Ligji Antimafia edhe kundër korrupsionit, bllokim pasurive të zyrtarëve të dyshuar

cent

...Lontano
Ministria e Drejtësisë publikoi dje projektligjin në lidhje me ndryshimet në ligjin “antimafia”. Ndryshimi kryesor që Ministria do t’i propozojë Kuvendit për miratim, është përfshirja e veprës penale të “korrupsionit” në fushën e veprimit të këtij ligji. Sipas ndryshimeve të propozuara, plot 21 vepra penale, që kanë në bazë të tyre “korrupsionin”, do të hetohen dhe gjykohen nga Prokuroria e Gjykata për Krimet e Rendë.
qnprav.jpg
Ligji aktual “antimafia”, i miratuar në vitin 2009, ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë. Masat që merren në zbatim të këtij ligji janë me karakter pasuror.

Në rastet kur ekziston dyshimi se një person mund të jetë përfshirë në veprimtari kriminale dhe zotëron pasuri, apo të ardhura, që nuk justifikohen prej tij dhe kur ekziston rreziku i tjetërsimit, Prokuroria i kërkon Gjykatës sekuestrimin dhe më pas konfiskimin e pasurisë. ”Në rastin e përfshirjes së veprave penale në fushën e korrupsionit në fushën e veprimit të ligjit (antimafia), atëherë edhe për personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale (të “korrupsionit”) do të zbatohen të njëjtat rregulla. Konkretisht, prokurori dhe Policia Gjyqësore do të marrin dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, me iniciativën e vet ose me njoftim të bërë nga të tretët. Nëse pas verifikimit rezulton se personi zotëron pasuri apo të ardhura, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre, atëherë prokurori mund të paraqesë kërkesë në Gjykatë për sekuestrimin apo konfiskimin e pasurisë, nëse plotësohen kushtet e specifikuara më sipër”, sqarohej në relacionin e projektligjit.

FAMILJARET
Në ndryshimet e propozuara, parandalimi i veprimeve korruptive përmes sekuestrimin dhe konfiskimit të të ardhurave, do të prekë edhe familjarët e një të dyshuari. Dispozitat e ligjit pritet të zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të afërm të personave nën hetim, si bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka. Njëkohësisht, ligjit prek edhe personat fizikë apo juridike, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga personat nën hetim.
Armand Bajrami/PANORAMA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top