Letër e intelektualëve muslimanë Obamës

Kresha

A pretty face can never trick me
Letër e hapur e 39 intelektualëve muslimanë kryetarit të ri të Amerikës Barack Hussein Obamës.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Ekselenca e tij: Kryetarit amerikan Barack Hussein Obamës


Në mëposhtë të nënshkruar, dijetarë, intelektualë, politikanë, jurist dhe punëtorë tjerë akademik nga vendet muslimane, shfrytëzojmë zgjedhjen tuaj për kryetar të SH.B.A., t'u drejtohemi si njeri humanist, dhe që nëpërmes teje t'i drejtohemi popullit amerikan, sepse ju jeni kryetari i saj dhe gëzoni besimin e tyre.

Shpresojmë që ekselenca juaj me kujdes do ta lexojë këtë letër në tërësi dhe që më parë presim qëndrimin tuaj objektiv dhe të paanshëm në interes të tërë njerëzimit.
Zotëri kryetar,

Ekselencës suaj do të dëshironin t'ua paraqesim qëndrimet tona për shumë çështje që janë të interesit të përbashkët dhe që kanë ndikim të madh në botë.

Para se të fillojmë të flasim për këtë, ju drejtojmë urimet e përzemërta popullit amerikan për shkak të këtij gjesti historik të bërë me zgjedhjen tuaj si kryetar - nga inati i oponentëve racistik të cilët bënë çdo gjë që të ndalin zgjedhjen e një njeriu me prejardhje afrikane.

Kjo, padyshim është sukses i madh. Këtë fakt mund ta kuptojnë ata të cilët e kanë të afërt historinë amerikane - zhvillimin e saj dhe ndryshimet e saj por njëkohësisht ky sukses vë në përgjegjësi të madhe dhe tejet serioze në supet tuaja në krahasim ma ata që mendojnë që shpresat e tyre me ardhjen tuaj në shtëpinë e bardhë do të realizohen. Kjo përsëri është përgjegjësi ndaj tërë botës në të cilën Amerika është lojtari kryesor - e para se fletët e zbrazëta të historisë të filloni t'i shkruani me shenja të ndritshëm ose të errët dhe të zi mu sikur ato që i shkruajti kryetari i kaluar George W. Bush.
Zotëri kryetar,

Na lejoni t'i parashtrojmë disa prej problemeve të cilat do të dëshironim t'i ndanim me ju. Këto janë të përmbledhura në këto pika vijuese:

1. Ju ftojmë juve dhe popullin tënd të keni kujdes në rëndësinë e bashkëpunimit me të gjithë popujt tjerë me qëllim të arritjes së interesave të përbashkët, në mënyrë që t'i kundërviheni rreziqeve të përbashkëta siç janë problemet ekologjike, paqja, vlerat morale, mbrojtja e etikës, të drejtat e njeriut, energjia, zhvillimi, lufta kundër epidemive dhe katastrofave natyrore, por pa diskriminim, pa propagimin e vizioneve individuale ose ideologjive, dhe pa privilegj në dobi të interesave të popujve të caktuar. Ju bindim ekselencën tuaj që bashkëpunimi për mirëqenien e njerëzimit është esenca e mësimit të fesë sonë.

Allahu i Plotfuqishëm në Kur'an thotë:

". . . Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi . . ."
(El - Maide, 2)

Përsëritim që popujt muslimanë posedojnë moral dhe potencial material dhe janë të furnizuar me elementet e fuqisë të dukshëm dhe të fshehtë të cilët i kualifikojnë që të jenë partnerë kyq në formimin e ardhmërisë në botë. Përveç kësaj ju bindim juve, që injorimi i popujve tanë ose të drejtave të tyre në vetpërcaktim ose kryerjen e tradhëtive me të cilat sulmohen interesat e tyre ose okupohen vendet e tyre ose cungohen liritë e tyre, nuk mund të ekzistojë. Populli ynë musliman fton në bashkëpunim reciprok të bazuar në barazi, por njëkohësisht ai në të njëjtën kohë do të luftojë me të gjitha mjetet e mundshme kundër çdo përpjekje që të ç'rrënjoset ose zhduket identiteti i tyre ose të privohen resurset e tyre.

2. Nga përgjegjësia jonë si muslimanë ne nuk i frikësohemi askujt përpos Allahut të Plotfuqishëm, lajmërojmë ekselencën tuaj dhe popullin amerikan që besojmë fuqishëm në të drejtën e të gjitha religjioneve, kulturave dhe civilizimeve dhe shoqërive në dallime dhe zgjedhje të lirë.
Allahu i Plotfuqishënë Kur'an thotë:

"Në fe nuk ka dhunë . . ."
(El - Bekare, 256)

Gjithashtu, ju lutemi të mos lejoni këso të drejte dhe bëhuni të bindur që sjellja e modelit amerikan në pjesët tjera të botës me forcë, presion dhe frikësim, vetëm do të thellojë krizën botërore dhe konfliktet dhe e para që do të goditej me këtë është mu Amerika. Dëshirojmë që t'ju përkujtojmë që logjika historike, sikurse as tradita, nuk lejojnë vazhdimësi as fitore të qasjes së këtillë, çfarëdo fuqi materiale të ketë apo çfarëdo slogane botërore të bartë. Padyshim situata të cilën globalizimi gjeneralisht ka arritur, e sidomos situata e brendshme amerikane paraqet argument të gjallë për atë që dëshirojmë t'u themi atyre që dëshirojnë të ballafaqohen me faktet dhe kthehen në realitet nga iluzionet e vetmashtrimit.

3. Ju përkujtojmë juve, zotëri kryetar në bazë të religjionit dhe kulturës sonë, që civilizimi nuk mund të lulëzojë, nëse në paqe dhe siguri në botë nuk mund të arrihet, nëse drejtësia nuk dominon në tokë dhe nuk dominon në marrëdhëniet në mes njerëzive. Ne sinqerisht mendojmë që secili person i kuptueshëm thellë në vete beson që asnjë popull tjetër gjatë historisë nuk ka përjetuar padrejtësinë sikur ajo e bërë ndaj popullit palestinez.

Ky fakt, ndoshta ka qenë i injoruar nga ana e SH.B.A. si shkas, qoftë financiar, politik, qoftë presioneve mediale për shkak të iluzioneve ideologjike, legjendave ose ambicjeve zgjedhore.
Zotëri kryetar,

Mos prisni marrëdhënie normale me arabët dhe muslimanët dhe ata që përpiqen për të vërtetën dhe drejtësi në botë, nëse nuk mënjanohet padrejtësia e bërë ndaj popullit palestinez, para se gjithash e përkrahur nga SH.B.A. dhe të drejtat dhe toka e tyre t'u kthehet. Suvernitetin e Irakut dhe Afganistanit nuk e mbajnë popujt e tyre dhe nëse nuk kompenzohen humbjet e tyre që na janë bërë, dhe nëse forcat okupuese kryqtare nuk largohen nga tokat e okupuara. Këto forca kanë kthyer kujtimet e luftave të kryqëzatave të shekullit të mesëm dhe në luftërat koloniale dhe rifillimin e armiqësive në mes popujve në botë.

Zotëri kryetar,

Ata që i kanë të njohura faktet historike e dijnë që popujt tanë janë lojal i miqve të tyre, të dashur ndaj atyre që i respektojnë dhe të përkushtuar ndaj aleatëve të tyre. Por, ata nuk i përulen okupatorëve të tyre ose dorëzohen agresionit dhe asnjëherë nuk pranojnë nënçmim - me dëshirë e marrin lirinë me forcë se sa të fitojnë duke u përulur.

Padyshim situata momentale e rezistencës së okupimit në vendet muslimane, Palestinë, Irak, Afganistan, është udhërrëfyes i mjaftueshëm për Amerikën që thellësisht dhe me sinqeritet të vlerësojë metodat e saj të pronës me njerëzit në botë, gjeneralisht, e sidomos me popujt musliman.

SH.B.A. si superfuqi kryesore duhet të lirohet nga diktatura e lobit cionist kur është në pyetje marrrëdhënie ndaj botës muslimane dhe duhet të kuptojnë që interesat reale të popullit amerikan qëndrojnë në bashkëpunimin me një miliard e gjysëm musliman, në mënyrë që të përkrahet drejtësia dhe e drejta.

Gjithsesi, ky qëndrim kërkon një lloj trimërie të udhëheqjes amerikane - që të vendoset mbi interesat personale dhe partiake.
Zotëri kryetar,

Nëse amerikanët nuk mund ta përkrahin të drejtën dhe drejtësinë, më e pakta që mund të pranohet nga ata është mosanimi. Përkrahja e juaj padrejtësisë dhe okupimit do të nxitë rezistencë dhe udhëheqë neve kah ajo që ne tërë këtë ta vëzhgojmë.

4. Nuk ka dyshim, zotëri kryetar, që ju keni rrjedhur nga bashkësia multikulturale, djalë i grupeve të ndryshme etnike prejardhja e së cilës rrjedhë nga zezakët, të cilët kanë vuajtur për shkak të padrejtësisë, eksploatimit dhe diskriminimit racor, bile edhe për më tepër, ju jeni ekspert i punëve legjislative dhe të avokaturës - të kthyer kah drejtësia, dhe nuk ka dyshim të dini që drejtësia nuk mund të arrihet nëse nuk arrihet barazia në ndarjen e pasurisë, dhe nuk mbrohet eksploatimi dhe plaçkitja e pasurive të popujve.

Ekselenca juaj, pa mëdyshje do të pajtohet me ne që popujt e botës së tretë nuk kanë vuajtur nga plaçkitja e pasurisë dhe eksploatimit të resurseve të tyre dhe sulmeve në suvernitetin e tyre në të njëjtën mënyrë sa kanë vuajtur nga kompanitë e mëdha multiuniversale amerikane të cilat kanë pushtuar shtete dhe rrëzuar regjime dhe ngulfatur çdo përpjekje të vendosjes çfarëdo qoftë rezistence popullore për mbrojtjen e pasurive të këtyre vendeve.

A thua ne dhe tërë bota kërkojnë të fillojë faza e re e cila shpreh drejtësinë në ndarjen e pasurive dhe pjesëmarrjen në zhvillimmin e tërë botës por pa mobilizim të institucioneve financiare ndërkombëtare që shërbejnë për plotësimin e interesave amerikane - siç janë organizimi tregtar Botëror, Banka Botërore, fondi monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera të cilat janë themeluar vetëm për atë që fuqive të mëdha t'u mundësohet, sidomos SH.B.A-së, të kontrollojë pasuritë e shteteve të pazhvilluara.

Padyshim, ekselenca juaj është e vetëdijshme për faktin që eksploatimi i njerëzve dhe plaçkitja e pasurisë së tyre, shkaku kryesor i luftërave të mëdha, krizave të mëdha e të pandershme të cilat kanë lëvizur dhe rrjedhur nga SH.B.A.


Zotëri kryetar,


Ftojmë Amerikën, që kur kjo përjeton krizën e thellë financiare që të fillojë të gjejë disa solucione në legjistativin financiar dhe qasjeve ekonomike të popujve tjerë dhe të cilët mund të kontribojnë që Amerika ta tejkalojë krizën e saj financiare dhe situatën katastrofale në ekonomi - e cila kthen botën prapa për disa decenie.

Këtu theksojmë rolin e sistemit banker islam dhe qasjes ekonomike islame i cili është i lavdëruar nga ekspertet e vjetër dhe me përvojë e të paanshëm të ekonomistëve perëndimor.

5. Zotëri kryetar,

Liria është instiktive për gjithë njerëzit dhe kjo është një prej vlerave të përbashkëta që e ndajnë të gjithë popujt, bile edhe nëse ata dallojnë në konceptet e tyre për liri dhe vëllimin e saj. Edhepse Amerika, vendi i cili thërret në liri dhe respektimin e të drejtave të njeriut, më shumë se asnjë vend tjetër në botë, dhe në praktikë më së shumti rrënojnë të drejtat e njeriut, dhe marrin lirinë e njerëzve, për çfarë kanë bërë luftëra më shumë se vendet tjera, kanë bërë gjenocid, burgosur paligj dhe maltretuar njerëzit.

Për më tepër, kjo është e dukshme në përkrahjen e regjimeve diktaturiale, tradhëtive kundër demokracive në rritje, puqeve ushtarake të planifikuara duke mos përfillur organizatat ndërkombëtare. Popujt në botë që kanë vuajtur shumë për shkak të kësaj politike amerikane presin në kredibilitetin tuaj dhe çfarë do të bëni ju në këtë kontekst - a do të jeni njeri i etikës, principeve dhe ëndërrave, siç keni premtuar popullit tuaj dhe botës, apo do të jeni të ndikuar nga dëshirat e njerëzve afarist dhe nënshtrimit të presioneve të lobistëve cionist dhe organizatave të fshehta.

Zotëri kryetar,

Ju me siguri, jeni të vetëdijshëm për faktin për marrjen e vendit të caktuar pozitiv në histori, nuk është e mjaftueshme që vetëm të klithen slogane pozitive - përveç nëse nuk paraqiten në realitet dhe ju me siguri e dini që karakteri në historinë e secilit udhëheqës në masë të madhe përcaktohet edhe nga kualiteti i ekipit të tij.

6. Në bazë të fesë sonë dhe principeve, ne ftojmë në dialog ndërkulturor, ndërfetar dhe ndërcivilizues.

Allahu i Plotfuqishëm në Kur'an thotë:

"Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri . . ."
(El - Ankebut, 46)

Për më tepër ne respektojmë diturinë dhe pranojmë të vërtetën nga cilido burim.

Allahu i Plotfuqishëm në Kur'an thotë:

"Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë."
(El - Bekare, 111)

Ne fuqishëm e hudhim idenë e konfliktit të civilizimeve dhe mitin për fundin e historisë - që të dyja kanë rrjedhur nga kultura amerikane.

Allahu i Plotfuqishëm në Kur'an thotë:

"Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!"
(Ali Imran, 64)

Dialogu fiton rëndësinë dhe produktivitetin nëse mendohet si mjet i lejuar nga dy palët. Por, nëse njëra palë praktikon okupimin dhe invadimin, atëherë nuk ka mënyrë tjetër për palën tjetër përveç rezistencës, xhihadit dhe luftës për liri me të gjitha mjetet.

Me siguri, rezistenca në disa vende muslimane është rezultat i agresionit, padrejtësisë dhe tiranisë, të praktikuara ose sponzoruar nga SH.B.A. dhe këto rezistenca nuk shkaktojnë dhunë dhe terror - si disa qarqe në Amerikë dëshirojnë të proklamojnë.

Për këtë, nëse disa rezistenca ju brengosin dhe ju dëshironi të vie deri te paqja, duhet të përfundoni okupimin dhe t'ua ktheni popujve lirinë she suvernitetin e tyre.

Zotëri kryetar,

Popujt tanë ëndërrojnë për bashkim, liri, pavarësi, të drejtat e njeriut, siguri, progress dhe prosperitet - si të jetë e mundur, shumica nga këta popuj beson se Amerika është pengesa kryesore që të realizohen këto ëndërra dhe ne besojmë që ekselenca juaj si kryetar, nuk mund të kundërshtojë autenticitetin e disa prej këtyre padive, e që është shkas që disa prej këtyre popujve kanë tendencë që të qëllojnë Amerikën me të gjitha mjetet.

Ne shpresojmë dhe sinqerisht ju ftojmë që ju të bëheni ai i cili do të fillojë tipin e ri të interaksionit në marrëdhëniet e SH.B.A.-së dhe popujve të botës muslimane.

7. Ekselenca juaj, kryetar,

Ne sot mund të flasim për marrëdhëniet musimano-amerikane e jo ta përmendim atë që është e lidhur me terrorizmin, të cilin ia ka imponuar Amerika botës. Në këtë kontekst do të dëshironim ta tërhiqnim vëmendjen tuaj në sa vijon:

a.) Ne, paraprakisht fesë sonë dhe nga prespektiva islame, tërësisht refuzojmë frikësimet e të pafajshmëve, keqpërdorimin ose vrasjet - për ne kjo është korrupsioni në tokë, e që është njëra prej fatkeqësive më të mëdha që kemi.

b.) Do të dëshironim të tërheqim vëmendjen në faktin që qëndrimi i islamit ndaj luftës dhe betejës - nëse është e domosdoshëm në mbrojtjen e të drejtës dhe si mbrojtje nga padrejtësia - ka principet morale dhe ligjore të cilët bëjnë që në këtë luftë dhe betejë njeriu të jetë i mëshirshëm sa të jetë i mundur. Duke respektuar këtë, islami ndalon caqet joushtarake dhe shkatërrimet, rrënimet masovike dhe agresionin e paarsyeshëm.

Gjithashtu, islami kërkon plotësimin dhe respektimin e marrëveshjes si dhe marrëdhënie humane ndaj të robëruarve, si dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Në këtë themel ne bëjmë dallimin në mes terrorizmit të ndaluar dhe të rezistencës legjitime dhe ne fuqishëm e hudhim që rezistenca legjitime e okupimit të shikohet si terrorizëm.

c.) Dëshirojmë që juve t'ju përkujtojmë në qëndrimin e shumë personave akademik të spikatur në Amerikë dhe Evropë, të cilët bindin se ngjarjet e 11 shtatorit 2001 nuk kanë qenë asgjë tjetër përveç dramë e fabrikuar nga disa fuqi me ndikim në Amerikë në bashkëpunim me Mosadin izraelit. Tërë këtë e kanë bërë me qëllim që të gjejnë shkas për të filluar luftën e tretë botërore të cilën e kanë planifikuar dhe përcaktuar si dhe caqet e caktuara.

Edhepse dijetarët islam, shtetet dhe njerëzit e gjykuan atë që ndodhi në shtator 2001, SH.B.A. nga prapa mobilizoi shumë shtete, diç me dëshirë e diç me forcë dhe fillon luftën kundër islamit si fe, kundër muslimanëve si individ dhe si grup popujve, institucioneve, kulturës dhe historisë. Ishte kjo luftë që rrënoi pushtete, u okupuan vende, theu njerëz, prishi të gjitha konventat morale dhe legale ndërkombëtare - luftë në të cilën miliona muslimanë u vranë dhe u dëbuan nga tokat e tyre, qindra mijë njerëz u vendosen në burgje të fshehta dhe publike ku të gjitha të drejtat e njeriut u rrënuan, qytete dhe xhamia u rrënuan, Kur'ani Fisnik u ofendua, ndërsa me ligje kombëtare u përdoren armët e ndaluara.

Ka qenë e qartë që nga dita e parë që kjo luftë e ndyrë në të cilën Amerika hyri, ka qenë e bazuar në gënjeshtra dhe paqartësi. Zotëri George W. Bush me shkas ishte nën presion që të pranojë që lufta në Irak ka qenë e bazuar në shënime të gabuara dhe ne besojmë që drejtësia e Zotit nuk do të lejojë që tiranët t'i shmangen dënimit. A thua të presim që Amerika t'i proceson dhunën dhe dënimin për veprat e tyre?

d.) Asnjëherë nuk do të kemi sukses të ç'rrënjosim atë që është e njohur si terrorizëm, nëse nuk besojmë dhe praktikojmë të vërtetën, objektivitetin, paanësinë dhe transparencën gjatë kërkimit të shkaseve të tij - atëherë do ta disfatojmë.

Me siguri që cilido qoftë fenomen social ose kulturor do të shumohet dhe vazhdojë përderisa shkaset për të cilat ai është këtu janë prezent.
Ne jemi të bindur që shkaku kryesor i urrejtjes së dhunshme dhe të thellë ndaj Amerikës në botën muslimane dhe tjetër kund, është agresioni i saj direkt në botën muslimane dhe përkrahja e saj e pakufishme që ajo i ofron secilit agresion kundër muslimanëve.

Ekselenca juaj mundet përsëri të rishikojë qëndrimin amerikan ndaj rezultave të cilat kanë të bëjnë me arabët dhe Izraelin - për të parë qartë standartet e dyfishta të Amerikës dhe që të pyetet a është kjo që duhet bërë.
Shumica e shteteve në botën muslimane nuk ju flet juve të vërtetën nga frika, presioni apo dëshira për sponzorizimin amerikan. Por, për shkak të humanitetit, ne juve, zotëri kryetar, me plot objektivitet ju bindim - marrëdhënia në mes SH.B.A. dhe botës muslimane nuk mund të jetë normale nëse agresioni kundër kundër muslimanëve nuk ndalet dhje nëse ndaj tyre nuk vendoset marrëdhënia fer dhe e barabartë. Kjo tani është në duart tuaja.

Nëse ndërmerrni hap në këtë drejtim, me siguri do të arrini sukses të paparashikuar në skenën amerikane.

Zotëri kryetar,

Ne besojmë që arsenali bërthamor vdekjeprurës i Izraelit të cilin Amerika ia ka dhënë Izraelit, paraqet kërcënimin më të madh terroristik për popujt tanë dhe për tërë botën. Kjo përkrahje e pakufishme e Izraelit rezulton me prishjen e të gjitha të drejtave ndëkombëtare dhe vlerave, dhe fut në bërjen e formave më të rënda të terrorizmit kundër popullit të paarmatosur palestinez.

Ju bindim, me një këshillë të vogël, që përdorimi i forcës, shtypja, përkrahja e Izraelit dhe pranimi i disa grupacioneve shekullore, nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç komplikimit të krizës dhe nxitë konfliktin. Me siguri, drejtësia, ndershmëria, objektiviteti dhe mënjanimi i padrejtësisë paraqesin ruajtësit më të mirë të mbrojtjes së sigurisë nacionale amerikane.
A do të filloni ju në këtë drejtim? Kjo është ajo që ne shpresojmë.

Nënshkruesit e letrës:

Shejh Jusufi Kardawi, dr. Rashid El-Ganoushi, dr. Kazi Husejn Ahmed, dr. Fet'hi Jakan, Ebu Lubaba Et-Tahir Husejn, dr. Ahmed Bajatili, dr. Ahmed El-Rajsuni, dr. Ahmed El-Kattan, dr. Aliffdin Et-Turabi, dr. Teufik Jusuf El-Vai dhe 29 dijetarë tjerë muslimanë.


Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 
Titulli: Letër e intelektualëve muslimanë Obamës

Barak Zezak Obama eshte aq i bute sa qe do ti sjelle pasoja te pa riparueshme Amerikes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top