WxP
Staf në FV.AL
Rezultati i numërimit te votave ne 8 kutive të fundit në KZAZ 49 të Njësisë nr 5, ne Tiranë do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit në 4 vitet e fundit. ثshtë numëruar kutia e fundit në KZAZ 49 ndërkohë pritet qe rezultati nga ana e KQZ të shpallet nesër. Një situatë e pazakontë është krijuar në selitë e dy partive PD-PS ku mbështetësit partiak janë në festë. Kutia e fundit sipas të dhënave të procesverbalit të KZAZ nr.49, nxjerr fitues Ramen me nje diference 66 vota.
REZULTATI FINAL JEPET NESثR
Ora 18:13- Edhe numërimi i kutisë së fundit në njësinë nr.5 nuk solli kryebashkiakun e ri për Tiranën. Kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama mori 220 vota në këtë kuti, ndërsa kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha mori 154 vota. Ndersa Hysni Milloshi ka marrë vetëm 4 vota gjithmonë sipas procesverbalit të kësaj njësie. Në total Rama ka marrë 19107 vota në këtë njësi, ndërsa Basha 14442 vota, me një diferencë në favor të Ramës me 4465.
Diferenca mes tyre është 66 vota në favor të zotit Rama. Por rezultati final pritet të dalë vetëm ditën e nesërme pasi KQZ të përllogarisë edhe njëherë të gjitha rezultatet e procesverbaleve për secilën prej 11 njësive bashkiake. Nga ana tjetër, të dyja forcat politike PD e PS kanë shpallur fitues kandidatët e tyre, bazuar në databeizin e tyre, ndërsa festa e mbështetësve vazhdon përpara selive kryesore. Kryeministri Berisha thirrje për qetësi: Të presim rezultatin e KQZ-së. Rama: Fitoren ua kam borxh shqiptarëve.
MBLEDHJA E KQZ-Sث SHTYHET PثR NESثR
Ora 17:57- Gazetarja e NEWS24 Ina Mëhilli deklaron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shtyrë mbledhjen për nesër në orën 10:00 të paradites, duke bërë kështu që edhe rezultati final për kryetarin e Bashkisë të dalë nesër. Ndërkohë që në të dyja selitë, atë të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë Socialiste festa vazhdon ende.
REZULTATI FINAL DO SHPALLET NGA ARBEN RISTANI
Ora 17:32- Gazetarja e NEWS24 Ina Mehilli deklaron se KQZ-ja nuk ka nxjerrë ende rezultatet përfundimtare, pasi po bën një përllogaritje të fundit të rezultateve për 11 njësitë bashkiake në Tiranë, gjithmonë për votat e kandidatëve për krytar Bashkie. Pritet që të jetë vetë kreu i KQZ-së Arben Ristani që do shpallë rezultatin në një dalje publike.
Gjithashtu pritet që rreth orës 18:00 të ketë një mbledhje të KQZ-së ku do të diskutohet edhe në lidhje me ankimimet për këto 11 njësi bashkiake, të ardhura këto nga parti të ndryshme.
BalkanWEb