Lëkura- organi më i madh i njeriut

elbruna

Anëtar i Respektuar
Cfare mendoni cili është organi më i madh i njeriut? Tingëllon e pabesueshme por përgjigja është lëkura. Lëkura ka sipërfaqen rreth 1,7- 2 m2 (varët nga gjatësia dhe forma trupore), ndërsa 18 për qind e peshës së trupit bie në lëkurë. Roli i saj është i madh sepse ka rol mbrojtës, ndërsa pamja e saj ka rendësi estetike.
Ndotja, gjithnjë më e madhe e ajrit, ushqimit që e konsumojmë dhe mënyra stresuese e jetës që po e bëjnë janë fajtorë për paraqitje gjithnjë më të madhe të problemeve të lëkurës si aknet, lëkura e thatë, ndryshimi i pigmentit. Për lëkurë të shëndetshme më të rëndësishmit janë vitamina: A, E, C dhe vitaminat e grupit B.

Vitamina A përmbajnë papaja dhe karota, ndrysa gradualisht lirojnë vitaminën A që ka efekt anti-oksidant dhe mban pamjen e re të lëkurës pa rrudha. Gjithashtu gjenden edhe në portokall, pemët e verdha, perimet, qumësht dhe ajkë.

Vitamina të grupit B gjenden në jogurt, bizele, djathtë, bademe, drithëra. Vitaminat e grupit B janë të domosdoshëm për lëkurë të pastër, pamje të re, ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe në luftë kundër infektimeve të ndryshme të lëkurës.

Vitamina E gjendet në vajin e ullirit, bademe, lajthia, perime, vezë dhe qumësht. Ato ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe rigjenerim të lëkurës. Parandalon krijimin e rrudhave, tharjen e lëkurës dhe shtynë paraqitjen e pikave të plakjes.

Vitamina C përmbajnë pemët jugore, sallata e gjelbër, portokalli, domatja, dredhëzat...Vitamina C është e domosdoshme për prodhimin e kolagjenit që parandalon krijimin e rrudhave. Përveç për prodhimin e kolagjenit, vitamina C është e domosdoshme në mbrojtjen nga rrezet ultravjollce.

Përveç vitaminave të përmendura për lëkurë të shëndetshme janë të rëndësishëm omega 3- acidet e yndyrës, beta karotën, lipskeni dhe mineralet: zinku, seleni, magnezi...

Konsumimi i lëngjeve si uji dhe çajet (pijet e gazuara nuk vijnë në shprehje) gjithashtu janë faktor i rëndësishëm për lëkurë. Preferohet konsumimi i 2 litra lëngje në ditë, sasi kjo e nevojshme për hidratizim të trupit dhe lëkurës.
Për lëkurë të shëndetshme nuk janë të rëndësishëm vetëm nutricientët që i fusni në organizëm. Një prej faktorëve kryesor është edhe kualiteti i ajrit (p.sh gazi që lirohet nga veturat ndikon negativisht në lëkurë). Andaj përpiquni që të kaloni sa më shumë kohë në natyrë dhe sa më larg nga tollovia e qytetit.
Përveç që në natyrë kualiteti i ajrit është shumë më i mirë, mund të relaksoheni nga brengat e përditshme dhe stresi sepse këto janë faktorë të tjerë që ndikojnë në pamjen e lëkurës suaj.

Lëkura e bukur përveç pamjes estetike ka rëndësi të madhe për shëndet andaj armatosuni me zarzavate që i nevojitën lëkurës suaj dhe organizoni një shëtitje nëpër natyre për krejt familjen.
 

Attachments

  • lekura,_17_prill-490x320.jpg
    lekura,_17_prill-490x320.jpg
    29.3 KB · Shikime: 24

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top