Kush ishte Fadil Vokrri, Maradona i shqiptarëve?

legjenda

Tetova
Fadil Vokrri konsiderohet njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA



I lindur në Podujevë, Fadil Vokrri njihej edhe si Diego Maradona shqiptar, për shkak të mënyrës si lëvizte dhe forcës me të cilën gjuante.



Idhulli i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Vokrri shkëlqeu me FC Prishtina, duke regjistruar madje disa paraqitje për përfaqësuesen e Jugosllavisë.

Pikën kulmore në fanellën kaltërebardh Vokrri dhe yjet tjerë shqiptarë e arritën kur e mposhtën Yllin e Kuq të Beogradit në shtëpinë e vet, në Marakana.

Karrierën Vokrri e pati nisur tek KF Llapi, për të kaluar në Prishtinë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar – për të cilën skuadër në 172 paraqitje shënoi 55 hola.

Pastaj ai u transferua tek Partizani i Beogradit ku në 55 paraqitje arriti ta tundë plot 15 herë rrjetën kundërshtare.



Fadil Vokrri ishte ndër të parët shqiptarë që arriti ta çelte derën për të luajtur në skuadrat e huaja, duke luajtur për Nimes dhe Fenerbahçe.

Ai ishte i preferuari i tifozëve të skuadrës turke, por shkëlqimin që e pati arritur tek Prishtina dhe Partizani nuk mund ta shfaqë asnjëherë në tokën turke.

Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar.

Fadil Vokrri konsiderohet njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.
image-2082.jpg
https://shigjeta.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top