Lajme nga futbolli .

SHORTI/ Nga Tirana te Milani e Shkëndija, skuadrat mësojnë kundërshtarët në “play off”. Ja të gjitha çiftet
Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës shorti për fazën “play off” të Europa Ligës, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

ky.jpg


lg.php



I pamëshirshëm është treguar shorti më kampionët e Shqipërisë, teksa Tirana do të luajë më 1 tetor në transfertën zvicerane ndaj Jang Bojs.

Dinamo Zagreb, që ishte në të njëjtin grup me bardheblutë do të përballet me fituesin e çiftit Floriana (Maltë)- Flora Talin (Estoni). Ndërkohë goglat kanë vendosu se fituesi i çiftit Shkëndija-Totenhem, në fazën “play off” do të luajë me fituesin e çiftit Rosotv Makabi Haifa.

Milani gjithashtu ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm teksa në rast kualifikim ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt, në “play off” do përballen me fituesin e çiftit Beshiktash-Rio Avesh.

Ja të gjitha çiftet që u vendosën nga shorti:

ciftete e para]
ciftet-e-dyta.jpg
 

Attachments

  • ciftet-e-dyta.jpg
    ciftet-e-dyta.jpg
    63.8 KB · Shikime: 0
  • ky.jpg
    ky.jpg
    38.8 KB · Shikime: 0
  • ciftet-e-dyta.jpg
    ciftet-e-dyta.jpg
    63.8 KB · Shikime: 0
  • ky.jpg
    ky.jpg
    38.8 KB · Shikime: 0
Liga profesionale ose me sakte Duka kerkojne faljen e gjobave dhe kamat vonesave per detyrimet fiskale te klubeve ?‍♂️

Kerkojne gjithashtu nje afat 10 vjecar te perjashtimit nga tatim fitimi mbi te ardhurat personale te futbollisteve.

Jane dhe dy pika tjera mbi ligjin per sponsorizimin qe kerkojne ti zbritet tatim fitimi me qellim per te afru investitore (ku per mendimin tim eshte e drejte) por per dy pikat me siper eshte te kerkosh qiqrra nhell ne nje kampionat te trukuar, ku asnje nga klubet nuk deklaron as buxhet, as burim te ardhurave as paga te lojtarve.
 
“Tare fenomen”, analiza e Vierit: Pirlo s’është bast, ja kush është rivali i tij kryesor
Sot rinis Seria A dhe Kristian Vieri ka marrë përsipër të bëjë skanerin e kampionatit italian nëpërmjet një interviste për “Corriere della Sera”. Ish-sulmuesi i Juves, Interit dhe Milanit ka folur edhe për betejën ligjore që planifikon të nisë kundër emisionit “Tiki Taka” ku ka qenë në rolin e opinonistit në sezonet e fundit.

vieri.jpg

lg.php

lg.php



Kristian Vieri, më në fund do të nisë edhe kampionati.

Po, por për fat të keq, pa tifozë. Ky aspekt e shndërron në një tjetër sport. Uroj që së shpejti të hapen dyert e stadiumeve, të paktën për një numër të kufizuar tifozësh, gjithmonë duke respektuar normat e sigurisë, sepse “COVID”-i është problem serioz e duhet ta kuptojnë të gjithë.

Mendoni se edhe sivjet do të asistojmë në monologun e Juves?

Them se po, sidomos nëse Kielini do të jetë mirë fizikisht. Nëse ai është në formë, Juvja rrezikon të na e mbyllë kampionatin shumë herët sepse edhe pjesa tjetër e organikës ka një cilësi të jashtëzakonshme. Me kapitenin në fushë përfiton i gjithë ekipi e jo vetëm prapavija, sepse Kielini është një nga mbrojtësit më të fortë në botë dhe di të udhëheqë të tjerët.

A është Andrea Pirlo një rrezik shumë i madh për Juven?

Nuk shoh asnjë rrezik e as më duket si bast i guximshëm. Nëse dikush ndihet trajner, atëherë duhet të jetë gati në çdo moment e përballë çdo oferte. Vërtet Andrea nuk ka stërvitur as edhe një ekip fëmijësh, por në karrierë i ka parë syri gjithçka dhe ka krijuar një bagazh përvojë si pak të tjerë. Të gjitha këtyre u shtohet edhe fakti se e njeh më së miri ambientin juventin.

Si e shpjegoni zgjedhjen e bardhezinjve?

Andrea Anjeli e zgjodhi siç bëri Laporta me Guardiolën. Tani është radha e Pirlos për të ndërtuar një skuadër fituese brenda një klubi të mësuar me suksese. Nëse merr edhe Xhekon, atëherë Juvja është shumë pranë përsosmërisë.

Pa harruar Kristiano Ronaldon?

Një marciao, i pamarkueshëm e i pashkatërrueshëm.

Ndoshta edhe pak i moshuar?

Mos flasim kot. Ibra është 39 vjeç dhe e shikon se çfarë bën.

Le të flasim për Ibrahimoviçin atëherë.

Një konfirmim thelbësor për Milanin. Edhe sot e kësaj dite është shkatërrimtar, i fortë e shumë në formë e për më tepër shënon gjithmonë. Një lojtar klasi që do të luajë derisa ta ndiejë se mund të bënë diferencën. Jam i bindur që do të bëjë një kampionat madhështor e do të shënojë të paktën 20 gola.

Ju pëlqen merkatoja e Milanit?

Kapiteni (Maldini) po tregohet shumë i zoti. Edhe mbrojtja e trajnerit m’u duk një veprim inteligjent sepse po të kishte qenë për Gazidhisin… Paolo ka një jetë në futboll dhe e di shumë mirë se revolucionet e befta nuk sjellin asnjë rezultat. Duhet vazhdimësi e cila në afate të gjata sjell gjithmonë fryte.

A është Interi rivali kryesor i Juventusit?

Po. Më mirë për Interin që Konte qëndroi sepse klubit do t’i kishte kushtuar rëndë një ndërprerje e punës së trajnerit. Vendi i dytë në kampionat dhe finalja në Ligën e Europës mbeten rezultate fantastike. Antonio është nga ata trajnerë që pret shumë, por në këmbim të jep dyfishin. Marrim si shembull Lukakun, i cili nuk ka qenë kurrë kaq vendimtar në karrierën e tij.

Lukaku ia doli mbanë të fshinte edhe kujtimin e Ikardit.

Mosbesues ishin ata që nuk marrin vesh nga futbolli. Lukaku është një ndër sulmuesit më të mirë në botë e nuk ka pikë dyshimi.

Në Serinë A është rikthyer edhe Pipo Inzagi…

I jap notën 10! Nuk e vrau mendjen kur pranoi sfidën e Serisë B të cilën e dominoi me Beneventon duke thyer çdo rekord. Pipo nuk ka asgjë për t’i dëshmuar askujt në lidhje me cilësitë si trajner.

Çfarë duhet të presim tjetër nga kampionati që do të nisë?

Konfirmimin e Imobiles si golashënues. Në sezonin e fundit la pas njerëz si Levandovski, Mesi, Ronaldo, por sivjet pres të bëjë diçka më shumë në kombëtare. Të njëjtën gjë ia kërkoj edhe Belotit i cili u tregua një kapiten i vërtetë duke mos braktisur Torinon, edhe pse ka pasur oferta nga klube më të mëdha. Pres konfirmimin e Atalantës në Champions, por edhe rikthimin e një kampioni si Zaniolo.

A do ta kishte fituar Lacio titullin pa ndalesën prej Koronavirusit?

Mendoj se Juvja do t’i kishte menaxhuar gjithsesi vështirësitë. Kur ke detyrimin e fitores, gjithçka ndryshon e nuk di nëse Lacio do ta përballonte dot presionin. Sivjet pres të bëjnë më shumë, sepse nuk shitën asnjë nga yjet dhe sepse Tare bën merkato prej fenomeni me aq buxhet sa i vendosin në dispozicion.

Një pyetje ndërkombëtare. E patë Holandë-Itali?

Them se do të fitojmë Europianin vitin e ardhshëm.

Thuhet se nuk do të jeni më në emisionin sportiv “Tiki Taka”…

Jo, dhe këtë e mora vesh sot për nesër. Kontrata ime është anuluar pa arsye dhe nuk e prisja. Këtë çështje do ta zgjidhë gjyqi.
 

Attachments

  • vieri.jpg
    vieri.jpg
    31.6 KB · Shikime: 0
  • vieri.jpg
    vieri.jpg
    31.6 KB · Shikime: 0
Fitore e vuajtur në derbi, Arsenali i falet sulmuesit 21-vjeçar
Arsenali regjistroi fitoren e dytë në kampionat, duke mposhtur Uest Hemin në derbi, me rezultatin 2-1. Një fitore disi e vuajtur për “topçinjtë” e trajnerit Arteta, të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Lakazet, ndërkohë që Antonio barazoi shifrat për miqtë në fundin e pjesës së parë.

Arsenali.jpg

lg.php

lg.php



Për të gjetur golin e fitores, Arsenali duhet të priste minutën e 85-të, ku futbollisti i hedhur nga stoli Nketiah (21-vjeç) pas asistit të Kebajos, tundi rrjetën duke i dhuruar 3 pikë të arta “topçinjve”.

Arsenal2.jpg

Në javën e tretë të kampionatit, Arsenalin e pret një përballje tepër e vështirë, ndaj kampionëve të Liverpulit në transfertë. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në 28 shtator.
 

Attachments

  • Arsenal2.jpg
    Arsenal2.jpg
    858.1 KB · Shikime: 0
  • Arsenali.jpg
    Arsenali.jpg
    1.2 MB · Shikime: 0
Kumbulla e ndjek ndeshjen nga stoli, Verona dhe Roma “paqe” në sfidën e parë të kampionatit
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e mbrëmjes mes Veronës dhe Romës e vlefshme për javën e parë të kampionatit. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, skuadra nuk arritën ta zhbllokonin sfidën duke u ndalur nga traversa.

bandicam-2020-09-19-22-42-17-889.jpg

lg.php

lg.php



Di Marko dhe Spinacola, iu afruan golit, por fati nuk ishte me të. Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, ai e ndoqi sfidën nga stoli.

Kumbulla.jpg

Kujtojmë që Kumbulla pak ditë më parë la Veronën për t’u transferuar te Roma. Shqiptari pritet të debutojë në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Juventusit.
 

Attachments

  • bandicam-2020-09-19-22-42-17-889.jpg
    bandicam-2020-09-19-22-42-17-889.jpg
    231.7 KB · Shikime: 0
  • Kumbulla.jpg
    Kumbulla.jpg
    90.8 KB · Shikime: 0
  • bandicam-2020-09-19-22-42-17-889.jpg
    bandicam-2020-09-19-22-42-17-889.jpg
    231.7 KB · Shikime: 0
  • Kumbulla.jpg
    Kumbulla.jpg
    90.8 KB · Shikime: 0
Gola dhe volum loje, Andrea Pirlo “përuron” sezonin e ri te Juventusi me fitore
Juventusi nisi sezonin e ri në kampionatin italian me fitore 3-0 ndaj Sampdorias. Kulusevski, Bonuçi dhe Ronaldo realizuan fitoren e parë të kampionëve të Italisë. Trajneri i ri i Juventusit Andrea Pirlo nisi kapitullin e ri në Torino.

EiYqjq3XgAYmEQ1.jpg

lg.php

lg.php





Përveç golave, Juventusi bindi dhe në lojë duke prodhuar volum loje me trysni të lartë ndaj rivalit.

FT| Juventus-Sampdoria 3-0


Kulusevski 14′, Bonuçi 79′, Ronaldo 89′







Formacionet zyrtare
Juventus (3-5-2):
Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Rabio, MekKini, Ramsej, Frabota; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Sampdoria (4-5-1):
Audero; Berezinski, Toneli, Kolej, Augelo; Depaoli, Torsbi, Ekdal, Jankto, Leris; Bonacoli. Trajner: Klaudio Ranieri.
 

Attachments

  • EiYqjq3XgAYmEQ1.jpg
    EiYqjq3XgAYmEQ1.jpg
    940.5 KB · Shikime: 0
  • EiYqjq3XgAYmEQ1.jpg
    EiYqjq3XgAYmEQ1.jpg
    940.5 KB · Shikime: 0
“Nuk do të bëj ‘copy-paste’ “, Pirlo: Duhet kohë për të gjetur mënyrën e duhur të lojës, do të frymëzohem nga…
Trajneri i Juventusit Andre Pirlo deklaroi pas fitors së parë në krye të pankinës së Juventusit se nuk do të kopjojë taktikat e trajnerëve të tjerë.

8309f8e077c-59526-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e.jpg
Në prononcimin për “Sky Sport” pas sfidës me Sampdorian 3-0, tekniku italian shtoi se pati pak kohë në dispozicion për të përgatitur sfidën për shkak të angazhimit të lojtarëve me ekipet kombëtare.

lg.php

lg.php



“Duhet kohë për të përshtatur ekipin me mënyrat e duhura të lojës, por nuk do të bëj ‘copy/paste’. Do të marrë bazë nga ekipet dhe trajnerët që më kanë frymëzuar. Për ndeshjen e sotme kishim pak kohë për t’u përgatitur sepse lojtarët ishin të angazhuar me ekipet kombëtare. Punuam vetëm një javë bashkë. Kemi parë shumë me Novarën. Na mungojnë disa lojtarë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, përfundoi trajneri i Juventusit Andrea Pirlo.
 

Attachments

  • 8309f8e077c-59526-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e.jpg
    8309f8e077c-59526-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e.jpg
    23.1 KB · Shikime: 0
  • 8309f8e077c-59526-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e.jpg
    8309f8e077c-59526-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e.jpg
    23.1 KB · Shikime: 0
15 lojtarë pozitiv me Covid-19, skuadra arabe kualifikohet në mënyrë surprizë
Al Hilal arriti të kualifikohej në raundin tjetër të Championsit të Azisë, edhe pse para ndeshjes kishte konfirmuar 15 lojtarë pozitivë me koronavirus. Skuadra arabe barazoi pa gola në transfertën e Shar Kodru, por u kualifikua pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0.

all-hilall.jpg

lg.php



Al Hilal kishte bërë kërkesë që ndeshja të shtyhej por nuk ishte pranuar nga kundërshtarët të cilët kishin kërkuar luajtjen e sfidës. Trajneri Luçesku me shumë vështirësi arriti të siguronte 14 lojtarë në total për këtë ndeshje.

11 në fushën e lojës dhe tre në stolin e rezervave ku dy prej tyre ishin portierë
 

Attachments

  • all-hilall.jpg
    all-hilall.jpg
    47.3 KB · Shikime: 0
  • all-hilall.jpg
    all-hilall.jpg
    47.3 KB · Shikime: 0
“E di që nëse i thua presidentit, ai do të më shkarkojë”, zbulohet biseda e bujshme e Mesit me ish-trajnerin e Barcelonës
Një deklaratë e dhënë së fundmi nga ish-drejtori sportiv i Bareclonës, Andoni Zubizareta, ka nisur menjëherë të bëjë bujë.

no-trajneri-i-ri-i-Barcelones-takohet-me-Leo-Mesin.jpg


lg.php



Për “El Pais” ai është shprehur se ish-trajneri i Barcelonës, Tata Martino e dinte që mund të shkarkohej nga Mesi dhe për këtë arsye i lutej atij që të mos e kërkonte diçka të tillë te presidenca.

“Kur Tata Martino ishte trajner i Barcelonës, i tha Mesit: ‘Unë e di që nëse i telefonon presidentit ai do më shkarkojë, por nuk ke pse ma kujton çdo ditë këtë. Jam i vetëdijshëm.’”, tha Zubizareta.

Gjithçka ndodhi në sezonin 2013/2014, kur Barcelona nuk po kalonte një periudhë shumë të mirë dhe e mbylli sezonin pa asnjë trofe, ndërsa Tata Martino dha dorëheqjen pas barazimit 1-1 ndaj Atletikos.
 

Attachments

  • no-trajneri-i-ri-i-Barcelones-takohet-me-Leo-Mesin.jpg
    no-trajneri-i-ri-i-Barcelones-takohet-me-Leo-Mesin.jpg
    83.1 KB · Shikime: 0
  • no-trajneri-i-ri-i-Barcelones-takohet-me-Leo-Mesin.jpg
    no-trajneri-i-ri-i-Barcelones-takohet-me-Leo-Mesin.jpg
    83.1 KB · Shikime: 0
Vidal: Largohem me krenarinë e veshjes së kësaj fanelle, kam jetuar dy vite të mrekullueshme në Barcelonë
Arturo Vidal i ka dhënë lamtumirën Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale. Kiliani ka arritur marrëveshje me Interin, dhe së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtare.

vidal-2-scaled-e1598461101639.jpg

lg.php



“Sot i përshëndes të gjithë në Barcelonë, pasi kam jetuar dy vite të mrekullueshme në këtë klub të madh. Po largohem me krenarinë e veshjes së kësaj fanelle dhe faktit që luajta së bashku me lojtarë të mëdhenj dhe njerëz të shkëlqyer. Dua të falënderoj familjen time, shokët e mi të skuadrës, trajnerët, menaxherët, mjekët, dhe të gjithë tifozët e mrekullueshëm që gjithmonë më kanë treguar dashuri.

Sot filloj një fazë të re të jetës time, por gjithmonë do të qëndroni në zemrën time. Shihemi së shpejti dhe si gjithmonë”, shkroi Arturo Vidal.
Një “gjithçkabërës” për Konten, ku do të luajë Vidal?
Arturo Vidal është një ushtar, ndërsa Antonio Konte komandanti i tij. Dikur bardhezi, sot zikaltër. Porsa trajneri zbarkoi te Juventusi, në 2011-ën, “Më sillni Arturon” ishte kërkesa në përpjekje për të rithemeluar nga mesfusha një Juventus apatik dhe që nuk fitonte më.

arturovidal-juventus2.jpg

lg.php



E thënë, e bërë: Së bashku i rikthyen brenda pak kohësh oksigjen një “Zonje” të plagosur. Tek Interi, pas disa vitesh, projekti mbetet thuajse i njëjti.

BINAR I DYFISHTË – Konte dëshiron kilianin sepse është në gjendje të kryejë disa detyra. Është një xhol, karta e tij fituese. Në fushë di të mbulojë hapësirën, mbulon role të ndryshme për të bërë t’i ndihet pesha, gjithmonë. Nga përpara mbrojtjes deri pas sulmuesve, nga faza sulmuese në atë pa top. Sulmon dhe mbron: është një lojtar polivalent, modern dhe efikas. Pasi zbarkoi në Itali pas katër vitesh te Leverkuseni, Arturo mësoi të bënte gjithçka me kohën.

Nga motor i lëvizshëm i Juventusit “të parë” kampion Italie, pozicioni i tij ka avancuar. Dhe kur në stolin bardhezi u ul Masimiliano Alegri, u zhvendos pas krahëve të “pykave” për t’i dhënë një frymë më europiane skuadrës që i shkoi pranë tripletës në Berlin. Pikërisht si atëherë, sot Vidal nis nga Barcelona dhe zbarkon në Milano për të luajtur në atë pozicion.

Inter-Vidal.jpg

TË TJERËT – Kiliani ofron sprinte, teknikë dhe shpërthime, driblime dhe krosime, goditje me kokë, inkursione dhe goditje nga distanca. Nëse duhet, mund të qëndrojë edhe në mbrojtje, siç ka ndodhur në disa raste në të kaluarën. E duke parë fushatën e blerjeve zikaltër, nuk është i vetmi që ndryshon dhe bën së paku dy role.

E njëjta gjë vlen për Aleksandar Kolarovin (i transferuar nga Roma) dhe Mateo Darmianin (i ndalur në Parma me një biletë për Milano në xhep). Fjala kyçe? Polivalencë. Nuk është një rast, por një zgjedhje.
 

Attachments

  • vidal-2-scaled-e1598461101639.jpg
    vidal-2-scaled-e1598461101639.jpg
    62.3 KB · Shikime: 0
  • Inter-Vidal.jpg
    Inter-Vidal.jpg
    106.6 KB · Shikime: 0
  • arturovidal-juventus2.jpg
    arturovidal-juventus2.jpg
    113.8 KB · Shikime: 0
Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohet Milani ndaj Bolonjës
Dalja e parë sezonale vlen shumë për sezonin, pavarësisht se është vetëm java e parë e Serisë A. Kuqezinjtë e Milanit, do të zbresin në fushë në orën 20:45 për t’u përballur ndaj Bolonjës së Sinisha Mihajloviç në shtëpi.

MILAN.jpg

lg.php



Të besuarit e Piolit do të tentojnë ta nisin sezonin e ri, aty ku përfunduan atë të kaluar, me një mori suksesesh radhazi, ku në 12 javë koleksionoi 35 gola nga 12 shënues të ndryshëm. Të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë, futbollistët më të mirë që kanë në dispozicion në këtë javë të parë të kampionatit. Për sa i përket blerjes së bujshme, Tonali, ai nuk është preferuar nga minuta e parë, teksa do ta nisë sfidën nga stoli.

FORMACIONET ZYRTARE:

MILANI
(4-2-3-1): Donaruma, Kalabria, Kjaer, Gabia, Teo Hernandez, Kesi, Benaser, Kasijeho, Çalhanoglu, Rebiç, Ibrahimoviç.

BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Tomijasu, Danilo, Dijks; Dominguez, Shuten; Orsolini, Soriano, Barrou; Palasio
 

Attachments

  • MILAN.jpg
    MILAN.jpg
    124.2 KB · Shikime: 0
  • MILAN.jpg
    MILAN.jpg
    124.2 KB · Shikime: 0
LAJMI I FUNDIT/ Tronditet Roma e Kumbullës, Gjykata Sportive merr vendimin për sfidën ndaj Veronës
Roma e Marash Kumbullës ka humbur në tavolinë 3-0, sfidën e javës së parë të kampionatit ndaj Veronës. Ky ka qenë vendimi i bërë publik nga Gjykata Sportive së fundmi.

amadou-diawara-as-roma-1596003648-44374.jpg
lg.php


Penalizimi ka ardhur për shkak të gafës së klubit verdhekuq, me mesfushorin Diavara, i cili në listën e dorëzuar Ligës, ishte përfshirë te futbollistët nën 22 vjeç, ndërkohë që ai kishte mbushur 23 vjeç në 17 korrik. Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Romës. Pavarësisht se ndeshja me Veronën përfundoi 0-0, vendasit siguruar 3 pikë në tavolinë.
 

Attachments

  • amadou-diawara-as-roma-1596003648-44374.jpg
    amadou-diawara-as-roma-1596003648-44374.jpg
    67.7 KB · Shikime: 0
Fusha e “Loro Boriçit” në gjendje të keqe, drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë kërkesë që…
Miqësorja e fundit mes Vllaznisë dhe Apolonisë në stadiumin “Loro Boriçi” ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve për pamjen që kishte marrë fusha. Në fakt, nuk është hera e parë që ndodh kështu gjatë viteve të fundit me tapetin dhe me sa duket problemi është te cilësia e barit që është mbjellë.

VLLAZNIA2.jpg

lg.php



Që prej shtrimit të tapetit, specialistët e fushës kanë lënë detyra që përveç mirëmbajtjes, duhet bërë edhe mbjellja e barit të ri çdo vit, kryesisht në muajin shtator.

Në këto kushte, drejtuesit e klubit Vllaznia kanë bërë kërkesën në bashki që të nisë sa më shpejt ky proces. Në momentin që fillon mbjellja e barit, stadiumi duhet të qëndrojë i mbyllur për afro një muaj. Kjo mund të penalizojë jo pak Vllazninë nëse rinis kampionati, pasi do të luante në fusha neutrale sa herë kalendari i rezervonte ndeshje në shtëpi.
 

Attachments

  • VLLAZNIA2.jpg
    VLLAZNIA2.jpg
    105.7 KB · Shikime: 0
  • VLLAZNIA2.jpg
    VLLAZNIA2.jpg
    105.7 KB · Shikime: 0
Mungon akordi për rinovimin me futbollistin titullar, një tjetër çështje që kërkon zgjidhje te Kukësi
Kontrata e Edis Maliqit është një tjetër çështje që kërkon zgjidhje në klubin e Kukësit. Mbrojtësi i djathtë, pas dy sezonesh, pjesë e verilindorëve, ka dalë tashmë futbollist i lirë, pasi kontrata e tij ka skaduar në momentin që klubi përfundoi angazhimin në Ligën e Europës.

maliqi1.jpg

lg.php



Për t’i paraprirë një rinovimi automatik të marrëveshjes, lojtari mësohet se ka njoftuar brenda afateve klubin dhe FSHF-në. Mirëpo, te Kukësi nuk duan që ta lënë të lirë mbrojtësin e krahut të djathtë, i cili ka qenë një titullar konstant në dy sezonet e fundit. Mësohet se palët janë ulur dje për të biseduar rreth një marrëveshjeje të re, me Kukësin që i ka ofruar Maliqit një kontratë më parametra të ndryshuar.

Kukesi.jpg

Gjithsesi, burime pranë lojtarit i treguan “Panorama Sport” se nuk është arritur një marrëveshje për rinovim, por me palët që kanë lënë gjithçka të hapur për të negociuar sërish, me shpresën se do të bien dakord. Maliqi ka marrë disa oferta kohët e fundit dhe dëshira e tij është të largohet, por insistimi i drejtori Nderim Nexhipi dhe trajnerit Skënder Gega për të mos humbur një prej titullarëve ka bërë që futbollisti të mbahet “peng” deri në momentin që palët të dorëzohen.
 

Attachments

  • maliqi1.jpg
    maliqi1.jpg
    95.9 KB · Shikime: 0
  • Kukesi.jpg
    Kukesi.jpg
    1.3 MB · Shikime: 0
  • maliqi1.jpg
    maliqi1.jpg
    95.9 KB · Shikime: 0
  • Kukesi.jpg
    Kukesi.jpg
    1.3 MB · Shikime: 0
  • Më pëlqen
Reactions: D.
EKSKLUZIVE/ “Nëse Rama i bën gjithë këto të mira, do u them të votojnë për të”, zbardhet debati mes presidentëve dhe Fidel Yllit
Gazeta ka mësuar nga burime të besueshme edhe një pjesë të debateve që janë zhvilluar dje në takimin e Ligës me të deleguarin e qeverisë, deputetin Fidel Ylli. Me poshtë, edhe një pjesë e ligjëratave:

liga.jpg

lg.php



REFIK HALILI: “Ne kërkojmë me shumë mirësjellje që të shihet aspekti ligjor. Ju e dini që ne vetëm investojmë dhe humbasim nga kjo çështje, prandaj kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë. Edhe ju vetë e keni pranuar se bëhet fjalë për kërkesa të arsyeshme. Prandaj, është në të mirë të të gjithëve dhe nuk po bëhen kërkesa për kapriço, por janë kërkesa nga nevoja që kjo situatë të ndryshojë dhe përmirësohet”.

FIDEL YLLI: “Ju keni të drejtë me kërkesat që keni ngritur, por me bojkot nuk mund të ketë negociata. Ju duhet që të rifilloni të luani dhe më pas do të diskutohen të gjitha kërkesat tuaja një nga një”.

LASKA DHE KAPLLANAJ: “Jo, nuk do të ketë futboll pa plotësimin e kërkesave! Kemi bërë disa kërkesa dhe pa u miratuar, nuk do të luajmë!”

FIDEL YLLI: “Prisni se kështu nuk negociohet dhe as diskutohet. Nuk mund të bëjë sporti në këtë mënyrë presion ndaj Ramës dhe qeverisë. Jo vetëm kjo, por e dini mirë që çdo gjë kërkon kohën e vet. Fillimisht të bihet dakord në parim, më pas të kalojë në komisionet e ligjeve, pastaj votimi në parlament. Ne do të përmirësojmë buxhetet në sport. Do të bëhen ndryshime të rëndësishme që e përmirësojnë situatën në sport. Gjithçka do të marrë zgjidhje, pasi do të jetë një reformë e plotë me një tërësi ligjesh që ju vetë do ta shihni ndryshimin”.

koco-rama-dhe-fideli.jpg

KOÇO KOKËDHIMA: “Fidel, ju të gjithë e dini që unë drejtoj sot një parti politike dhe po ju them që nëse kjo qeveri i bën të gjitha këto të mira për sportin, do të dal publikisht dhe t’u them njerëzve që të votojnë për Ramën… (ilaritet në sallë). Ama, bëjini një herë këto premtime në realitet për të mirë të sportit…”.

Në fund, biseda mes palëve ka pasur një dakordësi që derisa të sqarohet situata se në cilën pikë janë palët, njëra me kërkesa e tjera me premtimet dhe mundësitë e realizimit, të ketë një “armëpushim” mediatik. Pra, si nga klubet dhe futbolli edhe nga ana e qeverisë të mos ketë luftë mediatike mes palëve.
 

Attachments

  • liga.jpg
    liga.jpg
    84.5 KB · Shikime: 0
  • koco-rama-dhe-fideli.jpg
    koco-rama-dhe-fideli.jpg
    52.3 KB · Shikime: 0
  • liga.jpg
    liga.jpg
    84.5 KB · Shikime: 0
  • koco-rama-dhe-fideli.jpg
    koco-rama-dhe-fideli.jpg
    52.3 KB · Shikime: 0
Tronditet Milani, një lojtar rezulton pozitiv me Covid-19 para ndeshjes në Europa Ligë
Milani ka njoftuar se një futbollist ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për Leonardo Duarte, i cili ka dalë pozitiv pas testeve para ndeshjes në Europa Ligë kundër Bodo Glimt.

duarte.jpg
lg.php



24-vjeçari do qëndrojë i izoluar një javë. Në këtë mënyrë Duarte do mungojë në ndeshjen ndaj Bodo Glimt në Europa Ligë
 

Attachments

  • duarte.jpg
    duarte.jpg
    141.1 KB · Shikime: 0
  • duarte.jpg
    duarte.jpg
    141.1 KB · Shikime: 0
Vendimi i qeverisë ndryshon orarin e super ndeshjes së Premier Ligës, shkak bëhen…baret dhe lokalet
Ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpulit e programuar të luhej në orën 20:15 me orën e Anglisë, do luhet në orën 20:00. Vendimi i qeverisë britanike për të mos lejuar baret dhe lokalet hapur pas orës 22:00, ka bërë që organizatorët të ndryshojnë orarin e fillimit të ndeshjes.

liverpuli1.jpg
lg.php
Populli anglez njihet si një popull që e ndjek shumë futbollin, sidomos në bare dhe lokale. Vendimi i qeverisë për ti mos i lejuar hapur pas orës 22:00, ka krijuar pakënaqësi tek tifozët të cilët ankohen se do humbasin minutat e fundit të sfidës.

Në këtë mënyrë është marrë vendimi që ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpulit të luhët në orën 20:00 dhe jo në 20:15 siç ishte programuar në fillim.
 

Attachments

  • liverpuli1.jpg
    liverpuli1.jpg
    68.5 KB · Shikime: 0
  • liverpuli1.jpg
    liverpuli1.jpg
    68.5 KB · Shikime: 0
Ndodh në Rusi, lojtari shpallet njeriu i ndeshjes dhe merr dhuratë një…kallash
Në Rusi të shpërblejnë me armë. Kjo i ka ndodhur portierit Saveli Konov që pas ndeshjes së hokejit u shpall njeriu i ndeshjes.


trajneri-kallash.jpg
lg.php



Ai u shpërblye me një kallash. Në fitoren e skuadrës së tij, VHL 3-2 ndaj Çelmet Çeliabinks, portieri ndali 26 nga 28 gjuajtje. Pas ndeshjes, në dhomën e zhveshjes, trajneri hyri me një kallash në dorë për t’ia dhuruar portierit të skuadrës
 

Attachments

  • trajneri-kallash.jpg
    trajneri-kallash.jpg
    80.8 KB · Shikime: 0
  • trajneri-kallash.jpg
    trajneri-kallash.jpg
    80.8 KB · Shikime: 0
Koman habit me deklaratën: Kam frikë të shënoj me kokë, golin ndaj PSG-së e bëra me sy mbyllur
ndaj PSG-së e bëra me sy mbyllur

25 Shtator, 2020 | 14:23
FacebookFacebook MessengerTwitterWhatsAppViberEmailCopy Link

9e124bcb867ccbcb4c3350c13a8bc75e.gif
lg.php

lg.php

Kingslei Koman ishte autori i golit të vetëm në finalen e Champions-it ndaj Parisit. Francezi tregoi për “Bild” se goli i shënuar me kokë në finale ishte më shumë fat sesa një meritë e tij.

Koman.jpg


lg.php



Kjo pasi ai nuk shquhet për goditje me kokë për shkak se ka frikë të gjuajë në atë mënyrë. “E vërteta është se unë kam frikë të godas me kokë. Në stërvitje shokët e skuadrës shpeshherë më tallin pasi nuk di ta bëj një gjë të tillë.

Por në finale guxova dhe kur pashë topin në rrjetë, isha njeriu më i lumtur në botë. Nëse do të shohim me kujdes rastin, mund të dallohet qartë se në momentin kur godas topin i kam sytë të mbyllur”, tregon sulmuesi i Bajernit të Mynihut.
 

Attachments

  • Koman.jpg
    Koman.jpg
    92.3 KB · Shikime: 0
  • 9e124bcb867ccbcb4c3350c13a8bc75e.gif
    9e124bcb867ccbcb4c3350c13a8bc75e.gif
    46.2 KB · Shikime: 0
  • Koman.jpg
    Koman.jpg
    92.3 KB · Shikime: 0
  • 9e124bcb867ccbcb4c3350c13a8bc75e.gif
    9e124bcb867ccbcb4c3350c13a8bc75e.gif
    46.2 KB · Shikime: 0
Humbja e fundit e Milanit ne muajin mars. Kjo 2020 perfundimisht i ka shk***hy r**t cdo ligji fizike.???


Cit .Patate
 
Rezultatet dhe renditja/ Shkëndija vendos diktatin në kampionat, shkëputet +4. Struga likuidon Shkupin
Shkëndija e Tetovës ka vendosur diktatin në



Shkëndija e Tetovës ka vendosur diktatin në Superligën Maqedonase. Djemtë e Ernes Gjokës, triumfuan në përballjen e sotme ndaj Pelisterit me rezultatin 1-3, falë golave të realizuar nga Ahmedi, Doriev dhe Ibrahimi, duke thelluar diferencën nga vendin i dytë në +4 pikë, kur janë luajtur vetëm 7 javët e para. Tetovarët duken në rrugën e mbarë këtë sezon, duke qenë favoritët kryesorë për fitimin e titullit.
Shkendija2.jpg

Në përballjet e tjera, spikat fitorja e Strugës përballë Shkupit. Ndërkohë Renova është mposhtur në shtëpi mga Makedonija GP me rezultatin 1-3. Akademija Pandev dhe Vardari nuk kanë falur në shtëpi, duke siguruar 3 pikë të arta.

REZULTATET:

PELISTER – SHKËNDIJA 1-3

AKADEMIJA PANDEV – SILEKS 1-0

STRUGA TRIM & LUM – SHKUPI 2-0

VARDAR – BELASICA 3-1

RENOVA – MAKEDONIJA GP 1-3
RENDITJA.jpg

PanoramaSport.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top