Libia nuk e përkrahë nismën serbe

Ado

FISEBILIL-LAH
Gjatë qëndrimit të tij në New York, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka vazhduar aktivitetin e tij lobues. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ministri Hyseni është takuar me ambasadorin e Libisë në OKB, ka mbajtur një ligjëratë në Harriman Institute të Columbia University, si dhe ka patur një darkë pune me ambasadorin Frank Wisner. Ambasadori i Libisë e ka siguruar ministrin Hyseni se shteti i tij nuk do ta përkrahë nismën serbe në Asamblenë e Përgjithshme.

Gjatë takimit me ambasadorin e Libisë në OKB, Giadalla Ettalhi, ministri Hyseni ka biseduar rreth proceseve në Kosovë, me theks të posaçëm te kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe për mosvotimin nga ana e Libisë të iniciativës serbe në OKB, bën të ditur Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Hyseni e ka njohur ambasadorin e Libisë me progresin në Kosovë, ndërkaq ka nxitur ambasadorin libian që vendi i tij ta shqyrtojë sa më parë që të jetë e mundur çështjen e njohjes së shtetit më të ri në botë.

Ambasadori i Libisë ndërkaq, ka thënë se vendi i tij ndjek në vazhdimësi të gjitha zhvillimet në Kosovë. Ai ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të vijojnë të punojnë si deri më tani. Po ashtu, ai ka siguruar ministrin Hyseni se, Libia në kohë të duhur do të ketë një vendim sa i takon njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe se Libia nuk do ta përkrahë nismën serbe në Asamblenë e Përgjithshme.

Me qëllim sensibilizimin e mëtejmë të opinionit për Kosovën dhe çështjen e saj, ministri Hyseni ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë në universitetin e njohur Columbia University, të organizuar nga Harriman Institute. Në ligjëratën me titull "Kosova, nga okupimi te pavarësia dhe më tej", ministri Hyseni ka folur për Kosovën si një rast i veçantë, parë nga këndi historik, nga ai politik e juridik.

Ligjërata, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, ka zgjuar interesim të madh, gjë që u shpreh me prani të madhe të të interesuarve dhe me debatin e gjallë. Pas ligjëratës, ministri Hyseni u është përgjigjur pyetjeve të të pranishmeve për rreth dy orë.

Ndërkaq gjatë takimit me ministrin Hyseni, ambasadori Wisner thuhet të jetë shprehur i kënaqur me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Ai ka bërë thirrje që kontaktet, në të cilat kërkohet njohja e shtetit më të ri në botë, të vijojnë dhe që institucionet e Kosovës të krijojnë ambient të përshtatshëm për investime, me qëllim të zhvillimit ekonomik të saj. Ai ka theksuar që vetëm zhvillimi ekonomik është garanci për një shoqëri prosperuese dhe institucione stabile.

Në kuadër të strategjisë për sensibilizimin e opinionit rreth Kosovës, statusit të saj si shteti më i ri në botë, procesit të njohjeve, progresit ekonomik dhe kryesisht zhvillimeve politike e ekonomike pas pavarësisë, ministri Hyseni ka dhënë një intervistë të gjatë BLOOMBERG TV. Ky kanal prestigjioz televiziv është i njohur për politika financiare dhe përgjithësisht për emisione të natyrës politike. /Telegrafi/
 
me ne fund nje shenje pozitive :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top