Kush janë librat më të shitur gjatë vitit 2008

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Kush janë librat më të shitur gjatë vitit 2008


Tiranë, 4 janar 16:08 NOA - Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008.

Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi.

Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).

Si fillim, ju prezantojmë tre prej librave që realisht janë kërkuar më shumë.

I pari, është libri më i fundit i shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare - “Darka e gabuar”.

Libri u bë i disponueshëm për lexuesit në nëntor, por megjithëse ishte fundi i vitit, kërkesat ishin të mjaftueshme që libri të dilte i pari në listën tonë.

Libri i dytë, është në fakt një seri librash për fëmijë, nga autori tashmë i mirënjohur Gaqo Bushaka. Seria e aventurave të اufos, përmbledh katër libra të ndryshëm secili më i këndshëm se tjetri.

Megjithëse seria e librave të اufos i dedikohet kryesisht fëmijëve nga mosha më e vogël e deri në adoleshencë, ato mbeten pjesë e pazëvendësueshme e literaturës për fëmijë të të gjitha moshave.

Libri tjetëR, është “Të jetosh në ishull” nga Ben Blushi. Shumë pak kohë pasi u botua vepra e një politikani që iu rikthye letërsisë shkaktoi mjaft diskutime të cilat dukshëm nxitën edhe interesin e lexuesve brenda dhe jashtë vendit.

Librat më të shitur sipas kategorive

Letërsia shqiptare

Darka e gabuar, Ismail Kadare
Ca pika shiu rane mbi qelq, Ismail Kadare
Funerali i pafundme, Visar Zhiti
Histori kurre e shkrueme, At Zef Pllumi
Avangarde engjejsh, Agron Tufa
Breznite e Hankonateve, Ismail Kadare
Ceshtje te marrezise, Ismail Kadare
Cuka e shtegtarit, Petro Marko
Dragoi i Fildishte, Fatos Kongoli
Ferri i care, Burgologji, Visar Zhiti
Letërsia e huaj

Letra Dashurie, Gustave Flaubert
Bija e fatit, Isabel Allende
Dashurite e nje jete, Sveva Casati Modignani
Dita e fundit e nje te denuari, Viktor Hygo
Engjej dhe Djaj, Dan Brown
Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini
Kohe per dashuri, Danielle Steel
Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar, Markez
Loje dashurie, Danielle Steel
Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj
Letërsia për fëmijë

Seria e aventurave te Cufos (4 libra)
Perralla shqiptare, Virgjil Muci
Artemis Fowl, Thesari i Popullit, Eoin Colfer
Aventurat e Kapitenit Grif, Xhek London
Aventurat e Lizes ne Boten e Cudirave, Lewis Carroll
Djali, dallendyshja dhe macoku, Bunuel
Historia dhe Aktualiteti

Arvanitasit, dhe prejardhja e grekeve, Aristidh P. Kola
Histori e shqiptareve, nga iliret deri te pavaresia e Kosoves
Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, Nina Smirnova
Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi
Identiteti Europian i Shqiptareve, Ismail Kadare
Mehdi Frasheri, Kujtime, (vitet 1913-1933)
Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan
Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja
Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres
CIA, historia e sherbimeve sekrete, Mario Del Pero
Filozofia dhe Sociologjia

Adam Smith, Pasuria e kombeve, Helen Winter, Thomas Rommel
Arthur Shopenhauer, veshtrim filozofik
Filozifi i Paditur, Volter
Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller
Keshilla per jeten, Arthur Shopenhauer
Makiaveli, Nje hyrje e shkurter, Quentin Skinner
Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck
Utopia, Thomas More
Arti i te jetuarit, Artur Shopenhauer
Endrra dhe interpretimi i saj, Sigmung Freud
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top