Lajme nga futbolli .

Faqja e Champions-it përshëndet Kakanë: Madhështor dhe kënaqësi për sytë
Faqja zyrtare e UEFA Champions League në Twitter ka shpërndarë një video me momentet më të mira të brazilianit Rikardo Kaka, në kohën kur luante me Milanin e viteve 2000.

kaka_0.jpg
Braziliani ishte një nga lojtarët më super në formë në Europë gjatë viteve 2003-2009, kur bënte pjesë në fakt në një Milan që ishte i mbushur me kampionë në të gjitha pozicionet e formacionit.

kaka.jpg





Karriera e tij kulmoi në vitin 2007 kur fitoi Ligën e Kampioneve, trofeun më të rëndësishëm në nivel klubesh, si dhe Topin e Artë që është trofeu më i rëndësishëm në aspektin individual, duke lënë pas dy yjet Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

kakaa.jpg

“Kaka= madhështor dhe një kënaqësi për t’u parë,” shkruan faqja krahas videos ku shihen disa nga magjitë e Kakasë në Ligën e Kampionëve.

Ps.Al
 

Attachments

  • kaka_0.jpg
    kaka_0.jpg
    70.3 KB · Shikime: 0
  • kaka.jpg
    kaka.jpg
    137.8 KB · Shikime: 0
  • kakaa.jpg
    kakaa.jpg
    43.8 KB · Shikime: 0
  • kaka_0.jpg
    kaka_0.jpg
    70.3 KB · Shikime: 0
  • kaka.jpg
    kaka.jpg
    137.8 KB · Shikime: 0
  • kakaa.jpg
    kakaa.jpg
    43.8 KB · Shikime: 0
FOTO/ Gazetarja italiane e sportit merr një surprizë të veçantë, plot 1000 trëndafila për të
Dileta Leota është një gazetare e njohur e Serisë A, e cila tërheq jo pak vëmendje sa herë që del për publikun duke qenë se është tepër simpatike.

dileta.png
Ditën e sotme, bukuroshja Dileta mori një surprizë shumë të veçantë në vendin e saj të punës “Radio 105”, ku ajo punon krahas televizionit “DAZN”.

dileta1.png

Bëhet fjalë për 1000 trëndafila të kuq që i dedikohen super gazetares. Surprizë kjo e cila do të çonte në qiellin e 7-të të gjitha femrat, por këtë radhë ishte fati i Diletës për të provuar këtë ndjesi të bukur.

dileta2.png

Foton me trëndafilat e publikoi vetë gazetarja në Instagram për fansat e saj, por emrin e autorit nuk e tregoi, prandaj dhe nuk dihet nëse ishte i dashuri boksier Daniele Skardina ai që ia ka dhuruar apo ndonjë mashkull tjetër që ka simpati për Diletën.

dileta.jpg

dileta.jpg

Diletafoto.jpg

Dileta555.jpg

Dileta44.jpg

diletaa.jpg

dileta-e1571400910580.jpg

dileta2.png

leota3.png

dileta-leotaa.jpg

PANORAMASPORT.AL
 
Sane-Bajern shumë pranë finalizimit, një shifër e vogël mban peng marrëveshjen
Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për çmimin e sulmuesit Leroi Sane, të cilin bavarezët e duan me çdo kusht në “Allianz Arena”.

saneee.jpg
Dy klubet ndahen me njëri-tjetrin vetëm për 10 milionë euro, teksa Siti kërkon 50 milionë euro, ndërsa Bajerni ofron 40 milionë euro, raporton revista “Kicker”.

Për më tepër, “Sport Bild” raportoi javën e shkuar se Bajerni dhe 24 vjeçari kishin arritur marrëveshjen me njëri-tjetrin për një kontratë 5 vjeçare dhe tani mungon vetëm ajo me skuadrën angleze.

Sane kaloi në Angli në vitin 2016. Ai ka fituar 2 herë Premier Ligën nën urdhrat e Pep Guardiolës, por sezonin aktual nuk e ka lënë të qetë një dëmtim i rëndë në gju, i cili i ka përgjysmuar dhe vlerën e kartonit.
 

Attachments

  • saneee.jpg
    saneee.jpg
    55.3 KB · Shikime: 0
  • saneee.jpg
    saneee.jpg
    55.3 KB · Shikime: 0
Real Madridi fitoi trofeun e Champions-it në atë ndeshje, arbitri pranon gabimin: Duhet ta kishim anuluar golin
Arbitri anglez, Mark Klatenburg është nga ata arbitra që ka pasur fatin të drejtojë ndeshje të mëdha si Kampionati Europian, Liga e Kampionëve, etj.

mark.jpg
Një ndër këto ndeshje të mëdha që ka gjykuar ishte dhe ajo midis Realit të Madridit dhe Atletikos në finale të Ligës së Kampionëve 2016, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, por Reali triumfoi në gjuajtjen e penalltive.

pep.jpg

Pikërisht për këtë finale të luajtur në San Siro, arbitri anglez ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë për publikun, si për shembull goli “off-side” i Realit i konsideruar i rregullt dhe përgjigja që i dha Pepes pas penalltisë së dhënë për Atletikon.

“Reali kaloi në avantazh në pjesën e parë, mirëpo goli ishte ‘off-side’ dhe e kuptuam këtë gjë në pushimin e pjesëve. Ishte një vendim tepër i vështirë dhe asistentit tim i shpëtoi.

Pastaj i dhashë Atletikos një penallti menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, kur Pepe bëri faull ndaj Torres. Pepe u irritua dhe më tha në anglisht: ‘Nuk ishte penallti Mark.’ Unë ia ktheva që goli i parë i tyre nuk ishte i rregullt dhe kjo gjë e bëri të pushonte.

Njerëzit do të mendojnë se kjo është e çuditshme sepse një gabim i dytë nuk e rregullon gabimin e parë, ama për futbollistët kjo gjë ka kuptim,” zbuloi Mark për “Daily Mail Sport”.
 

Attachments

  • mark.jpg
    mark.jpg
    51.3 KB · Shikime: 0
  • pep.jpg
    pep.jpg
    89.9 KB · Shikime: 0
  • mark.jpg
    mark.jpg
    51.3 KB · Shikime: 0
  • pep.jpg
    pep.jpg
    89.9 KB · Shikime: 0
Ore si doli ajo
Portoriko vs Luftetari ? :p
 
“Futbollist i nivelit botëror”, Kielini tregon sulmuesin e pamarkueshëm: Është vrasës në zonë
“Ikardi është një sulmues i nivelit botëror, edhe pse ndoshta i mungon diçka në nivelin e lojës së skuadrës. Për ta kuptuar, është një Trezege, por me karakteristika të ndryshme, vrasës në zonë dhe i përmirësueshëm jashtë saj. Një finalizues klasik”.

KIELINI-IKARDI.jpg
Xhorxho Kielini, në një pasazh të autobiografisë së tij, guxon të bëjë një krahasim të rëndësishëm mes ish-sulmuesit të Juves dhe argjentinasit:

“Është mes kundërshtarëve më të mëdhenj që kam patur përballë, sposton ekuilibrat. E vlerësoj shumë. Brenda zone është në kufijtë e pamarkueshmërisë, një gjarpër. Por është edhe një djalë i mirë. Që Konte dhe Marota hoqën dorë prej tij, duhet të kenë patur arsyet e tyre.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • KIELINI-IKARDI.jpg
    KIELINI-IKARDI.jpg
    159.8 KB · Shikime: 0
  • KIELINI-IKARDI.jpg
    KIELINI-IKARDI.jpg
    159.8 KB · Shikime: 0
Është një nga trajnerët më të mirë në botë, shoku i ngushtë zbulon dëshirën e Guardiolës
Manuel Estiarte, shoku i ngushtë i Guardiolës, ka zbuluar se Italia është një nga shtetet ku trajneri spanjoll dëshiron të provojë të stërvisë gjatë karrierës së tij.

guardiola1.jpg
Kjo “ngroh” zemrat e tifozëve bardhezi që gjithmonë e kanë dashur ta kenë në stolin e Juventusit Pepin, por gjithashtu konfirmon dhe zërat e merkatos që po ashtu kanë folur për një kalim te Guardiolës në Torino.

Pep-Guardiola-pre-Madrid.jpg

“E ardhmja në Itali? Mund të them që Pep e dashuron Italinë dhe ka ruajtur miqësitë dhe ndjenjat për atë vend. Në fillim, Guardiola kishte si objektiv të stërvisë skuadra në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali.

Nuk mund të them se do të ndodhë, por pse të mos ndodhë?” zbuloi Estiarte për “Il Sexolo XIX”.



PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • guardiola1.jpg
    guardiola1.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0
  • Pep-Guardiola-pre-Madrid.jpg
    Pep-Guardiola-pre-Madrid.jpg
    70.1 KB · Shikime: 0
  • guardiola1.jpg
    guardiola1.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0
  • Pep-Guardiola-pre-Madrid.jpg
    Pep-Guardiola-pre-Madrid.jpg
    70.1 KB · Shikime: 0
Ibra dhe Rebiç në pikëpyetje, Milani kërkon të nisë revolucionin me sulmuesin e Lionit
Sulmuesi holandez Memfis Depai është lojtari i parë që Milan dëshiron ta sjellë për sezonin e ri.
depai.jpg
Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e klubit po mendojnë shumë rreth të ardhmes së Zllatan Ibrahimoviçit, i cili përflitet se në fund të sezonit do të mbyllë bashkëpunimin me kuqezinjtë. Nga ana tjetë, edhe sulmuesi kroat Ante Rebiç, i cili ka shkëlqyer në 2020-ën, nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë për Milanin pasi është në pronësi të Eintrahtit të Frankfurtit.
AC-Milan-v-Udinese-Calcio-Serie-A-1579441583.jpg
Holandezi Depai pëlqehet shumë për energjinë dhe grintën në fushë dhe Milani ka ndërmend të nisë revolucionin në klub dhe në skuadër me ish-futbollistin e Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • depai.jpg
    depai.jpg
    558.4 KB · Shikime: 0
  • AC-Milan-v-Udinese-Calcio-Serie-A-1579441583.jpg
    AC-Milan-v-Udinese-Calcio-Serie-A-1579441583.jpg
    135.8 KB · Shikime: 0
  • depai.jpg
    depai.jpg
    558.4 KB · Shikime: 0
  • AC-Milan-v-Udinese-Calcio-Serie-A-1579441583.jpg
    AC-Milan-v-Udinese-Calcio-Serie-A-1579441583.jpg
    135.8 KB · Shikime: 0
Zidan kërkon të kthehet në Madrid, Arsenali del si kandidati i radhës për futbollistin e Realit
Mbrojtësi i krahut të djathtë Ashraf Hakimi ka bërë Arsenalin që të interesohet për të.
hakimi.jpg


Pas paraqitjes mbresëlënëse në sfidën e djeshme Borusia Dortmund-Shalke 04, e fituar nga verdhezinjtë me rezultatin 4-0, “Topçinjtë” janë hedhur në sulm për futbollistin maroken, i cili është në pronësi të Real Madridit.
Hakimi pëlqehet shumë nga PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut, por tekniku i Realit Zinedin Zidan ka kërkuar që ai të kthehet në fund të sezonit në Madrid.

Por, me Dani Karvahalin e stabilizuar në krahun e djathtë të skuadrës, hapësirat për marokenin e ri janë thuajse të pakta në formacionin titullar, ndaj nuk përjashtohet mundësia që Reali ta shesë për një shifër të konsiderueshme.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • hakimi.jpg
    hakimi.jpg
    80.4 KB · Shikime: 0
  • hakimi.jpg
    hakimi.jpg
    80.4 KB · Shikime: 0
FOTO/ Del Piero shtrohet në spital, mësohet se nga çfarë vuan legjenda italiane e futbollit
Ikona e Juventusit Alesandro Del Piero është shtruar në një spital të Los Anxhelosit pasi u diagnostikua me gur në veshka.
del-piero.jpg
45-vjeçari dha lajmin për ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram” duke dalë me maskë në fytyrë për shkak të koronavirusit.

“Akoma nuk arrij ta besoj se si një gjë e vogël 3 mm mund të të shkaktojë kaq shumë dhimbje”, shkruan golashënuesi më i mirë në historinë e Juventusit.
 

Attachments

  • del-piero.jpg
    del-piero.jpg
    153.9 KB · Shikime: 0
  • del-piero.jpg
    del-piero.jpg
    153.9 KB · Shikime: 0
Duka: Nga e hëna nis stërvitja në grup, Reja na ktheu atmosferën e De Biazit
Armand Duka në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur se me trajnerin Edi Reja po shkon çdo gjë shumë mirë, duke shtuar se ai ka kthyer në ekip atmosferën që ishte me De Biasin. Për “Tuttomercatoweb”, numri një i FSHF-së, është shprehur se objektivi i Kombëtares është gjithmonë të kualifikohet në kompeticionet ku ajo merr pjesë.armand-duka-uefa-fshf-covid.png

Gjithashtu Duka ka folur edhe për disa nga legjionarët ku ka dhënë se Kumbulla dhe Gjimshiti po shkëlqejnë këtë sezon, ndërsa thotë se Berisha dhe Strakosha ia kanë bërë të vështira zgjedhjet Edi Rejës për portën, duke mos harruam Hysajn që thotë se është kapiteni dhe një referencë te Shqipëria.

“Nga 9 marsi e deri më tani nuk kemi parë fushën, si futboll, ashtu edhe të gjitha aktivitetet. Javën tjetër, nga e hëna 18 maj, do të rifillojmë me seancat në grup, dhe nga 3 qershori, do të rifillojmë Kategorinë Superiore. Pastaj nga 7 qershori nis Kategoria e Parë dhe e Dytë. Deri më tani ne kemi bërë që lojtarët të punojnë me seanca të bëra nga trajnerët, për të punuar me mundësitë që kanë në shtëpi.

Reagimi juaj pas ndalesës së futbollit për shkak të Koronavirusit?

Klubet tona, në përqindje, kanë pasur të njëjtat humbje si të mëdhenjtë, 20-25% të buxhetit. Njëjtë edhe ne si Federatë. Shqipëria është një vend ndryshe nga Italia në shumë aspekte, klubet janë më të dobëta financiarisht dhe ne si Federatë kemi paguar për dy muaj të gjithë ata që punojnë në futboll. Fatkeqësisht Qeveria nuk na ka ndihmuar, kështu që vendosëm të japim paga për dy muaj. Tani shpresojmë të rifillojmë. Ne kemi bërë një protokoll për të rifilluar, të ngjashëm me atë gjerman. Do të bëjmë gjithçka sipas kushteve dhe mundësive tona, nuk është e pamundur të respektohet rregullat dhe duhet thënë se në Shqipëri përhapja e virusit nuk ka qenë aq shumë sa në vendet e tjera. Situata ka qenë e ndryshme në krahasim me vendet e tjera, për fat të mirë.duka-rama.png

Dërgimi i mjekëve nga qeveria shqiptare për Italinë?

Ishte një gjest i shkëlqyer. Që nga dita e parë e vlerësova dhe fola me kryeministrin, që i thashë se ishte gjëja më e mirë që bëri në këtë situatë (qesh). Ai tregoi respektin tonë dhe mirënjohjen tonë për Italinë. Në tridhjetë vitet e fundit ajo ka qenë një vend që ka qenë gjithmonë pranë nesh, në çdo fushë dhe veprimtari të jetës. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali dhe ne kemi treguar mirënjohjen tonë, ishte një gjest i bukur.

Le të flasim për ekipin kombëtar, me ngjyra italiane.

Si ekip kombëtar kemi ndërtuar një organizatë të re me Edi Rejën dhe stafin e tij. Trajneri jo vetëm që drejton ekipin kombëtar, por është gjithashtu përgjegjës për ekipet e të rinjve. Ai bashkëpunon me të gjithë trajnerët e tjerë, nga 15 vjeçarët deri tek 21 vjeçarët. Trajnerët janë në kërkim të talenteve të reja, ku po bëjnë një punë të shkëlqyer, punojmë shumë për të gjetur djem të rinj. Kemi shumicën e lojtarëve jashtë, jo vetëm të ekipit të parë, pro edhe të moshave.

Edi Reja dhe objektivat e Kombëtares?

E njihja Rejën si trajner te Napoli, ishte ëndërr për ne që të kishim një trajner kaq të madh në kombëtare. Pastaj kur e takova për herë të parë thashë ‘ai është 74 vjeç …”, por ai nuk i tregon këto. Ai është i ri, brenda dhe jashtë. Ai trajnon shumë mirë dhe shkon shumë mirë më të gjithë. Për fat të mirë, atmosfera e De Biasit është rikthyer me të.

Të gjithë brohorasin për ekipin e tyre, përfshirë edhe mua. Por unë duhet të jem realist. Mund të them që Shqipëria mund ta luajë si e barabartë me të gjithë, në Evropë. Kjo është arsyeja pse unë them që në çdo eliminatore ku luajmë është objektivi për tu kualifikuar. Në Ligën e Kombeve synojmë vendin e parë ne grupin C.Duka.jpg

I ka mahnitur të gjithë këtë sezon në Serie A, çfarë mendoni për Marash Kumbullën?

Ai luajti me ne nga 15-vjeçarët e tutje. Ka luajtur shumë pak me 21-vjeçarët sepse shkoi në skuadrën e parë, ne kemi shpresa të mëdha tek ai. Kemi shumë lojtarë të talentuar si ai në ekipin e parë dhe në mesin e ekipeve të të rinjve.

Legjionaret?

Ne kemi Strakoshën dhe Berishën. Etriti është një udhëheqës i vërtetë. Tomas madje është duke luftuar për titullin në Itali. Ai është i ri dhe shumë i mirë. Reja është në vështirësi sepse janë të mirë dhe luajnë, nuk është e lehtë t’i lësh ato në stol.

Pastaj Gjimshiti që është te Atalanta dhe në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, në sezonin më të mirë të jetës së tij. Ai është rritur dhe ndryshuar shumë, ai është një udhëheqës. Për të mos përmendur Elseid Hysaj, kapiteni ynë, referencë në Kombëtare dhe lojtar i një i madh që luan te Napoli.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • armand-duka-uefa-fshf-covid.png
    armand-duka-uefa-fshf-covid.png
    1 MB · Shikime: 0
  • duka-rama.png
    duka-rama.png
    1.9 MB · Shikime: 0
  • Duka.jpg
    Duka.jpg
    180.8 KB · Shikime: 0
  • armand-duka-uefa-fshf-covid.png
    armand-duka-uefa-fshf-covid.png
    1 MB · Shikime: 0
  • duka-rama.png
    duka-rama.png
    1.9 MB · Shikime: 0
  • Duka.jpg
    Duka.jpg
    180.8 KB · Shikime: 0
Leonardo e ndjek prej kohësh, skuadra e madhe e Premier Ligës futet në garë për Benaser
Ismail Benaser ka arritur të zërë një vend tepër të rëndësishëm në skuadrën e Milanit, pavarësisht se luan me kuqezinjtë prej më pak se një viti.

benaser.jpg
22 vjeçari nga Algjeria ka tërhequr interesin e shumë klubeve me paraqitjet e tij të mira teksa ka marrë në dorë frerët e mesfushës së Milanit.

leonardo.jpg

Një ndër këta klube që ka shfaqur interes për të është PSG-ja. Mirëpo një tjetër skuadër që dëshiron shërbimet e algjerianit bëhet e ditur nga “Footmercato”.

guardiollaa.jpg

Bëhet fjalë për Mançester Sitin e Pep Guardiolës, që është aktiv në merkato pavarësisht se rrezikon përjashtimin për 2 vite nga kompeticionet europiane.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • benaser.jpg
    benaser.jpg
    66.6 KB · Shikime: 0
  • leonardo.jpg
    leonardo.jpg
    122.3 KB · Shikime: 0
  • guardiollaa.jpg
    guardiollaa.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
  • benaser.jpg
    benaser.jpg
    66.6 KB · Shikime: 0
  • leonardo.jpg
    leonardo.jpg
    122.3 KB · Shikime: 0
  • guardiollaa.jpg
    guardiollaa.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
Tronditëse/ Një maroken kishte planifikuar sulm terrorist me dron në “El Clasico”
Një lajm tronditës ka qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. Policia ka arrestuar një shtetas maroken nën dyshimin se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë ‘El Clasico-s’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.

stadiumi-el-klasicko.png
33-vjeçari, i paidentifikuar deri më tani, dyshohet se ka dashur ta bëjë një masakër në stadium, me anë të një droni.

image.jpg

“Detajet tregojnë se ai hoqi dorë nga plani origjinal dhe u përqëndrua te tifozët. I akuzuari pranoi se kishte planifikuar gjithçka”, raporton ‘El Periodico’. Marokeni u arrestua dhe menjëherë u urdhërua të dërgohet në burg.

Gjithashtu zbulohet se teroristi kishte hequr dorë nga plani A për shpërthim me dron, duke kaluar te plani B, për të sulmuar me thikë Lionel Mesin në “Camp Nou”.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • stadiumi-el-klasicko.png
    stadiumi-el-klasicko.png
    1.1 MB · Shikime: 0
  • image.jpg
    image.jpg
    117.1 KB · Shikime: 0
  • stadiumi-el-klasicko.png
    stadiumi-el-klasicko.png
    1.1 MB · Shikime: 0
  • image.jpg
    image.jpg
    117.1 KB · Shikime: 0
E ardhmja e Coutinhos ende e pavendosur
Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian ka thënë se e ardhmja e brazilianit është ende e pavendosur.

27-vjeçari iu bashkua Bayern Munichut në verën e kaluar në formë huazimi nga Barcelona, mirëpo që ka dështuar të gjejë vetën edhe aty.
Joorabchian ka thënë se Coutinho është shumë i lumtur te Bavarezët, mirëpo këta ë fundit nuk e duan transferimin e tij.

o-bayern-munich-2019-20_1gwx6pa1zt5fw1rc9m7kl9fk7e.jpg

“Mund të them se Philippe është shumë i lumtur në Munich”, ka thënë ai për Sport1. “Atij i pëlqen klubi dhe profesionalizimi që zhvillohet aty”.

“Gjëja më e rëndësishme për të është që të rikuperohet nga lëndimi i kyçit të këmbës dhe më pas do të shohim”.

“E ardhmja e tij është ende e pavendosur dhe në fund të këtij edicioni do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Joorabchian.

Coutinho po kërkohet nga klubet e Ligës Premier dhe në Serie A, derisa Barcelona kërkon 90 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/
 

Attachments

  • o-bayern-munich-2019-20_1gwx6pa1zt5fw1rc9m7kl9fk7e.jpg
    o-bayern-munich-2019-20_1gwx6pa1zt5fw1rc9m7kl9fk7e.jpg
    83.9 KB · Shikime: 0
  • o-bayern-munich-2019-20_1gwx6pa1zt5fw1rc9m7kl9fk7e.jpg
    o-bayern-munich-2019-20_1gwx6pa1zt5fw1rc9m7kl9fk7e.jpg
    83.9 KB · Shikime: 0
Edhe një ligë evropiane konfirmon rikthimin e futbollit
Sllovenia ka konfirmuar se ka vendosur që të rikthejë futbollin nga muaji i ardhshëm.

Liga sllovene pritet të rikthehet më 5 qershor, dukem iu bashkuar kampionateve të tjera që kanë vendosur të përfundojnë edicionin.
Sllovenia bëri të ditur se nga fillimi i muajit të ardhshëm do t’i lejojnë të gjitha evenimentet sportive të zhvillohen.

Liga e tyre ishte ndërprerë që nga mesi i muajit mars, duke pushuar kështu për dy muaj me radhë.

Në Superligën e Sllovenisë janë zhvilluar 25 xhiro, me Ljubljanan që kryeson me 50 pikë, pesë më shumë se Celje dhe Aluminij i vendit të dytë dhe tretë. /Telegrafi/
 
Ministri Italian, Spadafora: Serie A mund të rikthehet në mesin e muajit qershor
Ministri i sportit në Itali, Vincenzo Spadafora ka krijuar edhe më shumë habi, duke thënë se Serie A mund të rikthehet, nëse vala e infektimeve fillon të bije.

Federata e Futbollit të Italisë bëri me dije se futbolli do të qëndrojë i suspenduar deri më 14 qershor, derisa sot ministri tha se duhet një version tjetër i gjendjes aktuale me coronavirus

“Ne të gjithë shpresojmë që sezoni të rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur, por aktualisht ne kemi një situatë të paqartë”, ka thënë ai.

GettyImages-1206109197-1.jpg
Mesfusha e Interit (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )
“Nëse rastet e infektimit me coronavirus fillojnë të bijen, është e mundur që Serie A të rikthehet në mesin e muajit qershor”.

“Sidoqoftë, ne duhet të shkojmë atje në mënyrë graduale dhe të jemi të përgjegjshëm për veprimet e tona”, ka shtuar më tej Spadafora.

Stërvitjet në Serie A tashmë kanë filluar dhe klubet po bëhen gati që t’i zhvillojnë ndeshjet e mbetura mbrapa dyerve. /Telegrafi/
 

Attachments

  • GettyImages-1206109197-1.jpg
    GettyImages-1206109197-1.jpg
    165.6 KB · Shikime: 0
  • GettyImages-1206109197-1.jpg
    GettyImages-1206109197-1.jpg
    165.6 KB · Shikime: 0
Luis Enrike kundër rifillimit të Bundesligës gjermane: Ndeshja pa tifozë? Si të kërcesh me motrën tënde
Sot do të luhet java e 27-të e Bundesligës ose e dyta pas rinisjes së shkaktuar nga pandemia e “COVID-19”. Teksa etja e tifozëve për futboll po shuhet pikërisht nga kampionati gjerman, ka edhe nga ata që janë kundër këtij vendimi të marrë nga krerët teutonikë.

luis-enrike.jpg
Një nga personazhet që nuk e miraton hapin e hedhur nga gjermanët është Luis Enrike. 50-vjeçari i rikthyer në stolin e Spanjës pas tragjedisë së humbjes të së bijës, thumbon fort edhe Bundesligën.

“Futbolli duhet të jetë argëtim dhe personalisht e kam të vështirë ta kuptoj pa tifozë. Le të marrim si shembull kampionatin gjerman. Javën e kaluar rifilloi Bungesliga dhe ndeshjet që pashë m’u dukën të zymta. Heshtja që shkakton mungesa e publikut lejon që të dëgjohet gjithçka thuhet në fushë, madje edhe fyerje. Kjo, sipas mendimit tim, i heq intimitetin futbollit”, sqaroi Luis Enrike teksa ishte i ftuar në emisionin “Colgados del Aro”.

50-vjeçari nuk e kapërdin dot futbollin që Koronavirusi i ka servirur botës mbarë. Gjithçka i duket si fantazmë, madje edhe ky futboll që trajneri iberik duket se e ka të vështirë ta shohë si sporti të cilin e praktikoi gjatë gjithë jetës dhe i dha famën. Në deklaratën e tij, Enrike shtyhet edhe më tej duke bërë një paralelizëm që me gjasa do të gjenerojë shumë polemika: “Po e them hapur, për mua një ndeshje pa tifozë është si të kërcesh me motrën tënde.

luis-enrike.jpg

Nga njëra anë e kuptoj fare mirë se futbolli është një biznes global që gjeneron shumë para dhe që interesat e palëve janë të shumta. Megjithatë, vazhdoj të mendoj se spektakli i ofruar pa tifozë është shumë i ndryshëm nga ai që jemi mësuar zakonisht.

Kjo lloj rinisjeje mund të ndihmojë që të kalohet koha e kufizimeve dhe masave shtrënguese me të cilat vazhdojmë të përballemi edhe sot. Nëse je një tifoz futbolli apo basketbolli, është gjithmonë interesante të shohësh një ndeshje, por tribunat bosh e ndërlikojnë gjithçka tej mase”.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • luis-enrike.jpg
    luis-enrike.jpg
    35.6 KB · Shikime: 0
  • luis-enrike.jpg
    luis-enrike.jpg
    39.4 KB · Shikime: 0
  • luis-enrike.jpg
    luis-enrike.jpg
    35.6 KB · Shikime: 0
  • luis-enrike.jpg
    luis-enrike.jpg
    39.4 KB · Shikime: 0
PSG ofron 50 milionë euro + 10 bonus për Ikardin, Interi e refuzon. Ja sa kërkojnë zikaltërit
Në pritje për të kuptuar se kur mund të rikthehet në fushë për të konkurruar me Juventusin e Lacion për titullin, e ardhmja e Interit luhet e gjitha në terrenin e merkatos, që për klubin zikaltër asnjëherë si këtë verë do të kalojë nga sulmuesit.

Po diskutohet jo vetëm shitja e mundshme e Lautaro Martinezit te Barcelona, por edhe ajo e Mauro Ikardit te PSG-së, që dëshiron të mbajë ish-kapitenin zikaltër pas 20 golave të shënuar këtë sezon dhe për këtë arsye i ka paraqitur një ofertë të parë presidentit Stiven Zhang.

Një ofertë megjithatë më e ulët krahasuar me 70 milionë eurot e parashikuar në akordin e arritur verën e kaluar. Pezullimi i kampionateve për shkak të pandemisë Koronavirus ka shkaktuar në fakt humbje të mëdha ekonomike për të gjitha klubet dhe për këtë arsye francezët kanë paraqitur në tavolinën e Xhuzepe Marotës një ofertë ndryshe, e para zyrtare: 50 milionë euro si pjesë fikse plus 10 si bonuse, jo të gjithë lehtësisht të arritshëm.

pembe-icardi-kehrer-psg_1tqx3b78i8jll10ngkkpgln1n0.jpg

Sky Sport dhe La Gazzetta dello Sport shkruan se oferta e bërë nga francezët është hedhur poshtë. Çmimi i kërkuar nga Interi është minimalisht 60 milionë euro + 10 të tjera bonus, në mënyrë që të arrihet shifra e 70 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • pembe-icardi-kehrer-psg_1tqx3b78i8jll10ngkkpgln1n0.jpg
    pembe-icardi-kehrer-psg_1tqx3b78i8jll10ngkkpgln1n0.jpg
    77.8 KB · Shikime: 0
  • pembe-icardi-kehrer-psg_1tqx3b78i8jll10ngkkpgln1n0.jpg
    pembe-icardi-kehrer-psg_1tqx3b78i8jll10ngkkpgln1n0.jpg
    77.8 KB · Shikime: 0
Po shifja kto neshjet e gjermonit sot, asnje emocion skane me stadiumet bosh.

Ndeshjet duhet t'luhen me tifoze, ndoshta jo full por 1 stol po 1 jo, se kshu bosh nuk percjellin asnje emocion.
 
Aaaa mër Xhelo, që su bona futbollist mu thafshin komet, rri thartojm trut knej se i kena teper ?
T'kisha vazhdu futbollin .sot kushedi ku kisha shku ? ehh kena pas lan lesht para pallati e n'kalceto tu lujt saqe dhe buken me gjiz e merrshim ndor ??

Sot rri e shif si spektator ??
 
Po shifja kto neshjet e gjermonit sot, asnje emocion skane me stadiumet bosh.

Ndeshjet duhet t'luhen me tifoze, ndoshta jo full por 1 stol po 1 jo, se kshu bosh nuk percjellin asnje emocion.
Ndeshja pa tifoz pik knaqesie ska sae duket sikur po bejn stervitje ?‍♂️
 
Shkëmbim në aksin Londër-Milano, Roma kërkon shkëmbim plus para për ylin e saj
Negociatat vazhdojnë mes Romës dhe Arsenalit, përsa i përket shkëmbimit mes Mkitarian dhe Klajvert. Sipas “Corriere dello Sport” klubi italian kërkon që mesfushorin armen i cili është në huazim tek romanët ta marrë përfundimisht në skuadër plus që do edhe rreth 10-15 milion euro që hollandezi të shkojë tek klubi londinez.

mkirarian.png
Arsenal pretendon se lojtarët kanë të njëjtën vlerë monetare, ndërsa Roma kërkon 10-15 milion euro plus shkëmbimin kokë më kokë. Klajvert ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 27 ndeshje me Romën, kurse Mkitarian që është 10 vite më i madh në 20 ndeshje në huazim tek Roma ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • mkirarian.png
    mkirarian.png
    584.9 KB · Shikime: 0
  • mkirarian.png
    mkirarian.png
    584.9 KB · Shikime: 0
LIVE| Laçi-Kukësi/ Sfidë mjaft e luftuar, skuadra e Shehit më kërkuese

Ka startuar në orën 17:00, supersfida mes Laçit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër delikate që do të përcaktojë në një farë mënyrë fatet e të dyja skuadrave për sa i përket objektivave që ato kanë.

bandicam-2020-06-20-17-18-48-879.jpg
Verilindorët e Orges Shehit do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të synuar deri në fund titullin kampion. Një rezultat negative sot, do t’i shuante shanset për sa i përket vendit të parë, pasi diferenca do të thellohej në 9 pikë. Për sa i përket Laçit, kurbinasit kanë si objektiv pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Bardhezinjtë vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Skënderbeut.

LAÇI-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE:


19′ Shkurtaj futet bukur brenda zonës, provon një pasim të rrezikshëm në qendër, por largon në momentet e fundit, Lushkja.

15′ Mundësi për skuadrën e Laçit pas një goditje dënimi nga e majta. Teko kroson në zonë, por largojnë rrezikun mbrojtësit verilindorë.

12′ Minuta të qeta, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive. Topi qarkullon më së shumti në mesfushë. Vihet re një epërsi e lehtë e verilindorëve.

8′ Kukësi fiton goditjen e parë nga këndi me anë të Valon Ethemit.

1′ Ka nisur supersfida në Laç.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI:
Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Teko, Greca. Trajner: Armando Cungu.

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.

Formacionet-zyrtare1.jpg

GJYQTAR: Kridens Meta , Deni Rexha, Astrit Mahmuta (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • bandicam-2020-06-20-17-18-48-879.jpg
    bandicam-2020-06-20-17-18-48-879.jpg
    63.9 KB · Shikime: 0
  • Formacionet-zyrtare1.jpg
    Formacionet-zyrtare1.jpg
    68.8 KB · Shikime: 0
  • bandicam-2020-06-20-17-18-48-879.jpg
    bandicam-2020-06-20-17-18-48-879.jpg
    63.9 KB · Shikime: 0
  • Formacionet-zyrtare1.jpg
    Formacionet-zyrtare1.jpg
    68.8 KB · Shikime: 0
Skjuzmi busho (@Xhelozi ) po Tirona kampion ket vit. Jo po Egboja sbon, bon, bonbon ?

O tu plas starova me shoke lol
Ka fillu tu dal neper studio jo po Egboja trajner portjerash, jo po ky o ekipi qe ndertoi Ard Mema, jo po berthama e Ilir Dajes, jo po p0rdh me rigon ?. Egboja mori 13 fitore rresht dhe kishte nja 6 muj pa humbje kto hala merren pse i varen kalorsit komet lol. Cna ka gjet ?‍♂️
 
Skjuzmi busho (@Xhelozi ) po Tirona kampion ket vit. Jo po Egboja sbon, bon, bonbon ?
O bush na i dim se qysh shkojn mto pun se jan t percaktume qe n fillim kampionati se kush do dale kampion kush fito kupen etc .
Loja pun leksh o bush kurse na si tifoza shkerdhejm nervat jo pse hupi jo pse barazoj jo gjyqtari do... etc ????
 
ZYRTARE/ Blerja e parë për sezonin e ri, lojtari hedh firmën me Milanin
Simon Kjaer është futbollist i Milanit.
Ec9F63uXgAE57gh.png

Ashtu siç u paralajmëruar ditën e djeshme, klubi kuqezi ka shfrytëzuar opsionin e të drejtë së blerjes së lojtarit të Seviljes, pasi sot i skadoi huazimi prej 6 muajsh në “San Siro”.
Mbrojtësi danez ka firmosur kontratë me “Djallin” deri në vitin 2022. Paraqitjet e tij bindëse gjatë 2020-ës i bindën drejtuesit e klubit t’i besonin për më tej Kjaerit. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Milanit.

Kjo është blerja e parë e Milanit për sezonin e ri 2020-2021.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • Ec9F63uXgAE57gh.png
    Ec9F63uXgAE57gh.png
    1.9 MB · Shikime: 0
  • Ec9F63uXgAE57gh.png
    Ec9F63uXgAE57gh.png
    1.9 MB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top