Kuzhina Gjermane

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ne ket teme keni mundesin te sjellin receta te ndryshme nga gatimi gjerman..




kartofelnaya_zapekanka_s_regensburgskimi_kolbaskami.jpg

Gratin patate me salcice Regensburg (salcice) në pjellë lakër

Përbërja recetë:

patate

gjalpë

qumësht

2 vezë

Qepë të gjelbër (optional)

Lakër turshi

1 karotë

Mustardë

Domate paste

Salcice (shpikachki)

Teknologji recetë:

Boil patate, shtoni gjalpë, qumësht dhe 2 vezë.

Ju mund të shtoni onions copëtuar finely gjelbër. Bëni patate pure.

Mix mirë, të vënë në një qese, dhe shtrydh si krem.

Tre karrota në një rende gjobë, përzierje me një lakër turshi pak dhe zierje në një tigan. Në fund shtoni mustardë pak dhe paste domate. Shuar në mënyrë që Vodicka mbetur.

Salcice pak skuqura në krye për të bërë shkurtime, mënyrë që të mos dilnin.

Në formën e lakër vë në salcice dhe patate të saj.

.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kuzhina Gjermane

Po lereni postimin te beje punen e vet, dmth korrigjimin e temes mos e fshini aq shpejt lol

Se dyti nese salcicja spjell laker (eshte fraza e pare lol), me siguri onion copetuar finaly gjelber kane me sh kuptim lol lol

Sipas meje no guzhine gjermanikshten :p
 
Titulli: Kuzhina Gjermane


KEK & Biskota
Paste-Gjermane.jpg



Për Kekun:
2 vezë
1.5 filxhan kafeje sheqer

60-70 gr. margarin e shkrirë
1.5 filxhan kafeje qumësht-kos bashkë
4.5 filxhan kafeje miell +1 lugë çaji sodë buke
Për Kremin:
2 gota uji qumësht
1 vezë
2 luge gjellë miell
2 luge gjellë sheqer
gjalp sa një kokerr lajthie
vanilie
sheqer puder

Përbërësit e kekut përzini me radhe dhe hidhini në një tepsi të rrumbullakët (nga ato të voglat e ëmbëlsirave) të lyer me pak gjalp. (pika kryesore:brumi që bëtë duhet të derdhet vetë pa shumë ndihmë nga luga, nëqoftëse nuk derdhet shtoni edhe pak qumësht) Futeni në furren e ngohur më mirë me 170′C dhe piqeni për 20 min. (siper nuk duhet të skuqet shumë)
Përzini të gjithë përbërësit e kremit përveç vanilies dhe gjalpit verini në zjarr dhe lërini derisa të ziej, sapo të ziej shtoni gjalpin dhe vanilien.
Kekun e pjekur (jo shumë trashë) ndajeni përgjysëm, në mes vini kremin e vakët (mund të vini edhe banane, i shkon). Sipër zbukurojeni me sheqer puder.
 

Attachments

  • Paste-Gjermane.jpg
    Paste-Gjermane.jpg
    19 KB · Shikime: 0
  • Paste-Gjermane.jpg
    Paste-Gjermane.jpg
    19 KB · Shikime: 0
Titulli: Kuzhina Gjermane

Ingredients
Gjelle gjermane


10 kokra patate
4 speca te kuqe
500 gr mish te grire
4 hudhra
2 kokra qepe
vaj ose gjalp (sipas deshires)
krip
piper i zi,majdanoz
salce domatesh


Marrim qepet i grijme te vogla i hedhim ne nje tenxhere me vaj ose pak gjalp, bashke me mishin e grire i skuqim mire sebashku me pas presim specat ne katrore bashke i hedhim hudhrat me patatet e prera, njekohesisht hedhim salcen kripen dhe erezat
i perziejme gati 5 min, ne fund hedhim uje dhe i lejme te ziejne gati 20min, varet nga cilesia e patates speci nuk duhet te zjeje shume .sipas deshires kur te serviret ne pjate mund te perdoret djath i grire dhe pak limon
ju befte mire
 
Titulli: Kuzhina Gjermane

Kuzhina gjermane - Vetëm salsiçe të bardha dhe patate?
Pa dyshim që Gjermania numërohet ndër vendet ku patatja hahet shumë. Dhe tradita e kuzhinës gjermane thotë se mishi me patatet përbëjnë një vaft të vërtetë.
Këmbë derri, specialitet gjerman
Këmbë derri, specialitet gjerman
E thënë më thjesht, ai qe pëlqen kuzhinën e rëndë e ndjen veten mirë në Gjermani. Mish derri i pjekur ose këmbë derri (eisbein) apo (schweinshaxe), janë specialitete me përmbajtje të lartë yndyre, që bëjnë pjesë në kuzhinën gjermane.
Kuzhinat rajonale - Lakër e bardhë turshi, labskaus dhe salçiçe të bardha

Sidoqoftë kuzhina gjermane unike nuk ekziston, sepse çdo rajon ka specialitetet e veta. Një specialitet nga rajoni i Rinit është përshembull sauerbraten, mish i trashë i futur në thartirë, që tradicionalisht bëhet me mish kali. Në veri të Gjermanisë hahet labskaus, një përzierje Corned Beef me patate, peshk matjes, panxhar të kuq dhe qepë – e prezantuar në pjatë me një vezë sy përsipër. Në Saksoninë e Poshtme hahet lakër e gjelbërt me pinkel, një lloj salçiçeje speciale. Kurse Tyringeni është i njohur për topkat e përziera dhe salçiçet e skuqura. Në Bavari hahet e ashtuquajtura salçiçe e bardhë. Sipas traditës ajo nuk hahet para orës 11 të paradites dhe nuk duhet prerë në copa, por përbërja thithet nga zorra e mbushur. Këto janë specialitetet më të njohura të rajoneve gjermane, të gjitha nuk mund t`i përmendim sepse ekzistojnë një numër i madh variantesh.

Kuzhina multi – kulti dhe tendencat e reja

Por edhe recetat e gjellëve të migrantëve kanë zënë vend ndërkohë në kuzhinën gjermane duke e plotësuar atë. Sepse në Gjermani jetojnë mbi 7 milionë jo-gjermanë. Gjithshka filloi me migrantët italianë, që hapën picerira ku gjermanët mësuan çfarë janë picat dhe makaronat. Ndërkohë gjithandej janë hapur dyqane të vogla me dëner dhe giros, si dhe shumë restorante të huaja, që gatuajnë nga kuzhina aziatike deri tek ajo amerikanolatine. Nganjëherë recetat e gatimeve ngatërrohen dhe prej tyre dalin gjellëra si topka patatesh me curry dhe me shnicel ose tavë me fasule dhe xhinxhifille.

Receta për birrën gjermane

Birra është pija më e preferuar e gjermanëve. Konsumi vjetor për kokë ishte në vitin 2007 rreth 116 litra. Prandaj nuk është çudi që në Gjermani ka mijra lloje birash! Distilimi i birrës ka traditë në Gjermani. Më 23 prill 1516 – ditën e birrës gjermane – hyri në fuqi ligji për birrën gjermane. Ai është ligji më i vjetër për ushqimet në botë dhe vendos çfarë përmbajtje duhet të ketë birra gjermane.

erë për ata që nuk pijnë birrë

Gjermania është e njohur për prodhimin e verës. Në Gjermani ka disa rajone që merren me kultivimin e rrushit, por vera gjemane vjen kryesisht nga rajonet e Rinit, Majnit, Mozelit, Saales dhe Elbës. Lloje të njohura vere gjermane janë verërat e bardha si riesling, silvaner dhe myller-turgau, kurse verërat e kuqe dornfelder ose burgunder i vonshëm. Këto vera pëlqehen edhe jashtë Gjermanisë, prandaj duhet t`i provoni patjetër edhe ju!


Data 31.07.2008
Autor Sonila Sand
 
Titulli: Kuzhina Gjermane

Nga tere kuzhinat qe kam provuar ,italiane,greke,turke,sllovene,kroate,meksikane ,etj se spo mw renditen te tera ne mendje ...gjermania ka qene me e shpifura.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top