Kuzhe: Ne Suedi per te kenaqur tifozet

elbruna

Anëtar i Respektuar
Suedi-Shqiperi eshte ndeshja qe do t’i vere kapak impenjimit te Kombetares sone ne eliminatoret e Boterorit 2010.

Por edhe pse jemi jashte objektivave per sa i perket klasifikimit ne tabele, tashme na eshte imponuar edhe nje tjeter objektiv: ruajtja e vendit ne vazon 4 te eliminatoreve te ardhshme te Euro 2012. Qipro eshte nje kercenim serioz pas fitores 4-1 ndaj Bullgarise dhe vetem nje rezultat pozitiv ndaj suedezeve do te na mundesonte realizimin e ketij qellim. Pikerisht ky fakt e ben shume te rendesishem per ne kete sfide.

Por perballe do te kemi nje kundershtar, i cili edhe pse ende nuk eshte skualifikuar matematikisht nga Boterori, eshte i demoralizuar, pasi nuk beson ne nje mrekulli te Maltes ne shtepine e Portugalise. Gjithsesi, nordiket nuk mund t’ia lejojne vetes luksin e nje humbjeje ndaj kuqezinjve, e cila mund te rezultonte shkaterrimtare per ta. Ndaj impenjim i tyre ne kete duel nuk do te mungoje. Nderkohe, duket se trajneri i Kombetares sone, Josip Kuzhe, mendon te mos e shtoje presionin mbi te tijte dhe kerkon te shtensionoje situaten, kur thekson se kuqezinjte do te zbresin sot ne fushe per te luajtur per tifozet e tyre.

Kroati e di mire se ajo qe e pret ne stadiumin “Rasunda” te Solnas, nuk do te jete nje shetitje. “Sigurisht qe eshte ndeshje e veshtire, sepse ata kane nevoje per tri piket, te cilat mund te jene nje shprese e fundit per ta”, pohon tekniku, i cili me pas le menjane synimin real te Shqiperise ne kete ndeshje (rezultatin pozitiv per qendrimin ne vazon e katert) dhe kerkon te jete me populist.

“Ne nuk shqetesohemi shume per Suedine, as per Portugaline e as per Danimarken. Do luajme nje loje te forte, qe te bejme dicka te mire edhe per mbeshtetesit tane. Shpresoj te vijne shume tifoze te na shohin. Prandaj duhet vetem te arrijme objektivin dhe qellimin tone”. Deri tani, nen drejtimin e Kuzhese Shqiperia ka bere nje ecuri te mire, duke shenuar ne cdo ndeshje, ku loja ka qene e kenaqshme dhe ky fakt shihet si shume premtues per te ardhmen e kesaj skuadre. “S’mund te them se kemi arritur rezultate te shkelqyera, por u kemi krijuar njerezve tane shprese dhe besim per te ardhmen, sqaron trajneri kroat. Keshtu qe mund te them se me pelqeu rezultati ndaj Qipros e ndaj Danimarkes”.

Nje tjeter teme e prekur nga trajneri ne nje interviste per nje televizion shqiptar ishte edhe ajo e vendosjes taktike te skuadres. Ne ndeshjet e meparshme, skuadra e Kuzhes ka luajtur me shume futboll sulmues, e mbeshtetur ne modulin 4-2-3-1, qe deri tani ka rezultuar e suksesshme. Keshtu pritet te luaje edhe ndaj Suedise, pasi trajneri i shqiptareve eshte i dashuruar me filozofine e tij: “Te luajme bukur, per te arritur rezultate me nje futboll sulmues”. Por ruan edhe nje batute te guximshme per te ardhmen: “Endrra ime eshte qe ta shoh Shqiperine ne nje turne nderkombetar. Mendoj se per Kampionatin Europian mund te luajme ne nje faze me te larte. Shpresoj se mund te kualifikohemi”, perfundon Kuzhe.
TCH
 
na felliqen pse nuk thua

2 i kemi ngrene nga mbrojtes shpresojme mos e heme me thelle.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top