LDK: Parregullsi në Prizren

Love

βeℓℓe â๓e
Janë vërejtur parregullsi në disa komuna, për të cilat LDK-ja ka raportuar edhe më parë. Parregullisi më të mëdha, po vërehen në Prizren.

(u171u)LDK.jpg


Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se procesi zgjedhor, deri më tani, në përgjithësi ka ecur mirë.

Janë vërejtur parregullsi në disa komuna, për të cilat LDK-ja ka raportuar edhe më parë.

Parregullisi më të mëdha, siç do t’i japim në vijim, po vërehen në Prizren.

Prizren: Në Shkollën teknike, Qendra e Votimit nr. 2042a, është evidentuar një tentativë për ta nxjerrë jashtë një fletëvotim, nga ana personit të quajtur Gëzim Rrozniqi.

Prizren: Ora 09:45H, në Qendrën e Votimit në Atmaxhë, 2039a, truproja e Ramadan Mujës, kandidat i PDK-së, i cili është nga i njëjti fshat nuk po largohet nga aty dhe po u bën presion qytetarëve.

Prizren: Ora 09:52H, në fshatin Skorobisht, Qenda e Votimit 2038a, mungojnë 68 fletëvotime. Votues të regjistruar janë 1168, fletëvotime të dorëzuara 1100.

Prizren: Ora 10:01H, në Qendrën e Votimit 2003a, Ortakoll, Njiazi Kryeziu, kandidat i PDK-së dhe Sekretar i Degës së PDK-së, kryesues i KK Prizren, është brenda qendrës së votimit duke bërë presion.

Prizren: Ora 10:00H, në Shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, vendvotimi 2007a, kemi siguruar një video, në të shihet një qytetar duke i dhënë një zarf një qytetari tjetër, dyshohet për shpërndarje të të hollave. Shih videon bashkëngjitur!

Prizren: Ora 11:24H është vërejtur se në Qendrën e Votimit në Shkollën fillore “Abdyl Frashëri”, makina e komunës me targa 04 955-ch është duke lujtur rolin e taksit dhe po e shfrytëzon autoriten që për të hyrë në oborrin e shkollës për të sjellë dhe rimarrë votues.

Prizren: Në Qendrën e Votimit 2039a, në Atmaxhë të Prizrenit, qytetari Qamil (Xheladin) Gashi, para Qendrës së Votimit po shpërndan mbushje të telefonit dhe po udhëzon që të votohet për PDK-në.
mesazhi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top