Kush thot qe koha rrjedh?

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Fizika na keshillon imazhin e nje “universi bllok” dmth ku
ekziztojne bashke e kaluara ,e tashmja, dhe e ardhmja .
Keshtu filozof,,shkenctar,linguiste pyesin
nga çfare lind rrjellja e kohes

1587111639745.png


Koha rrjell me te vertete?Pyetja duket paradoksale.Dhe dialogu midis ketyre dishiplinave te ndryshme shpesh here eshte i njejte por nuk mongojne kend veshtrimet e ndryshme por per diçka jane dakord qe nuk sherben nje fizike themelore per “ rrjellen e kohes”.Njesos si te thuash “ koha ne te vertete nuk kalon kurre”
Problemi çfrare eshte rrjellja e kohes lind ne fiziken klasike dhe eshte nenvizuar nga filozofet ne shekullin XIX dhe XX, por behet me i forte me fiziken moderne.Fizika e pershkruan boten permes formulave qe thojne si ndhryshojne gjerat ne funksion te “variable time”. Por mund te shkruhen formula qe pershkruajn si ndryshojne gjerat ne funsion te " variable position" , ose si ndryshon shija e risotto-s ne funksion te "ndryshimit sasior te burros" . Tani sasia e burros ose pozicioni ne hapsire nuk rrjellin ndersa koha duket se rrjell.Nga vjen diferenc? Nje metode tjeter shtrimit te problemit eshte t epyesim çfare eshte e tashmja.Le te thojme qe gjerat qe ekziztojne jane ato te tashmes : e akluara nuk ekzizton(me) dhe e ardhmja nuk ekzizton(akoma).Por ne fizike nuk ka asgje qe i perkon nocionit "tani".Ballafaqoni "tani" me "ketu" "ketu" cakton vendin ku eshte ai qe flet p-er dy persona te ndryshem, "ketu" tregon dy vende te ndryshme.Edhe "tani" cakton castin kur fjala thohet. Tashti askush do te guxoje te thoje qe gjerat "ketu" ekziztojne, kurse gjerat qe nuk jane "ketu" nuk ekziztojne: pse atehere thojme se gjerat qe jane "tani" ekziztojne dhe te tjerat jo? E tashmja eshte diçka objektive ne boten,qe rrjell dhe ben te ekziztojne gjerat nje pas tjetres apo eshte nje subjektivitet si "ketu"?
Ceshtja mund te duket e çuditshme.Por fizika moderne e ka ngjallur ate,sepse relativiteti i Einsteinit ka treguar qe nocioni e "tashtme" eshte madje i pa qarte.Te pyesish nese diçka ndodh "pikerisht tani" ka kuptim vetem per gjerat ne hapsiren e afert;te pyesish çfare po ndodh ne nje galaksi te larget eshte pa kuptim ,eshte sikur te pyesesh çfare po ndodh "ketu" ne Pekin.Ngjarjet ne nje galaksi te larget ndahen ne tre grupe;ato per ne "te kaluara" ne te cilat efekte do ti shikojme ne "te ardhmen" ku ne mund te ndikojme , dhe nje grup ndermjetes ngjarjesh as te kaluara as te ardhme,qe permban ama miliona vite ne galaksi. Per gjerat e aferta kjo "as e kaluar as e ardhme",eshte shume e shkurter (nje nano-sekond per disa metra afer nesh dhe nji-milisekond ne New York),keshtu qe nuk e kemi parasysh "trashesine e te tashmes"qe ne distancat tona eshte me e vogel se limiti i jone i perceptimit.Por "trashesia e te tashmes" ekziston, dhe tregon qe ideja intuitive e "te tashmes",si nje teresi ngjarjesh qe ndodhin "tani ne univers" ,eshte vetem nje limit i percetpimit tone.E tashmja si e konceptojne zakonisht, nuk ekzizton. Cfare te kuptojme?Fizikë dhe filozofë kane arritur tek perfundimi qe ideja e nje te tashme ne universin eshte nje iluzion dhe "rrjellja" universale e kohes ka karakter iluzionit. Në një letër ngushëllimi te shkruar vejushes për vdekjen e shokut të ngushtë Michele Besso, Albert Einstein shkruan: Mikeli u nis pak para meje. Kjo nuk do të thotë asgjë. Personat si ne,qe besojne ne fizikën,e dine që dallimi ndërmjet të kaluarës, tashmes dhe të ardhmes nuk është tjetër veçse iluzion këmbëngulës dhe kokëfortë. Alternativa është imazhi i një universi bllok:e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja e universit e përfaqësuar në një bllok unik. Në bllok kuptimi i fjalës "tani" është i njëllojtë me fjalën "këtu" : vetëm në pikën e veçantë kur shqiptohen. Më mirë se një kohë që rrjedh , jemi ose më mirë " conscientia" jonë, që ngjitet dalë ngadalë lart në një vijë brenda universit bllok,si një krimb druri .
A është me të vërtetë kështu? Nuk mungon diçka që shpjegon faktin që koha rrjedh, kalon? Kalimi i kohës është i dukshëm për të gjithë: mendimet tona dhe të folurit tonë ekzistojnë në kohë, vetë struktura gjuhësore kërkon kohë ( një diçka "është" , ose "ishte" apo "do të jetë") . Mund të imagjinojmë një botë pa ngjyra,pa materie, pa hapësirë, por jo pa kohë. Është Heidegger që ka shprehur me forcë këtë " jetojmë kohën" tonë. Si ka mundësi që rrjedhjes te kohës që Heidegger mendon si primitive , i mungon përshkrimi themelor i botës? Disa filozofë të devotshëm Heideggerian, perfundojne që fizika nuk është në gjendje të përshkruajnë aspektet themelore të reales, dhe e skualifikojne atë si një metodë njohurie të dyshimtë. Por shumë herë në të kaluarën e kemi kuptuar që janë intuitat tona të menjëhershme ato të gabuarat: sikur tu përmbaheshim atyre, do të mendonim akoma që Toka është e sheshtë dhe Dielli sillet rreth nesh. Intuitat janë zhvilluar mbi eksperiencën tonë të limituar. Kur shikojmë pak më larg, zbulojmë që bota nuk është si na shfaqet: Toka është e rrumbullakët dhe Cape Town ( qyteti i Zhigos cit. Petriti) kanë këmbët lartë dhe kokën poshtë. Besimi në intuitat e menjëhershme, se sa shqyrtimit të rezultateve razionale dhe inteligjente, nuk është pjekuri: është mburrje e një plakushi që refuzon të besojnë që bota jashtë vendit të tij mund të jetë më ndryshe nga ajo që ka parë deri tani. E po atëherë nga vjen e gjalla eksperiencë e rrjedhjes së kohës?
Psikologët kanë drejtuar gishtin tek perceptimi i drejtë i rrjedhjes, psh akrepat që shënojnë orën, minutat, dhe sekondat lëvizin të gjithë por akrepin e sekondave, më tepër, e shikojmë që lëviz. Por perceptimi, na mësojnë studimet mbi neuronet është rezultati i një rindërtimi kompleks brenda trurit tonë,dhe kjo gjë nuk është një eksperiencë direkte. Një kontribut të rëndësishëm vjen nga psikologet e femijerise dhe nga studimet e antropologjisë dhe linguistikës. Të parët eksplorojnë formimin e organizimit temporal ne eksperiencën e të rriturit,ne femijet rreth katër pesë vjeç. Të dytet , nenvizojne se si nocionet e kohes jane thellësisht të ndryshme ne kultura të largëta. Chris Sinha , i universitetit Lund Në Suedi , ka zbuluar që popullsia e Amondawa, ne Amazoni , flet një gjuhë që nuk ka një fjalë që perkthen fjalen "kohë" dhe gjithashtu ideja e nje " kohe" te veçuar , e shkeputur nga ngjarjet, nuk ekziston. Keto kerkime konvergojne ne treguesin qe perceptimi i kohës, nuk është një eksperiencë primare dhe universale ,sa një përmbajtje sociale e pasur, e rritur lehtësisht ne histori, e ndikuar psh nga perhapja e kalendarit dhe pres. Nocioni jonë i kohes eshte një vegël e fuqishme e diturise ku nepermjet saj strukturojme jetën tonë të përbashkët, para se ta kemi eksperiencë direkte.
Por vete mundësia për të patur një vegël të tillë a nuk kerkon që të ekzistojë diçka fizike ku rrjedhja e kohes ben referim? Një ide ne te cilen janë dakord të gjithë eshte qe rrjedhja e kohes lind si nocion fizik por ,ne fushen termodinamike sesa ne ligjet themelore. Fenomenet termodinamike (temperatura, ngrohtësia,ekuilibri…) veçojnë të kaluarën dhe të ardhmen sepse: ngrohtësia rrjedh nga trupat e ngrohtë ne te ftohe dhe jo anasjelltas . Fizika e fundit të shekullit XIX , dhe në veçanti zhenia Boltzmann ( i vetevrasur sepse idete e tija nuk u moren seriozisht) kane dimostruar qe keto fenomene jane statistike,shafqen kur konsiderohen sisteme me shume komponente( si ajri,i perbere nga miljarda molekula).Nje termometer “shikon” vetem nje vlere mesatare te levizjes te molekulave dhe speçificiteti i fenomeneve termodinamike lind nga kjo “matje mesatare”.Kjo mund te jete çelesi i misterit te kohes.E “tashmja” nuk do te ekziztonte ne menyre objektive me shume se sa do te ekziztonte “tani” ne menyre objektive,por nderveprimtarite mikroskopike te botes nxjerrin jashte fenomene temporal per nje sistem( si ne qe ne fund jemi nje sistem) qe nderveprojne vetem me nje mori ndryshushmerishe mesatare.Ne nje menyre, edhe se pak te qarte, “conscientia”jone eshte e perbere nga keto fenomene.Ne nje shikim me te perpikte koha “nuk rrjedh” dhe universi eshte nje bllok i te kaluares te tashmes dhe te ardhmes,dhe ne qenie te ndergjegjshme banojme kohen sepse shokojme vetem nje imazh te paqarte te botes ;ne kete paqartesi lind “consientia” e rrjedhjes te kohes.
Qarte? Patjeter qe jo.Shume mbetet per te kuptuar,per antropolog e psikolog , dhe per shkencat e diturise (scienze cognitive) qe kerkojne te zgjidhin nyjen e kuptimit te kesaj makinë kryeveper qe eshte truri jone,per fiziket qe kerkojne te kuptojne shfaqjen termodinamike te kohes,per filozofet qe kerkojne te zhveshin lehtesira dhe gabime logjike per kete apo per ate ne menyre qe te vendosin nje rregull ne rremujen e paqarte.
Vetem nje bashkim i ideve ne nje natyralizem elementar dhe refuzimi i ideve te kundershtuara nga “conscientia” jone per boten,lejon diturive te ndryshme te flasin,per te ecur perpara drejt kuptimit

Carlo Rovelli
 
Last edited by a moderator:
"trashesia e te tashmes" ekziston, dhe tregon qe ideja intuitive e "te tashmes",si nje teresi ngjarjesh qe ndodhin "tani ne univers" ,eshte vetem nje limit i percetpimit tone.
Kete besoj.
Pra thjesht koha ska segmente kohe te ndare ne ikje ardhje .
Ajo ekziston ne nje dimension ndoshta `statik` qe para krijimit te vete universit.
PAstaj jane vete mjetet e universit qe japin asaj formen e ndare ne segmentet si: e kaluar,e tashmje dhe ardhmja.
 
Koha (sipas John Wheeler) është mënyra e natyrës për të shmangur që gjithçka të ndodhë menjëherë.
Pastaj mund të thuhet se koha është e barabartë me proceset. Koha nuk mund të rrjedhë nëse gjithçka është ndalur, sepse në atë rast një orë ose një detektor nuk do të ishte në gjendje të matë asgjë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top