Lajme të këqija për shëndetin e Schumaherit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Schumaher-613x330.jpg
Progresi i Michael Schumacher është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe në horizont nuk duket asnjë mrekulli”.
ثshtë ky konfirmimi që bën një burim për të përditëshmen angleze Daily Express. Informatori që mbetet anonim, (dihet vetëm se është një person që pretendon se është pranë stafit mjekësor që ndjek Schumacher), këmbëngul se 46-vjecari që pësoi një aksident të rëndë ndërsa ishte duke bërë ski në 29 dhjetor të 2013, është ende i paaftë për të folur dhe për të ecur ndërkohë që Michael ka akoma një perceptim shumë të kufizuar të ambientit që e rrethon.
Ish piloti i Ferrarit që po vijon rehabilitimin në një dhomë të shndërruar në spital në rezidencën e tij në Gland të Zvicrës po ndiqet nga një skuadër prej 15 specialistësh mes të cilëve ka neurologë, fizioterapistë dhe ekspertë të tjerë që korodinohen nga Richard Franckowiak. Ekipi mjekësor mban kontakte të vazhdueshme me profesorin Jean-Francois Payen, një nga mjekët që kuroi gjermanin për rreth 6 muaj në Qendrën Spitalore Universitare të Grenoble. Sipas Payen do të duhen të paktën 3 vjet për të parë ndonjë përmirësim. Ndërkohë që nga ai 29 dhjetor i 2013 fatkeq për të Schumacher ka humbur mbi 25 kilogram peshë trupore dhe tani duket se peshon më pak se 45 kilogram, ndërsa shpenzimet mjekësore për ish kampionin e Formula 1 kanë shkuar në mbi 13.5 milionë Euro.B KOHA
 
Titulli: Lajme të këqija për shëndetin e Schumaherit

Per te pare kete kam bere mijera km neper Europe , ka qene piloti im i preferuar.Uroj qe te zgjohet nje dite, jo per ate qe ka qene, por vetem e vetem per femijet e tij sepse per ta ai eshte thjeshte babi Michael!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top