Lajme nga futbolli .

Asllani, drejt largimit nga Interi

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi që në merkaton e dimrit.

Mesfushori shqiptar nuk e kaloi me sukses testin ndaj Real Sociedad dhe rezultatet u panë dhe në ndeshjen e fundit, kur trajneri Simone Inzaghi nuk preferoi ta aktivizonte as për disa minuta kundër ish-ekipit të tij.

Sipas portalit “Inter News”, nuk pĂ«rjashtohet mundĂ«sia qĂ« Asllani tĂ« rikthehet tek Empoli nĂ« formĂ« huazimi nĂ« janar, aty ku ndodhet dhe njĂ« nga tifozĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« lojtarit, Aurelio Andreazzoli, me tĂ« cilin bĂ«ri dhe debutimin me ekipin e parĂ« tĂ« toskanĂ«ve.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se deri nĂ« janar, 21-vjeçari do tĂ« bindĂ« teknikun Inzaghi, por shanset janĂ« tĂ« pakta.

A2news.com
 
Shpërthen konflikti Osimhen-Napoli për një video tallëse në TikTok

Victor Osimhen dhe Napoli duket se do të ndahen në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Penalltia e humbur nga nigeriani ndaj Bologna-s dhe reagimi i tij i ashpër ndaj trajnerit kur u zëvendësua, treguan se diçka nuk shkon mes sulmuesit dhe trajnerit. Por, duket se çështja është më e thellë se kaq.
Napoli postoi dje në TikTok një video ku tallej me Victor Osimhen për 11-metërshin e humbur në barazimin 0-0 ndaj Bologna. Edhe pse më pas klubi italian e fshiu videon, dëmi ishte bërë.

Ndër të parët që reagoi ishte menaxheri i Victor Osimhen, i cili theksoi se Napoli i kishte shkaktuar një dëm të madh imazhit të lojtarit me atë video dhe shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj klubit.

Ndërkohë, vetë Osimhen ka fshirë nga Instagrami i tij çdo foto që e lidh me Napolin.
Shiko fotografinë osimhen.mp4


A2news.com
 
Milani në krye të Serie A
 përkohësisht
Milani ka marrë 3 pikët e radhës në Serie A teksa ka fituar 1-3 në transfertë ndaj Cagliarit edhe pse e nisi ndeshjen me shumë mungesa, madje dhe në disavantazh. Cagliari shënoi i pari që në minutën e 29 me anë të Luvumbo.
Megjithatë, kuqezinjtë arritën të reagojnë duke përmbysur gjithçka. Okafor barazoi rezultatin, ndërsa më pas shënuan edhe Tomori e Loftus-Cheek. Me këtë fitore, Milani i bashkohet Interit në krye të renditjes me 15 pikë, por zikaltrit do ta luajnë në mbrëmje ndeshjen e javës së gjashtë.

Ndërkohë, Empoli i shqiptarëve ka marrë fitoren e parë teksa ka mposhtur Salernitanën 1-0. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Shpendi, ishte në formacion, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës, por goli u eliminua për pozicion jashtë loje.

Pikët e plota i mori edhe Atalanta e Gjimshitit, e cila fitoi minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Veronas.

A2news.com
 
Grabiti vilĂ«n e Ronaldos, por jo Messin. RrĂ«fehet ‘skifteri’ shqiptar: Nuk e vodha se kisha respekt-1000-0-1699298638xcasa-messi-100.jpg
Në Spanjë, futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre, teksa yjet e La Ligas ishin të angazhuar në fushën e lojës.

Në disa prej rasteve grabitësit kanë qenë shtetas shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.

PikĂ«risht njĂ«ri prej “skifterĂ«ve” shqiptarĂ« mĂ« nĂ« zĂ«, i cili njihet me nofkĂ«n “Alberto” Ă«shtĂ« rrĂ«fyer nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r gazetarin Carlos QuĂ­lez, nĂ« podcastin 'Sumario Abierto' tĂ« gazetĂ«s spanjolle El Español.

Fillimisht grabitĂ«si shqiptar, i cili pretendon se kontrollon njĂ« rrjet prej 100 “skifterĂ«sh” ka rrĂ«fyer grabitjet nĂ« shtĂ«pitĂ« e Benzema, Ronaldos dhe Johan Cruyff.

“Ne e grabitĂ«m BenzemĂ«n nĂ« rastin kur ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam tĂ« vidhnim shtĂ«pinĂ« e Cristianos nĂ« Madeira, por plaçka nuk ishte joshĂ«se", tha Alberto.

Më pas ka treguar se në vitin 2012, hynë në shtëpinë e Cruyff, pa e ditur se ishte e tija dhe se dolën prej aty me vetëm 20.000 euro sende të vjedhura. Sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp dhe arritën të kuptonin se me kë kishin të bënin.

MĂ« pas ai ka treguar sesi i Ă«shtĂ« shmangur tundimit pĂ«r tĂ« vjedhur shtĂ«pinĂ« e tetĂ« herĂ« fituesit tĂ« “Topit tĂ« ArtĂ«â€, Lionel Messi.

Kreu i bandĂ«s sĂ« grabitĂ«sve nga ShqipĂ«ria dhe Kosova, i cili aktualisht Ă«shtĂ« nĂ« arrati tha se shmangu “pleshtin” argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumĂ« respekt pĂ«r tĂ«.
“Rreth njĂ« vit mĂ« parĂ« tĂ« tjerĂ« mĂ« ofruan (pĂ«r ta vjedhur) shtĂ«pinĂ« e prindĂ«rve tĂ« tij, tĂ« familjes sĂ« Messit. Messi ishte nĂ« Paris nĂ« atĂ« moment. Shkova pĂ«r ta parĂ«, sepse e njoh shumĂ« mirĂ« zonĂ«n. Nuk doja pĂ«r shkak tĂ« respektit pĂ«r Messin. Nuk e kam bĂ«rĂ« pasi kam respekt ndaj tij. PikĂ«â€.

Më tej, skifteri shqiptar ka zbuluar se ka parandaluar edhe të tjerë që ta grabisnin rezidencën e Messit.

“Kam ndaluar disa herĂ« njerĂ«zit qĂ« donin tĂ« grabisnin shtĂ«pinĂ« e Messit, njerĂ«zit qĂ« mĂ« kĂ«rkonin mendim, por nuk mund t'i ndaloj tĂ« gjithĂ«... PĂ«r aq sa kam mundur t'i ndaloj jam shumĂ« krenar.”


A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-BuzĂ«qeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femĂ«r.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti NĂ«nĂ«.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top