Letër poezisë

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
LETثR POEZISث

Ende pa të njohur të ëndërrova. Si një grua hyjnore të paarritshme. Kur të njoha, e pashë që ishe: ëndrra, malli, shpresa, toka, qielli, pavdekësia dhe vdekja. E dija se je e ishe kudo, si jeta, si dashuria, perëndia dhe se kudo e kurdo mund të të takoja. Por më vinte marre prej teje si prej nënës, motrës e gruas, ndaj të nisa letër. Letër.
Ti ishe peizazhi më i bukur që mund t’i ëndërrojnë krijesat e natyrës. Ti ishe si femra më e bukur që mund të ëndërrojë një mashkull. Ti ishe si shpresa më e madhe që mund të ëndërrojë një i pashpresë... Ti ishe bjeshka më e lartë që mund t’i gjunjëzohet vetëm qiellit.
Ti je Dielli që luan me rrufetë. Ti je shpella që gëlltit pikëllimin, shkretëtira që përthith pangopshëm shiun e mërzisë. Dhe trëndafili mbretëror që përhap hijeshi në mbretërinë e shëmtisë.
Nuk di pse të nisa letër...
Ndoshta të nisa letër që të mos më braktisësh se, pa ty mbetem si pa nënë, si pa grua, si pa fëmijë, si pa truall, si pa jetë. Ndoshta të nisa letër që të vish, sepse të presë si pranverën, si dashurinë, si përlindjen, si shpresën që të mbush energji për jetë e për të ardhme. Ndoshta të nisa letër që ta kapërcejmë humnerën që na ndan, që ta zhbëjmë terrin që na hyn në kujtesë e që ta kalojmë murin e mallkimit me flatrat e fjalës.
Sa herë zgjerohesh në bukuri, frymë merr vetëm në dashuri. Së paku ta kishe cakun pafundësi. Krejt këta emra pleksen e shkrihen në emrin e madh, të bukur e të dashur sa jeta subtile e sublime: Poezi.
Pastaj...
Deshe të flisje me mua apo të flisja unë me ty, me Muzën. E di se vetëm ti nuk më lëndon; se vetëm ty nuk të lëndoj... Deshe të më thuash je e gatshme të vish si dashnore ëndrrash parajsore me rrobat e nëpërdukshme. Deshe të më thuash se sa të më shkojë mendja te Ti - ti do të më futesh në qenie si ajri, do të më futesh në sy si pamje e përkryer, pastaj - në vesh - si fëshfërimë ere, në lëkurën e ashpër si ngrohtësi jetësore dhe në gjumë - si magji ëndrre, sa krejt pafundësia e gjallimit kozmik. Erdhe si haber Muze, si ngazëllim mitik e si frymë mistike, që shkon përtej qenies e përtej kohës.
Andaj desha ta shfaq admirimin tim për ty bukuri e bukurive e dashuri e dashurive, të të kallëzoj se për aq sa je brenda meje po për aq do të jem brenda teje. Tjetër është sa më zë shtrati yt e sa mund t’i stis ngasjet e mia në shtrat për ty. Sepse, ti më mundësove të jem i pasur me krejt ato që më munguan, madje të më kesh edhe kur s’të kam, duke u bërë qenie si vetë ekzistenca nëpërmjet esencës së fjalës.

Poeti Ragip Sylaj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top