“Libri ‘Rreziku anglo-amerikan’ i Enver Hoxhës. plagjiaturë”

Didi

C'est la vie.
enveri-293x300.jpg


Gjatë dy dekadave të demokracisë, jo rrallë është cekur tema e “tjetërsimit të veprave intelektuale”. Përvetësim i punës shumëvjeçare të të tjerëve, shfrytëzimi i autorëveanonimë, plagjiaturat, humbjet… Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, elitat intelektuale të viteve ’30-’40 u shpallën “reaksionarë” nga pushteti i ri komunist, në vitet e para të çlirimit dhe u zëvendësuan nga njerëz që nuk e kishin kapacitetin e nevojshëm. Ndaj edhe u përdor “taktika” e përvetësimit… madje nga vetë Enver Hoxha, i cili sigurisht shfrytëzonte një aparat të tërë për këtë qëllim. Edhe pse nuk është një temë e panjohur, pikërisht këtij fenomeni i është kushtuar një vepër e plotë, e promovuar pak kohë më parë nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Bëhet fjalë për librin “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990)” i autorit Leka Ndoja. Për të na dhënë një panoramë sa më të plotë të kësaj “masakre” 45-vjeçare, Ndoja na sjell rezultatin e një hulumtimi të gjatë nëpër arkiva dhe dëshmi të njerëzve të përfshirë në këtë “proces”, duke gjetur fillesat e veprave, si janë transformuar ato, deri në daljen nëpër librari nën emrin e një autori të “rremë”.


Studiuesi na njeh me fatin e qindra-mijëra veprave, filozofike, fjalorëve, përkthimeve, studimeve… që kishin për autorë klerikë e intelektualë që u degdisën burgjeve, internimeve apo edhe u eliminuan. Një nga rastet e shumta të numëruara nga Ndoja në librin e tij është edhe ai i veprës “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” i Enver Hoxhës. Sipas dokumentacioneve të gjetura në Arkivin e Shtetit dhe sipas dëshmive të ish-punonjësve të shtëpisë botuese “8 Nëntori”, kjo vepër është një plagjiaturë e librit “Shpartallimi” të Alqi Kristos.

Materialet arkivore tregojnë se Kristo kishte paraqitur për botim librin e tij, qysh para se të dilte nga shtypi libri i diktatorit, por, çuditërisht, ai ishte vazhdimisht në listën e pritjes. Dhe nuk doli kurrë. Aq më tepër pas daljes së librit “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, shpresat u shuan përfundimisht. Për të kuptuar më mirë gjithë këtë mekanizëm përvetësimi dhe tjetërsimi, Ndoja na tregon se si funksiononte struktura e shtëpisë botuese “8 Nëntori”, nga ku dolën të gjitha veprat e Enver Hoxhës dhe ato marksiste–leniniste. al.mi

LEKA NDOJA

TJETثRSIMI INSTITUCIONAL

Tjetërsimet më të mëdha të punës intelektuale janë kryer në Institutin Marksist- Leninist, në shtëpitë botuese që nga “Mesagjeritë”, “Naim Frashëri” dhe “8 Nëntori”, prej nga janë përgatitur qindra vepra për “përdorim të brendshëm”, kryesisht për Ministrinë e Brendshme e të Jashtme, por edhe të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë, vepra anonimate në vetvete, pasi i përgatisnin “komisionet” pa përmendur qindra përkthime në anonimat. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në Lindjen komuniste, ku ruhej anonimati sidomos në përkthimet marksiste, kjo procedurë ishte e miratuar, por ka pasur edhe raste kur shprehej e drejta e autorit, duke u shfrytëzuar studimi i mirëfilltë, si rasti i Alqi Kristos me veprën e tij “Shpartallimi” që shërbeu si lëndë e parë për përgatitjen e njërit prej librave më famëkeq të Enver Hoxhës, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Për këtë vepër u morën për bazë ditarët e botuar të “misioneve” të sjellë në trajtë të përshtatur nga Alqi Kristo.

Në këtë çështje kemi si provë rastin e Alqi Kristos redaktor në sh.b. “Naim Frashëri”, i cili ka dorëzuar në shtëpinë botuese “8 Nëntori” një dorëshkrim 800 fq. në mes të viteve ’70, të titulluar “Shpartallimi i organizatave tradhtare gjatë luftës Nc.اl”. Në këtë vepër me titull të çuditshëm, merren në analizë dhe shfrytëzohet fondi i botimeve në Perëndim, kryesisht nga anglishtja, i autorëve protagonistë gjatë Luftës Botërore në Shqipëri, të autorëve anglezë David Smajli, Margaret Hasluck dhe G j e n e r a l i t Deivis (Edmund Frank Davies), gjatë misioneve të tyre në shërbim të vendit të vet dhe në çlirimin e Shqipërisë nga nazifashistët. Nisur nga indikacioni i redaktorit të sh.b. shoqërore politike “8 Nëntori”, Petrit Bezhani, arritëm të identifikojmë në AQSH titullin e veprës së pabotuar të Alqi Kristos dhe planifikimin e botimit të saj. Ky studim është dorëzuar disa vjet përpara veprës “Rreziku anglo-amerikan”. Kështu është shfrytëzuar nga zyra e shtypit të Komitetit Qendror për përgatitjen e veprës së Enver Hoxhës, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, që u botua si klon i veprës së Alqi Kristos në 1981-shin.

Vepra e shkrimtarit dhe përkthyesit, i cili ndonëse ishte në pozitën e nëndrejtorit të shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, pas zvarritjeve trevjeçare, më së fundi u vendos në planin e botimit të shtëpisë botuese “8 Nëntori” në 1982-shit. Edhe ky parashikim për t’u botuar në vitin 1982, me tirazhin 6 mijë kopje, u bllokua për të mos u botuar kurrë, që të mos i bënte “hije” plagjiaturës së punuar nga një grup autorësh: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, Tiranë 1981, ku shkruesit e veprës, pas shfrytëzimit të materialeve të përkthyera nga misionet angleze prej Alqi Kristos, me gjasë i shtonin ndonjë koment ose vinin në lojë qëndrimin e anglezëve ndaj shqiptarëve dhe ndaj luftës në përgjithësi. Drejtori i shtëpisë botuese “8 Nëntori”, Kristo Sharra, e kishte nënshkruar miratimin e botimit të studimit të Alqi Kristos, po ashtu edhe Drejtoria e Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, por u bllokua përfundimisht nga aparati i shtypit të KQ pranë Enver Hoxhës. Ndërkohë, redaktor i veprave të Enver Hoxhës në redaksinë politiko-shoqërore të shtëpisë botuese “8 Nëntori” ishte Ali Basha, ndërsa Rexhep Hida ishte shef i sektorit të literaturës politikeshoqërore. Ky i fundit i kritikuar në mbledhjet e hapura të redaksisë për “neglizhencë”.

Kështu, temat e studiuesve duhej që t’i shërbenin aparatit të shtypit të KQ-së, ashtu si edhe Institutit Marksist- Leninist, i cili i paraqiste si prodhim i gatshëm veprat e Enver Hoxhës. Madje, në tabelat e planeve të miratuara nga shtëpia botuese “8 Nëntori”, në kolonën e autorit të veprave, ku duhej të shkruhej “Enver Hoxha”, nuk shkruhej kështu, por shkruhej rregullisht “Instituti M.L”, duke e bërë të pagjasë autorin edhe në anën formale të paraqitjes së dorëshkrimeve, sipas planeve redaktuese dhe botuese. Procesi i përgatitjes së veprave të Enver Hoxhës kalonte përmes një pune kolektive, dhe shkrimtarët hije të tyre, përveç pagës, nuk kishin ndonjë të drejtë tjetër përveç heshtjes fatale të këtyre autorëve-hije, që do të ndihmonin, ashtu sikundër edhe botuesi i njohur Rexhep Hida, për zbardhjen e historisë së tjetërsimit të intelektit.








G. Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top