Kuze dorëzon në federatë planin për Kombëtaren

redi-

Anëtar i Respektuar
Plani për ndërtimin e Kombëtares për kualifikueset e Euro 2012 do të nisë që nga miqëroja me Qipron dhe tashmë për janë informuar si FSHF-ja dhe futbollistët. Trajneri Josip Kuze e sheh këtë si një mënyrë për të rritur nivelin e ekipit ku të rinjtë do të ndërthuren me një pjesë të lojtarëve me përvojë si Skela, Duro apo Bogdani.
Josip Kuze, Trajneri i Kombëtares
“Unë kam dorëzuar në Federatë një progam që zgjat 1 vit pasi qëllimi im është përgatitja e një grupi për kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Me punën që po bëj po mundohem të rris cilsëinë e lojës sonë. Padyshim që për mua dhe drejtuesit e federatës fitorja ka rëndësi të arrihet që me Qipron pasi do të krijonte atmosferë mjaft të mirë në skuadër dhe ti japim mundesine tifozeve të shpresojnë për të ardhmen. Normalisht ne do te kerkojme rezultatin, por më rëndësishmja në ndeshjet miqësore është shansi për testimin e lojtarëve për rinj.
Puna e deritanishme e trajnerit Kuze është vlerësuar edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka.
Armand Duka President i FSHF-së
“Trajneri ka plotësuar deri më tani ato pika të asaj që i kemi kërkuar dhe ka punuar mirë.”
I mendimit se një sukses me qipriotët do të hapte rrugën drejt një kombëtareje më të mirë për Euro 2012 ka edhe Ervin Skela.
Ervin Skela, Futbollist i Kombëtares
“Duhet të punojmë që të fitojmë pasi ka rëndësi dhe për të ardhmen e ekipit.”
Kuqezinjtë për miqësoren e së mërkurës me Qipron do të rreshtohen me skemën 4-4-2. Në portë do të jetë Hidi, mbrojtja do të përbëhet nga Vangjeli, Dallku, Cana dhe Curri. Në mesfushë do të rreshtohen Bulku, Duro, Skela dhe Agolli ndërsa Bogdani-Salihi do të jetë dyshja sulmeuse.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top