eGo0sTyle
System Engineer
Festa që Naomi Campbell ka organizuar në Kapri ka “tërhequr” shumë personazhe të botës së “shoëbis”-it dhe spektaklit, mes të cilëve edhe Leonardo Di Kaprio. Aktori ka kaluar pa u vënë shumë re pjesën më të madhe të pushimit, duke vëzhguar si turist bukuritë e vendit. Megjithatë, shëtitja e tepruar duhet të ketë lodhur edhe një VIP si ai, aq sa ka përfituar nga një plazhi i vogël për të bërë një sy gjumë, duke mos e vrarë shumë mendjen për “paparacët” që kanë qenë aty rrotull dhe kanë shkrepur foto për të kapur këtë moment paksa të pazakontë.
Burimi: ikub.al