Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Edhe interneti mund të jetë një lloj droge, të cilën e marrim gjatë të punuarit me të por nuk arrijmë ta kuptojmë. Madje gjendja e dikujt që punon me të kthehet në aq të rënduar, sa e një personi të alkoolizuar apo edhe të droguar.

Një fakt i tillë është pohuar nga një grup i studiuesve kinezë, të cilët kanë skanuar trurin e disa të rinjve që kishin krijuar varësi nga interneti, duke zbuluar ndryshimin me të rinjtë normalë.

Ekipi, i kryesuar nga Hao Lei, i Akademisë Kineze të Shkencave studioi 'plotësisht' trurin e 35 të rinjve të të dy gjinive, të moshës midis 14 dhe 21 vjeç. Shtatëmbëdhjetë prej tyre ishin klasifikuar si vuajtës nga IAD, (Internet Addiction Disorder) – اrregullimet nga varësia e internetit. Pastaj, duke përdorur imazhe përmes rezonancës magnetike, shkencëtarët kanë zbuluar disa ndryshime në pjesën e bardhë të trurit (ajo që përmban fibra nervore), ku edhe instalohet e ashtuquajtura varësia nga interneti.

Ka qenë, në veçanti, shenja e një pushimi në lidhjet e fibrave nervore që lidhin zonat e trurit të përfshira në emocione, vendimmarrje dhe vetë-kontroll.

"Në tërësi, - thotë Hao, - rezultatet tona tregojnë se Internet-varësia është e lidhur me anomalitë që krijohen në pjesën e bardhë, në rajonet e trurit që përfshijnë krijimin dhe përpunimin e emocioneve, vëmendjes, vendimmarrjen dhe kontrollin njohës".

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se kjo formë moderne e varësisë, mund të ndajë mekanizma psikologjike dhe nervoze me llojet e tjera të varësisë së substancave dhe çrregullime të kontrollit të impulseve.

e.t/NOA
 
Titulli: Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

Rezlultatet e kesaj analize ne praktike i ke ne forumin tone :p
 
Pe: Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

Pjeserisht e vertet
 
Pe: Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

Pothuajse e vertete...
 
Titulli: Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

Tamam,do vi nje moment qe do dalin ligje qe ndalojne ''internetin '' .......interneti demton rend shendetin :p
 
Titulli: Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

Internetin mvaret per qa e perdor,nqs e perdor per forume chate e per shoqeri virtuale e ke hanger e t'baft mir :D
 
Varësia nga Web-i, e ndryshon trurin njësoj si droga dhe alkoli

50321.jpg



Dihej tashmë që përdorimi patologjik i internetit i bën dëm shëndetit, një studim i ri, që kësaj here vjen nga Kina, tregon se sa bën dëm në realitet.
Përdorimi pa rregulla i rrjetit ndryshon jo vetëm sjelljen, por modifikon edhe trurin.

Internet Addiction Disorder (IAD), quhet shqetësimi që vjen nga përdorimi i tepërt e pa rregulla i rrjetit. Një grup kërkuesish kinezë kanë analizuar me anë të rezonancës magnetike nëpërmjet imazheve 17 adoleshentë midis 14 dhe 21 vjeç, të diagnostikuar me IAD. Adoleshentëve u janë shtruar pyetje si:
“Ke kërkuar pa sukses të ulësh apo kontrollosh përdorimin e internetit?”
“Qëndron i lidhur në rrjet më shumë se çdo të doje?”

Rezultatet paraprake tregojnë se varësia nga rrjeti modifikon strukturën e trurit, veçanërisht substancën e bardhë që është pjesa e fibrave nervorë, dhe kjo shkakton shqetësime të sjelljes. IAD mund të jetë e dëmshme për trurin aq sa varësia nga droga dhe alkooli.//Balkanweb.com//
 
Pe: Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar

Si na e shkatërron interneti kujtesën?

418489_366550863356341_141388129205950_1591142_1157054134_n.jpg


Shumica nga ne kanë qasje të vazhdueshme në informacione. Jemi mësuar për të tërat që na interesojnë të kontrollojmë në internet dhe menjëherë të marrim përgjigje, pa marrë parasysh se për cilën fushë bëhet fjalë. Natyrisht, ruajtja e informacioneve jashtë trurit tonë nuk është asgjë e re.
Por, sot teknologjia kompjuterike dhe e telekomunikimit aq shumë e kanë ndryshuar mënyrën e përfitimit të informacionit sa që shumica pyesin: a do ta shkatërrojë interneti kujtesën tonë?. Ndër të tjera, pyesni, për shembull, cilat shtete e kanë vetëm një ngjyrë në flamur? Shumica e njerëzve nuk do të fillojnë të kujtojnë flamurët, por menjëherë do të fillojnë të mendojnë për atë se ku do të mund të gjenden të dhënat lidhur me këtë “online”.

Interneti e shkatërron “memorien interne”

Ne mund lirisht të themi se jemi në simbiozë me mjetet e kompjuterit tonë pasi që për çka na intereson drejtohemi kah ai. Për të flet edhe studimi më i ri të cilin e kanë zhvilluar profesorët e psikologjisë në universitetin “Columbia”, ata të “Wisconsin-Madison” dhe të universitetit “Harvard”.
Hulumtimi i tyre tregoi që kërkimi në internet e shkatërron “memorien tonë interne”. “Kur njerëzit e dinë që do të mund të kenë qasje në informacione, ata në masë të vogël do ta kujtojnë vetë informacionin, ndërsa më shumë do të mendojnë ku do ta gjejnë atë.

Me fjalë të tjera, në vend që t’i rikujtojnë emrat e presidentëve amerikan, njerëzit do të mundohen t’i gjejnë emrat e tyre në ‘Google’ (memoria e jashtme)”, shkruajnë shkencëtarët. “Interneti është bërë forma primare e memories sonë të jashtme, ndërsa informacionet ruhen kolektivisht, jashtë nesh”, thuhet më tutje në këtë hulumtim.

A na “marros” Google?

Në artikullin nga viti 2008 me titull “A na bën ‘Google’ budalla?” të autorit Nicholas G. Carr ai i kritikoi efektin të cilin interneti e ka në aftësinë tonë të të kuptuarit.
Argumenti i tij kryesor ishte që interneti e zvogëlon “kapacitetin tonë për përqendrim dhe meditimit”. Edhe përkundër këtij titulli, artikulli nuk ishte drejtuar posaçërisht në “Google”, por në efektet që i sjellë interneti, World Wide Web.

“Dikur kam qenë zhytës në detin e fjalëve. Sot rrëshqas nëpër sipërfaqe si ngasës i jet skijave”, kishte shkruar Carr duke komentuar faktin se forma e leximit në internet është kryesisht “më e cekët se sa leximi i librave të shtypur”, për të cilat ai beson që ofrojnë “formë më intensive dhe më të qëndrueshme të leximit”.

Carr si duket vetëm deshi ta tërheq vëmendjen e opinionit në ndryshimet e thella në lexim deri te të cilat solli përdorimi i internetit. Për shembull, e kritikoi faktin që përdoruesit e internetit më së shumti lexojnë forma të shkurta, siç janë titujt dhe përmbajtjet.//albeu.com//
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top