Leter vetes se ardhme

Aki

misfit
E dashura future Aki,
(e di qe ndonjehere i fus ndonje llaf anglisht se me tingellon me bukur :p )
Si je? Jo per gje, une sdo e di asnjehere, do e dish ti po e di qe kur do e lexosh ate si je-ne do buzeqeshesh, he se u bere prap lemsh duke bere uvertyre do thuash :p
Se pari te kerkoj ndjese per pertacine time qe i le gjerat per me vone e perhere te ngarkoj ty, po eh do jesh mesuar tashme :)
Nutellen e le me? Une ketej e kam shume te veshtire te ndahem nga cokollatat, sdi ti cke bere :p Do te kerkoja vetem nje gje, mos i ler asnjehere filmat e animuar, mos e vdis femijen ne vete edhe sikur te jesh 70 (sbesoj qe do jetosh aq gjate, po edhe po jetove do jesh qorruar e sdo mundesh te me lexosh me :p )
Tani tere kete ta shkruajta jo se me behet vone per ty, po duhet te te bej ca muhabet qe te kem ca arsyetim per temen qe hapa (gjerat tjera sti them se turp ktu ne publik :p )
Shpresoj te kesh gjetur paqen ne shpirt e te jesh pajtuar me cdo gabim qe ke bere ne te kaluaren, se me beso per momentin qe i bej me duken te arsyeshme :).....dhe mjaft e hengre ate mishin e gishtave rreth thonjve se le nam, kanibal i keq :p
Se fundi, e di qe si do formalitetet e do thuash boriiiing, kshu qe po te them nje gje qe e di qe do te pelqeje
'May the Force be with you' :D
Cheers



Shpjegim: Tani pse e hapa kete temen (ketu u drejtohem anetareve jo vetes :p )? Vertete ka tema ku flasim me veten, ku kujtohemi ne te kaluaren etj etj, po ja dhe nje mundesi te flisni me versionin tuaj te se ardhmes :). Shpesh ndodh te vini pas shume kohesh ne forum, ose te lexoni nje teme te vjeter e te qeshni si keni menduar atehere, sa keni ndryshuar, ose te krenoheni se sa e pelqeni veten e akoma mendoni njesoj :p
Eh me kete doja t'ju jap nje mundesi te imagjinoni veten tuaj, pas 5. 10 os 20 vjetesh, cfare do i shkruanit vetes tani qe do donit ta lexoje atehere, nje dedikim per versionin e ardhshem tuajin :)
Neper bote (e di per SHBA po mbase ka dhe vende tjera) femije, ose adoleshente mbledhin kujtime nje kuti si kanaqe (qe e quajne Time Capsule), ndonje loder qe kane luajtur me shume, letra qe i kane shkruar dikujt e ngjashem dhe i groposin nen dhe ne kopshtin e tyre dhe e bejne me fjale ta hapin pas nje dekade ose me shume qe te rikujtohen pas nje kohe te gjate e te shohin ndryshimet, madje dhe te mallengjehen, ja ju ku e keni rastin me nje leter (ose me shume po te doni :) )


p.s. ne internet gjeta dhe nje link adrese, per ata qe duan befasi, do shkruani nje leter aty, do shkruani nje email dhe do shkruani daten kur doni ajo webfaqe t'ua dergoje letren tuaj vetes ne te ardhmen :)

Letter to future self


Po tani lereni ate e na shkruani ketu, mos na harroni :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Leter vetes se ardhme

E dashur Moni, te drejtohem shkurtimisht per te treguar afrimitetin qe kam teksa ndihem perkrah, perballe, kudo prane teje.
Kam kaq shume dashuri brenda vetes per ty, te dua ne teresi perfshi ketu edhe difektet e tua....jo rralle perplasem me ndergjegjen tende e cila bie ndesh me veprimet e tua. Por une e dashur te mirekuptoj...kuptoj cdo zgjedhje qe ben , e cila vetem rastesore nuk eshte. Kuptoj cdo nevoje tenden qofte edhe kundra parimeve te tua, kundra moralit te kaqperfolur, te mirekuptoj edhe kur kalon netet e pagjumta ,duke shpresuar ne hickund.

Te kuptoj sepse ti je e tille Mon, je e gjitha nje dashuri e madhe per mua, je ai personi qe vrazhdesia u be pjese jotja sepse pesove zhgenjime ne jete....jo nga njerezit. Kushdo ka qene prane teje te ka dashur pa limit...sepse ti je e tille -pa limit!
Por te braktisen Mon...te lane vetem diku, dikur. Por ti gjeje force cdo here qe bije ne gjunje e luteshe ne vetmine e neteve te tua....Zot jo me ..te lutem jo me!
Por ti je e forte, je shkemb , je e pathyeshme te pakten ne aparencen tende...buzeqeshja jote rrezellen aq sa askush sdo kuptonte kurre ne c'labirinthe e kurthe po kalon, nese ti sdo deshiroje ti beje pjese te diturise.
E adhuroj ate buzeqeshje qe del mbi cdo humbje , nga rrenojat e shpirtit , buzeqeshja e syve te tu sjell vec pranvera.
Mos ndrysho kurre Mon...ji ajo qe te dashurit e tu uruan per ty....ji e qeshur pavaresisht fateve e disfatave qe ke kaluar e do kalosh....mos u thyj nga asnje rrebesh ....edhe pse do jete i fuqishem, trondites , gjej forcen te buzeqeshesh pasi je ti ajo qe VLEN!

Te dua Mon....Te dua pafund :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Leter vetes se ardhme

U_U sa teme e bukur

Nick : mos u pendo qe nuk u arratise ne Venezia. Nje here dikur..atehere kur njohe shume dashuri.
Aq.
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Ah popo paskam dhe dicka :D

Nick2 : Nese jemi ne 2021 do jesh ne mendyshje akoma per jeten tende, bej ate qe enderro.
Behu qytetare e botes nga gjashte muaj ne cdo vend.
Beje sa seshte vone.
 
  • Përqafim
Reactions: NGU
Titulli: Leter vetes se ardhme

Qenka teme fiks per mua ( nostalgjiket) shpesh me ndodh te lexoj shkrimet e mia te vjetra ( ktu e para 8 viteve)
Me vjen te qesh e ta dua me shume veten :p
Ndonje dite do shkruaj per veten e se ardhmes, mqs skam sh kohe tani .
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Kam nje shoqe qe ka nje rit te cuditshem ...i pelqen te udhetoj dhe kudo qe shkon shkruan nje leter me cka bere aty, si ka kaluar etj etj deri ne piken ku ka pir kafe e ngren e me ke e pasi blen edhe nje kartoline te bukur te atij vendit ja poston vetvetes duke ber koleksion kujtimesh kartolinash pullash dhe i mban te renditura sipas datave sa shume ndryshon shkrimi idet dhe te berat...
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Hej ti,
E di qe shpesh te kam inat? Inat sa here me lodh me veshtrimet 560 grade qe i ben gjerave. Se kuptoj pse justifikon cdo gje qe behet rreth teje. Duke u munduar ti shohesh anen me te mire cdo njeriu! Duke toleruar cdo kend qe nuk di c’eshte e mira. Bindu se ka dhe njerez te lig, po po. Nuk do ta pranosh ama ka fatkeqesisht!

Bej pak pushim. Mos vrapo kaq shume pas jetes per te kapur cdo gje. Leri gjerat te vijne natyrshem dhe ne kohen e tyre. Kenaqu nje here te vetme me cfare ke e merr ca pushime mendjeje. Vleresoje veten qe te dish te vleresosh dhe njerezit me te rendesishem qe ke prane. Mjaft fajesove veten per mos realizimin e tere endrrave qe kishe. Kjo jete nuk qenkershka qe te kemi cdo gje qe duam ne doren tone. Per me teper, ishin shume, akoma vazhdojne te jene te panumerta.
Mjaft ua bere me dije te metat njerezve te dashur, ama bej paqe me faktin qe njerezit jane te ndryshem dhe s’mund te jene te tere si ti.(ose sic do doje ti)

Neser do aplikosh per nje hap tjeter te madh tendin, te cilin deri dje thoje s’do e marr kurre, por ja qe po ndodh.Kjo je ti. Ndryshon mendjen 10 here Brenda 1 ore jo me Brenda vitit. Me siguri kur te lexosh kete do jesh ne fazen kur thua sa te mbaroj kete qe kam ne dore e do heq dore nga gjithcka. Por kurre s’do heqesh, sepse njeriu eshte ai qe lind. Sado te perpiqemi te luftojme veten nuk I largohesh dot natyrshmerise tende. Po e le me kaq. Do te te shkruaj serish kur te dale pergjigja e se neserme!

Hugs,
QjCDi6dpq74a0M_o8XwQhikPVN1GwSi55QiYf9Ra52kObW3hGr.jpg
 

Attachments

  • QjCDi6dpq74a0M_o8XwQhikPVN1GwSi55QiYf9Ra52kObW3hGr.jpg
    QjCDi6dpq74a0M_o8XwQhikPVN1GwSi55QiYf9Ra52kObW3hGr.jpg
    5.5 KB · Shikime: 0
  • QjCDi6dpq74a0M_o8XwQhikPVN1GwSi55QiYf9Ra52kObW3hGr.jpg
    QjCDi6dpq74a0M_o8XwQhikPVN1GwSi55QiYf9Ra52kObW3hGr.jpg
    5.5 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Leter vetes se ardhme

E Dashur Jetmira lol
Boll i shave cunat :p.
Po vazhdove keshtu do na ngelesh n der, behu vajz e mbar boll nejte nforume lol se sdo nxjerresh gje ndrit.Por cohu bej punet e dil per gjueti .
Keshtu kapet burri lol
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Une e kam shkruar nje leter vetes kur kam qene 17 vjec ndoshta, dhe ta hap kur te kesha 28 vjec...
Me kujtohet shume mire.. se ne fillim ja kam nise, cfare deshiroj te kem pas 10 vitesh...dhe kam rendit cfare enderroja te kem dhe te jesha deri ne ate mosh...nese e gjej do ta shkruaj...
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Nuk kam shume per ti thene vetes.
Ndoshta ajo ka me shume ndaj meje se une ndaj saj.
E gjtiha cfare i uroj eshte te jetojme shendetshem,me buzeqeshje e pa pare asgje te keqe ne familjen tone.
Forca ,dashuria,stabiliteti qofte me ne sic ka qene deri me sot!
Amin!
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Me mjaftojne postimet e mia te vjetra qe me nxjerr fb cdo mjes ahahah me u mbyll nshpi dhe mos me dal mo
 
  • Haha
Reactions: NGU
Titulli: Leter vetes se ardhme

PAs 10 vjetesh do jesh,nje mendim me e pjekur,nje dore ndihme me shume drejt atij qe ka nevoje,nje buzeqeshje me thelle ,nje perqafim me i forte per njerzit qe ke rreth-e rrotull. :))
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

E dashur Moni, te drejtohem shkurtimisht per te treguar afrimitetin qe kam teksa ndihem perkrah, perballe, kudo prane teje.
Kam kaq shume dashuri brenda vetes per ty, te dua ne teresi perfshi ketu edhe difektet e tua....jo rralle perplasem me ndergjegjen tende e cila bie ndesh me veprimet e tua. Por une e dashur te mirekuptoj...kuptoj cdo zgjedhje qe ben , e cila vetem rastesore nuk eshte. Kuptoj cdo nevoje tenden qofte edhe kundra parimeve te tua, kundra moralit te kaqperfolur, te mirekuptoj edhe kur kalon netet e pagjumta ,duke shpresuar ne hickund.

Te kuptoj sepse ti je e tille Mon, je e gjitha nje dashuri e madhe per mua, je ai personi qe vrazhdesia u be pjese jotja sepse pesove zhgenjime ne jete....jo nga njerezit. Kushdo ka qene prane teje te ka dashur pa limit...sepse ti je e tille -pa limit!
Por te braktisen Mon...te lane vetem diku, dikur. Por ti gjeje force cdo here qe bije ne gjunje e luteshe ne vetmine e neteve te tua....Zot jo me ..te lutem jo me!
Por ti je e forte, je shkemb , je e pathyeshme te pakten ne aparencen tende...buzeqeshja jote rrezellen aq sa askush sdo kuptonte kurre ne c'labirinthe e kurthe po kalon, nese ti sdo deshiroje ti beje pjese te diturise.
E adhuroj ate buzeqeshje qe del mbi cdo humbje , nga rrenojat e shpirtit , buzeqeshja e syve te tu sjell vec pranvera.
Mos ndrysho kurre Mon...ji ajo qe te dashurit e tu uruan per ty....ji e qeshur pavaresisht fateve e disfatave qe ke kaluar e do kalosh....mos u thyj nga asnje rrebesh ....edhe pse do jete i fuqishem, trondites , gjej forcen te buzeqeshesh pasi je ti ajo qe VLEN!

Te dua Mon....Te dua pafund :)

E dashura ime A... je gjithe bota per mua.
Dhe mos harro....ti vlen mbi cdo gje ne kete bote.

E adhuroj kte teme...
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Mua kujtua nje here....kur shkruajta nje leter dashurie, e skisha guxim ta dergoja
keshtuqe pasi e palosa mire e mire..e futa tek zgavra e nje peme.
Si per inate, ra shi ate nate, nje shi aq shume...te nesermen e gjeta serish.Ishte akoma aty ajo letra
ku me kujtonte se pse e doja ate njeri.
Pas ca muajve dhe pema u rrit gelltiti dhe letren.
Koha qe te ben te harrosh gjerat eshte shume kucke.
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Hap udhe e ik o vuajtes,mekatar.
Merri me vete e ato te pathenat.
C'ti tregosh?

Ishe mbetesh mekatari :p

Te pashije tu duken shumcka e ngjyros ne kete trajte.
Ke share e nemur te gjithe ata qe s'pelqente syri yt ,duke i quajt i lire treg.

Bote e pasur the se ne te jane femijte,e per te bukur serish se ishin femrat :D
Me ngjyra e ben muzika.

Endu neper te :p e hesht!
Ndryshe vrit veten me kritikat tua te pakuptimta :D
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

Sot kam ecur shume nen shi, e mbeta e befasuar sa shume me mungonte i ftohti, ne nje kohe qe une e kam urryer gjithmone. Hap pas hapi hyra ne ate gjendjen time qe une e quaj.." shkruaj me mendje ".
Nuk eshte e vertete se po mendoja apo po reflektoja, ngjan me shume si te marresh nje stiloLaps e te ulesh ne nje tavoline, pa flete te bardhe, pa asgje. Shkrova me mendje dy deshira ne keto dite keshtu...
E para eshte nje gje pa kuptim se nuk me takon me, po une e ndjej, dua te mundohem qe mos ta harroj, si ishte te duash kur je gjashtembedhjete vjecare...O Zot, une kam dashuruar cmendurisht, thjeshte, pa rregulla e pa limit...kam menduar disa here se " dua te vdes " per dike por edhe " dua te rilind mijra here " per dashurine. Keshtu kam dashuruar atehere, vetem se jane vite te ndryshme e te largeta, e pastaj nuk me ndodhi me kurre.
Megjithate kam dashuruar, shume, me me pak frike e me e sigurte, por ajo fuqi dhe ai iluzion i lumtur, nuk u kthye me kurre.
Pastaj shkrova ne mendje..dua te kujtoj si dashuroja kur isha gjashtembedhjete vjece, mbase nuk ishte dashuri, po kush di ta beje kete ?
Po une mbaj mend nje vajze qe gjithe diten shkruante pusulla letre e i dergonte me femije te vegjel, e ne darke e shikoja cdo nate qe puthej me djem te ndryshem...dashuri ? megjithate cdokush ka te drejten e tij te thote..." Po, une kam dashuruar ".
Pastaj me erdhi deshira e dyte, ngjan pak me te paren po eshte e dhimbshme, para disa ditesh nje djale i vogel po kalonte me te emen, me pershendeti se nje dite perpara u rrezua, e une e ngrita e i fshiva gjunjet qe i ishin bere gjithe gjak...mbasi kaluan disa sekonda, prit pak, i tha te emes..." a mund te perkulesh pak se dua te perqafoj ?"
Jane gjeste te guximshme, une nuk jam ne gjendje ta bej, kushedi sa here has njerez qe i dua, e mendoj para se te ike, se a mundem ta perqafoj ? po, nuk e bej kurre, here te tjera me ndodh me ndonje person qe po behet gati te ike diku larg, e nuk e di nese do kthehet me, para se te ike, e mendoj cdo cast se dua te vrapoj si e marre e ta pushtoj fort duke e rrotulluar e duke e puthur si e cmendur...e ti them se...po pastaj asgje, terhiqem ne cepin tim, e mbyll syte lehte...e pse duhet une xhanem te behem pengese per dike qe ka endrra te tjera ? E Kush e di ?
Jo se nuk ka vlere, por une mendoj friken e vuajtjes, kjo eshte nje lloj doreheqje e perzier me lodhje, qe per momentin te une nuk po funksionon me.
Kjo eshte deshira e dyte qe shkrova me mendje...
Po..kjo ishte.
Shpresoj qe nje dite te kthehem, mbasi te jem larguar, per te perqafuar dike, ose per ta puthur, ose nje perkedhelje...
Dua vertet te kthehem embel...Dua te kthehem......
 
Hahahahahah kisha harruar kete teme :)
E lexova heret me duket se akoma jam aty ku kisha mbetur...

P.s. dear Aki behu mizantrop, je ne rruge te drejte vazhdo :D
 
Uaaa 1 vit e gjys nga letra pare lol

Souli im o souli im. Ne fakt tani kam 2 llafe me Mind-in se soulin e kemi rehatu. :p
Ctu desh moj ctu desh ama mos harro: Yapabilirsin yapabilirsin lol

Me sighri vec un do e kuptoj kte mesazh :p
 
Mirdita Veton, a je mirë a je lodhë?

Fillimisht mos harro një gjë, vazhdo e merr frymë. Thith sa të mundësh oksigjen, mirëpo mos lejo që ky të jetë procesi yt i vetëm i jetës, merr sa më shumë dritë. Ama mos u ba si Lulja. Jo Lulja, fqinja jote me taka të larta, e që di të bëjë vetëm tik-tak në rrugë, po si bima, lule de, po e din ti. Kur ta lexon këtë letër në të ardhmen, ndoshta edhe je rit. Ku po e di, me vjet po rritësh çdo vit, ama me mend? Po më dukesh i njëjti. Do me thanë, pasi qe ke me u ngi mirë me oksigjen, fillo e rritu. Mere jetën pak ma seriozisht njeri, jeta serioze është. Hej paramendo me e lexu këtë shkrim edhe pas 10 viteve e ti me qenë ky që je. Trullan. Më fal, ama je pak. Ke marrë oksigjen, e je rit ( që hiq nuk po besoj), fillo e mos i lëndo njerëzit. Vendose gishtin në kokë edhe thuaj me vete, unë nuk kam asnjë të drejtë me e lendu dikënd, sidomos njerëzit e afërt që çdo herë i ke aty, edhe kur ju thu me ik, edhe kur sillesh keq me ta, ata janë aty. Kurdo që ke me lexu këtë shkrim ata aty ke me i pas. Kur ke ndalu me i lendu njerëzit, fillo e duaji ata. Jep pak dashuri o njeri i ngrirë. Mendoj, e meritojnë. Së paku ata njerëz që me ty janë, e kanë me qenë çdo herë. Oksigjen ki sa të dush, po e përdor pa pare, e që besa dikush edhe oksigjen nuk ka! E ti ki oksigjen, e përdore për të mirë. E që besa po besoj që je tu fol ma pak se që fol tash. Në një tavolinë ku janë 10 persona, diku 4 prej tyre e përdorin telefonin, hajde të tjerët flasin. Ama prit, ata veç të dëgjojnë se ti flet e nuk ndalësh. E di ke me kundërshtu edhe atëherë, ama ti flet shumë. Shumëëë! Hmm, çka ki deri tash. Oksigjen po, dritë po, me u rit po ( prapë nuk jam tu besu), me lendu ma pak, edhe me dasht ma shumë. Hajde me fol e di që nuk ke me u ndalë. Edhe ah po. Veton, puno ma pak. Jeta po ec, edhe ato shumë shpejt. E di në fund krejt kanë me qenë kujtime, kanë me lëviz para fytyrës, e ti ke me qenë shikues. Edhe ah po, nisja projektoj ata 5 a 6 fëmijë që i ke ne mendje, mendoj nuk janë 2 a 3, janë 5 ose 6.

Hajt tash tung, se me lodhe, si çdo herë tjetër Veton :)
 
Yh tre vite sqenkan shume per te ndryshuar :D
Dear past Aki e mire te flm per llafet e mira.
Dear future Aki, nese ste ze Alzheimer kthehu ne kete teme pas 10 vitesh, nese nuk ndodh ndonje lufte nukleare e te zhduket interneti, ose ose Coli mund ta gropose forumin fare e te behet i pakthyeshem :p
 
Dear @Imp4cT 55 vjec, boll kerkove nuse me letra Angleze neper forume. Shqiperia sapo eshte bere pjese e Bashkimit Europian e ti mund te shkosh si njeri.
Tashme te duhet vetem nje sakrifice e vogel, fillo kurse disa leke nga 40 euroshi ne muaj perkrahjes sociale qe te jep Kryeministri legjendar Erion Veliaj sepse biletat e avionit per Angli kushtojne nga 500 paund e siper.
 
Mirdita Veton, a je mirë a je lodhë?

Fillimisht mos harro një gjë, vazhdo e merr frymë. Thith sa të mundësh oksigjen, mirëpo mos lejo që ky të jetë procesi yt i vetëm i jetës, merr sa më shumë dritë. Ama mos u ba si Lulja. Jo Lulja, fqinja jote me taka të larta, e që di të bëjë vetëm tik-tak në rrugë, po si bima, lule de, po e din ti. Kur ta lexon këtë letër në të ardhmen, ndoshta edhe je rit. Ku po e di, me vjet po rritësh çdo vit, ama me mend? Po më dukesh i njëjti. Do me thanë, pasi qe ke me u ngi mirë me oksigjen, fillo e rritu. Mere jetën pak ma seriozisht njeri, jeta serioze është. Hej paramendo me e lexu këtë shkrim edhe pas 10 viteve e ti me qenë ky që je. Trullan. Më fal, ama je pak. Ke marrë oksigjen, e je rit ( që hiq nuk po besoj), fillo e mos i lëndo njerëzit. Vendose gishtin në kokë edhe thuaj me vete, unë nuk kam asnjë të drejtë me e lendu dikënd, sidomos njerëzit e afërt që çdo herë i ke aty, edhe kur ju thu me ik, edhe kur sillesh keq me ta, ata janë aty. Kurdo që ke me lexu këtë shkrim ata aty ke me i pas. Kur ke ndalu me i lendu njerëzit, fillo e duaji ata. Jep pak dashuri o njeri i ngrirë. Mendoj, e meritojnë. Së paku ata njerëz që me ty janë, e kanë me qenë çdo herë. Oksigjen ki sa të dush, po e përdor pa pare, e që besa dikush edhe oksigjen nuk ka! E ti ki oksigjen, e përdore për të mirë. E që besa po besoj që je tu fol ma pak se që fol tash. Në një tavolinë ku janë 10 persona, diku 4 prej tyre e përdorin telefonin, hajde të tjerët flasin. Ama prit, ata veç të dëgjojnë se ti flet e nuk ndalësh. E di ke me kundërshtu edhe atëherë, ama ti flet shumë. Shumëëë! Hmm, çka ki deri tash. Oksigjen po, dritë po, me u rit po ( prapë nuk jam tu besu), me lendu ma pak, edhe me dasht ma shumë. Hajde me fol e di që nuk ke me u ndalë. Edhe ah po. Veton, puno ma pak. Jeta po ec, edhe ato shumë shpejt. E di në fund krejt kanë me qenë kujtime, kanë me lëviz para fytyrës, e ti ke me qenë shikues. Edhe ah po, nisja projektoj ata 5 a 6 fëmijë që i ke ne mendje, mendoj nuk janë 2 a 3, janë 5 ose 6.

Hajt tash tung, se me lodhe, si çdo herë tjetër Veton :)
Hajt majmun, hajt!
 
Titulli: Leter vetes se ardhme

E dashur Moni, te drejtohem shkurtimisht per te treguar afrimitetin qe kam teksa ndihem perkrah, perballe, kudo prane teje.
Kam kaq shume dashuri brenda vetes per ty, te dua ne teresi perfshi ketu edhe difektet e tua....jo rralle perplasem me ndergjegjen tende e cila bie ndesh me veprimet e tua. Por une e dashur te mirekuptoj...kuptoj cdo zgjedhje qe ben , e cila vetem rastesore nuk eshte. Kuptoj cdo nevoje tenden qofte edhe kundra parimeve te tua, kundra moralit te kaqperfolur, te mirekuptoj edhe kur kalon netet e pagjumta ,duke shpresuar ne hickund.

Te kuptoj sepse ti je e tille Mon, je e gjitha nje dashuri e madhe per mua, je ai personi qe vrazhdesia u be pjese jotja sepse pesove zhgenjime ne jete....jo nga njerezit. Kushdo ka qene prane teje te ka dashur pa limit...sepse ti je e tille -pa limit!
Por te braktisen Mon...te lane vetem diku, dikur. Por ti gjeje force cdo here qe bije ne gjunje e luteshe ne vetmine e neteve te tua....Zot jo me ..te lutem jo me!
Por ti je e forte, je shkemb , je e pathyeshme te pakten ne aparencen tende...buzeqeshja jote rrezellen aq sa askush sdo kuptonte kurre ne c'labirinthe e kurthe po kalon, nese ti sdo deshiroje ti beje pjese te diturise.
E adhuroj ate buzeqeshje qe del mbi cdo humbje , nga rrenojat e shpirtit , buzeqeshja e syve te ty sjell vec pranvera.
Mos ndrysho kurre Mon...ji ajo qe te dashurit e tu uruan per ty....ji e qeshur pavaresisht fateve e disfatave qe ke kaluar e do kalosh....mos u thyj nga asnje rrebesh ....edhe pse do jete i fuqishem, trondites , gjej forcen te buzeqeshesh pasi je ti ajo qe VLEN!

Te dua Mon....Te dua pafund :)
Jallaaaaaa pas 3 vitesh...opo prape te njejten do ia them vetes, per cdo dite!
 
Biçim monologu!

-Hë më lal?
-Ku ke përfundu? Akoma atje je?
-A i le skedinat?
-A e bleve fiksimin e jetes?
-A te thash qin her, matu perpara se të shkrepesh?

ehh...

-A je martu? - Po pse mër derzi, çar të mungo :LOL:
-Po ajo ondrra që te mundo, të mundo akoma? Epo fli i qete dak, nk ishte faji yt. shpirti jot e di sa dhëmb. e di qe po te genjej, tjera fjal nk kam, nk mundem.

-Cfare do te me thuash tani?

Matu kur tpergjigjesh,

Toç!
 
Ne 2016 i kisha derguar vetes nje leter nga faqja.
Me kishte ardhur para pak kohe, sot e lexova.

Mos dergo me letra, i them.
 
Te lexosh cke thene pas 5 vitesh sdi a te qash ,a te qeshesh
Po meqe eshte Moni qe shkruan..i fut i te qeshme lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top