Lajme nga Bota Islame

Titulli: Kembrixhi me xhami të re

Xhamia afër ish Qendrës Botërore tregtare merr aprovimin



Bordi i komunitetit në Nju Jork ka aprovuar planin për ndërtimin e një xhamie dhe qendre islame vetëm dy blloqe larg nga Qendra Botërore Tregtare.

Imam Feizal Abdul Rauf thotë se ndërtesa e cila do të këtë një teatër, pishinë dhe sallën e basketbollit e hapur për publikun, do të ndihmoj të përforcoj marrëdhëniet mes muslimanëve dhe njujorkasëve të tjerë, thotë gazeta ditore 'New York Daily News'.

Komiteti financiar i qarkut në bordin e komunitetit e aprovoi projektin unanimisht këtë të mërkure. Mendoj se kjo do të jetë një vlerë e mrekullueshme për komunitetin tha udhëheqësi i komunitetit Ro Sheffe.

Por, disa njerëz të afërm të atyre që u vranë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, nuk janë të kënaqur me planin. Jim Riches një ish zëvendësshef i zjarrfikësve, tani në pension, e humbi djalin i cili ishte zjarrfikës dhe që quhej poashtu Jim.

"E kam kuptuar se nuk ishte e gjitha prej tyre, por nuk dua të shkoj në memorial ku biri im vdiq në 9/11 si dhe ta shikojë një xhami," tha Jim.

Projekti, i njohur si Iniciativa e Kordobës filloi menjëherë pas sulmeve terroriste. Daisy Khan, drejtor ekzekutiv, tha se kundërshtimi ka qenë shumë i vogël.

Xhamia do të zë vendin e një ndërtese të një ish fabrike të qendrës Burlington. //postchro nicle.com/



Përktheu dhe përshtati:
Naim Berisha
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Nëse digjet Jerusalemi, digjet Lindja e Mesme



"Izraeli duke ndërtuar kolonizime të reja në Jerusalem, do të prishë identitetin e shenjtë të Jerusalemit", u shpreh Erdoan në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Parlamenteve të Organizatës së Konferencës Islamike.

Mbledhja e dytë gjithëpërfshirëse e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Parlamenteve të Organizatës së Konferencës Islamike u zhvillua dje në Stamboll.

Duke qenë se tema kryesore e mbledhjes ishte "Izraeli duke ndërtuar kolonizime të reja në Jerusalem, do të prishë identitetin e shenjtë të Jerusalemit", Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan dha sërish deklarata shumë të ashpra.

"Nëse digjet Jerusalemi, digjet e gjithë Lindja e Mesme", tha Erdoan , si dhe cilësoi se sulmet e shëmtuara të Izraelit nuk kanë ngjallur reagime vetëm në botën islame, por edhe në të gjitha fetë e tjera hyjnore.

Kryeministri Erdoan foli kështu: "Pa u shuar zjarri në Jerusalem, nuk është kurrsesi e mundshme apo e realizueshme paqja atje. Këtë të vërtetë duhet fillimisht ta shohë qartë Izraeli, së bashku me të gjitha vendet rajonale të implikuara. Jerusalemi është drita e syrit të më shumë se 2 miliardë pjesëtarëve të botës islame. Jerusalemi është një vend ku ndodhet xhamia e parë e myslimanëve që shënon drejtimin e shenjtë të Mekës. اdo lloj sulmi kundrejt Jerusalemit, çdo lloj kërcënimi, apo skenar i errët, do të na gjejë ne si kundërshtarë..."

Edhe Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Mehmet Ali Shahin, gjithashtu u shpreh se krijimi i një shteti palestinez, të pavarur dhe sovran në përputhje me vendimet e Kombeve të Bashkuara, me kryeqytet Jerusalemin e Shenjtë dhe që do të mund të qëndrojë mbi këmbët e veta, është e vetmja rrugë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Shahin tha: "...Duhet ndalur një orë e më parë çdo lloj iniciative e Izraelit, e bërë për të penguar këtë gjë dhe në kundërshtim me ligjet e drejtës ndërkombëtare. Pa pasur paqe në Jerusalem, nuk ka paqe as në Lindjen e Mesme dhe pa paqe në Lindjen e Mesme nuk ka paqe në botë..." /TRT/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Ministrja e parë Myslimane në Britani



Kryeministri i porsazgjedhur i Britanisë së Madhe si dhe lideri i partisë Konservatore David Cameron, emëroi Ministren e parë myslimane Saide Warsii, në qeverinë e re. Njëherit kjo do të jetë hera e parë në historinë e Britanisë së Madhe që një Ministre të jetë e komunitetit mysliman.

Saide Husein Warsi- një myslimane 39 vjeçe me profesion gjykatëse si dhe politikane shumë e zgjuar në Partinë Konservatore, është shtetase britanike me prejardhje nga Pakistani.

Ajo u zgjodh si anëtare e Dhomës së Lordëve nga Partia Konservatore para disa vjetëve, si dhe kishte pasur disa poste në Britani të Madhe.

Partia Konservatore dhe ajo Liberal-Demokrate, pritet që të formojnë qeverinë në ditët e ardhshme pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.



http://www.aljazeera.net

Muahamed Jashari-Shkup
 
Titulli: Kembrixhi me xhami të re

Pakistan: Gjykata urdhëron bllokimin e faqes Facebook

Një gjykatë në Pakistan ka urdhëruar sot qeverinë që përkohësisht ta bllokoj rrjetin shoqëror Facebook, për shkak se një faqe e tij u bënë ftesë shfrytëzuesve, që t’i paraqesin fotografitë e Profetit Muhamed.

Kjo faqe ka shkaktuar kritika në Pakistan, sepse shumë myslimanë konsiderojnë se paraqitja e këtillë e profetit është blasfemi.

Kjo faqe specifike është bllokuar sot, ndërsa Facebook në tërësi ende funksionon./rel/
 
Titulli: Kembrixhi me xhami të re

Marseja do të këtë xhaminë më të madhe në Evropë





Në qytetin francez te Marsejes u vendos guri i themelit për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Evropë.

Me ketë rast, i cili konsiderohet nga te gjithë si historik, ishin të pranishëm përfaqësues te autoriteteve vendase dhe muslimanëve të Francës.
Llogaritet që projekti, i cili pritet të përfundojë nga fundi i vitit të ardhshem, të kushtoje rreth 22 milionë euro.

Xhamia do te ketë një minare me lartësi 25 metra dhe një salle faljeje për 7 mije vetë. Kompleksi do të përfshijë një shkolle kur’anore, një biblioteke, një restorant, një salle çaji.

Në Marseje, i cili është qyteti i dytë me i madh në Francë, banojnë rreth 250 mijë muslimanë, që shumë here janë të detyruar të falen në shtepi, salla, bodrume dhe parkingje.

Ky projekt hedh drite mbi marrëdhëniet e trazuara ndermjet Evropës dhe Islamit, te cilat karakterizohen nga politika e shkopit dhe karotës. Ky përurim vjen vetëm një ditë pas miratimit nga qeveria franceze te vendimit kontrovers për ndalimin e nikabit në vendet publike.

Grupet e se djathtës kanë shprehur kundërshtimin e tyre për ndërtimin e xhamisë dhe kanë berë shumë ankesa të pasuksesshme, të cilat dështuan të gjitha. /breziiri/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Xhamia e madhe gjashtëkatëshe hapet në Berlin​






Javën e kaluar, në Berlin u hap njëra ndër xhamitë më të mëdha në Gjermani e cila mund t’i pranoj 1.000 besimtarë

Xhamia është ndërtuar në kuartin Kreuzberg në Berlin, ku shumica e banorëve janë me origjinë turke. Xhamia me katër minare të vogla është pjesë e një ndërtese shumë të madhe e cila përfshinë 5.000 kilometra katrorë dhe ka gjashtë kate.

Përveç hapësirës për lutje, në te gjendet edhe qendra komerciale, libraria dhe qendra shoqërore.

Për ndërtimin e saj janë shpenzuar 10 milion euro, ndërsa mjetet në përgjithësi janë mbledhur nga dhuratat e personave privat me origjinë libaneze dhe palestineze.

Xhamia më e madhe në Gjermani gjendet në Mannheim, në perëndim të vendit, e cila mund të pranoj 2.500 besimtarë.

Berlini ka 70 xhami, shumica prej tyre shtëpi apo ndërtesa tjera të cilat janë akomoduar për kryerjen e adhurimeve nga muslimanët. //mesazhi
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Facebook, hiqen karikaturat e Muhamedit s.a.v.s

Faqja e Facebook qe kishte hapur nje konkurs mbi karikaturat e profetit Muhamed eshte zhdukur dje nga rrjeti social.

Mundesite me te medha jane qe ajo te jete hequr nga vete autori i saj, pas polemikave te shkaktuara ne Pakistan.

Konkursi “Dita e vizatimit te Muhamedit” propozonte vizatime te cuditshme dhe krijuese te profetit, gje e ndaluar nga Islami.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Vatikani do të bëjë transmetim “Live” të namazit të së Premtes nga xhamia e Romës



Qendra informative e Vatikanit ka njoftuar se duke filluar nga kjo javë, ceremonia e faljes së namazit të së Premtes në xhaminë e Romës, xhamia më e madhe në Evropë, do të transmetohet “Live” në qendrën informative të Vatikanit. Agjencia zyrtare italiane “Aki” gjithashtu ka njoftuar se e gjithë ceremonia nga hyrja e besimtarëve në xhami, marrja e abdesit dhe hytbet, do të përkthehen direkt në gjuhën italiane dhe myslimanët e botës do të kenë mundësinë që të ndjekin “Live” këtë ceremoni madhështore. //mesazhi
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Hafizi më i ri i Kur’anit në botë






Algjeriani Farih Abdur-Rahman, i cili ka vetëm tre vjet, e ka mësuar përmendësh tërë Kur’anin.

Edhe pse ky fëmijë ende nuk i ka mbushur tre vjet të plotë dhe nuk di të lexoj asnjë fjalë të shkruar, parmes dëgjimit të ajeteve kur’anore, ka arritur ta mësoj tërë Kur’anin përmendësh. Ai lexon shumë thjeshtë dhe pa gabime, me çka ia ka siguruar vetit vend në librin Guinness të rekordeve si hafizi më i ri.

Kur filloi të flasë, çdo ditë, në vazhdimësi, përsërite ajetet, derisa nuk e mësoi tërë Kur’anin. Këmba e tij e vogël ende nuk ka shkel as shkollën e as xhaminë.

Në fillim, mësoi suren El-Kehf, rastësisht dhe pa lodhje në shqiptimin e shkronjave, bile edhe pa gabime në rregullat e mësimit të Kur’anit, dhe pa përzierjen e ajeteve kur’anore.

Duke shpjeguar këtë dhuratë nga Zoti, nëna e Abdur-Rahmanit thotë se shumë e ka dashur suren El-Kehf dhe gjatë kohës së shtatzënësisë e ka lexuar çdo ditë, gjë që i ka dhënë qetësi dhe besim. Kur dëgjonte muzikë gjendja e saj ndryshonte, por gjatë dëgjimit të Kur’anit i kthehej qetësia. Zëri i Fjalës së Zotit ka depërtuar deri te zemra e fetusit. I lartësuar çoftë Ai i Cili krijon! Ndërsa shkencëtarët pohojnë se fetusi është nën ndikimin e asaj që është ekspozuar nëna e tij.

Ajo, gjithashtu, thotë se fëmija ka mësuar Kur’anin duke dëgjuar programin satelitor ˝El-Affasi˝, e veçanërisht në momentet kur ajo kryente namazet, ndërsa babai i tij Muhammed Farih thotë se ka mundësi që tek fëmija ka ndikuar dëgjimi i Kur’anit para se sytë e tij ta shihnin këtë

Abdur-Rahmani dallohet me zë rezonant, shqiptim të pastër dhe mësim preciz, kurrë nuk i lëshon salavatet ndaj Pejgamberit gjatë përmendjes së emrit të tij. Shumë shpesh lexon suret El-Felek dhe En-Nas, dhe kurrë nuk flenë para se t’i thotë lutjet e gjumit.

A ka parë, apo dëgjuar ndonjëri prej nesh një fëmijë i cili ende nuk i ka mbushur tre vjet, ta ketë mësuar tërë Kur’anin përmendësh? Ne e dimë se preokupimet e fëmijëve të kësaj moshe janë loja, gjumi... Vetëm Ai, I Lartësuari, ka mundësi që robit të Tij t’ia jep këtë mirësi, që fjalët e tij të para të jenë ajetet kur’anore dhe në këtë moshë t’i mësoj më shumë se 600 faqe të librit të shenjtë. I Lartësuar qoftë Allahu, Zot i botrave. //islamgjakova
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Fuad Ramiqi është gjallë

Prishtinë – Veprimtari politik Fuad Ramiqi, që ndodhej në anijen me qindra humanitar nga vende të ndryshme, të cilët po dërgonin ndihma në Palestinë, është shëndosh dhe mirë.

Lajmin e ka konfirmuar për "Zëri" ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Bekim Sejidu, i cili ka thënë se para pak minutave ka kontaktuar me autoritetet Izraelite, nga të cilët ka mësuar për fatin e Ramiqit.

“Informata e fundit që kemi marrë para gjysmë ore nga Ministria e Jashtme e Izraelit është se Fuad Ramiqi është gjallë, mirë dhe në mesin e shumë personave që po mbahen si të ndaluar derisa nuk merret ndonjë vendim për depërtimin e tyre”, ka thënë ambasadori.

Derisa ka pohuar se depërtimi i Ramiqit do të bëhet shumë shpejtë, së bashku me personat e tjerë, ai ka sqaruar se qytetari me shtetësi të Kosovës, së bashku me personat e tjerë është duke u mbajtur në një tip burgu, në qytetin Bersheva.

“Nuk ma kanë konfirmuar se kurë do
të ndodhë depërtimi, sepse janë me qindra persona, nga tridhjetedy vende të ndryshme të botës. Me gjasë do të depërtohen të gjithë përnjëherë”, ka thënë ai, duke shtuar se është në pritje të informatave të tjera nga autoritet e Izraelit.

Lajmin se ushtaraku Ramiqi është gjallë dhe shëndosh, e ka konfirmuar edhe e bija e tij, Teuta Ramiqi, e cila nëpërmjet telefonit ka thënë se informatën e ka marrë nga ambasadori i Kosovës në Turqi.

“Pak më parë fola me ambasadorin dhe më tregoi se babi është gjallë. Ai më tha se ka kontaktuar me autoritetet izraelite, dhe se i kanë thënë se Fuad Ramiqi është pjesë e personave të gjallë që po mbahen nga autoritet e Izraelit”, ka thënë Ramiqi, duke shtuar se tash pritet të bëhet depërtimi i tij nga Izraeli në Turqi, më pas në Prishtinë.

Fuad Ramiqi është ushtarak me profesion, ka marrë pjesë në luftën e Bosnjës dhe atë të Kosovës, ndërsa aktualisht është zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i është bashkangjitur anijes me ndihma në Turqi, gjatë javës së kaluar.

.zeri.info
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Belgjikë: Namazi i akshamit në kishën katolike






Besimtarët katolik të cilët në kohën e namazit të akshamit vijnë në meshë në kishën Saint Lambert të qytetit belg Charleroi, mund të ndeshen me një pamje jo të përditshme.

Në sallën e kishës së përmendur, për momentin, gjendet hapësira ku muslimanët falin namazet ditore.

Me fjalë të tjera, pasi që muslimanët që jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të Belgjikës kanë mbetur pa mesxhid apo objekt tjetër ku do t’i kryenin lutjet e tyre, prifti lokal Henry Rémy u ka ofruar sallën e kishës si zgjidhje të përkohshme, gjë që muslimanët e kanë pranuar.
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Aktivisti anglez pranon Islamin



Konvertohet në Islam një aktivist anglez pasi shoqëron konvojin paqësor humanitar për në Gazza.

Njoftohet se në anijen Blue Marmara nga porti i Antalis, Turqi, një aktivist anglez Petr Vinnr u konvertua në Islam.

Pjetri i cili është në moshën 63 vjeç, ka qenë i përfshirë me aktivistë të ketij konvoji paqesor tha:”Se është e drejtë të popullit të Gazës te jetojë.”

Ai i tha se ka shumë miq muslimanë në Angli, me të cilet nganjëherë shkonë me ta në xhami. Kur erdhi në Stamboll, vizitoi Xhamine e Sulltan Ahmed, dhe tha me vete se duhet të bëhet një musliman, dhe të konvertohet në fenë e Islame./fri.org.mk
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Hapet xhamia më e madhe në Britani



Pas një pritje të gjatë projekti i xhamisë teuhidul Islam i cili kushtoi 3.5 milion funta do të jetë në qendër të festave pasi që në këtë fundjavë do t'i hap dyert e saj.

Familja mbretërore e Katarit siguroi një donacion fillestar 1.5 milion funta për ndërtimin e themelit të xhamisë si dhe me pjesën e mbetur të fondeve të krijuara nga komuniteti i Blackburnit. Bashkësia ishte zhvilluar nga nje xhami shumë më e vogël e cila ishte ndërtuar në të njëjtin vend në vitin 1960. Si Xhami më e madhja në Lancashire, Xhamia e re është një nga më të mëdhat në Mbretërinë e Bashkuar. Rrugët e rrethojnë ndërtesën dy katëshe ku rreth 1500 besimtarë ishin të pranishëm në hapjen e saj. Në listën e vizitorëve ishin të përfshirë edhe hoxhallarë nga Zimbave dhe Katari.

Adam Patel nga Blackburn, i cili e ka udhëhequr projektin, tha se kjo ditë është një nga "krenaritë e mëdha ' për komunitetin musliman në Blackburn. "Kjo hapje do të mbahet mend gjatë në të gjithë vendin," tha ai. "Mijëra mbështetës të komunitetit tonë lokal kanë bërë ëndërrën tonë realitet. "Të dy, vëllezërit dhe motrat kanë punuar pa hezitim mbi gjashtë vjet që nga hedhja e lopatës së parë për të ndërtuar këtë ndërtesë mahnitëse. "Ne duhet të pranojmë këtë Xhami si qendër për të mësuar gjatë gjithë jetës, një vend i mirëqenies sociale për brezat dhe gjeneratat që vijnë." Zotri Patel tha se kompletimi i xhamisë kishte qenë i mundur ngase të gjitha pjesët e komunitetit u bashkuan duke dhënë përvojen e tyre profesionale dhe kohën e lirë.

Objekti ka dhoma për edukimin islam të fëmijëve dhe është pranë afër shkollës së lartë për motra muslimane e cila kohët e fundit u shpërblye me statusin e ndihmave vullnetare duke u bërë shkolla e parë Islame në rajon e financuar nga qeveria

Ndër personalitetet të pranishëm gjatë fundjavës do të jetë ministri për çështjet Islame nga Katari dhe të dielën do të ketë një pritje për Princin Turki nga Arabia Saudite. /islamgjakova/
 
Sulmohet xhamia në Athinë

Sulmohet xhamia në Athinë
Një praktikant mysliman hyri në një xhami të improvizuar në Aghios Panteleimonas, pranë qendrës së Athinës, e cila u sulmua dje nga vandalët.

E enjte 1 Korrik 2010 12:28



Xhamat e ndërtesës u bënë copë e çikë, por nuk pati të lënduar. Sulmi mendohet të jetë kryer nga ekstremistët e djathtë. Edhe një kafene ngjitur me vendin e kultit, ku zakonisht mblidhen emigrantë, është sulmuar e marrë përsipër nga partia nacionaliste greke “Agu i Artë”(Chryssi Avgi).

Në xhamllëkun e saj janë shkruar parrulla me spray. Zona e Aghios Panteleimonas është shndërruar në vend konflikti në këto vitet e fundit, ku vendasit dhe forcat ekstremiste kundërveprojnë ndaj numërit në rritje të emigrantëve. /z.gj. /kathimerini/
 
Kërcënohet Xhamia e re në Nju Jork

Kërcënohet Xhamia e re në Nju Jork
Të dielën, një kërcenim me bombë i është drejtuar Këshillit Për Marrëdhënie Islamo-Amerikane (CAIR) në lidhje me propozimin e tyre për ndërtimin e xhamisë së re në Brooklyn.

E enjte 1 Korrik 2010 9:59

CAIR ka kërkuar nga FBI-ja dhe autoritetet e rendit dhe ligjit që të hulumtojnë këtë kërcenim, dhe thirrën që zyrtarët e zgjedhur të ndalojnë fanatizmin në rritje kundër xhamisë dhe qendrës Islame që pritet të ndërtohet afër vendit të ish Kullave Binjake.

“Në qoftë se ata do të ndërtojnë xhami atje, unë do të hedh bombë në xhami…dhe do tu bëj atyre shumë probleme…ata nuk do të qëndrojnë këtu të gjallë,” tha një protestues gjatë një proteste kundër ndërtimit të xhamisë, thuhet në një raport nga një gazetë në Brooklyn.

“Xhamitë dhe qendrat e qytetit të Nju Jorkut janë një pasqyrim i një komuniteti musliman të integruar mirë,” tha kreu i organizatës CAIR dhe banorë në Brooklyn Faiza Ali.

“Heshtja nga zyrtarët e zgjedhur para këtyre deklaratave raciste dhe të dhunshme është miratim i urrejtjes ndaj të gjitha minoriteteve fetare.”

Ali tha se CAIR ka kontaktuar në lidhje me këtë kërcenim me FBI-në, policinë e Nju Jorkut, Kryetarin Bloomberg si dhe te zyrtarët e komunës Brooklyn./mesazhi/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame





Ozyl lexon Kur’an për tu koncentruar më mirë në lojë

E diel 4 Korrik 2010 23:23

Super ylli i ri i kombëtares Gjermane në futboll Mesut Ozyl, i cili është me prejardhje turke, lexon Kur’an para fillimit të lojës në mënyrë që të jetë më i koncentruar.

Duke folur për të përditshmen gjermane Der Tagesspiegel të shtunën, Ozyl tha:”Gjithmonë e bëj atë para se të dal në fushë. Unë fali namazin dhe kolegët e mi e din se s’mund të më flasin gjatë kësaj kohe të shkurtë.”

Ozyl një Gjerman me prejardhje Turke ka arritur të behët një nga yjet e Kampionatit Botëror që po mbahet në Afrikë.

Gjermania që është tri herë kampione e botës pritet të luajë me Spanjën në gjysmëfinale pas fitores së tyre bindëse 4:0 ndaj Argjentinës./mesazhi/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Loon nga grupi Bad Boys pranon Islamin

Loon (Chauncey Lamont Hawkins) nga grupi Bad Boys pranon Islamin. Një nga këngëtarët më të famshëm të repit në Amerikë dhe i njohur botërisht për këndimin rep dhe hip-hop ka shitur 7 milionë CD
Ai thotë: “Këmbët e mia nuk mund të më mbanin (përballë Qabesë) për shkak të peshës së situatës dhe kam filluar që qaj me lot: Faleminderit Allahut që më ka mundësuar të kryej këtë dispozitë madhështore dhe të vizitoj xhaminë e Pejgamberit a.s.”
Loon në një intervistë për Al Jazeera (Chauncey Lamont Hawkins që ka lindur më 20 qershor 1975 në Harlem, New York) shprehet:

“Kam gëzuar një reputacion të gjerë mes amerikanëve për shkak të muzikës dhe kam arritur sukses të madh në këtë fushë, duke u bërë një nga dhjetë këngëtarët më të mirë në Amerikë sipas sondazheve nga media amerikane. Reputacioni im u rrit kur unë këndova me këngëtarin botëror Puff Daddy. Shitja e CD- ve të mia ka tejkaluar shifrën prej shtatë milionë dhe kam shkruar 52 këngë të ndryshme.”

Amir (ish Loon) shton: “Unë them, me të vërtetë, se pavarësisht nga paraja dhe fama, nuk e kisha gjetur lumturinë dhe qetësinë e brendshme deri sa unë vizitova qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabin para rreth shtatë muajsh. Atje u preka nga kultura e arabëve myslimanë. Dëgjoja ezanin dhe shihja njerëzit, që ishin të pajisur me karakter fisnik dhe sjellje të mirë, të shkonin për të falur namazin në xhami. Aty kam filluar të pyes për të vërtetën e kësaj feje dhe se a ishte ajo fe e veçantë vetëm për arabët?! Mora përgjigjen se feja islame është fe që i përfshin të gjithë, pa dallim gjinie dhe race.

Pas të menduarit të thellë, e kam bërë publik pranimin e Islamit dhe kam falur namazin e parë pas kthimit në vendin tim të qëndrimit në (Harlem) New York. Aty jeta ime ka ndryshuar plotësisht, pasi kam lënë të kënduarit dhe muzikën dhe jam larguar plotësisht nga ai mjedis në të cilin kam jetuar rreth 17 vjet. Tani ndiej qetësi shpirtërore, qetësi qw e kërkoja për shumë vite, dhe sidomos tani pasi gruaja dhe djali im pranuan Islamin dhe u bënë myslimanë.

Më është shtuar entuziazmi për të mësuar rreth Islamit dhe thirrjes të tjerëve në Islam pas bashkëngjitjes sime në Shoqatën Kanadeze Davah, në departamentin e marrëdhënieve me njerëzit me famë. Unë kam një projekt në këtë fushë, që është të ftuarit e njerëzve të famshëm të këngëve dhe të artit që të njohin Islamin dhe parimet e tij të tolerancës.

Disa ditë më parë, kur kam qëndruar para Qabesë gjatë dispozitave të Umrës, për herë të parë në jetën time këmbët e mia nuk mund të më mbanin për shkak të peshës së situatës dhe kam filluar që qaj me lot: Faleminderit Zotit që më ka mundësuar që ta kryej këtë dispozitë madhështore dhe të vizitoj xhaminë e Pejgamberit a.s.

Jam takuar me dy imamët e xhamisë së Pejgamberit a.s.: Ali El Hudhejfi dhe Salah El Bedir. Ishte një takim i këndshëm dhe i bukur. Më këshilluan që të punoj për Islamin dhe të ftoj të tjerët, duke iu mbajtur moralit islamik dhe duke qenë modest. Princi thekson se: këto këshilla do të jenë dritë udhëzuese dhe metodologji e punës sime në projektit tim të ri.

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Princi (Loon) qe shoqëruar nga këngëtari i njohur Leslie Pridgen, i njohur me emrin Freeway, që ka marrë emrin Basim dhe ka pranuar Islamin në vitin 1996, pasi qshte marrë me muzikë për 21 vjet. Edhe Basam ka një program për thirrjen e njerëzve të njohur në Islam, së bashku me Shoqatën Kanadeze për thirrje Islame.
Kanë pranuar Islamin edhe gruaja dhe djali i tij.

Amir (ish Loon), njëri ndër këngëtarët më me famë në Amerikë, deklaron pranimin e Islamit, pasi kishte shitur 7. milionë kopje CD me muzikë rep.


 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Majk Tajson shkon në Umre

Ish kampioni i botës në boks për kategorinë e rëndë ishte dje në Meke, duke konfirmuar që është duke e kryer Umren ( vizitën e vendeve të shenjta Islame)



Tajson tregonte në rrjetin social Twitter duke thënë: “Tani sa e lash Qytetin e Shenjtë të Mekës dhe ndihem shumë i lumtur që e kreva Umren.”

Ai shtoi: “InshAllah (me vullnetin e Zotit), Allahu do të vazhdojë të më udhëzoj për në rrugën e drejtë.

Sipas gazetës saudite “Lajmet Arabe” sportisti arriti në Medine të premten ku fali namazin në Xhaminë e Profetit.

Asociacioni për Thirrje në Islam i Kanadasë e organizoi këtë udhëtim për Tajsonin, si pjesë e vizitave që ata i organizojnë për muslimanët e famshëm.

Legjenda e boksit pritët që të qëndrojë në Arabi deri në fundjavë ku do të viziton qytetet e Xhiddes, Riadit dhe Abhas.

Tajson, hyri në Islam gjatë viteve të 90-ta kur po vuante dënimin trevjeçar për përdhunim. Emri i tij musliman është Malik Abdul Aziz./mesazhi/

---------- Post added at 19:30 ---------- Previous post was at 19:28 ----------

Universiteti islamik në Holandë



Tural Koç ndjehet mjaft i kënaqur me veten. Drejtori administrativ i Universitetit Islamik të Roterdamit (IUR) ka bërë një hap të madh drejt miratimit shtetëror për universitetin e tij.

Pas shqyrtimit të përmbajtjes dhe kërkesave formale, organizmi holandez për akreditim tanimë zyrtarisht e ka njohur ekzistencën e IUR-së.

Studentët që ndjekin programin master "këshillimi shpirtëror islamik" tani janë në gjendje të marrin nivelin e pranuar të arsimit. Sipas Koçit, kjo tregon qartë se universiteti është në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimet e veta për krijimin e një elite muslimane akademike në Holandë. Ky edhe është qëllimi për të cilin Universiteti islamik është themeluar në vitin 2003 në Roterdam.

Afërsia e Kishës katolike, është vetëm një kujtesë që institucionet arsimore, shëndetësore dhe sociale janë tradicionalisht të organizuara në pajtim me bashkësitë fetare në Holandë.

"Ne jemi duke punuar në integrimin e muslimanëve në strukturat sociale të Holandës," tha Koç. IUR ishte konceptuar si pjesë e këtij procesi. Nëse janë apo jo shkollat pjesë e procesit në afat më të gjatë, varet kryesisht nga njohja zyrtare.

Për të arritur këtë, ata që janë përfshirë në punën e IUR punojnë me qëllim që të bashkëveprojnë me institucionet e tjera që kanë të bëjnë me çështjet e integrimit. Bashkërisht të organizojnë ngjarje për të promovuar dialogun ndërfetar, festimin e përfundimit të Ramazanit, organizimin e konferencës për tolerancën në Islam dhe të mbajnë kontakte të ngushta me përfaqësuesit e kishës dhe shtetit. Forca lëvizëse e të gjitha këtyre veprimeve është drejtori i Universitetit, prof Ahmed Akgündü. Ky profesor 55-vjeçar i cili studioi në universitetet turke dhe amerikane në fushën e ligjit islamik, është figurë me ndikim të madh, pikëpamjet e të cilit kanë peshë të konsiderueshme.

IUR aktualisht ka rreth 200 studentë. Mësimi zhvillohet në gjuhen holandeze dhe arabishte, duke përfshirë teologjinë islame, artin islamik, këshillime fetare muslimane, jurisprudencën, historinë e fesë islame dhe religjionet komparative.

Universiteti posedon bibliotekën që përmban një koleksion të madh të veprave klasike të teologjisë islame dhe ligjin, dhe gjithashtu një studio të vogël për kaligrafi dhe artin turk.

Studentët që dëshirojnë të studiojnë teologjinë islamike dhe këshillimet fetare në Holandë nuk janë krejtësisht të varur nga IUR-në. Universitetet në Utrecht, Amsterdam, Hagë dhe Leiden gjithashtu ofrojnë kurse të njëjta me njohje zyrtare dhe me mbështetjen financiare që merr çdo student i cili vijon universitetin shtetëror. Mësuesit në këto universitete kanë kualifikime akademike, ndërsa kolegët e tyre në Universitetin Islamik nuk kanë.

Gradat e njohura, mbështetjet financiare dhe cilësitë e larta akademike janë tre faktorët me të cilat Universiteti islamik konkurron me universitetet shtetërore. Megjithatë, IUR konsiderohet të ketë një avantazh. Sipas Akgündüzu, “teologji islame, arti dhe këshillimet shpirtërore mësohen më mirë nga muslimanët." Ndryshe nga universitetet shtetërore, vetëm IUR është një institucion i vërtetë musliman në të cilën anëtarët e shkollave të ndryshme islamike i mësojnë së bashku mendimit nga e tërë bota.

Llojllojshmëria e mësuesve dhe nxënësve e bënë IUR hapësirë për diskurse të brendshme islame, "thotë Nico Landman, studiues dhe mësues i studimeve arabe dhe islame në Universitetin Utrecht i cili ka një" rol pozitiv, konstruktiv "në Holandën multikulturore. //islamgjakova
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Kampanjë kundër diskriminimit të vajzës me mbulesë



Nën organizimin e Organizatës “Rinia Jonë – A”, “Horizonti i Diturisë” dhe asaj “Yvesa”, në Prishtinë, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u mbajt një kampanjë sensibilizuese për mosdiskriminimin e nxënëseve me mbulesë islame.

Në këtë kampanjë u bënë disa punime nga arti figurativ nga artistë të rinj, përmes të cilave u dha mesazh për ndalimin e diskriminimit në fjalë.

Iliriana Alloqi, njëra nga koordinatoret e këtij aktiviteti, tha se kjo është një prej mënyrave që ishin paraparë për të kontribuar në sensibilizimin e njerëzve dhe se ky aktivitet është i ndërlidhur me rrjedhat aktuale dhe diskutimet për bartjen e mbulesës nga nxënëset në shkolla. Për më tepër, ajo tha se ky aktivitet, me qenë se është kampanjë, do të mbahet edhe në qendrat e tjera të Kosovës.

“Ne, varësisht nga rrjedhat e mëtejme të vendimeve për çështjen e mbulesës, do të pasojmë edhe me aktivitete dhe fushata tjera, që si OJQ të japim kontributin tonë për barazi dhe mos-diskriminim”, u shpreh për “mesazhi.com”, Iliriana Alloqi.

Gjatë këtij aktiviteti qytetarëve iu shpërndan edhe fletushka me sqarime dhe mesazhe për këtë çështje.

Ndër mbishkrimet që mbante pllakata e vendosur në shesh ishin: “Duam të integrohemi në Bruksel e Washington, e jo në Moskë e Pekin!”; “Nëse e shkollon një djalë, ke shkolluar një njeri, por nëse shkollon një vajzë, ke shkolluar një shoqëri!”, etj.

Për fund, u lëshuan lart në hapësirë edhe ballona ngjitur me mbishkrimin “Ky është vendimi im!”.

(MESAZHI)
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Hamburg: Hapet qendra Kulturore Islame

Ne Gjermanine veriore hapet qendra me e madhe e islamit qe quhet "Qendra Kulturore Islame" Kjo qender ka nje siperfaqe prej 1.400 meter katrore. Ne takim moren pjese: Perfaqsues te Komunitetit Mysliman te Gjermanise,Kryetari i Bashkise, Perfaqsues te Komunitetit Katolik dhe Perfaqsues te Komunitetit Protestan dhe shume te tjere.
Nga: ForumiVizitor
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Arabi: Përurohet universiteti më i madh në botë për femra.
Mbreti Abdullah me date 04.06.2011 ka peruruar Universitetin "Princesha Nora bin Abdulrahman" (PNU). Ky eshte universiteti me i madh ne bote per femra. Ne kete universitet mund te studiojne 50 000 studente.Per relizimin e ketij universiteti jane harxhuar 20 miliard rial.

Universiteti ka nje siperfaqe prej 800 hektaresh. Te dhna te tjera:
Universiteti PNU:

1.15 Fakultete
2.700 krevate
3.Bibloteke me 5 milion libra.
4.Tre qendra hulumtimi.
5.Salle konferencash.
6.PNU ka 1400 vila.
7.Akomodim per 12000 persona.
8.Qytet sportiv.
nora-university.jpg

Nga: ForumiVizitor
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Ka filluar ndërtimi i Qendrës Kulturore Islame në Oslo

Më 20 maj 2011 në kryeqendrën e Norvegjisë, Oslo, me moton “Të vëmë gurthemelin e ardhmërisë sonë” u hodh gurthemeli i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare. Kjo qendër funksionon që nga vitet 80-të, e cila është tepër aktive dhe në mënyrë të rregullt mban kontaktet me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë.
Ajo ka dhënë kontribut të madh, në vazhdimësi, për institucionin e BFI-së dhe institucionet edukativo-arsimore. Pasi që nevojat e besimtarëve tanë janë shtuar dhe zgjeruar, Kryesia e Xhamisë ia arriti që të merrte një objekt dhe tek i njëjti të hedhin gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare.
Në praninë e delegacioneve të ndryshme fetare dhe shtetërore, të ardhura nga vendlindja dhe diaspora shqiptare, Kryesia e QKISHN së bashku me anëtarët e kryesisë së fondit “Ndihmo edhe ti” dhe imamin e Qendrës, Bekim ef. Sulejmanin dhe kryetarin e Qendrës, Femi Baftiun, me mjaft sukses realizuan vënien e gurthemelit të kësaj qendreje të madhe, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 1800 m².

Në këtë manifestim të gurthemelit ishte prezent Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, h. Afrim ef. Tahiri, kryeimami i Myftinisë së Tetovës, Ejup Selmani, ambasadori i Arabisë Saudite, z. Halid Sherif, u.d. ambasador i Maqedonisë në Oslo, z. Goran Cekov, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica. Në mesin e tyre ishte prezent edhe imami i Xhamisë së Cyrihut të Zvicrës, hfz. Nebi Rexhepi, përfaqësues i bankës që financoi projektin e ndërtimit, Kryesia e Xhamisë së Drammen-it, xhamisë së boshnjakëve në Oslo, përfaqësues të xhamisë më të madhe në Oslo, përfaqësues nga policia e Oslos, z. Erik Andersen, imamë dhe kryesi, si dhe shumë xhematlinj, afaristë dhe aktivistë të denjë të kombit. Në fjalën e tij të rastit h. Afrim ef. Tahiri theksoi se “ vlera dhe roli i ndërtimit të xhamive është tejet i madh; në veçanti për diasporën shqiptare, e cila ruan vlerat e veta kombëtare dhe fetare”.

Ai potencoi se njerëzit ndahen në shumë kategori: besimtarë-pabesimtarë, të arsimuar- të paarsimuar, të pasur-të varfër, ndërtues-rrënues, prandaj, tha ai, “më vjen mirë që këtu jemi për të ndërtuar diçka; kjo është cilësi e lartë që duhet të mbrohet dhe të ruhet; le të jetë ky ndërtim edhe një vend nga ku neve na jepet mundësia që këtij shteti, Norvegjisë, t’i kontribuojmë me vlera, me ndërtim të një shoqërie sa më të zhvilluar; ky shtet meriton që ju të kontribuoni në të mirë të tij. Nga fillimi i kësaj ceremonie shumë herë deri më tani u përmend sentenca ‘selam- paqe’, andaj ju porosis që të punoni në përhapjen e selamit. Në emër të Reis-ul-Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, ju uroj për këtë punë tuajën dhe tonën, duke ju dëshiruar që ta finalizoni sa më lehtë e sa më shpejt dhe të gjithë bashkë t’i gëzohemi hapjes solemne”.

Ndryshe, në QKISHN funksionon edhe shkolla fillore në gjuhën shqipe, ku mësimin e ndjekin afër 200 nxënës. Xhamia merret me aktivitete të ndryshme, si ato humanitare e ngjashëm, pastaj organizon kurse të ndryshme etj. ثshtë karakteristikë e veçantë se shumicën e xhematit e përbëjnë të rinjtë dhe aktivitetet e ndryshme udhëhiqen nga gjenerata relativisht e re. Vlen të theksojmë, gjithashtu, se atje funksionon Radio-Rilindja, e cila për çdo javë ka emisione të rregullta. Në përgjithësi, jeta fetare islame zhvillohet në mënyrë shumë të organizuar dhe gurthemeli i ri e dëshmon këtë.


Nga: ForumiVizitor
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Xhami ne aeroportin e Mynihut


Myslimanët gjermanë, por jo vetëm, kanë mirëpritur vendimin e autoriteteve gjermane për hapjen e xhamisë në ambientet e aeroportit ndërkombëtar të Mynihut.

Lajmi konfirmohet nga burime të ndryshme informacioni, sipas të cilëve, administrata e aeroportit në Mynih, ka rezervuar një vend në hapësirën e tij për udhëtarët myslimanë, me qëllim që ata të kenë mundësi të kryejnë praktikat e tyre fetare.

Burimet e informacionit theksuan në të njëjtën kohë se vendimi për çeljen e objektit islam erdhi për shkak të lëvizjeve të shpeshta të myslimanëve përmes këtij aeroporti dhe, padyshim, pas një pranimi të gjerë që Islami ka njohur së fundmi në shoqërinë gjermane.

Hapja e xhamisë në këtë stacion të rëndësishëm të transportit ajror është përshëndetur nga drejtuesit e komunitetit mysliman në Gjermani
Munich-Mosque-5369.jpg

Nga; ForumiVizitor
 

Attachments

  • Munich-Mosque-5369.jpg
    Munich-Mosque-5369.jpg
    18.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Malejzi: Fillon trasmetimin Tv i pare Islame.

Me date 01 Qeshor 2011 ka filluar transmetimet Tv El Hixhreti duke shenuar keshtu Tv e pare Islame ne Malejzi.
Tv El Hixhreti qendren e transmetimeve e ka ne qytetin e Kuala Lampur. Drejtor ekzekutiv i ketij Tv eshte Buhari she Muda.

Nga: ForumiVizitor
c9077f9729c16b9b6e0ced4d4d06566e_L.jpg
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Gjermania me xhami ekologjike



Një komunitet i vogël mysliman në veri të Gjermanisë, ka vendosur të përdorë burime të ripërtërishme energjetike, me një plan interesant për të ndërtuar një xhami me turbina ere në minaret e saj. Projekti me vlerë prej 2.5 milionë euro do ta bëjë xhaminë në Norderstedt, pranë qytetit të madh të Hamburgut, njërën prej të parave që do t’i shndërrojë minaret në një burim të energjisë me erë.

Konstruksioni ekologjik është ide e arkitektit Selcuk ـnyilmaz nga Hamburgu, i cili prej kohësh ka inkorporuar efikasitet energjetik në projektet e tij.

“Mendova se si të mund t’i jepnim arkitekturës fetare një fokus ekologjik”, është shprehur ai. “Dizajni im kombinon modernen me tradicionalen, kështu që desha t’u jap minareve një funksion bashkëkohor”.

Turbinat e erës do të vendosen në dy minare 22 metra të larta, dhe ـnyilmaz planifikon të instalojë helika të qelqta prej 1.5 metra në secilën prej tyre. Në kohë të caktuara të ditës, drita do të rrezatojë në helikat e xhamisë së re për të krijuar një lloj të shfaqjes me drita.

Deri tash, shoqata prej 200 pjesëtarësh, pjesë e Unionit Turko-Islamik për اështje Fetare, është dashur të strehojë komunitetin fetar në një ndërtesë të vjetër 100-vjeçare.

Por, muajin e kaluar autoritetet lokale aprovuan planet për projektin novator, i cili do të ketë 1.300 metra katrorë hapësirë dhe do të përbëhet nga dy pjesë, nga xhamia dhe nga një ndërtesë më e madhe, që do të përmbajë dyqane, një kafene, një berberhane dhe zyra.

“Ne dëshirojmë të krijojmë një vendtakim për njerëzit e të gjitha feve dhe kombësive”, ka thënë Ugur Sütcü, kryetar i shoqatës fetare të qytetit Norderstedt. “Do të ketë shërbime këshilluese në ofertë, si dhe aktivitete sociale, kulturore dhe sportive”, ka bërë të ditur ai.

Skema e ـnyilmazit ka ardhur në një kohë të përshtatshme. Gjermania posa ka aprovuar një plan për të hequr dorë nga energjia bërthamore më 2022, dhe tash po bëhet presion për të kompensuar mungesat përmes përforcimit të sektorit të energjisë së ripërtërishme.

Komuniteti në Norderstedt mund të pajtohet me idenë novatore për xhaminë e re, por ai nuk ka ende fonde për projektin.

Megjithatë, kjo është diçka që nuk e shqetëson shumë Sütcün. “Kemi besim se mund të grumbullojmë paratë e nevojshme”, është shprehur ai.

Qyteti bregdetar ndodhet në një vend të përkryer për prodhim të energjisë me erë, ndërkaq minaret do të ndihmojnë për sigurimin e një të tretës së energjisë së saj. (The Guardian)



Konkurrenca nga Londra

Për të bindur disa prej anëtarëve më skeptikë të komunitetit për veçoritë e dizajnit të tij, arkitekti është munduar të gjejë xhami të tjera me turbina të ngjashme ere. Por, ai nuk ka mundur të gjejë asnjë shembull tjetër të ndërtuar.

Xhamia gjermane nuk do të jetë e para e llojit të saj, megjithatë, pasi që grupi misionar islamik “Tablighi Jamaat” gjithashtu po planifikon të ndërtojë një xhami ekologjike me turbina ere në minaret e saj, në kohën e Lojërave Olimpike Verore, që do të zhvillohen më 2012 në Londër të Britanisë së Madhe. /zeri/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Shqiptarët me Qendër të re Islame në Zvicër
Xhamia e re në Aarburg, çerdhe e diturisë, kulturës, humanitetit e bashkimit

Komuniteti shqiptar në kanton Aargau, pikërisht në Aarburg është bërë me një qendër të re islame. Ditë e premte, përkatësisht me thirrjen e ezanit të namazit të xhumasë, u lëshua në përdorim Qendra Islame Kulturore Shqiptaro-Zvicerane “Xhamia e Bardhe“, në Aarburg, Kanton Aargau.

Ishte një ditë e madhe për komunitetin shqiptar të përkatësisë muslimane, që arritën brenda një periudhe rekorde të tubojnë të hollat për blerjen e objektit në fjalë.

Qendra Islame Kulturore Shqiptaro-Zvicerane (QIKSHZ), ndryshe emri i saj i mëhershëm “Xhamia e Bardhë“ e Zofingenit nisi me punë para katër vjetësh, me një anëtarësi relativisht të vogël, që përkrahën idenë e themelimit të saj, ku për të kryer obligimet fetare, kishin marrë me qira një objekt në zonë industriale. Por me ardhjen e imamit dhe teologut Nehat Ismailit, arritën të konsolidohen radhët e këtij xhemati, që sot bashkërisht arritën ta kurorëzojnë me sukses objektin e ri, i cili kap vlerën e 2 milion frangave.

Në Xhaminë e Bardhë të Zofingenit janë shënuar aktivitete nga më të ndryshmet, të karakterit edukativ e human. Por ajo që më së shumti ndikoi në përmirësimin e imazhit ishte organizimi tradicional i dhurimit të gjakut, për spitalin shtetëror të kanton Aargaus, edhe atë me rastin e Kurban Bajramit me ç’rast ky aktivitet qe tri vjet radhazi organizohet nga rinia e kësaj xhamie.

Dita e xhuma është përzgjedhur për të faluar namazin e parë në objektin e ri, për shkak të peshës së ditës së premte që ka në Islam, ndërsa hapja solemne e objektit do të organizohet pas muajit të bekuar të ramazanit.

Një kënaqësi e veçantë e këtij evinimenti është edhe bashkimi i xhematit tjetër shqiptar nga Trimbahu, përkatësisht Olteni, të cilët janë bashkuar me xhaminë e Zofingenit dhe bashkërisht në të ardhmen do t’i kryejnë obligimet fetare dhe aktivitetet e tjera.

Vlen te theksohet se Qendra Islame Kulturore Shqiptaro-Zvicerane ka një objekt i cili përbëhet nga katër kate, ku mes tjerash ka restorantin për evenimente të ndryshme, seminare, tribuna, mjete argëtuese për rininë, faltore për gratë me kafiteri të veçantë për gjininë femërore, zyrat dhe klasat për mësim të gjuhëve të huaja, religjionit, faltore për meshkuj dhe leximore e pajisur me literaturë të përgjithshme.
Nga: Shqiptarët me Qendër të re Islame në Zvicër
 
Titulli: Pe: Lajme nga Bota Islame

Tema: Konferenca Islamike, thirrje per njohjen e Kosoves
Organizata e Konferencës Islamike (OKI), në sesionin e 38 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të zhvilluar në Astana të Kazakistanit, ka miratuar një Rezolutë për situatën në Kosovë.

Në pikën e tetë të Rezolutës, për herë të parë ftohen të gjitha shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës, duke u bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane si dhe në përputhje me praktikat e tyre kombëtare.

Po ashtu, kjo Konferencë, me Rezolutën e aprovuar, njeh plotësisht Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, i publikuar me 22 korrik 2010, në të cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur as ligjet e të drejtës ndërkombëtare e as rezolutat relevante.

Organizata e Konferencës Islamike, është organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara me gjithsej 57 shtete anëtare nga katër kontinente të ndryshme.
Nga: ForumiVizitor
 
Titulli: Pe: Lajme nga Bota Islame

Tema: Stamboll; Xhamia "Ajasofja" pret 313 mije turiste ne muajin qeshor 2011
Vendi me historik i Stambollit "Ajasofja" eshte vizituar vetem brenda muajit qeshor 2011 nga 313 742.000 mije turiste. Autoritet tregojne se kete vit numeri i turiste do te jete edhe mi madh.
Turiste ne menyre te rregullt vizitojne: Xhamine Blu, Ajasofjen, Pallatin e Topkapise, etj.
Ne vitin 1453 ku Perandoria Osmane drjetoherj nga Sulltan Mehmemeti "ajasofja" u kthye ne Xhami . me vendim te keshillit te ministrave ne vitin 1935 Ataturku e kthen "Ajasofjen" muzeum.
Ayasofya_Camii.jpg

Nga: ForumiVizitor
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

"1001 shpikjet", ekspozitë Periudhës së Artë Islame




Një ekspozitë me arritjet shkencore në botën myslimane është hapur në Los Anxhelos. E quajtur 1001 Shpikjet, ekspozita është një kronologji e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike nga shekulli i 7 deri në shekullin e 17. Aktivisti egjiptian Vael Gonim i cili përdori rrjetet sociale në internet për të filluar revolucion në vendin e tij, thotë se teknologjia ka një rol të rëndësishëm në botën e sotme.

Sistemi perendimor i numrave i përhapur nga matematicienët myslimanë, është një nga shumë kontributet e botës mesjetare myslimane, një civilizim që u shtri nga Spanja në Kinë. Drejtuesi egjiptian i teknologjisë së lartë Vael Gonim, që punon me kompaninë Google, u ndal për të parë qendrën shkencore.

Ai ishte në Shtetet e Bashkuara për të pranuar çmimin e kurajos, dhënë nga Fondacioni i Librarisë John F. Kennedy, siç shihet në këtë video në YouTube. Ai pranoi çmimin në librarinë presidenciale në emër të popullit egjiptian. Gonim ndihmoi në fillimin e revolucionit që përmbysi presidentin Hosni Mubarak pas 18 ditë protestash.

"Media sociale dhe Interneti, teknologjia në përgjithësi ishin udhërrëfyese në nxitjen e revolucionit në Egjipt. Kjo tregon se mund ta përdorësh teknologjinë për diçka të mirë që teorikisht dukej e pamundur në të kaluarën".

Gonim thotë se teknologjia e re përdorej gjerësisht në Egjipt, ku lidhjet personale janë të rëndësishme. Ai thotë se bisedat në faqe si Facebook u bën një mjet politik për të rinjtë egjiptian.

"Ata e përdorën internetin si mënyrë për të shprehur opinionin e tyre, si rrugë për të bashkëpunuar dhe për të organizuar vetveten – për t’i thënë jo padrejtësisë, torturave dhe korrupsionit".

Ekspozita e shkencës, e shfaqur më parë në Londër, Stamboll dhe Nju Jork shpjegon përparimet shkencore në botën myslimane në fusha të tilla si mjekësia, ku doktorët përdornin instrumenta modern kirurgjie qysh një mijë vjet më parë. Vizitorët mësojnë rreth shpikësave si Abbas Ibn Firnas që krijoi një avion pa motor në shekullin e 9-të. Arsimtari Maurice Coles jep mësim për këtë subjekt të cilën e quan periudhën e parë globale.

"Ke njerëz të çdo besimi, të çdo prejardhje, të gati çdo kulture dhe ngjyre që punojnë së bashku për një qëllim. Dhe kur she përreth ekspozitës, shikon të krishterë dhe sigurisht myslimanë. Por ka hindu, ka një grup tjetë të quajtur Sabeans që nuk ekziston më dhe ata bashkëekzistuan shumë mirë për një periudhë të gjatë kohe".

Njerëz të veshur me kostume të kohës i sjellin në jetë dhe shpjegojnë shpikjet e tyre. Pamje interaktive tregojnë përparimet në fusha si arti dhe arkitektura. Ky lum idesh erdhi në një kohë interesante në Evropë, thotë Diane Perlov e qëndrës shkencore.

"Ishte vërtet një periudhë e frytshme për artin dhe shkencën në mesjetë kur Evropa ishte në atë që konsiderohet si periudha e errët".

Në protestat e fundit në sheshin Tahrir, egjiptianët përdorën internetin dhe telefonat celular me kamerat dixhitale.

"Në botën e sotme ku teknologjia po lidh të gjitha hendeqet, duhet të kuptojmë se ne jemi të gjithë njësoj dhe kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa ndryshe. Ka ardhur koha ta pranojmë këtë. Gjithkush ka një rol për të luajtur në këtë botë për t’u bashkuar me njëri tjetrin".

Dhe edhe në se nuk do të sjell një periudhë të re të artë, Gonim thotë se teknologjia do të ndihmojë botën të përmirësohet./voa/
 
Titulli: Lajme nga Bota Islame

e8vh52.jpg
Xhamia në Sydney, New South Wales, Australia.
 

Attachments

  • e8vh52.jpg
    e8vh52.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top