Kuvendi miraton me 79 vota aktin normativ

cent

...Lontano
Pas më shumë se 10 orësh diskutime, Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro dhe 42 kundër aktin normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e buxhetit 2013.
Kreu i qeverise, Edi Rama ka deklaruar ne sallen e Kuvendit se sikur ata qe u ndeshkuan me vote te mos kishin bere ate qe bene me financat, nuk do te ishte e nevojshme nje gje e tille. Rama tha se arka e shtetit eshte bosh, pasi qeveria e meparshme la pas borxhet e shiritave.
2lifs0k.jpg
Tabela elektronike ne momentin e votimit
“Ne jemi per te lehtesuar dhimbjet e nje populli te tere qe i keni marre parate, por edhe fytyren, duke e bere qeverine borxhlijen e madhe ndaj sistemit eletroenergjetik shqiptar”- tha ai.
Mderkaq, ish kryeministri Sali Berisha tha sot vota e shqiptarëve për koalicionin qeverisës, me miratimin e aktit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2013, kthehet në një dorë të zezë që futet në xhepat e tyre.
Ju nuk keni interesa kombëtare, iu drejtua Berisha maxhorances, por ju keni vetem interesa personale.
Ai ftoi deputetet qe te mos e votojne aktin, pasi sipas tij, do te hyjne ne Ginnes, si dëshmia më flagrante e instalimit te kleptokracisë.

***
Në realacionin që shoqëron aktin normativ se synohet përshtatja e buxhetit 2013 me përbërjen e qeverisë dhe reflektimi i disa emergjencave të programit të saj.

Me kete akt normativ, qeveria parashikon shkurtimin me rreth 16.2 miliardë lekë të shpenzimeve, nga të cilat 10.2 miliardë lekë janë shpenzimet korrente dhe 6 miliardë lekë shpenzimet kapitale, të njohura ndryshe si investimet.

Me rritjen e re, borxhi publik i vendit prek nivelin e 68% të PBB-së, pa përfshirë këtu detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, që e çojnë këtë tregues në mbi 73%.
/Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top