Lajme nga Olimpiada

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Fatmire Bajramaj,shqiptarja qe perfaqeson Gjermanine

Lojërat Olimpike “Pekin 2008” nisën dy ditë para ceremonisë zyrtare të hapjes, më 8 gusht, me futbollin e femrave. Brazili e Gjermania, dy nga ekipet më të mira në botë në futbollin e femrave e mbyllën takimin pa gola (0-0), pavarësisht se prodhuan një futboll me ritëm. Kosovarja Fatmire Bajramaj, e cila mbron ngjyrat e Gjermanisë në Olimpiadën e Pekinit, hyri në fushë në minutën e 63-të.

Noviciki- Basketbollisti Dirk Novitzki, superylli gjerman i cili luan në kampionatin amerikan, NBA, do të mbajë flamurin gjerman në ceremoninë e hapjes në stadiumin kombëtar të Pekinit, duke qenë kështu basketbollisti i parë gjerman që mban flamurin në Lojërat Olimpike. Novicki ka qethur flokët shumë shkurt, ku dallohen qartë në anën e majtë të kokës pesë rrathët olimpikë.

Federer - Tenisti i njohur Roxher Federer ka nderin e madh të mbajë flamurin për herë të dytë në Lojërat Olimpike. Ylli botëror do të udhëheqë ekipin olimpik të Zvicrës në “Folenë e zogut”, siç thirret ndryshe stadiumi kombëtar i Pekinit.

Protesta dhe arrestime në Pekin

Ditë protestash para nisjes së Olimpiadës. Tre qytetarë amerikanë manifestuan në sheshin “Tiananmen”, duke protestuar kësaj radhe jo në mbrojtje të drejtave të njeriut, por politikën e kontrollit të lindjeve që mban qeveria kineze. Përpara se të bllokoheshin nga policia, manifestuesit hodhën slogane kundër autoriteteve.

Qeveria kineze ndaloi gjithashtu me forcë kundër aktivistëve të huaj, të cilët kanë dalë në mbrojtje të Tibetit. Dy britanikë e dy amerikanë ekspozuan banderola me fjalët “Tibeti i lirë” pranë stadiumit kombëtar të Pekinit.


Albania-Sport

_______________________________________________________--
Rusia “pushtohet” nga dopingu​

Atletika ruse pëson një goditje të fortë. Dy vrapues, Vladimir Kanaykin dhe Aleksey Voyevodin, kanë rezultuar pozitivë gjatë një kontrolli antidoping. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i federatës ruse, i cili ka dashur të mbetet anonim. Kanaykin dhe Voyevodin u kontrolluan befasisht gjatë muajit prill gjatë një stërvitjeje. Kanaykin, ishte ndër favoritët për të fituar në ecjen sportive në 50 kilometra, por tashmë është përjashtuar nga ekipi olimpik, ndërkohë që Voyevodin, nuk ishte kualifikuar për në Olimpiadë.

Ngjitet kërshtu në nëntë numri i atletëve rusë, të cilët duhet të heqin dorë nga Olimpiada kineze për shkak të dopingut. Përjashtimi i Kanaykin dhe Borkinit, pason skaulifikimin e Tatyana Tomashovës, Yelena Sobolevës, Yuliya Fomenkos, Svetlana Cherkasovës, Darya Pishchalnikovës, Gulfia Khanafeyevës e Olga Yegorovës, të akuzuara nga Federata Ndërkombëtare e Atletikë, se nuk kishin dhënë urinën e tyre në rastin e një kontrolli antidoping.

Por lajmet të shëmtuara për sportin rus nuk vijnë vetëm nga atletika. Edhe çiklizmi ka hallet e tij. Vladimir Gusev u përjashtua nga skuadra për Lojërat Olimpike për vlera të larta në gjak. 25-vjeçari merrte pjesë në garën me kronometër, të programuar për datën 13 gusht. Në vend të tij do të garojë Denis Menchov.

Bush me palestër personale në Kinë​

Palestër e gjitha italiane për presidentin amerikan Xhorxh Bush gjatë qëndrimit të tij në Pekin me rastin e hapjes së Olimpiadës. Do të jetë kompania “Technogym”, furnitori i vetëm zyrtar jo kinez në Lojërat Olimpiket, që do të furnizojë me paisje palestrën personale të presidentit amerikan në hotelin, ku do të akomodohet Bushi gjatë qëndrimit në Kinë. Pajisjet do të instalohen në brendësi të suitës së tij, ku janë vendosur ndërkohë edhe “makinat e ushtrimeve fizike” të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Flaka olimpike mbërrin në Pekin​

Flaka olimpike mbërriti dje në Pekin, teksa më 8 gusht do të hyjë në stadiumin kombëtar gjatë ceremonisë përuruese. Flaka u transportua me avion nga Siçuani, provincë ku ndodhi edhe termeti që provokoi majin e kaluar gati 70 mijë viktima, që ishte njëherësh edhe etapa e fundit e udhëtimit të saj në botë e në Kinë, përpara se të mbërrinte në Pekin. Sot pishtari olimpik do të bëjë udhëtimin e tij në rrugët e kryeqytetit kinez.

Dopingu merr më qafë brazilianin

Xhakson Kojoroski, sportisti i Kombëtares baziliane së hendbollit, u përjashtua nga skuadra olimpike pasi rezultoi pozitiv gjatë një kontrolli antidoping. Nuk u bë e ditur substanca e ndaluar.

Dy Koretë me një flamur​

Dy skuadrat olimpike të dy Koreve janë duke diskuatuar mundësinë për të dalë së bashku në ceremoninë zyrtare të Lojërave Olimpike, ashtu si kanë bërë në dy të fundit “Sidnej 200” dhe “Athinë 2004”.

Berisha e Pango “shijojnë” Pekinin

Kryeministri Berisha së bashku me Ministrin e Turzimit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango mbërrijnë sotr në Pekin për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, “Pekin 2008”. Në këtë vizitë zyrtarët shqiptarë do të takojnë kryeministrin dhe presidentin e Kinës si dhe ministrin e Kulturës të RP të Kinës. Në Lojërat e 29-ta Olimpike, Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë me 11 sportistë në 6 disiplina të ndryshme. Ministri Pango do të ndjekë thuajse të gjitha garat e sportisitëve shqiptarë në atletikë, qitje, peshëngritje, mundje, not e xhudo.

Albania-Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top