Kuzhina vegjetariane

Tortë e kripur me spinaq

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


  • Racione: 6-8 persona
  • Kohë: 60 min
  • Vështirësi: e thjeshtë
torte-e-kripur-me-spinaq.jpg

Nje torte e kripur per tu konsumuar e ngrohte, e sapodale nga furra apo edhe e ftohte diten tjeter. Shume e shijshme dhe e ushqyeshme, ideale per vaktin e drekes apo per tu shijuar ne nje piknik me miqte!

Perberesit per nje tave me diameter 28cm

…per brumin


  • 300gr miell 00
  • 250gr gjalpe ne temperature ambjenti
  • kripe
…per mbushjen

  • 500gr spinaq te lare e te pastruar, te prere holle
  • 250gr rikota (gjize pa kripe)
  • 250gr domate qershize, te ndara ne dy pjese
  • 100gr djathe kaçkavall dele, te prere ne kubik
  • 50gr djathe guda, te grire holle ne rende
  • 50gr ullinj pa berthame
  • 1 qepe, te prere holle
  • 3 thelpinje hudhra, te prera holle
  • 100ml vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 3 veze
  • kripe
  • arre moskate
  • piper te zi te sapobluar

Bashkojme ne nje ene miellin e situr me kripen, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti (te zbutur) dhe e punojme brumin shume mire me dore derisa te rezultoje i bute. E mbeshtjellim me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.

Nderkohe pergatisim mbushjen: ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe spinaqin. I vendosim kapakun dhe i leme te gatuhen ne zjarre te ulet, ne menyre qe te zbuten me avullin e tyre. E rregullojme me kripe, piper te zi te sapobluar dhe arre moskate. Masa duhet te rezultoje pa leng, pra e thate, prandaj vazhdojme gatimin me kapak hapur derisa i gjithe uji i tepert te avulloje.

Ne nje tjeter ene rrahim vezet me rikoten, shtojme spinaqin dhe ne kete moment kemi gati mbushjen e tortes.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e heqim nga qesja transparente dhe e shtypim paksa me duar. I vendosim siper leter furre e cila do te na ndihmoje ta hapim me lehtesisht. E hapim brumin nga te gjitha anet duke formuar nje pete me trashesi rreth 1cm. E shtrojme ne taven ku do te gatuajme torten e kripur te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak vaj ulliri. Hedhim siper mbushjen me spinaq dhe rikota dhe nivelojme me kujdes. E zbukurojme me domatet qershize te ndara pergjysme, ullinjte pa berthame, kubiket e djathit kaçkavall dhe djathin guda te grire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 45 minuta. E leme te ftohet per minimumi gjysme ore perpara se ta sherbejme te prere ne feta.
 

Attachments

  • torte-e-kripur-me-spinaq.jpg
    torte-e-kripur-me-spinaq.jpg
    190.2 KB · Shikime: 0
  • torte-e-kripur-me-spinaq.jpg
    torte-e-kripur-me-spinaq.jpg
    190.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top