë a nër detyrë në palës kundërshtare t la kompensojë shpenzimet e kontestimit, përrveç ne qoftë se tërheqja e padisë është bërë menjeherë pas përmushjes së kërkesës nga ana e të paditurit. Pala që heq dorë nga mjeti jurldik ka për detyrë që pales kundërshtare tia kompensojë shpenzimet e krijuara me rastin e mjetit juridik.
Neni 159
Secila palë i përballon shpenzimet e veta në qoftë se kontestimi ka përfunduar me pajtim gjyqësor, kurse në pajtim nuk është kontraktuar ndryshe. Shpenzimet e pajtimit që është tentuar (neni 324), por që nuk ka pasur sukses hyjnë në shpenzimet e kontestimit.
Neni 160
Në qoftë se në kontestimin veçues aprovohet kër¬kesë-padia për veçimin e sendeve, kurse gjykata vër¬teton se i padituri si kreditor në procesin ekzekutiv ka pasur shkaqe të arsyeshme për të konsideruar se nuk ekzistojnë të drejtat e përsonave të tretë mbi këto sende, do të caktojë që secila palë ti përbalłoj shpenzimet e veta.

Neni 161
Bashkëndërgjyqësat i përballojnë shpenzimet në pjesë të barabarta. Në qoftë se ekziston dallimi i rëndësishëm në pikëpamje të kontributit të tyre në objektin e kontestit, gjykata do të caktojë, sipas përpjestimit të këtij kontributi sa do të jetë pjesa e shpenzimeve të cilën do ta kompensojë secili prej bashkëndërgjyqësave. Bashëndërgjyqësat që janë përgjegjës solidarisht në çështen kryesore, përgjigjen solidarisht edhe për shpenzimet e që ia ka caktuar gjyqi palës kundërshtare. Për shpenzimet e shkaktuara nga veprimet e ve¬çanta kontestimore të bashkëndërgjyqësve të veçantë bashkëndërgjyqësat e tjerë nuk përgjigjen.

Neni 162
Kur avokati shoqëror i vetëqeverisjes, respekti¬visht prokurori publik merr pjesë në procedurë si palë, ai ka të drejtë kompensimi të shpenzimeve sipas dispozitave të këtij ligji, por jo edhe të drejtë shpër¬blimi. Shpenzimet të cilat sipas dispozitave të këtij ligji është dashur t'i përballojë avokati shoqëror i vetëqeverisese , respektivisht prokurori publik do të pagu¬hen prej mjeteve të gjykatës. Secila palë i përballon shpenzimet e veta që janë krijuar nga pjesëmarrja e avokatit shoqëror të vetë¬qeverisjes, respektivisht të prokurorit publik në pro¬cedurë (nenet 204 dhe 205). Shpenzimet të cilat avokati shoqëror i vetëqeve¬risjes, respektivisht prokurori publik ka pasur me ra¬stin e pjesëmarrjes së vet në procedurë (nenet 204 dhe 205) ngarkojnë mjetet e avokatit shoqëror të vetë¬qeverisjes, respektivisht të prokurorisë publike.
Neni 163
Dispozitat mbi shpenzimet aplikohen edhe ndaj palëve që i përfaqëson avokatia publike. Në këtë rast shpenzimet e procedurës përfshijnë edhe shumën që do ti njiheshin palës për efekt shpërblimi avokatit.

Neni 164
Mbi kompensimin e shpenzimeve vendos gjykata me kërkesë të caktuar të palës, pa shqyrtim. Pala ka për detyrë që në kërkesë të theksojë shpenzimet për të cilat kërkon kompensim. Kërkesa për kompensimin e shpenzimeve duhet të paraqitet nga pala jo me vonë se deri në mbarim të shqyrtimit që vjen para vendosjes mbi shpenzimet, e në qoftë se është fjala për marrjen e vendimit pa shqyrtim paraprak, pala ka për detyrë që kërkesën për kompensimin e shpenzimeve ta bëjë në propozimin rreth të cilit gjykata duhët të vendos. Mbi kërkesën për kompensimin e shpenzimeve gjykata do të vendos në aktgjykim ose në aktvendim, me të cilin përfundohet procedura para kësaj gjykate. Në rast të shpalljes verbale të aktgjykimit apo të aktvendimit, me të cilin urdhërohet kompensimi i shpenzimeve, gjykata mund të vendos që shuma e shpenzimeve të caktohet në aktgjykimin e dhrtuar me shkrim, respektivisht në aktvendim, në qoftë se aktvendimi u duhet dërguar palëve. Gjatë procedurës gjykata do të vendos me aktvendim të veçantë mbi kompensimin e shpenzimeve vetëm kur e drejta e kompensimit të shpenzimeve nuk varet nga vendimi mbi çështjen kryesore. Në rastin nga neni 158 i këtij ligji, në qoftë se terheqja e padisë ose heqja dorë nga mjeti juridik nuk është bërë në shqyrtim, kërkesa për kompensimin e shpenzimeve mund të paraqitet brenda 15 ditësh pas marrjes së njoftimit mbi heqjen dorë.

Neni 165
Në aktgjykimm e pjesshëm apo në ndëraktgjykimin gjykata mund të caktojë që vendimi mbi shpenzimet të lihet për aktgjykim të mëvonshëm.

Neni 166
Kur gjykata e hedh poshtë ose e refuzon mjetin juridik, do të vendos edhe mbi shpenzimet e krijuara në procedurë me rastin e këtij mjeti juridik. Kur gjykata e ndryshon vendimin kundër të cilit është paraqitur mjeti juridik ose e prsih këtë vendim dhe e hedhë poshtë padinë, do të vendos mbi shpenzimet e krejt procedurës.
Kur prishet vendimi kundër të cilit është para¬qitur mjeti juridik dhe objekti kthehet për rigjykim, do të lihet që rreth shpenzimeve të procedurës me rastin e mjetit juridik të vendoset në vendimin definitiv. Gjykata mund të veprojë sipas dispozitës së paragrafit 3 të këtij neni edhe kur vendimin kundër të cilit është paraqitur mjeti juridik e prish vetëm pjesërisht.
 
Neni 167
Vendimi mbi shpenzimet, përmbajtur në aktgjykim, mund të kundërshtohet vetëm me ankim kundër aktvendimit, po që se njëkohësisht nuk kundërshtohet edhe vendimi mbi çështjen kryesore. Në qoftë se njëra palë e kundërshton aktgjykimin vetëm në pikëpamje të shpenzimeve, kurse tjetra në pikëpamje të çështjes kryesore, gjykata më e lartë do të vendos me një vendim mbi të dy mjete juridike.


Shpenzimet në procedurë për sigurimin e provave
Neni 168
Shpenzimet e procedurës për sigurimin e provave përballon pala që ka paraqitur propozimin për sigu¬rimin e provave. Ajo ka për detyrë që t'i kompensojë edhe shpenzimet palës kundërshtare, respektivisht përfaqësuesit të caktuar të përkohshëm. Këto shpenzime pala mund t'i realizojë më vonë si pjesë e shpenzimeve të kontestimit, sipas suksesit në kontestim.

Sigurimi i shpenzimeve të kontestimit
Neni 169
Kur shtetasi i huaj ose personi pa shtetasi bën padi në RSFJ, ka për detyrë që paditësit, me kërkesën e tij t’i sigurojë shpenzimet e kontestimit. I padituri ka për detyrë që këtë kërkesë ta paraqesë më së voni në seancën pregatitore, në qoftë se ajo nuk është mbajtur, atëherë në seancën e parë për seancën kryesore, para se të hyjë në shqyrtim rreth çështjes kryesore, respektivisht posa të ketë mësuar se ekzistojnë prezumime për kërkesën e sigurimit. Sigurimi jepet në para të gatshme, por gjykata mund të akordojë dhënien e sigurimit e në formë tjetër.
Neni 170
I padituri nuk ka të drejtë në sigurimin e shpen¬zimeve të kontestimit:
1) në qoftë se në shtetin, të cilit i përket paditësi shtetasi i RSFJ nuk ekziston obligimi që të jepet sigurimi;
2) në qoftë se paditësi gëzon në RSFJ të drejtën e azilit
3) në qoftë se kërkesë-padia ka të bëjë me kërkesën e paditësit nga marëdhenia e tij e punës në RSFJ;
4) në qoftë se zhvillohet kontestimi mbi qenien ose mbi mosqënien e martesës, mbi anulimin e martesës ose mbi zgjidhjen e martesës apo kontesti mbi vërtetimin ose mbi kontestimin e atësisë, respektivisht të amësisë;
5) në qoftë se është fjala për padinë kambiale apo të çekut, për kundërpadinë ose për dhënien e urdhërpagesës.
Në rast dyshimi nëse shtetasit e RSFJ janë të obliguar ose jo që të japin sigurim në shtetin të cilit i përket paditësi, spjegimin e jep organi federativ i administratës me kompetencë për punët e judikaturës.

Neni 171
Në aktvendim me të cilin aprovohet kërkesa për sigurimin e shpenzimeve të kontestimit, gjykata do të caktojë shumën e sigurimit dhe afatin në të cilin duhet të jepet sigurimi, kurse do ta paralajmërojë paditësin për pasojat që parashikon ligji, në qoftë se nuk provohet se është dhënë sigurimi në afatin e caktuar. Në qoftë se paditësi në afatin e caktuar nuk provon se e ka dhënë sigurimin për shpenzimet e procedurës, do të konsiderohet se padia është tërhequr, respektivisht se paditësi ka hequr dorë nga mjeti juridik në qoftë se kërkesa për sigurimin është paraqitur vetëm më procedurën me rastin e mjetit juridik. I padituri, i cili e ka paraqitur në kohën e duhur kërkesën që paditësi t'i sigurojë shpenzimet, nuk e ka për detyrë ta vazhdojë procedurën në çështjen krye¬sore gjithnjë gjersa të mos vendoset në formë të prerë mbi kërkesën e tij, e në qoftë se kërkesa apro¬vohet, gjersa paditësi të mos e deponojë sigurimin. Mirëpo, në qoftë se gjykata e refuzon kërkesën për sigurimin, mund të vendos që procedura të vazhdojë edhe para se aktvendimi mbi rezfuzimin të ketë marrë formën e prerë.

Lirimi nga pagimi i shpenzimeve të procedurës
Neni 172
Gjykata do ta lirojë nga pagimi i shpenzimeve të prosedurës palën e cila, sipas gjendjes se vet të përgjithshme pasurore, është në pamundësi t’i përballojë ato shpenzime pa dëmtuar ushqimin e vet të domosdoshëm dhe ushqimin e familjes së vet. Lirimi nga pagimi i shpenzimeve të procedurës përfshin lirimin nga pagimi i taksave dhe lirimin nga deponimi paradhëies për shpenzimet e dëshmitarëve të ekspertëve të këqyrjes në vend e të shpalljeve të gjykatës. Gykata mund ta lirojë palën vetëm nga pagimi i taksave në qoftë se me pagimin e taksave do të paksoheshin në mënyre të rendësishme mjetet prej të cilave ushqehen pala dhe anëtarët e familjes se saj. Kur e merr vendimin mbi lirimin nga pagimi i shpenzimeve të procedurës gjykata do t'i çmojë me kujdes të gjitha rrethanat e sidomos do të marrë parasysh vlerën e objektit të kontestit, numrin e per¬sonave që i ka në ngarkim pala dhe të ardhurat që kanë pala dhe anëtarët e familjes së saj.



Neni 173
Vendimi mbi lirimin nga pagimi i shpenzimeve të procedurës merret nga gjykata e shkaIIës së parë me propozimin e palës. Pala ka për detyrë që bashkë me propozimin të paraqes certifikatën e organit kompetent të administratës mbi gjendjen pasurore. Në certifikatën mbi gjendjen pasurore duhet të theksohet shuma e tatimit që paguhet nga ekonomia shtëpiake dhe nga anëtarët e veçantë të ekonomisë shtëpiake, si dhe burimet e të ardhurave të tyre e në përgjithësi gjendja pasurore e palës të cilës i jepet çërlifikata. Dispozitat më të hollësishme mbi gjendjen pasu¬rore i miraton organi i caktuar me dispozitë repub¬likanë, respektivisht krahinore.
Kur kjo është e nevojshme edhe vetë gjykata mund të marrë kryesisht të dhëna të nevojshme dhe njoftime mbi gjendjen pasurore të palës, e cila kërkon lirimin, e për këtë gjë mund të dëgjojë edhe palën kundërshtare. Kundër aktvendimit të gjykatës, me të cilin apro¬vohet propozimi i palës nuk lejohet ankimi.

Neni 174
Kur pala është liruar krejtësisht nga pagimi i shpenzimeve të procedures (neni 172 paragrafi 2), gjykata e shkallës së parë me kërkesen e saj, do të caktoje që ta përfaqësoje autorizuesi po që se kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave të palës. Pala të cilës i është caktuar autorizuesi shkar¬kohet nga pagimi i shpenzimeve faktike e të shpërbli¬mit autorizuesit të caktuar. Si autorizues caktohet avokati, por në qoftë se në selinë e gjykatës nuk ka avokatë të mjaftueshëm, si autorizues mund të caktohet edhe personi tjetër me përgatitje juridike, i aftë për të dhënë ndihmë të nevojshme juridike. Autorizuesin nga radha e avokatëve e cakton kryetari i gjykatës, në qoftë se gjykata më e ultë e shkallës së parë ndodhet në selinë e gjykatës më të lartë të shkallës së parë, autorizuesin e cakton kryetari i gjykatës më të lartë të shkalleë se parë. Autorizuesi i caktuar mund të kërkojë për shkaqe të arsyeshme që të shkarkohet. Për këtë gjë vendos jashtë seancës kryesore kryetari i kolegjit, kurse në seancë vendos kolegji. Kundër vendimit të gjykatës, me të cilin shkarkohet autorizuesi, nuk lejohet ankimi. Kundër aktvendimit të gjykatës, me të cilin apro¬vohet kërkesa e palës mbi caktimin e autorizuesit, nuk lejohet ankimi.



Neni 175
Kur pala është liruar krejtësisht nga pengimi i shpenzimeve të procedurës ( neni 172 paragrafi 1 ), nga mjetet e gjykatës nga mjetet e gjykatës do të paguhet paradhënia për shpenzimet e dëshmitarëve, të ekspertëve, të kqyrjes në vend të botimit të shpalljes së gjykatës, si dhe shpenzimet faktike të autorizuesit të caktuar.
Neni 176
Aktvendimi mbi lirimin nga pagimi i shpenzimeve dhe mbi caktimin e autorizuesit gjykata e shkallës së parë mund ta prish gjatë procedurës, në qoftë se vërteton se pala është në gjendje t'i përballojë shpen¬zimet e procedurës. Me këtë rast gjykata do të vendos nëse pala do t'i kompensojë krejtësisht apo pjeserisht edhe ato shpenzimet dhe taksa nga të cilat është liruar më parë, si dhe shpenzimet faktike dhe shpër¬blimin për autorizuesin e caktuar. Në radhë të parë duhen kompensuar shpenzimet e paguara nga mjetet e gjykatës.

Neni 177
Taksat dhe shpenzimet e paguara nga mjetet e gjykatës, si dhe shpenzimet faktike dhe shpërblimi për autorizuesin e caktuar, përbëjnë një pjesë të shpenzimeve të kontestimit. Mbi kompensimin e këtyre shpenzimeve nga ana kundërshtare, që është liruar nga pagimi i shpenzimeve të procedurës, gjykata do të vendos sipas dispozitave mbi kompensimin e shpenzimeve. Taksat dhe shpenzimet e paguara nga mjetet e gjykatës arkëtohen kryesisht nga gjykata e shkallës së parë prej palës që e ka për detyrë t'i kompensojë. Në qoftë se kundërshtari i palës që është liruar nga pagimi i shpenzimeve të procedurës është dënuar që t'i kompensojë shpenzimet e kontestimit, kurse vërtetohet se ai nuk është në gjendje t'i paguajë këto shpenzime, gjykata mund të caktojë më vonë që shpenzimet nga paragrafi 1 i këtij neni t'i paguajë tërësisht apo pjesërisht pala që është liruar nga pagimi i shpenzimeve të procedurës prej asaj që i është cak¬tuar nga gjykata. Në këtë mënyrë nuk preket në të drejtën e kësaj pale që për atë të cilën e ka paguar të kërkojë kompensim nga kundërshtari.

Neni 178
Shtetasi i huaj do të lirohet nga pagimi i shpen¬zimeve të procedurës vetëm me konditë reciprociteti. Në rast dyshimi për ekzistimin e reciprocitetit, spjegimin e jep organi federativ i administratës me kompetencë për punët e judikaturës.
 
Kreu i trembëdhjetë
NDIHMA JURIDIKE
Neni 179
Gjykatat kanë për detyrë ti japin njëra tjetrës ndihmë jurirdike në procedurën kontestimore. Në qoftë se gjykata e lutur nuk është kompetente ta kryejë veprimin për të cilin është lutur, do t'ia cedojë lutjen gjykatës kompetente, respektivisht orga¬nit tjetër shtetëror, e për këtë gjë do ta njoftojë gjy¬katën nga e cila ka marrë lutjen, e po që se nuk ka dijeni për gjykatën kompetente, respektivisht për organin shtetëror, do ta kthjejë lutjen. Në qoftë se në një vend ekzistojnë disa gjykata me kompetencë lëndore për dhënien e ndihmës juri¬dike, lutja për dhënien e ndihmës juridike mund t'i paraqitet cilës do prej këtyre gjykatave, në qoftë se me dispozitat republikane, respektivisht krahinore nuk është caktuar ndryshe.

Neni 180
Gjykatat nga territoret e republikave të ndryshme, respektivisht të krahinave autonome komunikojë me njëra-tjetrën në gjuhën që është në përdorim zyrtar në gjykatës e tyre. Në qoftë se letra është përpiluar në gjuhën e kombësisë së Jugosllavisë, kurse i drejtohet gjykatës ku gjuha e kësaj kombësie nuk është në përdorim zyrtar, bashkë me letrën në gjuhën e kombësisë, do të bashkangjitet edhe përkthimi i kësaj letre në gju¬hën e kombit të Jugosllavisë, që është në përdorim në gjykatën të cilës i drejtohet letra.

Neni 181
Gjykatat do t'u japin ndihmë juridike gjyatave të huaja në raste të parashikuara me traktat ndër¬kombëtar, si dhe kur ekziston reciprociteti në dhënien e ndihmës juridike. Në rast dyshimi për ekzistimin e reciprocitetit, spjegimin e jep organi federativ i administratës me kompetencë për punët e judikaturës. Gjykata nuk do t'i japë ndihmë juridike gjykatës së huaj në qoftë se kërkon kryerjen e veprimit që është në kundërshtim me rendin publik të RSFJ. Në një rast të tillë gjykata me kompetencë për dhënien e ndishmës juridike do t'ia dërgojë kryesisht objektin gjykatës supreme të republikës, respektivisht të kra-hinës autonome, për marrjen e vendimit definitiv. Dispozitat e nenit 179 paragrafet 2 dhe 3 të këtij lIgji aplikohen edhe për veprime me lutjen e gjykatës se huaj.

Neni 182
Gjykatat u japin ndihmë juridike gjykatëve të huaja sipas mënyrës së parashikuar në ligjin e vendit. Veprimi që është objekt i lutjes të gjykatës së huaj mund të kryhet edhe në mënyrën që kërkon gjykata e huaj, në qoftë se veprimi i tillë nuk është në kun¬dërshtim me rendin publik të RSFJ.

Neni 183
Në qoftë se me traktat ndërkombëtar nuk është caktuar diçka tjetër, gjykatat do t'i marrin në propozimin cedim lutjet për dhënien e ndihmës juridike të gjykatave të huaja vetëm po që se janë dërguar në rrugë diplomatike dhe në qoftë se lutja dhe anekset janë përpiluar në një nga gjuhët e kombeve të Jugosllavisë, apo në qoftë se është bashkangjitur përkthimi i legalizuar në atë gjuhë.

Neni 184
Në qoftë se me traktat ndërkombëtar nuk është caktuar diçka tjetër, lutjet e gjykatave të vendit përdhënien e ndihmës juridik u dërgohen gjykatave të huaja në rrugë diplomatike. Lutjet me anekset duhet të përpilohen në gjuhën e shtetit të lutur, ose duhet tu bashkngjltet përkthimi i tyre i legalizuar në atë gjuhë.

p.s. Me pjesen e dyte te Ligjit mbi proceduren kontestimore vazhdojme ne ditet e ardhshme. Ju flm per mirekuptimin!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top