Kush është vajza nga Kosova që tentoi t’i bashkohej ISIS? -

legjenda

Tetova
cache-210-166-strict-201558.jpg
Mori rrugën për në Siri për të qenë atje bashkë me të dashurin e saj. Por që ky rrugëtim iu ndërpre në gjysmë, Nora Zuzakut nga Gjilani.

20 vjeçarja u ndal bashkë me dy djem të tjerë në Turqi. Ajo ishte nisur për në Siri bashkë me njërin nga të arrestuarit, i cili dyshohej se ishte i dashuri i saj, e i cili gjithashtu u ndal nga policia e Kosovës.

Dyshohet se Nora ka qenë e martuar, por që e ka shkëputur këtë martesë për të filluar një jetë të re me të dashurin e ri, në tokën e premtuar të Shamit.

Gazeta Express ka raportuar se Tahir Isufi 29 vjeç nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjeç nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku 20 vjeçe nga Gjilani janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë në Turqi, rrugës për në Siri.

Më pas ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë. /Gazeta Express/

Redakisa online
(shqiptarja.com)
TAG: kosove policia nora zuzaku
- See more at: Shqiptarja.com - Kush
cache-210-166-strict-201558.jpg
 
Titulli: Kush është vajza nga Kosova që tentoi t’i bashkohej ISIS? -

Me keq qe e kane arrestuar, duhet ta ushqejme ne burg me taksat tona. Me mire ta linin te shkonte atje dhe te behej copa.
 
Titulli: Kush është vajza nga Kosova që tentoi t’i bashkohej ISIS? -

Partizonja e vogel n'lufte po shkonte

Ka kap pushken me nje dore :byepushime:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top