Letraret e rinj!

Monique

With or Without u
Ne kete hapesire gjithkush nga ju mund te shkruaj krijime , copeza nga vetja.

Shpalosje te mbare!



Te kam dashur ne cdo kohe e cdo stine.
Te kam dashur pavaresisht formave te tua te pakuptimta
Te kam dashur edhe atehere kur nuk ishim me ne
Te dua ende sot ku zgjimi im je ti e ku embel mbi qerpik me uron "naten e mire".
Cdo gje merr kuptim tjeter kur jam prane teje



A.M
 
Redaktimi i fundit:
_XXXL

Dita mbylli sytë para vështrimit tënd
Ndërsa unë, hapa zemrën
Diellin dogjën fjalët e tua,
Buzët e zhuritura të mallit freskove.

Nëpër kodra rrënqethjesh
I ngre kurthe me prekje
Pasionit të çmendur
Që pushtohet nga epshi...

Lumturi mëkatare,
Si vajzë e turpshme mos e ul kokën,
Puthi fjalët e përskuqura nga dëshira,
Përqafo lakuriqësinë e saj të pafajshme!
 
_XXXL

Më prek së largu me ndjesinë tënde,
Të ndjej çastin kur më ushqen me dashuri,
Të ndjej trupin tek t'kurret nga fjalët e tua.

Nëse fjalët rrëmbejnë njëra-tjetrën,
Nëse dhe ajri ndizet nga fjalët e tua,
Dije se unë jam djegur me kohë!
 
Me puth..Tashme eshte koha e duhur..Pa menduar per asnje dhe asgje..Ne heshtje ..!!
Me puth...Ndale kohen..Bej te rriten ndjenjat e mia per ty..!
Ndjeje pranine time neper ere kur un te mos jem aty... !
Me puth pa motive dhe do te jem gjithmone me ty...!
Me puth sikur bota do zhdukej pas puthjes sone..! Me puth pa pasur arsye thjesht sepse do zemra dhe shpirti jot..! Me puth pa motiv...Rri me mua sepse ke deshire..! Me jep vetem nje motiv dhe do rri prane gjithmone..!
 
Ndodh te dashurojme njrez...njerez te gabuar qe vine ne jeten tone sa per ta komplikuar ate me teper... Na bejne te vuajne,te qajme per to por perseri ne i duam..i duam fort,me gjith forcen shpirtit. Sado qe perpiqemi nk i harrojne kurre. Ato jane tashme pjese e jona. Por kur i sheh?? Ah kur i sheh zemra te del nga kraharori. Te pushton nje ndjenje qe do te ikesh ta perqafosh ta puthesh fort e ti thuash qe e do pa fund. Por dicka te ndalon.. Eshte pikerisht ajo... Ndenja e e mos dashurise kur ai te thot te kam xhan .. kur te thot une smundem te dashuroj ??( marre diku )
 
Redaktimi i fundit:
Përtej ëndrrave

Do ti hapë një portë dhe ëndrrës
Më nuk mundem të duroj
Të ngushëlloj ndjenjat e zëmrës
Në krahë do të marr,të përqafoj

Ma shton mallin kur ti vjen
Në ato ëndrra mbushur fantazi
Në mëngjes shpirti verem
Të kërkon,por nuk je ti

Ti më ngjallë një ndjenjë të tërbuar
Kur shfaqesh ëndrrave plotë zjarr
Trupat bëhen një,të dashuruar
Kur largohesh ndjej shumë mall

Nga ato ëndrra,jashtë do të nxjerr
Do të ruaj për vetën time
Nuk mundë të humbas edhe ktë herë
Të shndërrohesh në kujtime
❤❤
 
Ah, gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
¨Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
 
Te qeshesh ? - Shenje qe ke lindur me hene te mire
Te buzeqeshesh? - Shenje e lumturise qe ke brenda vetvetes
Te besosh ? - Shenje qe mbizoteron besimi mbi dicka , dike..
Te me zgjedhesh mua ? - Oh , kjo eshte SHENJE qe ke SHIJE te Vecanta dhe te Privilegjuara
 
Absurdja
E cmund te thuash per vitet qe kalojne?
Hic asgje. Edhe pse mund te llogariten shume si numra ato jane vetem nje enderr, e cila zgjat pak me shume se enderrat e zakonshme, ndoshta 1 minute. E kjo minute ne vete permbledh aq shume vite te numeruara. Interesante!
 
Ndarjen do e njohesh gjithsesi, heret ose vone. Gjerat rreth teje nje dite patjeter te dridhen nga termeti i shpirtit e ne vend te tyre ti do te renohesh...e pastaj do kthehesh, do mbledhesh grimcat e tua, do i ngjisesh perseri, do krijosh dicka pak me ndryshe nga ajo c'ishte me heret dhe...dhe...do jetosh, ashtu si gjithe te tjeret ..ndoshta pak me mire!
 
Dicka qe se kam postuar kurre. :) mos ulerasni ?


Te duket e pa mundur apo jo?! Te zgjohesh. Te hapesh syte drejt te paditures. Te rrezosh idealet e tua thejsht per ti dalur kundra botes. Gezo shpirti im, digju, zemerohu, sfilitu trego te pa thenat e tua. Mos u fsheh me, ler tingujt e lire. Thyej zinxhiret e heshtjes, kerko me ze te lart ulerit. Fjale te bukura, germa te acaruara, shikime qe te ngjallin mall. Dhe aty ne ato momente kur ti i kerkon me ngulm cdo gje bie posht. Njollosur, zhgarravitur, grisur ne persorsmerin qe din vetem ti.
 
E kuptoj se cdo te thote te keshe mungese dickaje. Te duket gjithmone e me e mire dhe terheqese kur e sheh te pranishme te te tjeret. Mundohesh, e arrin qellimin, e zevendeson me dicka edhe me te bukur, edhe me te mire apo edhe me te shtrenjte. Ndoshta me dicka qe nuk e ka askush. Pa prit nje here! Mund te zevendesosh njerezit? Po ti blesh ata apo ti huazosh ashtu sic mund te besh me gjerat e zakonshme? Dhe kur eshte fjala per prinderit, qe ndryshe nga dashnoret ata nuk mund te zevendesohen asnjehere, mund te kesh ndonje pergjigje? Ti ndjehesh keq nese nuk e ke nje dicka si dikush, por e mendon ndonjehere sesi ndjehet dikush qe nuk e ka nje prind qe ti e ke...!
 
nje personi te vecante
Per ty!!

Kete leter shkruaj per ty"Ylli im",
Me fjalet qe rrjedhin nga Zemra dhe shpirti im!
Ku ti gjej fjalet me te mirat per ty??,,
Ska fjale te pershkruaj ate qe ndiej per ty,
por dot mundohem ti gjej thell ne zemren time.!!!!

Prej momentit te pare qe te njoha e ndjeja nje lloj simpatie ndaj teje,
por kurre s'kisha menduar se do te ishim diq me teper se shoke,
Fillove ngadal te hyje ne zemren time,ne endrrat e mia,ne boten time,
u bere pjese e jetes sime,
Ne fillim nuk deshta qe ti te hysh ne zemren time ,
por e kuptova se kam nevoj per nje njeri si ty...
Tek ti gjeta veten dhe kuptova Misterin e quajtur "Dashuri",
se at qe ndjej per ty,se kisha ndjer kurr me par!
Ne pranin tende ndihesha e persosur dhe asgje sme mungonte...
Qastet qe i kam kaluar me ty,
dot mbeten thesari me i bukur i kujtimeve te mia....
Ti je kujtesa e veqante e jetes time..
Jeta din te jete e vrazhde dhe e poshter,
por ta takosh nje person si ty ....Bota eshte nje Mrekulli,
Krenohem qe mu ka jep munesia te njohtoj nje person si ty,
Lidhja jon ishte e perkohshme por besoj, Dashuri e perjetshme....

Pa ty do te jetoj ne nje pjese te Botes se erret,
ku drita dhe rrezet e diellit nuk me ngrohin do te ndjej mungesen tende,
do me mungoj zeri yt i embel qe me pesperiste deri ne oret e vona.....
Sa me mall do e kujtoj lumturin dhe vuajtjen qe e ndanim se bashku,
Ne oret e vona ne vetmi,do te rri dhe do pys veten,a thu ku je ti??,
a mendon per mua,.at djeg malli per mua,si mu per ty!!??
Aka faj zemra qe aq fort te don,athu kush eshte fajtor qe nuk jemi bashk..??
"Mallkuar qofsh moj Jete"
Me vret qe kurr sdo te kem pran,e te tregoj se sa te dua...
ndoshta sdo te me jepet as rasti as te takoj..se keshtu deshe ti shpirt
Por kjo jet duhet vazhduar...frown.gif


Nga thellsia e Zemres te uroj Yll,Jeta jote te shkon atshu sic ke deshir ti.....
Te realizohet qdo Enderr,te arrish qdo qellim qe ke para syve.!
Shpresoj qe edhe vitet e tua me radh qe dot vijn,te jen edhe
ma te gezushme dhe me plot lumturi ashtu qysh e meriton ti ,
Dashuria gjithmone le ta ngroh shpirtin tende,
Por nje mos harroo une jam me ty,ne qdo moment,
mos harroo Diku ne Bot eshte nje person qe kurr ste harron,
Qe gjithnje per ty mendon(Kur nuk je vetun,mu me ke gjith ne Zemer).!
Gjithmone dot mbetesh thelle ne Zemren time,
Je nje person i veqant thuja se i persosur per mua.!? ❤ta du shpirtin ❤
 

Attachments

  • frown.gif
    frown.gif
    1 KB · Shikime: 0
  • frown.gif
    frown.gif
    1 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Perse zemra ime rreh fort kur degjoj zerin tend?
perse trupi im dhe shpirti im ndjejne emocion te forte kur
kujtojne fjalet e tua "te kam jete, "te kam zemer,
perse kur shoh fotot e tua emocionet e mia rriten per te krijuar kete ndjenje kaq te bukur sic eshte dashuria?
edhe pse tani sje ketu ne krahet e mi te ndjej aq prane zemres time dhe shpirtit tim, ashtu sic kam ndjere per askend tjeter.
mbremjeve kur mbyll syte mendja me eshte drejtuar tek ty.
mendoj per diten kur do ndjej puthjet e tua, e dora jote do ledhatoje lehte trupin tim.
endrra ime i eshte drejtuar nates sepse ateher mund te rri me ty, te fle me ty, te enderroj ne krahet e tu, te ndjehem e mbrojtur dhe e dashuruar nga ty pergjithmone dhe te degjoj duke me thene: Ta du shpirtin
 
Kush dashuron, është gjithmonë i prirur t'i kthejë shpinën së keqes duke u përqendruar te bukuria, mirësia, gëzimi. Megjithëse është i ndërgjegjshëm edhe për faqen e errët të jetës, përpiqet t'i shmanget tërheqjes në këtë drejtim. Mendimi shqetësues për çdo gjë, që është e dënueshme në botën tonë, na pengon të shohim gjithçka, të bindemi ç'është e bukur dhe e drejtë. Nga ana tjetër, zgjidhjet bëhen më të dukshme në dritën e mundësive. Bukuria dhe mirësia janë forca të mëdha kundër shëmtimit dhe të keqes. Njerëzit e këqinj kërkojnë (dhe e quajne të pashmangshme) miratimin e sjelljes së tyre të keqe njëlloj si edhe njerëzit e mirë kërkojnë dhe gjejnë dritën e jetës.Gjithnjë gjendemi përpara këtij realiteti që na shoqëron. Megjithatë, ndryshimi është thelbësor për një vendim dhe i thjeshtë për të na hapur syte.
 
Shtrati eshte vendbanimi yne,ai i cili na con drejte enderes,dhe vetem atje jemi te lire e te fluturojm dhe ndoshta ne nje caste te buzqeshemi.

Sa e cuditshme eshte kjo Bote !!!
Sa e sa Nete rri keshtu,nis nje leter dhe nuk di si dhe ku ta dergoj.

Dua te flas me dikende,kam nevoj per kete gje,ndoshta do me largohet kjo kokdhimbje e tmershme qe kam.

Kam nevoj qe te kem perballe vetes dikend qe totalishte ti besoje dhe t'ia nxjere zemren mbi tavolin dhe trurin,ndoshta i pastroj pak,i sheroj dhe pastaj kur ti vendoj ne vendin e tyre...ndoshta...ndoshta do te jete me mire...nuk e di.

Sa e sa Nete kshtu nen Driten e Henes,por tani bene edhe ftohte...dhe yjet nuk jan ...qe ti veshtroj dhe t'u flas e te me fshine keta lote.

Sa e rende me duket ndonjeher kjo Jete,sa bare e rende vec kjo fjale "jete" e dini..apo jo,ju nuk e dini,e si nga ta dini?!
Ju,nuk e patet problem se ku do mare para neser ti jap vellait per ne shkoll,ose per t'ia blejtur librat,ose ose....c'ka do te shtroj ne sofer neser....ose,ose...nuk e keni thene asnjeher.se nuk e dua kete ushqime,ateehr kur e eplqen dhe te hahet,por e sheh se ata e pelqejn dhe nuk ka mjaftueshem.

Gjithsesi,mua s'me eplqen tek disa nejez kur me thuan,behu e forte...po perse a nuk dukem a? A s'me shifni se akoma mare fryme,pas gjithckaje.
Ndonjeher i them vetes,po sikur te ishin nen lekuren time per nej caste,ne castin tjeter a do me thonin te tilla fjale,si shembull,jeta eshte e bukur- e di,e di,s'ka nevoj askush te ma thote.

Keshtu eshte pra: Shtrati yne eshte sikur nje qilim qe na dergon ne qiell,atje larte mes reve dhe yjeve,drejt enderes tone...atje ...tek nje Jete me te bukur-ne nje Perall...
???
 
Nuse
( E gjat per ta lexuar , por 1-realitet ) fatëkeqesisht ende ne disa familje ndodh kjo !

Çka domethënë me qenë nuse?! (Një qasje jetës patriarkale shqiptare, 60% dialekt gegë)

Me qenë nuse, domethënë me qenë anëtare e rendit të dytë në shtëpi. Me qenë nuse, domethanë mos me pas të drejtë me dhanë mendim për çështjet e shpisë, edhe pse ti mundesh me qenë ma e mençur se krejt të tjerët bashkë. Me qenë nuse, domethanë me i ba 100 punë të mira, për me t’u llogarit nji. E për nji gabim me t’u harru 100 të mira. Me qenë nuse, domethanë me ba çka të thuhet, përndryshe nuk je e mirë. Nusja e mirë vesh çka t’i thuhet, shkon ku t’i thuhet, jeton qysh t’i thuhet. Nusja e mirë është e buzëqeshur gjithë kohën, edhe kur e ka shpirtin e vrarë. Sepse, me qenë nuse domethanë m’i varros në heshtje krejt fjalët që të vërshojnë prej brenda. Me vujt pa e ditë kërkush. Me u gëzu në heshtje. Me qajt në heshtje.

Me qenë nuse domethanë mos me guxu me u ul shlirë në dhomën e ditës. Mos me guxu me marrë libër në dorë, se kur të shohin me libër, menjiherë lind nevoja për me fshi najsend. Se ty ma t’ka kalu koha e msimit. “Eeeh, ke lexu kur ke lexu. S’ka ma.”
Me qenë nuse domethanë me dal me i prit mysafirët, qoftë edhe duke u zvarrit, se nuk ka rëndësi nëse ti je e smurë. Këtë të drejtë munden me e pas anëtarët e tjerë të shpisë, ama ti jo. Ti saherë duhesh me qenë e gatshme me prit mysafirë. Edhe, mos me guxu me hangër bukë para se me hangër mysafirët. Edhe kur je në muajin e dytë shtatzënë. Edhe kur të mirren mendët prej urisë. Domethanë mos me u korit.

Me qenë nuse domethanë me u ba kijameti nëse një gotë e ke servu me një pikë pa fshi mirë n’ta. Ose nëse gjellës i ke hedh pak ma shumë krip. Kjo nuk është punë e madhe nëse e ban dikush tjetër, ama nëse e ban ti, është fundi i botës. Nëse ti e then një gotë, mozomakeq, u fik shpija! Tjerët kur ta thejnë, ti i ke fajet se e ke lan në vend të keq.
Me qenë nuse domethanë krejt fajet e botës me qenë tuat. Kur të rrëzohet fëmija, kur të harrohet frigoriferi çelë, kur dikush i gjun çorapet nëpër sallon, kur ka naj fije pe në tokë, kur ka naj grimcë buke mbi tavolinë. Për krejt këto fajtore je ti. Mos u çudit, nëse kur të bahet kijameti të thonë se fajin e ke ti.
Me qenë nuse, domethanë krejt shpia me e marrë vesh kur ti shkon diku. Edhe me u desht me ju tregu edhe sa hapa ke me i ba deri atje, edhe me GPS dhe jua tregu pikën e sakt ku ke me shku, edhe me orë atomike me jua kallxu kohën e saktë kur ke me u kthy.

Me qenë nuse domethanë spjegimet e tua mos me i dëgju kërkush. Me të vet për diçka, edhe me u përgjigj vet çashtu qysh kanë qejf me mendu se ka ndodh, a ti pse fol tu u sqaru, nuk të ngon kërkush.
Me qenë nuse domethanë ti me ik në dhomë me qajt, ata me thanë se veç në dhomën tande po rri. Domethanë ti me e rregullu krejt shpinë edhe me u shtri në dhomën tënde me pushu se në dhomën e ditës nuk guxon me u shtri, ata me thanë se menjiherë në dhomë po ik. Me qenë nuse domethanë kur të merr malli me lexu, me u mbyll në dhomën tënde, se me të pa me libër ta nxjerrin për hunde.

Me qenë nuse, domethanë ata me shpif për ty para mysafirëve, e ti me hesht. Domethanë me ardh në dhomë me ta marrë fëmijën prej dore. Me qenë nuse e mirë, ti nuk reagon as ndaj kësaj.
Me qenë nuse domethanë me të thanë që nuk ke vlerë nëse nuk lyhesh e ngjyhesh për çdo ditë, e në atë gjendje me la, me pastru, me fshi, me drejtu. Domethanë me të nënçmu nëse ti nuk di me u shminku. Me qesh me ty pse nuk di me u shminku, me të pa si të paaftë, si inferiore. Domethanë me i përbuzë sendet që ti i do. Me t’thanë hiqmi këto libra, e keni mbush dhomën krejt libra, sikur me pas fut në shpi naj virus vdekjeprurës. Domethanë me të nënçmu para mysafirëve pse ti nuk po gatun ëmbëlsira për çdo ditë, pse në ndejen me 40 gra, ku secila është ma e pispillosun se tjetra, ftyra jote nuk mundet me e mbajt 3.5 kg pudër, pse ti nuk organizon zijafete me kifle me i dëshmu aftësitë para Komisionit të Haxhuzeve. E kjo domethanë se diçka nuk është në rregull me ty. Ti nuk je qysh duhet.

Mos t’harroj. Si nuse, ti duhesh patjetër me qenë e bukur. Nëse nuk je, ke me e pas shumë të vështirë në dasma e ndeja të grave, ku secila e merr nusen e vet për reklamë. Nëse nuk je e bukur, vjehrra ka me të pa me përçmim, se nuk ka me çka me u mburrë para grave tjera.
Me qenë nuse, domethanë ti mos me ditë me u kujdesë për fëmijën tënd. Për çdo virus që ai e kap, ti ia ke pru me tepsi virusin te hunda. Ti e ke lanë me u ftoh natën. Ti nuk ke ditë me ushqy. Domethanë me t’i thy rregullat që ti ia vendos fëmijës tënd. Me i dhanë ushqime që ti nuk do, me e leju me lujt me telefon edhe pse ti ia ke ndalu. Me shumë gjasa, me qenë nuse domethanë me pas rrezik me tu ndal qumështi i gjirit prej presionit se nuk ke qumësht, se tu ka prish qumështi, se fëmija nuk po bahet rehat.
Mbi të gjitha, me qenë nuse domethanë me qenë e kalume, dhe fatkeqësisht edhe e tashme. Kurrë mos qoftë e ardhme!

Autore: Autorja është një nuse që i ka përjetu krejt këto.
 
Do vije dita kur qielli do erresohet.Dita ku nuk do mundesh te degjosh, te shohesh,dhe te ndjesh.Do vije dhe dita ku sdo mundesh te shohesh bukurin qe e ke len pas, kur nuk do e degjosh zerin e te dashurve ,dhe kur nuk do e prekesh as nuk do e ndjesh at qe ka pasur vlere dhe at qe e ke dashuruar. Po! Dhe ajo dite do te vie.. cdo gje do jete erresire ,shurdhe dhe memece...Ateher cdo gje do jete e fshire, e kaluara ,sikur asnjeher nuk ke egzistuar. Per ate j'i i lumtur qe je gjalle! Kendo ,luaj, duaj,dashuro... Vetem te gjallet e kane ate kenaqesi .Per at jeto dhe je i lumtur.
 
-Naten e mire!
-C'fare naten e mire??
Kthehu ktu!
Kam deshire te te perqafoj,nuk dua te me kthesh shpinen.
Boll me puthe se dua te fle,jam shume e lodhur.
Po fli ne krahet e mi,dua te te shtrengoj prane vetes.
E mbeshteta koken ne kraharorin e tij,zemra po i rrihte forte me shum se zakonisht.
Ndjehem shum e lumtur,edhe nese vdes nuk ka problem.
Sa e lumtur jam.
Sikur te ndalja kohen ne kete cast.
"Te dua shume,:-i pershperita ne vesh"
Mbylla syte.
Eshte nata e vetme qe une ndjej kaq po kaq shum lumturi.
Lumturi:D
 
Poll is closed, megjithate nja dy rrjeshta te bazuar ne nje true story, kot sa per zbavitje.

Shtepia e endrrave


E ndertuam shpejt
me shume ndjenje
por brenda
harruam çimento.
shembet poshte kembeve tona
pllaka qe çahen
trare qe bien,
ne çdo levizje tonen
shkaterrohet me dhune,
se fundmi digjen
perdet e tejdukshme,
dhe do te linde,ngrihet
shtepia e pendimit
tone!
 
Redaktimi i fundit:
Another one

besoja
qe do ikje
nga mendja ime
ashtu si hyre,
ne majat e gishtave,
e zhveshe nudo
dashurine time,
zhveshe deshirat e mia,
dhe vodhe shpirtin tim
ne te njejtin çast
kur
ajo presje hene
gervishti zemren time
si nje shpate vrasese.
 
@land

Me ne fund 1 stil poezie qe me beri per vete.
Shkruaj me shpesh :)
Shtepia e endrrave-my favorite!
 
Faleminderit Soulmind. Te shkruash vargje nuk eshte synimi im kryesor, sepse merrem me gjera te tjera. Gjithsesi here pas here ndodh qe hedh emocione ne vargje.
 
6c1ca814aa8eb908cdfe91bdb2e3a3e2.jpg
Kam pershtypjen se ka ardhur koha ta heqesh masken.
Masken e se fortes,nuk je aq e forte sa hiqesh.
Njeriu ka nevoje te qaje,ta hape zemren.
Te nxjerre ndjenjat,ti shprehe emocionet.
U be kohe qe nuk i ke shprehur dashurine njerezve,madje ke harruar se cfare eshte kjo fjale.
Nuk eshte nevoja te besh si misteroze,e aq te hiqesh si e ftohte kur ke nevoje per puthje si gjithe te tjeret.
Behu normale,mos e struk vetes sic ke bere gjithmone.
Duhet ta heqesh guacken e te te lejosh te tjeret te te lexojne shpirtin.
Njerezit e forte nuk qendrojne vetem,dhe as nuk kane frike ti shprehin emocionet.
Edhe vete e kupton se ka ardhur koha te jesh me e bute,ti nuk deshiron te qendrosh gjithmone vetem.
Nuk ndjehesh mire kur shikon ne rruge cifte te kapura per dore e qe qeshin,e ti qendron e vrenjtur ne fytyre.
Ti rrethohesh nga njerez,por askush nuk e kupton se ajo fytyra jote e ngrysur nenkupton nje glob te mbushur me lot.
E nga casti ne cast duket sikur po shperthen.
Filloje qe sot te ulesh,e te degjosh keshillat e te tjereve.
Nuk ke pse behesh paranojake e as skeptike se te gjithe duan te te lendojne.
E dashur vetja ime po nuk ndryshove qe sot,kur ke ndermend ta besh.
Kur te vdesesh,atehere nuk do kesh me kohe per ti bere gjerat ndryshe..
Mos i lejo syte e tu te vegjel ti shohin njerezit me inat,e buzet e tua te embla te shprehin fjale te ashpra.
Perzemersisht vetes time.
 

Attachments

  • 6c1ca814aa8eb908cdfe91bdb2e3a3e2.jpg
    6c1ca814aa8eb908cdfe91bdb2e3a3e2.jpg
    51.4 KB · Shikime: 0
  • 6c1ca814aa8eb908cdfe91bdb2e3a3e2.jpg
    6c1ca814aa8eb908cdfe91bdb2e3a3e2.jpg
    51.4 KB · Shikime: 0
Dhjetor serish, e serish dhimbja ime del ne pah , nga aty ku per cdo dite te vitit fshehur e strehoj…
Dhjetori i fundit bashke , Dhjetori i urimeve dhe ndarjeve te medha …
Bashke me urimet e tua , qe te behesha ajo qe ti doje , me dhe edhe dhuraten tende…ikjen e parakohshme.
Sa here leshohem neper kujtime , sa here mbyll syte dhe kthehem ne vitet ku ishim te 4 ne…
Nuk me dhemb asgje, por malli ..malli me grryen si gangrene e brenda therrmohen te gjitha copezat qe per gjate nje viti, me aq kujdes mundohem ti ngjis.
Me kujtohet torta me qirinj , ku ti me gjysem zeri me kendoje kengen e ditelindjes , e lotet te shkonin nder faqe ,sepse e ndjeje se ai do ish urimi yt i fundit , sepse s’kishe me kohe , e ata qirinj do fikeshin ashtu sikunder ti do shkoje.
Neteve te gjata te dimrit , lutesha per pak me shume , per nje dite me shume , per pak minuta me shume ,…dhe kur nata e Krishtlindjeve trokiti, e ku gjithkush uronte e gezonte ….ti vendose te shkoje ne nje udhe qe kthim pas nuk ka e ku une nuk te vizitoj dot.

Me fal nese paqen ta trazoj hera heres me lotet e mi te heshtur …:cry::cry::cry::cry:
???????
 
Sa e gjate po me duket kjo nate,kjo nate plot shi e rebesh.A thua po me mendon? A te mungoj ndopak? Dua te te shkruaj,por nuk di se si...ah kjo krenaria ,kjo krenari eshte muri ndares qe vendos kufinjt.Sa here marr guximin te te shkruaj mendoj dhe them: po sikur ai te tallet e te me lendoj me fjalet e tij.Do dukem sikur mbarova pas tij pikerisht si kenga e kengetares Fifi .Pastaj hesht,rri mendoj ,dhe mendimet e trazuara me shfaqen si vegime.Ja ,fytyra jote e embel tek sa me buzeqesh me shfaqet ne dritare pikerisht tek sa shikoj shiun qe bije pik pik jashte neper qytet.Ç'eshte ky mall mbytes xhanem,perse e kam te till malli per ty?!Dhe ja shiu i embel pik pik tek sa bije me kujton poezin e famshme "Mall" te Ismail Kadares.Filloj dhe qesh ,e mohoj kete ndienje te cuditshme dhe perpiqem te humbas disi mendjen.Dhe ja pikerisht tek muzika qe degjoj tek sa mbyll syt kujtohem qe kete kenge ma ke dedikuar ti ...hap syt ,buzeqesh leht pa kuptuar se cfare po me ndodhe .Shtrihem,kam frike te mbyll syt sepse e di qe endrra ime sot do jesh ti ...eh sa nat e gjate me pret sot ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top