Kurrë mos harro!

Kurre mos harro askend qe ka qene udhetar ne nje interval te jetes tende.I mire apo i keq,te ka dhuruar emocione qe te kane bere te jesh ndjere i gjalle.
Cdo kush te jep kujtime.Disa te japin dhe mesime te vlefshme.
 
We Will Never Forget

Çerekshekulli, Reçak 1999

Nga frika
Aty u ndal dhe koha
Hordhitë
Kishin kohën e vet

Një copë tru
Qatje, n'shkallë
Copa njerëzish, vërdallë
Trupi pa kokë e koka pa sy
Aty përbri

N'dritën e t'bukurës hanë
një fmi pranë të vdekurës, nanë
piskaste n'lemeri:
"Nanë më merr n'gji!"

E t'gjallët?!
T'gjallëve, kapaku i kresë ju vlonte
Çfarë po shihte sy i njeriut
Menja, e shnosh, se duronte

©️doravet
 
Rrno per me tregue 🙂

7 NGA NE

K'tu e nje cerek shekulli me pare, ne nje nate mes janari te ftofte, te erret dhe plot bore e fortune, pas nje kalvari vuajtjesh disaditor per te gjetur nje vend me te sigurt, 7 nga NE (3 te plagosur, njeri i palevizshem, dhe 4 tjere, njeri stomatolog qe kujdesej per plaget tona) pame nje drite qiriu ne katin e dyte te nje shtepie.

U gezuam pa mase. U afruam dhe me kujdes trokitem duke kerkuar strehim per pak caste sa te na ngroheshin trupat tane te ngrire. Ne dritare doli njefar "burri" dhe nuk na pranoi brenda perkunder se ishte fill vetem ne shtepi.

Ne ate erresire, pis, te zhgenjyer dhe lodhur vazhduam rrugen. Hasem ne nje pale dyer oborri. Trokitem me kujdes. Doli nje plake, na hapi zemren, na futi ne ode burrash, e ndezi zjarrin e na ofroi buke ....... 🤗

Falemnderit NANA LOKE 🤗
 
Kurrë mos harro!
Kujto gjithmonë se historia jote është e ndërtuar me ngjarje dhe njerëz që kanë lënë gjurmë në zemrën tënde. Në çdo hap të jetës, vazhdo të shkruash kapituj të rinj me të njëjtën forcë dhe përkushtim.
 
Miqte e ngushte jane vertete thesaret e jetes. Ndonjehere ata na njohin me mire se na veten tone.
Ja vlene tu thuash: Kam me kane si jehona e zanit qe vezhdon gjithmon me u kthy tek ti.
 
Dashurine per jeten dhe diellin kur ndricon.
 
Mos ma prek lirinë
se kryet s'ma ul dot
pos ke me m'ba
mej mbathë çizmet e vjetra
ferrin kambë me kalu
mej thirrë djemt e vaktit
me kallxu legjenda t'patregueme
tu çel istikame, varre
me bajonetë t'pushkës
n'lisa poezi tu shkru
për dashni, për LIRI
 
Kurrë mos harro:
1. Beso në veten tënde, sepse ti je fuqia jote më e madhe.
2. Respekto të tjerët dhe shpërbleji me mirësjellje.
3. Edukimi nuk ka kufij,sa të rrosh mësoj të gjitha të panjohurat .
4. Përqendrohu në çfarë ke, jo në atë që nuk ke.
5. Gjithmonë ruaje balancën midis punës dhe kohës për veten.
6. Bëj një gjë të vogël çdo ditë që të bëjë të lumtur.
7. Ndihmo të tjerët pa pritur kundërshtime apo kthime.
8. Shfrytëzo çdo mundësi për të udhëhequr tjet me shembullin tënd.
9. Mos u frikso nga pengesat, por mëso nga to.
10. Kultivo një shpirt të mirë dhe një mendje pozitive.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top