Lajme nga Bota Islame

Titulli: Lajme nga Bota Islame

Në Parlamentin egjiptian, më shumë se 140 hafizë të Kur’anit




Vëllazëria muslimane ka fituar zgjedhjet parlamentare në Egjipt, dhe ka marrë 47 për qind të vendeve në zgjedhjet parlamentare në Egjipt, ndërsa partitë tjera islamike kanë marrë më shumë se dy të tretat e vendeve

A e keni ditur se në parlamentit egjiptian ka:
Më shumë se 140 anëtarë që janë Hafiz të Kur’anit të Shenjtë
Më shumë se 100 anëtarë, secili prej të cilëve di më shumë se 10.000 hadithe
Më shumë se 180 anëtarë që dinë më shumë se gjysma e Kur’anit
Më shumë se 170 anëtarë që kanë doktoruar në fusha të ndryshme
Më shumë se 50 anëtarë të cilët nuk posedojnë makinë
Më shumë se 350 anëtarë të cilët ishin të burgosur dhe dënimet me burg silleshin nga 6 muaj deri në 9 apo 10 vjet.

//islamgjakova
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Universiteti i Londrës do të mirëpresë një kurs intensiv për Ligjin Islam
afe53307e6936910b5d7bf95f4b611c2_L.jpg

Një kurs intensiv për Ligjin Islam me emrin "Udhëtimi përmes Sheriatit" do të mbahet në Universitetin e Londrës, më 27 deri 29 prill, 2012.

Duke ndjekur udhëtimet në tokën tonë përmes Kur’anit dhe Udhëtimet përmes Sirah, IIDR në partneritet me Qendrën e Kërkimeve për Legjislacione islame dhe etike (CILE) duke u mbështetur nga Shoqata e Avokatëve muslimanë (AML) sjell një tjetër kurs të veçantë - Udhëtimin nëpërmjet Sheriatit.

Sheriati është ndoshta koncepti më i keqkuptuar në të gjitha audiencat e myslimanëve dhe jo-myslimanët. Ky kurs ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë unike në atë që Sheriati përfaqëson, synimet e saj dhe objektivat, autoritetin ligjor dhe përputhshmërinë, pse eksiztojnë dallimet në të menduar, domosdoshmëritë e Sheriatit, etj.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Fillon ndërtimi i xhamisë në Bruksel
QUmir_vgxVveAzgGe1BCZ6uQfM23NV9-cG-_ez0iUXjuvrgiZz.jpg
Në Bruksel janë vendosur themelet e xhamisë Selimije, për të cilën thuhet se përfaqëson kulmin e projektimit arkitektonik.

E shënuar me simbolet e arkitekturës turke dhe asaj evropiane, xhamia është projektuar nga arkitekti i njohur turk Shefik Birkiye. Ajo do të ndërtohet në kuadër të komunës së Saint Josses, në hapësirë prej 2700 metra katror, ndërsa ana e brendshme e saj do të jetë në gjendje të pranoj 750 besimtarë.

Me vënjen e gurthemelit, pas përfundimit të namazit, Shefik Birkiye bashkë me ministrin në qeverinë rajonale, Emir Kir, vuri tullën e parë të xhamisë së re.

Kryetari i komunës Shën Josse, Jean Demannez, gjatë këtij momenti solemn mbajti një fjalim të shkurtë. Ai tha se për ndërtimin e objekteve fetare duhet të plotësohen kërkesa specifike të tilla si kriteret e sigurisë, respektimi i teksturës së qytetit dhe kërkesës së qytetarëve, duke shtuar se në xhamia Selimie e cila është shembull i objektit fetar e cila i plotëson të gjitha kushtet e vendosura.

Punimet në ndërtimin e xhamisë do të përfundojnë brenda dy viteve, ndërsa totali i shpenzimeve do të jetë katër milion euro. Xhamia pesëkatëshe me minare dhe kupollë përveç hapësirës për kryerjen e namazeve do të ketë edhe dhoma të destinuara për arsim dhe aktivitete
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin




NGA: ERMELINDA HOXHAJ


TIRANE-Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë dje një raport nga agjencia e saj këshillimore, Gherush 92 që “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit duhet të hiqet nga kurrikulimat shkollore të mbarë botës, pasi është vepër antisemite, islamofobike, raciste. Mediat mbarë botërore e përcollën lajmin me shqetësim, pasi vetë grupi i studiuesve që i ka dhënë këtë këshillë OKB-së, është një grup serioz mendimet e të cilit OKB-ja e Ban Ki Munit i zbaton në projekte konkrete. Presidentja e këtij grupi, Valentina Sereni, deklaroi për mediat ndërkombëtare se “vepra epike e Dantes është ofensive dhe diskriminuese, e për këtë arsye nuk ka vend për të në klasat moderne”.

Lajmi për ndalimin e Dantes nëpër shkollat mbarëbotërore, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ka gëzuar vetëm muslimanët, të cilët janë të njëjtit mendim sa i takon kryeveprës “Komedia Hyjnore”. Agron Hoxha, përfaqësuesi i komunitetit musliman, u shpreh dje se “kjo këshillë është me vend pasi Dante në “Komedinë Hyjnore” ironizon të gjitha fetë monoteiste, si krishtërimin ashtu dhe islamin”.

Sipas Hoxhës, Dante i ka njohur mirë religjionet, mes tyre edhe islamin, pasi mësuesi i tij Bruno Latini u pat shkolluar në Anadaluzinë muslimane. “Dante Aligeri në veprën e tij “Komedia Hyjnore” ka përdorur aspekte të vetë islamit për të ironizuar dhe demonizuar fenë. Në këtë kontekst ne e shohim si një këshillë me shumë vend”, - shprehet më tej Agron Hoxha. Sipas tij, çdo gjë që cënon harmoninë, dialogun, frymën e mirëkuptimit mes popujve dhe mes besimeve, qoftë në kontekstin kombëtar apo edhe atë global duhet penguar. “Duhen gjetur mënyrat për t’u penguar këto vepra që cënojnë pikërisht këtë ekuilibër, nuk duhen promovuar. اdo gjë që shtyn njerëzimin drejt intolerancës duhet të pengohet, prandaj e theksoj edhe njëherë se kjo këshillë është shumë me vend, edhe pse vepra e Dantes është një vepër e Mesjetës”, - theksoi dje Hoxha.

Ndërsa intelektuali dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupja thekson se një këshillë e tillë e kësaj agjencie, e bërë OKB-së, është një këshillë e gabuar. “Jam rritur me “Komedinë Hyjnore” të Dantes, jam ushqyer më të dhe tani nuk mund ta pështyj dot, pasi kjo vepër, si shumë vepra të tjera, jo vetëm ka kontribuar në formimin tim intelektual, por edhe më ka mësuar ta njoh më mirë njeriun, pra, edhe vetveten. Si intelektual i lirë, gjykoj se “Komedia Hyjnore” ka vlerat e një kryevepre. Mendoj se kjo këshillë që i është dhënë OKB-së, është një këshillë e gabuar, madje e rrezikshme do të shtoja, sepse shumë mirë mund të ngrihen të krishterët dhe të kërkojnë të heqin, fjala vjen, Firdusin apo Omer Khajamin, që mund të kenë ose kanë edhe ata ngjyresa fetare në veprat e tyre. Unë për vete jam ateist, por mendoj se vlerat e veprave të tilla si ajo e Dantes mbeten në themelin e shoqërisë sonë në shkallë planetare dhe këtë e ka treguar dhe e ka vulosur koha”.

Sereni: Trupi i gjymtuar i profetit përshkruhet si fuçi vere
Në këngën XXVIII të Ferrit Muhameti, profeti i muslimanëve, është përshkruar si përçarës dhe Islami si një herezi. “Profetit vetë iu dha një dënim i tmerrshëm; duke ia ndarë trupin nga mjekrra deri në pjesën e pasme, në atë mënyrë që zorrët t’i varen nga këmbët, imazh që fyen kulturën ismalike. Ndërsa Aliut, pasardhësi i Muhametit, e ka të çarë kokën nga mjekrra deri te flokët. Fyerja është më e dukshme, pasi trupi i çarë dhe i gjymtuar i Muhametit është krahasuar me një fuçi të thyer, vetë fuçia është objekt që mban verën, që është e ndaluar nga kultura islame”, është shprehur dje për mediat ndërkombëtare presidentja e Gherush 92, Valentina Sereni. Sipas saj, për përshkrimin e figurës së Muhametit janë përdorur terma vulgarë dhe imazhe të tmerrshme që janë lënë jashtë përkthimit në gjuhën arabe, të cilën e ka bërë Hassan Osman, një filolog i njohur, pasi këto konsideroheshin si vepër penale. Sereni shprehet se “Komedia Hyjnore” përçon mesazhe antisemite. “Kënga XXXIV, është pjesë e këtij studimi që kemi bërë ne.

Personazhi dhe përcaktimi Judës dhe judejve janë pjesë integrale e kulturës së krishterë. Domethënia negative e judaizmit ka përfshirë të gjithë popullin hebre. Juda i Dantes është përfaqësimi i Judës te Ungjillët, burim i antisemitizmit”, - shton Sereni. Sipas saj, duke studiuar “Komedinë Hyjnore” të rinjtë janë të detyruar, pa ndonjë shpjegim të detajuar, të vlerësojnë një vepër që shpif ndaj popullit hebre, ata mësojnë që ta vlerësojnë mesazhin antisemit, që ende përcillet sot në mesha, gjatë predikimeve dhe kjo gjë i ka kushtuar mjaft deri më tani popullit hebre. “Në këngën XXIII Dante dënon Sinedrion që, sipas të krishterëve, i bëri komplot Jezusit, dënon Caifas, Annën dhe Farisejtë, të gjithë këta marrin të njëjtin dënim: për shembull Caifas është lakuriq dhe i kryeqëzuar në tokë, në mënyrë që të dënuarit e tjerë ta shkelin me këmbë”, - shpjegon Sereni. Sipas kësaj organizate, homoseksualët në “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligerit, kanë marrëdhënie “kundër natyrës”. Sereni shpjegon se sot në botë ka ligje që dënojnë racizmin dhe se është detyra e kësaj organizate të paralajmërojnë autoritetet kompentente, ku ajo përfshin edhe ato gjyqësoret, që “Komedia Hyjnore” përmban mesazhe ofensive, raciste, ndaj të cilave duhet thelluar dhe të cilat duhet të njihen”.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Muslimanët e Anglisë të interesuar për sistemin juridik islam
b8e35e4bb3c4962a4d9e992ea1b23ffb_L.jpg

Radio BBC e Anglisë në një raport ka bërë të ditur se muslimanët e Anglisë janë të interesuar për zbatimin e sistemit juridik islam dhe për referimin e tyre në gjykata aktive në këtë fushë.

Gazeta “Al-Jeovmu Al-Sabi’a” nga Egjipti njofton se Radio BBC në gjuhën angleze ka njoftuar se mirëpritja e muslimanëve ndaj zbatimit të sistemit juridik islam në Angli është rritur më shumë dhe me mijëra musliman për zgjedhjen e problemeve të tyre i referohen institucioneve aktive në këtë fushë.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Në Kroaci së shpejti banka e parë pa interes

22df54e5f4d07e9dcdbd7c146c1163c9_L.jpg

Në Kroaci së shpejti pritet të filloj punën banka islame e cila vepron pa ndonjë interes

Këtë lajm e bënë të ditur dr. Shukri Ramiç, anëtar i Bordit të Sheriatit të Bankës së parë islame në Evropë - Bosna Bank International (BBI).

Tre vjet më parë, Papa Benedikti XVI u ka rekomanduar bankave komerciale që ta përdorin këtë mënyrë të biznesit. Në fakt, bankat islame nuk janë vetëm për muslimanët, shërbimet e tyre janë të hapura për të gjithë qytetarët dhe kushtet janë të njëjta për të gjithë.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime midis bankave islame dhe atyre që ne i njohim. Në bankat islame nuk financohen industritë e duhanit, alkoolit, pornografisë, prostitucionit, lojërave të fatit dhe të gjithë ato që nuk janë hallall, apo çka janë të ndaluar.

Dr Shukri Ramiç, ka paralajmëruar mundësinë e hapjes së një zyre degë në Kroaci.

"Bosna Bank International është konceptuar si bankë rajonale në Ballkan, dhe si faktor unifikues, siç është rasti me hapjen e Al Jazeera-s në Ballkan. Pres që së shpejti të plotësohen kushtet për hyrjen e bankës në disa vende të rajonit pasi procedurat janë nga fundi për të pranuar legjislacionin i cili lejon përdorimin e produkteve të bankingut islam", tha Ramiç në një intervistë për media.

Një nga pengesat për biznesin e bankave islame në Kroaci është taksimi i dyfishtë. Financimi i tregtisë, i cili i përgjigjet modelit islamik pa interes, nënkupton transfere të dyfishta, njëra nga shitësi në bankë, e pastaj nga banka tek shitësi, e kjo nënkupton taksimin e dyfishtë që redukton profitin./ForumiVizitor/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Pishtari i Lojërave Olimpike në duart e një sportisteje të mbuluar

rema-abdullah.jpg


Ajo quhet Reema Abdullah dhe do të mbajë në dorë pishtarin e Lojërave Olimpike të Londrës, që do të zhvillohen nga 27 korriku deri më 12 gusht 2012.

Manifestimi i programit parashikon që flaka olimpike të ndizet në Olimp të Greqisë, më 10 maj 2012, e më pas, në intervalin kohor prej 10 deri më 17 maj do të bartet përgjatë territorit grek.

Dorëzimi i flakës olimpike do të bëhet në Athinë, më 17 maj, ndërsa në tokën e Britanisë së Madhe do të arrijë më 18 maj. Organizatorët kanë planifikuar që flaka të përshkojë një gjatësi prej 8000 km, për t’i mundësuar 95 për qind të popullatës ta shohin atë.

Në mesin e atyre që do të mbartin pishtarin olimpik gjatë këtij marshimi tradicional, për herë të parë do të jetë edhe sportistja e mbuluar nga Arabia Saudite, Reema Abdullah, duke u kthyer në simbol të kësaj veprimtarie sportive ndërkombëtare. /Drita Islame/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Në Indi hapet Universiteti Islamik

12e271c54625d1f64e08836b2d10e6b3_L.jpg


Universiteti islamik me titull “Hamidijeh” është inauguruar në një ceremoni më datë 6 Prill në qarkun Fetehpur në Utar Pardesh të Indisë.
Universiteti është hapur për gratë me qëllim promovimin e parimeve islame në vend.
Ky Universutet u hap nga Shah Mazeaheri, predikues indian dhe drejtor i shkollës Rijad-ol-'ulum dhe një numër i madh i personaliteteve fetare dhe politike.
Në fjalimin e tij, Shah Mazaheri tha se Universiteti planifikon të ofrojë kurse për histori, Kur’anin e shenjtë dhe Shkencave Islame dhe aktivitete për gratë myslimane të rajonit. / ForumiVizitor - Portali/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Në Indi mbahet seminari për mësime islame

Një seminar edukativ mbi mendimet islamike u mbajt më 15 prill në Universitetin Islamik të Lucknovit, në shtetin Uttar Pardesh të Indisë.
Ky seminar u mbajt për qytetarët e Indisë dhe studentët e universitetit.
Organizuar nga Instituti Al Qur’an, ai u ndoq nga Ziaul Hasan, Kamar, si dhe intelektualë dhe dijetarë të shquar.
Seminari filloi me recitimin e disa ajeteve Kur’anore nga piktori Shemsul Hak dhe vazhdoi me fjalime nga Nazim Kasi. /ForumiVizitor - Portali/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv



Shtetet anëtare të Organizatës Islamike të Bashkëpunimit (OIB) do të themelojë një televizion satelitor dhe në të njëjtën kohë do të krijojë një forum gazetarësh të njohur si Bashkimi i Gazetarëve Myslimanë. Krahas kësaj, kjo organizatë do të hapë zyrat e saj në shtetet perëndimore, të cilat do të mundësojnë ndjekjen nga afër të të gjitha sulmeve dhe akuzave të padrejta ndaj fesë islame si dhe do të kërkojë gjithashtu informimin të drejtë të popullsisë rreth kësaj feje.

Ministrat e Informacionit të shteteve anëtare të kësaj organizate u mblodhën në kryeqytetin e Gabonit, Libreville, ku u morën vesh që në vendet respektive të krijohet një televizion transmetimet e të cilit do të mundësohen me anë të shërbimit satelitor, shkruan "Zaman". Me transmetimin e zhvilluar në 57 vende të shtrira nga Amerika e Jugut deri në Azinë e Largët, synohet njohja më mirë e shteteve dhe kulturave të ndryshme si dhe zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes tyre. Në deklaratën e dhënë nga drejtori mediatik i “OIB TV”, Isam Shanti, bëhet e ditur se televizioni do të sponsorizohet nga kompanitë private të cilat dëshirojnë të investojnë në këtë fushë, të ardhurat e reklamave dhe një shoqatë e cila do të krijohet më vonë. “ثshtë shumë i madh numri i kompanive që dëshirojnë të investojnë për një televizion i cili arrin 1,5 miliardë myslimanë në të gjithë botën”, u shpreh Shanti.

Ndërsa detajet në lidhje me mënyrën se si do të fillojë punën ky televizion do të diskutohen nga një komitet i krijuar nga vetë “OIB”-ja. Në komision do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gaboni etj. Komisioni do të zhvillojë mbledhjen e pare në Xhidde. Gjuhët zyrtare të televizionit mendohet të jenë anglisht, frëngjisht dhe arabisht.

Vendimi i dytë që u mor në takimin e organizuar në Gabon lidhet me njohjen e gazetarëve myslimane në të gjithë botën dhe krijimin e një Bashkësie të Gazetarëve Myslimanë për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre. Kjo bashkësi do të mblidhet rregullisht dhe do të organizojë seminare e konferenca të ndryshme. Do të sigurohen bursa të cilat do të mundësojnë arsimimin e gazetarëve perëndimorë në vendet myslimane etj.
Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë në takimin e “OIB”-t është edhe hapja e zyrave mediatike në shtete jashtë atyre myslimane. Parë nga ky aspekt, dy zyrat e para do të hapen në Uashington DC dhe Pekin. Më pas do të hapen edhe në Evropë. Objektivi i hapjes së këtyre zyrave është prezantimi i Islamit në mënyrën e duhur, informimi i njerëzve që jetojnë në vendet jomyslimane rreth Islamit dhe zhvillimi i fushatave kundër shpifjeve dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj fesë islame./start/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Xhamia e parë nën ujë në Arabinë Saudite

xhamia-300x203.jpg


Një grup zhytësish privat nga Arabia Saudite ia dolën ta ndërtojnë xhaminë e parë nën ujë Konstruksionin e xhamisë e punuan nga tubat plastike të mbushura me rërë nën ujin e brigjeve veriperëndimore të qytetit të Tebukut, në afërsi të kufirit me Jordaninë.

“Një nga kolegët tanë erdhi në këtë ide verën e kaluar, prandaj ne vendosëm të provojmë që ta bëjmë atë.

Në momentin kur e përfunduam ndërtimin e xhamisë ishte koha e namazit të ikdindise kështu që ne e falëm namazin e parë nën ujë në botë.”, tregon zhytësi Hamadan bin Salim Al Masoudi.

Trendi për strukturat nënujore vjen disa ditë pasi janë bërë të ditur planet për ndërtimin e një seri hotelesh nënujore në emirate. Në një deklaratë të lëshuar më 2 maj, Drydocks World tha se ka nënshkruar një marrëveshje me një kontraktues zviceran për zhvillimin e një World Discus Hotel, i cili do të jetë pjesërisht i zhytur nën det.

“Në të ardhmen do të ndërtojmë pesë hotele nën ujë. Secili prej tyre do të kushtojë mes 50 dhe 120 milion dollarë, varësisht nga dizajni”, tha njëri nga konstruktorët e hoteleve nënujore./www.islami-puke.org/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Medresistet shqiptare shkëlqejnë në Holandë

medresistet-holande-2.jpg


Medresistët shqiptar kanë shkëlqyer sërish në konkurset ndërkombëtare që zhvillohen në vende të ndryshme të botës. Pas fitores në I-SWEEP në SHBA, këtë herë nxënësit e medresesë së Tiranës kanë rrëmbyer medaljen e bronzit në kompeticionin “INESPO” të zhvilluar në Holandë.

“Inespo” është një konkurs ndërkombëtar ku nxënës nga e gjithë bota prezantojnë idetë e tyre në lidhje me mbrojtjen e ambientit. Medreseja e Tiranës në këtë konkurs prezantohej me 2 projekte.

Dita e parë nisi me ceremoninë e hapjes, ku mes shteteve të tjera u përmend dhe vendi ynë si konkurrente e fortë, bazuar nga eksperienca e viteve të mëparshme. Ndërsa në ditën e dytë u bë edhe prezantimi i projekteve të medresisteve shqiptare dhe në mbyllje të ceremonisë, u vlerësuan me medalje bronzi.

Medreseja e Tiranës përfaqësohej nga katër vajza të cilat prezantuan projektet e tyre të veshura me kostume popullore duke manifestuar kështu ndenjën e krenarisë së të qenit shqiptar.

Gjatë 7 ditëve udhëtim për konkurrentet nuk kanë munguar edhe shëtitjet. Ata kanë vizituar Ambasadën Shqiptare në Hagë, Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe disa vende kryesore në këtë qytet. Ata gjithashtu kanë vizituar Parlamentin e Holandës, qendrën shkencore “Nemo” në Amsterdam. Gjithashtu gjatë kthimit ata janë ndalur edhe në Romën historike për një vizitë të shkurtër.

Vetë medresistet konkurrente shprehen se, ndjehen mjaft të kënaqura nga përfaqësimi dhe çmimi i fituar, siç thonë edhe vetë ato “nga ky kompeticion nuk kemi fituar vetëm dije të reja, por edhe miq të shumtë nga vende të ndryshme të botës me të cilët do të vazhdojmë ti ruajmë kontaktet. Falë përkujdesjes së mësuesve tanë, ne fituam një eksperiencë të paharrueshme dhe të papërsëritshme.”

Në këtë konkurs që u zhvillua më 10 qershor 2012, merrnin pjesë 43 shtete të përfaqësuara nga 160 projekte.

Ndërkohë që në maj të po këtij viti medresistët e “Medresesë së Tiranës” morën medalje bronzi në Fizikë në konkursin I-SWEEP të zhvilluar në Teksas të SHBA-së, ku morën pjesë konkurrues nga 68 vende të botës.
holande.jpg

Nga: /ForumiVizitor - Portali/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Gjendet në Jemen dorëshkrimi më i vjetër i Kuranit



Një djalosh nga Jemeni ka pohuar, se e ka gjetur librin e shenjtë të futur brenda një mbulese prej lëkure, ndërsa po zbriste me litar brenda në një shpellë malore në Dhale, një qytet në jug të Jemenit.

Sipas agjencisë jemenase të lajmeve Aden Gulf, djaloshi pretendon të ketë gjetur kopjen më të vjetër të mbetur të Kuranit të Shenjtë, por ka refuzuar të dorëzojë dorëshkrimin. Djaloshit iu ofrua një shumë prej 12 milion rijal jemeni (56 000 $), por ai këmbënguli në mbajtjen e dorëshkrimit.

Testet fillestare lidhur me autenticitetin e dorëshkrimit kanë provuar si të vërtetë kopjen e Kuranit, duke shënuar kështu kopjen më të vjetër të Kuranit sot në Botë.
Fjalë që lexohen: “Ky dorëshkrim është shkruar me dorë në vitin 200 të hixhretit (815 e.s)” janë gdhendur në faqen e parë të dorëshkrimit.

Gjithsesi, shkronjat arabe të përdorura nuk kishin pikat, që janë përfshirë në alfabetin arab, duke dëshmuar se ky dorëshkrim daton shekuj më parë. Pikat u shtuan në një fazë të mëvonshme në alfabetin arab, për të bërë dallimin e shkronjave në dukje të ngjashme. /ardhmeriaonline/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Xhami të reja që do të ndërtohet në kryeqytetin rus




Xhami të reja që do të ndërtohen në kryeqytetin rus

Autoritetet e Moskës janë të gatshme të ofrojnë gjashtë vende për ndërtimin e xhamive në rrethe të ndryshme administrative të Moskës, njoftoi të hënën gazeta ruse Izvestia. "Bordi mysliman i pjesës evropiane të Rusisë tashmë e dinë se kërkesat e tyre cilat do të miratohen pas disa vitesh të debatit. Ato janë të vendosura në jug të Butovo, Lyublino, dhe në afërsi të stacionit të metrosë Shosse Entuziastov", njoftoi gazeta.

Ndërtesa të tjera të nevojshme nga ana e komunitetit mysliman gjithashtu do të ndërtohen në territoret e parashikuara, ta Ravil Gainutdin, kryetar i Bordit të Pjesës Musliman evropian të Rusisë, duke cituar Interfax-in rus.

Një burim në qeverinë e Moskës ka konfirmuar për Interfax se tre vendet (Lyublino, Butovo, dhe Shosse Entuziastov) tashmë janë miratuar, ndonëse asnjë vendim përfundimtar nuk është dhënë.

"Ne kemi miratuar disa kërkesa, të cilat tani do të diskutohen me banorët dhe prefekturat lokale," tha burimi.

Një burim në zyrën e kryetarit të bashkisë së Moskës tha gjithashtu se kërkesat e tjera të bëra nga organizatat islamike tani janë duke u shqyrtuar.

"Ka të paktën 1.5 milionë myslimanë në Moskë. Nëse ndajnë këtë numër nga dhjetë rrethe, do të shohim se duhet të jetë së paku një xhami për 1.500 besimtar," tha Gainutdin.

Muslimanët nuk janë duke ngritur me këmbngulje çështjen e xhamive të tjera në territorin e "Moskës re," thanë zyrtarët, por kërkesa e tyre nuk po anashkalohet.

Nga 1.5 milion musliman sa ka Moska, aty gjenden 6 xhami.

//mesazhi
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Xhami të reja që do të ndërtohet në kryeqytetin rus




Xhami të reja që do të ndërtohen në kryeqytetin rus



Një burim në zyrën e kryetarit të bashkisë së Moskës tha gjithashtu se kërkesat e tjera të bëra nga organizatat islamike tani janë duke u shqyrtuar.

"Ka të paktën 1.5 milionë myslimanë në Moskë. Nëse ndajnë këtë numër nga dhjetë rrethe, do të shohim se duhet të jetë së paku një xhami për 1.500 besimtar," tha Gainutdin.

Muslimanët nuk janë duke ngritur me këmbngulje çështjen e xhamive të tjera në territorin e "Moskës re," thanë zyrtarët, por kërkesa e tyre nuk po anashkalohet.

//mesazhi

Me fal Lover, a mundesh me ma spjegu ate problemin matematikor qe e kam te paqarte se cfare do te thote ai shkruesi me ato shifrat????
 
Pe: Lajme nga Bota Islame

Pfff kaq shpenzime per xhami e kisha e keto sherbejne per c'fare? Nderkohe qe njerez vdesin per buken e gojes atje jashte...
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

E ardhmja për Islamin!
"E ardhmja për këtë Fe", një libërth i shkruar nga mendimtari i shquar Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë, para më shumë se gjysmë shekulli.

E premte 21 Dhjetor 2012 3:37
Dr.Salah El-Halidi
‘’ E ardhmja për këtë Fe ‘’, një libërth i shkruar nga mendimtari i shquar Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë, para më shumë se gjysmë shekulli.
Ky mendimtarë i shquar duket se e ka parashikuar të ardhmen përmes një intuite të sinqertë të besimit dhe shpresës së madhe që e ka pasur në Islam, edhe përkundër gjendjes së vështirë shpirtërore.
Pas më shumë se pesëdhjetë viteve nga shkrimi i këtij libërthi, kanë filluar që këto shenja të rezultojnë në realitetin tonë. Andaj, çdo gjë që sot na rrethon, theksin e vë se e ardhmja i takon Islamit. Ky fakt ishte shpresë që mbushte dhe shndriste zemrat e këtyre predikuesve flijues, të tillë si Hasan El-Benna e Seid Kutub, shpresë kjo që nuk mbeti me kaq por ajo u shndërrua në një realitet praktik me një përkushtim dhe durim të plotë e që falë Allahut xh.sh, Zotit të botëve kjo ishte mbjellë thellë në zemrat e tyre.
Ai që sot merret me analizimin e asaj që po ndodhë sot në Egjipt, e sidomos në udhëheqësin e saj, e vëren se tërë ajo që po ndodhë e vërteton këtë fakt sepse Egjipti arriti që të rikthejë identitetin e tij islamik dhe populli i tij arriti që ti kthehet kësaj feje madhore, pra arriti që ti kthehet Islamit. Kështu arriti që të tronditë ‘’ mbeturinat ’’, ‘’ liberalët ‘’, ‘’ mercenarët ‘’ dhe gjithë servilët amerikan dhe sionistë para dallgëve dhe zërit të lartë e të vetëm të Islamit.
Këta hapa do të jenë të rëndësishëm edhe më teje, me lejen e Allahut xh.sh
Unë nuk i frikësohem, e as që druhem për projektin dhe përvojën islamik të Egjiptit sepse Allahu xh.sh është me predikuesit dhe ushtarët e Tij, Ai do ta triumfojë fenë e Tij, do ti mposhtë armiqtë e Tij, dhe për arsye se predikuesit e Egjiptit janë duke udhëhequr me një urtësi dhe objektivitet që po ua mundëson arritjen e sukseseve. Suksese këto që, duke e falënderuar Allahun xh.sh, mund të i vërejë çdo njëri.
Në anën tjetër, është Hamasi në Palestinë që po kalon nga një sukses në tjetrin duke zënë rrënjë në tokë, e ndërsa trupi i tij po ngulitet thellë në mesin e popullit palestinezë. Hamsasi ishte ai që triumfoje disa vite më parë në betejën e ‘’ ndarjes ’’disa vite më parë, dhe ishte po ai që triumfojë në betejën e ‘’ gurëve të zjarrtë ’’ para disa javësh. Për të dëshmuar këtë edhe me prezencën marramendëse të përkrahësve të saj në festivalin e fundit të organizuar në Gaza, Halil dhe Nabulsi. Prezencë kjo që dëshmojë edhe një herë për forcën e Hamasit që nga themelimi i saj në pjesën e bregut perëndimorë të Palestinës, e po ashtu dëshmojë se sionistët me gjithë komplotet dhe metodat e tyre nuk kishin arritur që ta dobësonin. E këtë e dëshmon edhe një raport strategjikë i ShBA-ve që thotë se: Në Palestin, e ardhmja i takon Hamasit dhe se Islami është mjaftë i fuqishëm kundër zullumqarëve në Siri dhe se muxhahidët e sinqertë janë prezentë kudo në mesin e revolucionarëve dhe ushtarëve të tyre.
Zëri i ngritur i Islamit dëgjohet fuqishëm edhe në Jordani ku ai është i vetmi që ngre zërin kundër korrupsionit, hajdutëve dhe mashtruesve të këtij vendi.
Të gjitha këto revolucione të fuqishme që janë bërë në këto vende edhe një herë dëshmojnë se e ardhmja i takon kësaj Feje, koha e udhëheqjes islame është duke ardhur, hegjemonia amerikane në botë është në rënie, projekti hebre në rajon po përfundon sepse Islami është ai që drejt sundimit po shkon.
Prandaj, le ti mbushim zemrat tona me këtë të vërtetë të ndritshme, le ti përshpejtojmë hapat tonë, le ta shumëfishojmë mundin tonë për të përafruar dhe realizuar këtë premtim të patjetërsueshëm.
/Mesazhi/Artan Musliu
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Atë që e udhëzon Allahu,ska kush e ndal!

Atanas Mihaylov ka qenë 20 vjet prift me famë në një kishë ortodokse në Sofi (Bullgari).
Tash është konvertuar në islam!

Atanas Mihaylov thotë: "Unë e kam kërkuar të vërtetën,e tash e gjeta.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

MundësI ndërkombëtarë dhe legjendar Japonez Antonio Anuki konvertohet në Islam








MundësI ndërkombëtarë dhe legjendar Japonez Antonio Anuki konvertohet në Islam dhe e ndërroi emrin e tij
"Mohammed Hussein"

Dhe ka deklaruar me lot në sy : "TثR JETEN TIME Mث KA MUNGUAR E VثRTETA, SOT E KAM GJETUR Tث VثRTETEN DHE INSHALLAH VDES ME KثTث VERTET ISLAMIN, ADNAJ E THثRRAS TثR NJERZIMIN EJANI ME Tث VثRTETEN, EJANI Nث ISLAM"


Burimi: /fbb

Burimi ne anglisht:
Code:
http://www.rantsports.com/pro-wrestling/2012/12/22/wwe-hall-of-famer-antonio-inokis-new-spirtual-journey/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame



Dekani i Universitetit të Forcave Ajrore Britanike konvertohet në fenë Islame
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.

Komuniteti Mysliman i Turqise ka urdheruar te gjith imamet e Xhamiave ne Turqi qe xhuman e fundit per vitin 2012 te quhet "Xhumja e Sirise". Shak per nje emertim te till ka qene fakti pasi Komuniteti Mysliman i Turqis ju beri thirrje besimtareve mysliman qe te japin sadaka per familjet Sirjane te cilat ndodhen ne veshtirsi te medha.
Nderkoh thirrjes i jane pergjigjur besimtaret qe moren pjese ne namazin e Xhumas.
Ne fakt kjo thirrje ka ardhur ne momentin e duhur pasi sic raportojne mediat turke xhamiat kete xhuma kan qene te mbushura plot e perplot.
/ForumiVizitor/
Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.

Komuniteti Mysliman i Turqise ka urdheruar te gjith imamet e Xhamiave ne Turqi qe xhuman e fundit per vitin 2012 te quhet "Xhumja e Sirise". Shak per nje emertim te till ka qene fakti pasi Komuniteti Mysliman i Turqis ju beri thirrje besimtareve mysliman qe te japin sadaka per familjet Sirjane te cilat ndodhen ne veshtirsi te medha.
Nderkoh thirrjes i jane pergjigjur besimtaret qe moren pjese ne namazin e Xhumas.
Ne fakt kjo thirrje ka ardhur ne momentin e duhur pasi sic raportojne mediat turke xhamiat kete xhuma kan qene te mbushura plot e perplot.
/ForumiVizitor/
Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza

Në Olimpiadën e aritmetikës mendore që u mbajt në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, në qendër të vëmendjes ishin fëmijët nga Gaza, të cilët kanë shënuar rezultatet më të larta, raportojnë mediat botërore.

Duke zgjidhur një total prej 182 problemesh matematikore brenda tetë minutave, titulli i fëmijës më të zgjuar në botë i takoi katërmbëdhjetë vjeçares Eryic el-Medhun nga Gaza.

Në këtë konkurs ndërkombëtar morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga dhjetë vende aziatike dhe afrikane, kurse Palestinën e kanë përfaqësuar 21 pjesëmarrës.

Fituesja e konkursit, Eryic el-Medhun, u shpreh e kënaqur me suksesin e saj, dhe theksoi se fitorja e saj është edhe më e rëndësishme, sepse për këtë garë ajo u përgatit gjatë sulmeve të fundit të Izraelit në Gaza.

“Kemi nderin ta bartim flamurin e Palestinës dhe ta promovojmë vendin tonë në dritën më të mirë. Ky është një tjetër tregues se fëmijët palestinezë janë të aftë pavarësisht vështirësive me të cilat përballen”, tha Eryic el-Medhun.
Drejtori i Qendrës për aritmetikë mendore, Maxhid el-Bari, tha se tek këta fëmijë po zhvillohen aftësitë e trurit, e në veçanti funksionimi i zhvillimit të pjesës së djathtë të trurit, që kontrollon vetëbesimin, kontrollin e presionit, shpejtësisë, saktësisë dhe përmirëson aftësinë e memories.
Qendra për aritmetikën mendore në Palestinë u hap në vitin 2009, dhe për momentin ndiqet nga 1.500 fëmijë të moshës 5-12 vjeç.
Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Arti Islam i ekspozuar në muzeun e Luvrit


Imazhet në vazhdim janë pjesë e trashëgimisë artistike të Islamit ndër shekuj. Ato janë të ruajtura në Muzeun e Luvrit në Francë, në departamentin e Artit Islamik . Aty janë mbi 3.000 objekte dhe vepra arti, që përfshijnë një periudhë rreth 1.300 vjeçare, dhe përfshijnë tre kontinente, nga Spanja në Azinë Juglindore.











//mesazhi
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza

Në Olimpiadën e aritmetikës mendore që u mbajt në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, në qendër të vëmendjes ishin fëmijët nga Gaza, të cilët kanë shënuar rezultatet më të larta, raportojnë mediat botërore.

Duke zgjidhur një total prej 182 problemesh matematikore brenda tetë minutave, titulli i fëmijës më të zgjuar në botë i takoi katërmbëdhjetë vjeçares Eryic el-Medhun nga Gaza.

Në këtë konkurs ndërkombëtar morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga dhjetë vende aziatike dhe afrikane, kurse Palestinën e kanë përfaqësuar 21 pjesëmarrës.

Fituesja e konkursit, Eryic el-Medhun, u shpreh e kënaqur me suksesin e saj, dhe theksoi se fitorja e saj është edhe më e rëndësishme, sepse për këtë garë ajo u përgatit gjatë sulmeve të fundit të Izraelit në Gaza.

“Kemi nderin ta bartim flamurin e Palestinës dhe ta promovojmë vendin tonë në dritën më të mirë. Ky është një tjetër tregues se fëmijët palestinezë janë të aftë pavarësisht vështirësive me të cilat përballen”, tha Eryic el-Medhun.
Drejtori i Qendrës për aritmetikë mendore, Maxhid el-Bari, tha se tek këta fëmijë po zhvillohen aftësitë e trurit, e në veçanti funksionimi i zhvillimit të pjesës së djathtë të trurit, që kontrollon vetëbesimin, kontrollin e presionit, shpejtësisë, saktësisë dhe përmirëson aftësinë e memories.
Qendra për aritmetikën mendore në Palestinë u hap në vitin 2009, dhe për momentin ndiqet nga 1.500 fëmijë të moshës 5-12 vjeç.
Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza

Une ne radhe te pare pergezoj femijen per suksesin e arritur qe eshte per cdo lakmi ngase nuk eshte aspak e lehte qe te zgjidhen 182 probleme matematikore brenda 8 minutash. Truri i saj munde te krahasohet me nje kompjuter dhe i uroje shendet, fat ne jete dhe suksese ne te ardhmen.

Por kam nje telash me titullin e temes dhe ate cfare shkruan brenda saj. Titulli thote femija me i mencur ne bote ndersa brendia e shkrimit thote te kunderten. Ne brendin e shkrimit thuhet se moren pjese vetem 10 vende Aziatike, Afrikane dhe Palestina. A dmth. kjo se vendet tjera nuk kishin guximin me marre pjese?
 
Pe: Lajme nga Bota Islame

ahahahahahahahah ah keto hoxhallaret ne radhe te pare duhet me i shkollu .....
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

OKB, vendim historik lidhur me hixhabin

Komisioni i të drejtave të njeriut pranë OKB-së, ka dënuar vendimin e një shkolle franceze për të përjashtuar një studente me origjinë indiane, me pretekstin se ka veshur hixhabin, mbulesën islame.

Në deklaratën e komisionit në fjalë, thuhet se respekti i laicitetit nga ana e zyrtarëve francezë, nuk u jep asnjë të drejtë për të përjashtuar një student apo studente, me pretekstin se po i përmbush obligimet e tij fetare, në rastin në fjalë se mban shaminë.

Deklarata thekson se mbajtja e hixhabit brenda ambienteve të shkollës nuk e cenon aspak institucionin përkatës dhe as të drejtat e studentëve të tjerë dhe liritë e tyre personale. Vendimi për përjashtimin e studentes vetëm se po praktikon besimin e saj fetar, është i gabuar dhe i pajustifikueshëm.

Avokatja turke Xhanan Ozenxhi, është shprehur lidhur me këtë deklaratë të komisionit në fjalë, të cilën e ka konsideruar tepër të rëndësishme, pasi do të merret si një model për të gjitha studentet myslimane që privohen nga arsimi me pretekstin e shamisë. /ardhmeriaonline/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Kompania Australiane e ujit citon hadithin e Muhammedit a.s.



Kompania Australiane e ujit citon hadithin e profetit (alejhis’selam) në çdo shishe të ujit:

“Mos e harxhoni kot ujin edhe nëse jeni në rrjedhën e lumit.”
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Benzema, 3 milionë euro për xhami..
90E88720796CF619B394D4BDF9CB0520-300x198.jpg

Njëri nga futbollistët më të mirë të Realit të Madridit dhe sulmuesi i parë i kombëtares së Francës, Karim Benzema ka dhënë donacion tre milionë euro për ndërtimin e xhamisë në Lion.

Edhe pse shquhet si ‘djalë i keq’, i cili ditë më parë i gjobit për shkak të ngasjes së shpejtë, Benzema është treguar edhe si person i përgjegjshëm dhe human. Francezi ka dhuruar gjysmën nga gjashtë milionët e paraparë për ndërtimin e xhamisë.

Këtë informacion e ka konfirmuar Edin Osmanoviq, boshnjaku i cili jeton dhe punën në Francë, transmeton avaz.ba.

Osmanoviq e njeh Benzeman derisa ai luante për Lyon, ish kampionin e Francës.....Shqipmedia
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top