Lëvizjet Anti-Pushtetare & Ngritja e Racionalizmit Epistimikë!

Bilderberg

Anëtar i ri
Lëvizjet Anti-Pushtetare & Ngritja e Racionalizmit Epistimikë

Nga Ylli Përmeti

Kur ndërkohë samiti i G20 në Skotland këtë javë (06/11/2009) merr vendim se 1 trilionë dollarë të Bankës Botërore nuk do të hidhet ende në treg, i cili paraqitet përherë dhe më shumë si qeveri globale në lidhje me periferinë, në amerikë, organizata anti-pushtetare kanë marrë dhenë: Zeitgeist tashmë e themeluar nga Jacque Fresco dhe e promovuar nga Peter Joseph kanë emetuar një seri dukumentarësh në internet (ndër-rrjet), tre vitet e fundit. Ndër të tjera, Zeitgeist (shqiptimi, /zaitgaist/, fjalë e vjetër gjermanike, që dotë thotë ‘shpirti i epokës’) numëron pothuajse 350 mijë anëtarë nga i gjithë globi dhe aktivizohet në Florida të Amerikës, ku zotëron një sipërfaqe tokësore prej 85.000 m2, në të cilën, arkitekti Fresco ka ndërtuar edhe banesën e tij epistimike. Kjo organizatë, në dokumentarët e saj, çuditërisht, nuk njihet si organizatë politike por si një lëvizje anti-pushtetare. Për më tepër, në dokumentarët e saj, paraqet shkoqur dhe hapur gjithë ngrehinën pushtetare të regjimeve tokësore dhe i pasqyron si irracionale të skajshme.

Por, gjithsesi, kjo organizatë në kundërshti me një organizatë tjetër anti-pushtetare, përsëri në amerikë, e cila njihet sipas emrit të promovuesit të saj John Zerzan, dhe që pretendojnë se teknologjia moderne është shkaktare e gjithëçkaje në krizën që po kalon njerëzimi, Zeitgeist promovon të kundërtën: Qytete që mirëmbahen nga rrobot-njerëz; organizim qytetar që konocentrohet rreth rrobotizimit të teknologjisë; rritje të ekonomisë të pandërprerë; rritje të popullsisë; qytete detar; qytete që operojnë pa asnjë ndikim nga ligjet përkatës që një shoqëri sendërton në vite; qyetetet operojnë pa asnjë koncept demokratikë sepse këtë të fundit e zëvendëson teknologjia dhe shfaqet i panevojshëm; dhe natyrisht parلja përbën instrument të vjetëruar; kultet për ta, janë gjithashtu pjesë e relikeve të regjimeve monetare; politika për ta, është gjithashtu e atrofizuar dhe nuk është pjesë e kësaj organizate; gjithashtu, qyteti operon në kooperativë të plotë.

Në vija të përgjithshme, ky është koncepti i kësaj organizate në operimin e një qyteti. Duke u bazuar në këtë koncept, Fresco, pretendon t’a eksperimentoj këtë model në amerikë dhe ku do të shohim edhe rezultatet e një qyteti të tillë. Por çka për t’u kritikuar në këtë model? Së pari, dokumentarët të cilët pasqyrojnë reliket e regjimeve monetar janë më se të sakt. Së dyti, modelin që Fresco pretendon, projekti rracional Fronetikë & Demotikë Manifesto nuk e mbështet, sepse bie ndesh me disa koncepte themeltare: Psh, promovimin e vlerave mitriarkale në një qytet dhe stabilizimin e popullsisë globale në një numër relativisht fiks; ligjet nuk mund të hiqen nga operimi i një qyeteti etj,. Arsyet i detajon ky projekt.

Dhe disa nga këto koncepte, gjithnjë sipas këtij projekti janë si më poshtë: Popullsia globale duhet të mbaj një numër standart popullate, koncept ky i promovuar nga ekologjistët; ekonomia duhet të decentralizohet urgjentisht, koncept ky i promovuar nga Fotopoulos; sistemi monetar duhet të operoj në nivel lokal dhe të jetë krejtësisht transparent, koncept ky i promovuar si nga Fotopoulos por edhe nga të tjerë; ekonomia e një qyteti duhet të operoj në nivel qytetar, koncept ky i promovuar nga demokracia e Athinës; vendimet politike duhet të merren në nivel qytetar dhe jo përfaqësues, përsëri koncept Athiniot; regjimi më i mirë i mundshëm është ai që Fronetikë & Demotikë Manifesto adopton, pra pesë yjet e një regjimi (vizito faqen përkatëse); Feminizmi duhet të promovohet dhe qyeti të udhëhiqet nga virtyte mitriarkale, atë që i njëjti projekt adopton; ekonomia duhet të operoj në pamvarsi nga qytetet e tjerë dhe kërcënimi i mundshëm nga fqinji të kontrollohet nga federata dhe traktate qytet-shtetesh; popullsia e një qyteti nuk duhet të kaloi numrin 50.000 banor, koncept Platonian dhe Fotopulian; ligjet ndahen nga ky projekt në tre kategori: Ligje natyral; ligje teknik dhe ligje epistimologjikë, atë që po i njëjti projekt elaboron, me qëllim që të çoj më tej elaborimin e Danezit Flyvbjerg.

Më tej, ky projekt mbron sendërtimin e rracionalizmit në praktikë me formula përkatëse; atë që Flyvbjerg elaborn. Adopton atë që Fotopoulos mbron: Ndryshimin e qëllimit të prodhimit: Nga ekonomi zhvillimore në mbulimin e nevojave të domosdoshme të qytetarëve dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës; dhe gjithashtu, ri-integrimi i popullatës në natyrë. Ndër të tjera, ky projekt mbron dy koncepte në operimin ekonomikë: Atë privat dhe të përbashkët, gjithnjë me të dytin më të qëndrueshëm. Në këtë pikë lë hapësirë për zgjedhje të lirë nga qytetarët midis dy regjimeve dhe identifikon problemet e të dyja praktikave. Për më tepër, lufton universalen, pra praktikat universale që bien ndesh me akuizicionin e njohurisë, e cila është kontekstuale; dhe triumfon kontekstin, pra lokalitetin. Lufton një-modelizimin e globit dhe mbron etikën, kulturën dhe vlerat lokale. Gjithashtu, lufton institucionet me impakt global dhe sendërton edhe një herë sovranitetin lokal. Lufton deri në skaj skllavërimin dhe triumfon lirinë individuale. Dhe më kryesorja, është triumfi i ndërgjegjes. Ky sistem që ky projekt mbron dhe elaboron, detajon që nga lashtësia historinë njërëzore në subjektet më kryesorë të jetës sociale. Mbron ashtu sikurse dhe Fotopoulos, homogjenitetin social sepse organiken e konsideron si më të qëndrueshëm sesa heterogjenitetin që shtete si Angli, SHBA, Francë dhe të tjerë promovojnë. Lufton konceptet centripetalë dhe promovon konceptet de-centripetalë.

Në kontrast, Venus Project, pra Zeitgeist, operon një lloj sikurse operojmë tashmë: Universalisht dhe irracionalisht në fushat më të trëndësishme të jetës sociale duke kërkuar rracionalizëm konkret vetëm nëpërmjet teknologjisë. Teori kjo, e gabuar katërcipërisht. Por megjithatë, Venus Project, është për t’u admiruar sepse kanë bërë një punë të mirë në identifikimin e problemeve sociale. Por modeli që ata ofrojnë bie ndesh me shumë koncepte sociale, kryesisht atë të ndërgjegjes e cila operon kontekstualisht dhe jo universalisht. Për më tepër, ky projekt nuk ofron rrugët se si mund të kalojmë nga një shoqëri e varur dhe me insitucione skllavëruese në institucione liberale, psh, apoltike, paparل, ademokratike dhe rrobotike. Mbetet atëherë, të shohim sendërtimin e modelit të tyre në praktikë. Ndërkohë, Fronetikë & Demotikë Manifesto do të jetë në qarkullim së shpejti për t’u vlerësuar. Në anën tjetër, Teza të tjera sikurse është e Fotopoulos me Inclusive Democracy; Chomsky, me Participation Economic (parecon); Flyvbjerg me Making Social Science Matter (ky i fundit dominon politikën Daneze) janë tashmë në treg dhe rivendikojnë sendërtim praktikë. Mbetet t’u bashkohet këtyre edhe teza e mësipërme.

Këto teza vijnë në një kohë kur globi vuan katërcipërisht nga kriza shumë-dimensionale: Ekonomike; Psikologjike; Jetike; Politike; Biologjike; Shkencore etj,. duke dominuar kulti teolitik me pasoja tragjike për ndërgjegjjen e individit. Nëse këto teza, qëllim-mira, nuk merren për konsideratë sot nga regjimet ekzistuese apo nga qyetetarët; dhe të vlerësohen se cila është më afër rracionalizmit të shumë-kërkuar, atëherë të jemi të bindur, se globi do të kaloi për shumë pak vjetë atë që s’e ka kaluar asnjë herë në historinë e tij, nga gjallesa tokësore dëmprurëse që quhet njeri, pra shkatërrimin total dhe ndoshta shumë afër një luftë të tretë globale me pasoja shkatërrimtare për globin. Dhe këtë, do t’a bëjnë universalistët e së tashmes —me gjithë ithtarët e tyre dritë-shkurtër.

PHRONETIC AND DEMOCRACY

#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top