Kuriozitete !

Titulli: Kuriozitete !

Truri i njeriut mban afërsisht 1 miliard neurone, çdo neuron formon të paktën 1000 lidhje me neurone të tjerë që do të thotë se formohen më shumë se një trilion lidhje. Një neuron mund të mbajë me qindra kujtime njëkohësisht gjë që e rrit shumë kapacitetin e trurit, pra truri mund të mbajë afërsisht 2.5 Petabyte (afërsisht 2.6 milion Gigabyte.)
Nëse truri ynë do ishte mbushur plot atëherë kujtimet tona do të krijonin nje video 300 vitë të gjatë.
 
Titulli: Kuriozitete !

Ish-Presidenti i SHBA Teodor Ruzvelt, njihet si nje njerezit me inteligjente ne drejtimin e vendit te tij. Zedhenesi i tij deklaroi ne nje interviste se Ruzvelti lexonte nga nje liber ne dite dhe shpesh mbledhjet e senatit shtyheshin pasi ai nuk deshironte qe ashkush ta shqetesonte ne kohen qe ai lexonte!
''Deshironi te udhehiqni, LEXONI!"
11539740_1161629333863500_8349574105517313384_n.jpg

Pamje satelitore gjate nates e Gadishullit Korean ku shihet qarte dallimi ekonomik mes Korese se Veriut dhe asaj te Jugut!
10957469_1161628680530232_3791540763883436094_n.jpg

ZBULOHEN TE BRENDSHMET SEKSI TE SHEKULLIT TE XIX!

Duket se vemendja ndaj te brendshmeve seksi, ka ekzistuar dhe vite me pare. Keto jane nje pale te brendshme te shekullit te XIX, te realizuara me lekure kafshesh. Kjo ishte nje menyre jo vetem per te mbajtur ngrohte, por edhe per tu dukur sensuale!
11659451_1161628403863593_5761135151247241568_n.jpg

Ky është nga të paktat vende në botë, ku pushuesit mund të flenë me peshqit.
Mijëra krijesa të detit shfaqen përpara jush, nëse zgjidhni një nga këto dhoma hoteli nën ujë, në Atlantis, resortin me pesë yje në Dubai. Hoteli me 1500 dhoma ndodhet në ishullin artificual Pal Jumeirah në brigjet e Dubait.
11659338_1161000637259703_457233587032228358_n.jpg

Qyteti i "New Amsterdam" iu dha Dukës së York-ut në 1664 si një dhuratë ditëlindje nga babai i tij, pasi ai mbushte 18 vjeç. Ai e quajti qytetin "New York." Kjo po që është dhuratë!
11666145_1161000193926414_1742400424948158838_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Njihuni me Don Ritchie! Ai jetonte ne nje vend malor ne Australi dhe shtepia e tij ishte prane pikes me te larte shkembore te zones. Aty jo rralle ai ndeshej me persona te deshperuar nga jeta, te cilet kishin vendosur te hidheshin nga shkembi per t'u vetvrare. Ritchie nuk ishte pasur, por ai i lutej atyre te benin nje vizite tek shtepia e tij, ku ma pas i ofronte nje caj te ngrohte dhe arrinte t'ju kthente mendjen!
AI ESHTE NJE HERO, PASI KA SHPETUAR RRETH 160 JETE NJEREZISH!
11053087_1160999487259818_1516856930360130767_n.jpg

Kompjuterat Dell, qe sot perbejne nje emer te fuqishem ne fushen e teknologjise, janë krijuar nga një 19 vjeçar i cili kishte vetëm 1.000 $ në gjëndje!
11703200_1160998633926570_7866833871122315682_n.jpg

Guret e cmuar te Tanzanise jane rreth 10 here me te rralle se diamantet!
I tille ishte dhe guri ne forme zemre te cilen e mbante nje prej zonjave me te pasura te botes ne vitet 1900, i cili perfundoi ne fund te oqeanit. Vetem ajo bizhu, kushtonte me shume se vete Titaniku!
11215114_1160997753926658_6344630741469971698_n.jpg

Prezantuesja e famshme amerikane Oprah Winfrey u rrit mes varferise. Ajo u perdhenua ne moshen 9 dhe 13 vjecare, u largua nga shtepia, dhe lindi nje femije ne moshen 14 vjecare, i cili nuk arriti te mbijetonte. Megjithate, ajo sot renditet ne listen e njerezve me te pasur te botes!
11665650_1160995343926899_1498305340481677707_n.jpg

Parlamenti i ri gjerman qe po ndertohet ne Berlin, ka nje mbulese xhami mbi te, ku njerezit do te mund te ecin. Kjo behet per t'i kujtuar politikaneve se duhet te jene transparente dhe se populli eshte gjithnje mbi ta!
11029486_1160976070595493_8091601500598931932_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

NASA ofron pune: 18 mije dollare per 70 dite, por duhet te qendroni vetem ne shtrat!
NASA është aktualisht në kërkim për vullnetarë për të marrë pjesë në studimin e tyre, qe lidhet me ndalesen e levizjes se trupit. Nuk do mundeni te qëndroni në internet, e as të flisni në telefon...
11666263_1160962187263548_8320145860201935511_n.jpg

Nje grua ne Florida, i liroi rradhen nje zonje te moshuar te verber ne Publix, ku te dyja po prisnin per te blere nje bilete "Powerball". Gruaja e moshuar fitoi lotari prej $590,000,000!
11000406_1160952587264508_7854054250626241127_n.jpg

Antilopat kane shikim 10x, cka do te thote qe gjate nates ato mund te shohin unazat e Saturnit!
11707541_1160947467265020_8491108559190167782_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ekzistonin dy doreza ne deren e jashtme gjate perandorise Osmane dhe kur binte doreza madhe, kuptohej qe trokitesi eshte burre dhe ai qe e hapte porten, ishte njeri nga burrat e shtepise. Kur i bihej me dorezen e vogel, kuptohej qe trokitesi eshte grua dhe deren e hapte nje nga grate e shtepise!
11692750_1165756046784162_5137875678404724843_n.jpg

Doktori i kirurgjive plastike David Matlock, njohu rastesisht nje grua e cila shkoi per t'u konsultuar rreth nderhyrjeve plastike. Gjate bisedes ai u dashurua aq shume me te, sa arriti ta bente femren perfekte, e pasi operacionet perfunduan me sukses, ai e propozoi ate per martese!
11143433_1165755443450889_8245460902689760441_n.jpg

Ne vitin 2001 nje person vdiq si pasoje e plageve te shkaktuara nga te shtenat e nje personi ne vitin 1966! Vdekja e tij u gjykua si vrasje, pavaresisht se vrasesi kishte 35 vite qe kishte vdekur!

Kur Steve Jobs, akuzoi Bill Gates publikisht per vjedhjen e ideve, Gates u pergjigj: ''Kur kemi qene ne kolegj, e mban mend qe me vodhe nje ese te cilen kisha rreth 2 muaj qe e pergatitja, kjo eshte minimalja qe mund t'e beja!''
10985037_1165739386785828_1724227411843036590_n.jpg

Rusët e pasur punësojnë autoambulanca të rreme për të mposhtur trafikun e qytetit. Këto ambulanca nuk kanë pajisje mjekësore, por kolltuqe dhe ekrane të sheshtë!
11707653_1165730880120012_2527623680749146754_n.jpg

Keshtu duket gjuha e njerezve e zmadhuar me mikroskop!
11707584_1165203363506097_110505416627310888_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Kjo eshte nje nga biletat e klasit te pare ne Titanic!
I zoti qe do bente udhetimin, vetem nje nate perpara pa nje enderr, e cila parashikoi mbytjen e anijes me te madhe ne bote, prandaj ai bashke me te bijen e anulloj udhetimin!
Ai ishte nje nga doktoret me te mire te kohes!
11062088_1165752820117818_2858816745667888208_n.jpg

KOSTUM ANTIPLUMB PER TE PASURIT!
Kompania 'Garrison Bespoke' nxjerr në treg kostumin antiplumb nuk depërtohet nga plumbat është dhe tepër elegant. Kostumi i projektuar veçanërisht për politikanë dhe menaxherë përbëhet nga shtresa të nano karbonit, të cilat sigurojnë mbrojtjen nga plumbat.
Firma prodhuese ka bashkëpunuar me një firmë amerikane që prodhon jelekë antiplumë për ushtrinë e SHBA. Kostumi kushton 17 mijë euro.
11702768_1165202316839535_443663008853313964_n.jpg

Nga 25 milionë njerëz në Korenë e Veriut, vetëm 800 prej tyre përdorin internetin!
1610956_1165200020173098_4796816607968132831_n.jpg

Kur mori vesh se i biri kishte tentuar te vetvritej me pistolete, pergjigjia e Stalinit ishte: "As te gjuaj drejt nuk eshte i afte"..!

Mali Olympus Mons, gjendet ne planetin Mars, dhe eshte plot tre here me i madh se mali Everest!
11027471_1164853833541050_1405064672017626276_n.jpg

Per te treguar qe eshte i lumtur, tigri mbyll syte, pasi sipas shkencetareve ata e fiksojne kete situate dhe e ruajne ne memorien e tyre!
11666052_1164853190207781_8613860557764169927_n.jpg

AJO I DHURON NJE VESHKE, AI I PROPOZON PER MARTESE!

Një histori prekëse që vjen nga SHBA; Chelsea Clair një vajzë nga Indiana ishte vetën 19 vjeçe tre vjet më parë ku u njoh me Kyle Froelich, në atë kohë 22-vjeçar dhe mes të dyve lindi menjëherë një ndjenjë e fortë. Por po atë ditë Chelsea zbuloi se Kyle ishte diagnostikuar nga një sëmundje e rëndë në veshkë që kur ishte vetëm 12 vjeç dhe pa asnjë hezitim vendosi t’i dhuronte një veshkë një njeriu të cilin sapo e kishte njohur.
Gjithçka shkoi mirë, pasi veshka e saj fatmirësisht përputhej me atë të djalit dhe tre vjet pas transplantit çifti u martuan pikërisht në vendin ku ishin njohur për herë të parë.
 
Titulli: Kuriozitete !

26 DOBITE NGA NGRENIA E MJALTIT!

1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken.
2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
14. Mjalti largon ngërçin e nervave.
15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar
17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.
19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.
21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë do të vërehet përmirësimi.
22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.
Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. ”
24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
25. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.
 
Titulli: Kuriozitete !

Rregjisori i filmit horror ''Cannibal Holocaust'', u detyrua te deshmonte para trupit gjykues se aktoret ishin ende gjalle pas realizimit te filmit, pasi sipas gjyqtareve filmi permban skena te cilat nuk mund te realizoheshin nga aktoret pa u demtuar!
11057803_1164835690209531_5480876890557937276_n.jpg

Nje Murg Kinez i cili eshte lutur ne te njejtin vend brenda nje dhome, rreth 100 here cdo dite, per plot 20 vite, ka lene gjurmet e kembes ne dyshemene e dhomes se tij!
11666179_1164836746876092_6979976537157097088_n.jpg

Kur iPod-i i pare ju prezantua Steve Jobs-it nga inxhinieret e kompanise, ai e futi ata ne nje akuarium me peshq ne zyren e tij. Kur e nxori nga uji vuri re se disa buleza dilnin perreth butonit kryesor dhe ekranit. Me pas shtoi: ''Perderisa formohen buleza uji perreth butonave dhe ne brendesi te ekranit, atehere kjo tregon qe ka ajer, dhe nese ka ajer tregon se ka serish hapesire brenda iPod-it.. Bejeni me te vogel!''

Ora e mesimit te notit ne vitin 1920. Femijet ne pamundesi per te shkuar ne det, mesojne notin ne oborrin e shkolles.
11143338_1164831063543327_7101725777479423385_n.jpg

Ekziston nje piceri ne Alaska, e cila ben te mundur shperndarjen e picave ne destinacion nepermjet nje aeroplani, pa kerkuar asnje pagese shtese!
11209528_1164830186876748_2863846517023399636_n.jpg

Policia ne disa vende te Kanadase mban me vete disa "gjoba" pozitive, te cilat ia jep drejtueseve te makinave, qe respektojne te gjitha rregullat e qarkullimit rrugor!

Mars 2015 - Nga frika e luftes dhe e armeve ne Siri, ky fëmijë i eshte ''dorëzuar" edhe aparatit fotografik!
11108751_1164824596877307_4201716812930663962_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

A e dinit se Isa Boletinit i mungonte gishti i mesit i dores?!
Por, cila është historia e gishtit të prerë? Sipas të dhënave Isa Boletinit i mungonte gishti i mesëm i dorës së majtë, të cilin e kishte prerë me sëpatë në moshën 2-3 vjeçe, duke luajtur në oborrin e Kullës në Boletin, këtë informacion e ka dhënë mbesa e tij.
11705289_1164831403543293_3055378529846703643_n.jpg

Thomas Edison beri mijera eksperimente per te krijuar nje llampe per ndricim, por asnjera nuk bente drite. Nje bashkepuntor i tij afrohet nje dite dhe i thote:
Thomas, 2 mije llampa provuam, nuk punojne, po humbim vetem kohe. Duhet ta leme kete pune e te fillojme te merremi me dicka qe ja vlen vertet!
Edisoni, pasi deshtoi ne ndezjen e nje tjeter llampe, shtoi: Sapo mesuam se ne dymije e nje tentativa nuk arritem ta ndiznim llampen, me beso, jemi me afer se kurre!

Margot, motra e Anna Frank kishte shkruar gjithashtu nje ditar, i cili sipas familjareve ishte akoma me i mrekullueshem se ditari i Annes, por ai u dogj kur ushtria gjermane arriti te hynte ne familjen Frank. Fatmiresisht u shpetua ditari i Annes, i cili me pas u botua dhe u be nje nga librat me te njohur ne te gjitha koherat!
11230106_1164215956938171_252221230928075146_n.jpg

ABRAHAM LINKOLN, PER T'U MARRE SHEMBULL!
Në moshën 22 vjec dështon në biznes.
23 vjec kandidon për zgjedhjet legjislative dhe humbet.
Në moshën 24 vjec falimenton sërish.
Në moshën 26 vjec i vdes e dashura dhe dhimbja e plogështon
Në moshën 27 vjec vuan një depresion nervor.
Rehabiliton shëndetin dhe kandidon në moshën 34 vjecare për Kongresin amerikan dhe humbet sërish.
Në moshën 39 vjec kandidon për në Kongres dhe sërish humbet.
Në moshën 46 vjec kandidon për në Senat. Pa sukses.
Nuk heq dorë as këtë radhë dhe kandidon për Zv/president në moshën 47 vjec.
Në moshën 49 vjec rihyn në zgjedhje për në Senat, por fitorja ju buzëqesh të tjerëve.
Në moshën 51 vjecare kandidon për presidencën e SHBA dhe zgjidhet PRESIDENT.
Nëse kërkon të bësh në jetë dicka me vlerë, në përgjithësi nuk ia arrin me përpjekjen e parë. Mëso prej dështimit dhe provoje përsëri.
ثshtë shumë e rëndësishme ta konsiderosh dështimin si një përvojë pozitive. Ai merr një vlerë vërtetë negative vetëm në momentin kur ju bën të ndalni. Vazhdo të këmbëngulësh. Me siguri do të arrish aty ku dëshiron!
11541915_1164214586938308_5076205504358293147_n.jpg

Syri i gjelber" i Yellowstone!
Kjo pishine natyrale ne parkun Yellowstone, me kalimin e kohes ka nderruar ngjyre. Nga e kalter eshte bere jeshile, e gjitha per shkak te monedhave qe turistet hedhin ne to, si shenje fati!
11707503_1164210776938689_9013086067484304868_n.jpg

Edhe pse Stegosaurus (një lloj dinozauri) ishte me gjatësi mbi nëntë metra, truri i tij kishte madhësinë e një arre!
11698434_1163785080314592_9069850679442226461_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Steve Jobs ishte nje femije shume problematik. Kur ishte ne klase te trete, Jobs se bashku me shoket e klases vendosen nje lende shperthyese poshte karriges se mesueses. Gjate ketij viti, ai mori 2 here paralajmerim per tu perjashtuar nga shkolla. Kur drejtori ja tregoi kete te atit, ai u pergjigj: "Shiko, nuk ka faj ai. Nese nuk dini t'i ngjallni kureshtjen, e keni vete fajin!"
11701094_1166456830047417_5446805997407174512_n.jpg

"McKamey Manor" ne Kaliforni eshte shtepia me e frikshme e fantazmave (hounted house) ne mbare boten! Ata qe e vizitojne duhet te kryejne nje trajnim kompleks fizik dhe mendor disa dite perpara. Asnjeri nuk ka arritur ta vizitoje ate te gjithen deri me sot, ndonese ka nje liste prej 24000 njerezish qe presin per ta vizituar!
11222357_1166436176716149_4675130907601156761_n.jpg

Teksa nje gazetar e pyeti miliarderin Bill Gates per pasurine e tij ne nje interviste, Gates e anashkaloi pyetjen duke iu pergjigjur nje tjeter gazetari. Dy minuta me vone gazetari i ben serish pyetjen rreth pasurise se tij. Bill Gates i pergjigjet: ''Deshiron te dish pasurine qe kisha kur bere pyetjen e pare, apo kur bere pyetjen e dyte?''

Ishin 4 cifte te cilet kurorezuan dashurine e tyre ne martese, naten e fundit te perpara se Titaniku te mbytej. Askush nuk shpetoi nga ata, duke lene pergjithmone dashurine e tyre ne thellesite e oqeanit Atlantik!
11060263_1166016223424811_8062330458999106483_n.jpg

Ushtari u tmerrua,kur pa se shoku i ngushte ra ne fushebeteje. Edhe pse te shtenat nuk pushonin, ai i kerkoi komandantit te shkonte ta merrte shokun."S'besoj se do te vleje. Shoku yt mund te kete vdekur dhe ti mund te humbasesh jeten" -i tha komandanti. Megjithate,ushtari u largua. Si per mrekulli, ai arriti tek shoku,e vuri ne shpine dhe e solli ne llogore. Teksa po i afroheshin fundit te llogores,pas nje kontrolli,komandanti i tha :"Te thashe se nuk do t'ia vlente. Shoku yt ka vdekur dhe ti je plagosur rende"."Ia vlejti,zoteri !"-u pergjigj ushtari."C'doni te thoni me kete?"-pyeti komandanti. "Ia vlejti sepse kur mberrita tek ai,e gjeta ende gjalle dhe s'e keni idene si u ndjeva kur me tha :"E dija,e dija qe do vije te me merrje..."
11666124_1166015810091519_3558447770954789671_n.jpg

Adam Shulman, burri i aktores Anne Hathaway, ka nje ngjashmeri te habitshme me William Shakespeare, i cili kishte një grua me emrin Anne Hathaway!
11667363_1166013006758466_945014695192227655_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Shumica e qytetareve te Lihtenshteinit nuk e mbyllin deren e shtepise me celes, per shkak se krimi ne kete shtet eshte ne nivelet me te ulta te mundshme. Vrasja e fundit qe ka ndodhur ne kete shtet eshte ne vitin 1997!
11018608_1165775923448841_678469319040407535_n.jpg

Detyrimi per tu qethur shkurt ne ushtri, daton qe ne kohen e Aleksandrit te Madh, pasi ai mendonte se duke qene me floke te shkurtra dhe pa mjeker, kundeshtaret nuk do mundeshin dot t'i terhiqnin ne toke!
11063675_1165774320115668_1256569463262828718_n.jpg

Alkatrazi ishte dikur i vetmi burg federal ne SHBA i cili i siguronte te burgosurve dushe te ngrohta per tu lare. Stafi i burgut arsyetoi se te burgosurit qe ishin mesuar me uje te ngrohte te rehatshem, nuk do te ishin ne gjendje te perballonin ujin e ftohte te Gjirit te San Franciscos gjate nje tentative per arratisje!
11709732_1165762246783542_3739129942581982610_n.jpg

Bill Gates ka nje person i cili paguhet per te qene si ai, nëse në një eveniment Bill Gates nuk ka mundesi per te shkuar, ky person shkonte atje për ta zëvëndësuar!
11698564_1165761876783579_8281898824269376944_n.jpg

Syte kafe ne fakt jane blu! Sipas okulisteve mjafton nje operacion dhe ju mund t'i ktheheni syte ne blu, e cila ndodhet nen ngjyren kafe te syve tuaj!
11224221_1165761200116980_140521507268254167_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Në Samoa, është krim dhe dënohesh me burg, nëse harron ditëlindjen e gruas tënde!
11202129_1165757963450637_2707021680236195785_n.jpg

Kur Brad Pitt i kërkoi te martoheshin vite me parë, Jennifer Aniston nuk e kishte menduar se ai do të gjente një mënyrë kaq origjinale. Brad e kishte vendosur unazën e fejesës brenda pjatës me patate të skuqura që është ushqimi i preferuar i saj!
11705198_1165760216783745_5429075517282827443_n.jpg

Para se te mbushte 19-vjec, Frank Abagnale arriti te fitonte miliona dollare me falsifikimet e ceqeve te bankave, duke u bere nje nga milioneret me te rinj ne bote. Sigurisht endrra e tij u shua pas disa viteve, kur ai u arrestua me ne fund, dhe pas daljes se tij nga burgu, vete keto banka qe ai iu kishte marre miliona dollare, e punesuan si ekspert te falsifikimeve, per te kapur ceqe falso qe vinin drejt bankes se tyre!
11053495_1165758596783907_8220715404671713575_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Kjo eshte historia e vecante e nje vajze, te cilen duhet ta lexoni patjeter!

"Gjyshi im me kishte premtuar se do te ishte gjalle deri ne diten e marteses time. (Une isha mbesa me e vogel). Kur dasma ime po afronte, ai u semur keq dhe ne e dinim qe ishin ditet e tij te fundit. I shtrire ne shtrat, ai filloi te numeronte ditet qe duheshin per te mberritur dasma ime, duke shpresuar se do te ishte gjalle. Ne diten e marteses, ai sigurisht nuk mund te vinte sepse nuk ngrihej dot nga shtrati, por sapo dasma mbaroi, une kalova tek shtepia e gjyshit e veshur me fustanin e nuserise per ta pershendetur. Ai hapi syte, buzeqeshi, dhe me tha "Te dua, mbesa ime e vogel". Kjo eshte fotografia e atij momenti. Ishte hera e fundit qe ai i hapi syte dhe foli, sepse vdiq pak dite me vone. Por, megjithate, ai e mbajti premtimin e tij: ndejti gjalle deri ne diten kur une do martohesha!"
Shiko fotografinë 23875

"Star of Africa" (Ylli i Afrikes), diamanti me i madh i gjetur ndonjehere, 3106 karat.
Shiko fotografinë 23876

Njerezit qe vuajne nga sindroma "Dysania", kur kane pushim ju del gjumi heret, ndersa kur duhet te cohen heret ju flihet akoma.

Jo vetem ne filma, por edhe ne realitet Paul Walker shpetoi jeten e nje femre te ciles i kishte plasur apandesiti. Familjaret e saj lajmeruan taksi por Paul iu premtoi familjareve se do ta conte me shpejte se taksia ne spital dhe fale zotit vajza shpetoi.
Shiko fotografinë 23877

Dashuria ne fakt nuk ka asnje lidhje me zemren tuaj, eshte nje reaksion kimik qe ndodh vetem brenda trurit tuaj!

FOTO E JAVES, realizuar nga nje djale shqiptar ne Shkup, ne momentin e duhur!
Shiko fotografinë 23878

Gjate vizites se kancelares Gjermane, Angela Merkel, ne muzeun e shkencave dhe teknologjise ne Japoni, ajo mori nje pershendetje te vecante nga roboti Asimo : ''Miredita kancelare'', filloi dhe te bente disa xhonglime me top ne shenje pershendetje per te.
E habitur nga performanca e rrobotit, Merkel iu afrua duke i drejtuar doren, por roboti Asimo ka refuzuar ti jape doren!
Shiko fotografinë 23879
 
Titulli: Kuriozitete !

Fjalia e fundit para se të vdiste, e një djali të vogël sirian 3-vjecar ishte: "Do t'i tregoj Zotit për gjithcka!
11140754_1166711790021921_3478919215649591539_n.jpg

Studimet tregojne se 80% e aksidenteve ajrore, ndodhin ne 3 minutat e para, apo 8 minutat e fundit të fluturimit!

Sipas nje studim nga nje profesor i Universitetit te Montereal, ngrenia e thonjve ne fakt eshte shenje e nje personi perfeksionist!

Pasi djali i tij u shtrua ne spital nga nje sulm i nje gjarperi, babai Nicola Romeo, vendosi te mberrinte sa me shpejt ne spital duke i hypur nje furgoni, por shpejtesia e tij ishte shume e vogel, duke bere qe ai te arrinte ne spital vetem pasi djali i tij kishte nderruar jete. Pas kesaj, ai u betua te ndertonte nje makine te shpejte, qe askush mos te perjetonte me nje gje te tille...e keshtu lindi simboli i gjarperit, Alfa Romeo!
10984621_1166481686711598_6534850820060978387_n.jpg

Ekzistojne 7 ekuacione matematikore te pazgjidhura akoma, dhe secila nga keto vlen 1 milione $, nese e zgjidh. Vetem nje eshte zgjidhur!

Konsumimi i qershive, ben te mundur qe qelizat e kancerit, te vete-shkaterrohen!

Skena e trenit ne filmin Skyfall, u xhirua vertete siper nje treni ne levizje, dhe aktori kryesor Daniel Craig, nuk perdori nje aktor zevendesues, qe perdoren zakonisht ne raste rreziku!
11223484_1166480123378421_5452970452221124412_n.jpg

Ne kohen qe Albert Einstein u largua ne Amerike, nga Gjermania Hitleri vuri nje cmim prej 5000$ per koken e tij. Pasi e mori vesh kete gje, Einstein u shpreh se ai nuk vlente aq shume!

Kur Richard Feynman u shpall burri me i zgjuar ne bote nga gazeta "Omni", mamaja e tij tha: "Nese ky eshte burri me i zgjuar i botes, Zoti boten e ndihmofte!"
11692624_1166551826704584_8280513840495812200_n.jpg

Ne vitin 1672, nje turme qytetaresh holandeze te acaruar nga gjendja ne te cilen ndodhej vendi, vrane dhe e hengren kryeministrin e tyre Johan de Witt.
11018920_1166464206713346_1284501428176259507_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Milingonat janë të afta t'i mbijetojnë përmbytjeve duke u kapur së bashku në formë drejtkëndëshi, duke marrë pamjen e një anije të madhe. Kjo anije mund të notoj në ujë, duke i lejuar ata të mbijetojnë për javë të tëra!
11700805_1166532316706535_5344921503195022543_n.jpg

Motrat binjake lindin fëmijët në të njëjtën ditë!
Katie Bowden dhe Amy Meredith-Davies, dy motra binjake, kanë bërë gjithçka bashkë gjatë gjithë jetës së tyre, por motrat asnjëherë nuk e kanë menduar se të dyja se dhe fëmijët do t’i lindnin në të njëjtën ditë!
1395200_1166461293380304_3713306373147350233_n.jpg

E vërteta është se luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse ai është pas hekurave, qeni do të jetë gjithmonë qen edhe nëse ai ulet në një fron.

Ne vitet 1920, motoret e policise kishin te instaluar me vete edhe nje mini-burg, ku trasportoheshin te denuarit, ose arrestoheshin ne flagrance!
11705362_1167075416652225_3977492880434836642_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

10 tregimet më të çuditshme për çamçakëzin


Përderisa përtypja e çamçakëzit për disa është shtendosje, për të tjerë ajo ëshë një zakon i pështirë. Mirëpo nuk mund të mohohet se për shumë prej nesh, çamçakëzi është pjesë e pandashme e përditshmërisë.
اamçakëzi nuk është diçka e re. Një ekzemplarë 5000 vjeçarë, me ngjashmëri të madhe me elementet me veti ngjitëse të kohëve të sotme (lëvore bitumi në formë thupre për të qenë të saktë) është zbuluar kohët e fundit nga një student britanik i arkeologjisë, gjatë gërmimeve arkeologjike që kishte bërë në Finlandë.

Besohet se “goma” ishte përdorur për dy qëllime: për të shëruar infeksionet e gojës dhe për t’i ngjitur në një tërësi pjesët e enëve të thyera.

Lexoni në vazhdim 10 tregimet më të çuditshme për çamçakëzin, të cilat mund të ju bëjnë ta kruani kokën.

1. Ligjet që ndalojnë përtypjen e çamçakëzit

camcakezi111.jpg

Në Singapor çamçakëzi është i ndaluar me ligj. Andaj, nëse ndonjëherë gjindeni në Singapor mos përtypni çamçakëz dhe kurrsesi mos e hidhni atë në rrugë, sepse për këtë mund të gjobiteni së paku me 500 dollarë.

Deri në vitin 2004, rreth 12 vjet pasi kishte hyrë në fuqi, ligji ishte shumë i rreptë, mirëpo nga ky vit ai ishte “zbutur” pak, falë punës së kompanisë së Wm. Wrigley Jr. dhe lobistit e kongresmenit të Washington DC, Phil Crane.

Aktualisht çamçakëzi mund të blihet me reçetë të mjekut, por sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë SHBA-Singapor, duhet të dëshmohen dobitë e tij shëndetësore.

Në këtë kontekst kjo kompani thekson gjithmonë se çamçakëzat e saj pa sheqer përmbajnë kalcium, i cili forcon smaltin e dhëmbëve.

Ligje të pakuptima për çamçakëza hasen edhe në disa pjesë të SHBA-ve. Kështu në Cleveland të Ohios është e paligjshme të hidhet apo lihet çamçakëzi në vend publik.

2. Video loja që kërkon të përtypni çamçakëz për ta luajtur

camcakezi222.jpg

Në botë ekzistojnë shumë lloje të çuditshme të video lojrave, mirëpo kjo video lojë që kërkon nga ju të përtypni çamçakëz për të kontrolluar karakterin tuaj, mund të jetë ndoshta më e çuditshmja.

Në vitin 2013, një kompani e video lojrave prezantoi para publikut lojën Gumulon, në të cilën personazhi me emrin Ace, bart në kokë një helmetë të ragbit, me ngjyrë të gjelbër metalike. Për ta kontrolluar Acen, duhet t’i ngulni sytë në iPhonin (smartphone) tuaj dhe ta përtypni çamçakëzin në mënyra të ndryshme.

Sa më mirë që e përtypni çamçakëzin, aq më shumë Ace ka mundësi për të mbijetuar dhe shpëtuar që të mos gëlltitet nga perëndesha e keqe hakmarrëse, me dukje nga kohët parahistorike, në thellësitë e mëdha të shpellës.

3. Futbollisti që u arrestua për shkak të çamçakëzit

Dwayne Gratz
camcakezi333.jpg
Mjerisht, gjatë viteve ka pasur shumë lojtarë të LKF të cilët janë arrestuar për arsye të ndryshme. Mirëpo, arrestimi i mbrojtësit anësor startues të ekipit të Jacksonville Jaguars, Dwayne Gratz njihet si një nga arrestimet më të çuditshme.

Në nëntor të vitit 2014, Gratz është arrestuar në një dyqan në Miami Beach nën dyshimin se në gjendje të dehur është përpjekur t’i paguante artikujt e blerë me çamçakëza, në vend të parave.

Pas konfliktit verbal me punonjësin e dyqanit dhe refuzimit që të largohet, pasi i është tërhequr vërejtja fillimisht, ai është paraburgosur me akuzën për dehje dhe prishje të qetësisë publike.

4. Hajdutët e çamçakëzave



Në vitin 2012, në Angli ndodhi një seri e paçkitjeve të çamçakëzave. Pre tyre më e madhja ishte në një dyqan Asda në Grantham, ku vlera e çamçakëzave të vjedhur ishte rreth 1,000 Funte!

Autoritetet britanike kishin njoftuar se banda të plaçkitësve vidhnin çamçakëza për t’i shitur në Rumani, ku shitësit në rrugët e këtij vendi i përdornin çamçakëzat për t’ua kthyer si kusur klientëve të tyre.

5. Gjenerali meksikan i cili luftoi në Alamo e futi në trend çamçakëzin

Edhe pse më shumë mbahet mend si personi që udhëhoqi sulmin në Alamo, gjenerali meksikan Antonio de Lopez de Santa Anna ishte ai i cili ia prezantoi çamçakëzin shoqërisë së asaj kohe.

Gjenerali me këmbë protezë është zënë rob nga Sam Houston në vitin 1836. Për t’i qetësuar nervat derisa ishte në burg, Santa Anna përtypte një rrëshirë të quajtur “chicle” (Chicle është një rrëshirë nga pema Sapodilla që rritet e egër në xhunglat e Meksikës, Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore).

Në Nju Jork ku ishte internuar pasi i ishte kursyer jeta, ai kishte marrë me vete edhe chiclet. Aty ai takohet me shpikësin Thomas Adams i cili kishte provuar disa herë, megjithëse pa sukses, që t’i përdorë chiclet si zëvendësues gome.

Pas disa kohe, gjeneali meksikan ishte zhdukur nga Nju Jorku, duke ia lënë Adamsit një mal me fatura të papaguara.

Megjithë borgjet, Adamsi kishte vazhduar eksperimentimin, derisa një ditë kishte filluar që chiclen e përzier më ujë të nxehtë, të mbështjellë në topa të vegjël t’ia shiste një dyqani lokal të barnave.

Edhe pse pa shije (në atë kohë) shpikja e tij shumë shpejt u bë hit.

Andaj, Adams konsiderohet si babai i çamçakëzit dhe u bë një njeri shumë i pasur, ndërsa gjenerali Santa Anna thuhet se kurrë nuk fitoi asgjë nga shitja e çamçakëzave.

6. Njeriu që hyri në historinë e aviacionit me ndihmën e çamçakëzit

camcakezi666.jpg

Charles Lindbergh hyri në histori të aviacionit në vitin 1927, kur u bë personi i parë që pilotoi vetëm, pa ndalesë, aeroplanin e tij legjendar “Spirit Of St Louis”, në fluturim transatlantik nga Nju Jorku në Paris.

Kjo arritje pushtoi zemrat e botës dhe e bëri atë një superyll ndërkombëtar.

Mirëpo, udhëtimi nuk ishte edhe pa peripeti – përveçse pa gjumë, pothuajse gjatë gjithë fluturimit atë e përcolli një mot i ligë, e i trazuar, si pasojë e të cilit kishte humbur kontaktin me botën për 15 orë pas kalimit të Newfoundlandit.

Pak para nisjes, Lindbergh kishte vërejtur se busulla ishte montuar në një lartësi ku ai nuk mund ta ta lexonte. Në mungesë të kohës dhe ngjitësit për ta korrigjuar këtë gabim teknik ai e kishte përdorur çamçakëzin për montimin e një pasqyreje kompakte për gra, në pjesën e tastierës komanduese ku pamja ishte e mirë.

Falë çamçakëzit që e kishte kryer punën si duhet, Lindbergh kishte realizuar me sukses fluturimin 33 orë e gjysëm përtej Atlantikut duke e ndryshuar kështu rrjedhën e historisë përgjithmonë.

7. Studenti i cili vdiq nga shpërthimi i çamçakëzit

Në dhjetor të vitit 2009, studenti i kimisë, ukrainasi 25-vjeçar, Vladimir Likhonos kishte humbur jetën në shtëpinë e prindërve të tij, nga një shpërthimi i fuqishëm, të cilin të afërmit që e kishin dëgjuar e kishin përshkruar si “muzikë pop me zë të lartë”.

Prindërit, që me nxitim kishin shkuar në dhomën e tij, e kishin gjetur atë të pajetë dhe me fytyrë të dëmtuar rëndë.

Nga testet mjeko-ligjore të kryera në çamçakëzin e përtypur është zbuluar se vdekja është shkaktuar nga shpëthimi i çamçakëzit të cilin kishte qenë duke e përtypur, i cili madje ia kishte shkulur tërësisht nofullën e poshtme.

Po sipas këtyre testeve ishte zbuluar një substancë kimike e paidentifikuar në çamçakëz.

Hetuesit besojnë se studenti i cili e kishte zakon t’i pluhëroste çamçakëzat me acid citric pluhur para se t’i përtypte, mund ta ketë pluhërosur gabimisht atë me një substancë tjetër, që ndodhej shumë afër të synuarës, meqë të dy substancat dukeshin shumë të ngjashme, dhe se kjo e fundit kishte shkaktuar shpërthimin vdekjeprurës.

8. Aktori i cili i mbijetoi në çamçakëz dhe çaj

Nëse e keni parë filmin “Nightcrawler”, atëherë mesiguri e keni vërejtur se aktori Jake Gyllenhaal, i cili luan rolin e gazetarit të çmendur kishte humbur peshë. Pesha e humbur prej 13.6 kg thuhet të jetë rezultat i një “diete” shumë të rreptë, vetëm me çamçakëza dhe çaj.

Përtypja e çamçakëzit ishte përshkruar si një salcë “luksoze”, të cilën aktori e kishte përdorur për ta mashtruar mendjen e tij duke ia projektuar idenë se kishte marrë një shujtë, ndërsa çaji thuhet të ketë qenë me shumë pak kalori.

9. Njeriu i cili në ankand ofroi 14.000 dollarë për një copë çamçakëzi

Disa tifozë do të bënin gjithçka për të poseduar “një gjësend” të yllit të tyre të preferuar. Në një ankand në eBay, në vitin 2004, ishte ofruar në shitje një çamçakëz i përtypur nga ylli i pop muzikës, Britney Spears.

Megjithëse shumica e shtëpive të ankandeve kishin filluar me një çmim shumë më të ulët, oferta fituese kishte arritur në 14,000 dollarë.

eBay kishte paraqitur fotografitë e çamçakëzit, një kopje të faturës së blerjes së çamçakëzit, dhe siç e përshkruante shitësi “historinë personale të ardhjes deri tek çamçakëzi”. Mirëpo, çamçakëzi nuk ishte i shoqëruar me një çertifikatë të origjinalitetit.

Më vonë është raportuar se oferta fituese për çamçakëzin e Britneyit ishte e personit, i cili kishte ofertuar kundër vetvetes.

10. اamçakëzi i Pentagonit

camcakezi10-10.jpg

Kohët e fundit është raportuar se Pentagoni është duke punuar për prodhimin e një çamçakëzi të veçantë për ushtrinë. Ky çamçakëz, i emërtuar si “اamçakëzi luftarak”, është një çamçakëz i destinuar për ushtarë gjatë kohës kur ata janë në terren.

“اamçakëzi luftarak” i mbytë bakteret që bartin sëmundje dhe shmang problemet me mirëmbajtjen e shtrenjtë të dhëmbëve dhe për më tepër ka të gjithë vetitë e mira të çamçakëzit pa sheqer.

Me peptidet e tij kundër mikrobeve, ky çamçakëz mund t’ia kursejë ushtrisë 100 milionë dollarë shpenzime dentare për forcat e armatosura.

Mësohet se faza e parë e testimit në njerëz ka përfunduar dhe produkti duhet të testohet edhe për një vit, para se t’u shpërndahet trupave ushtarake.
 
Titulli: Kuriozitete !

10 ngjarje të çuditshme që kanë ndodhur gjatë historisë

1. Vdekja misterioze

Papa Pali VI vdiq në vitin 1978. Po në këtë vit u emëruan edhe tre Papë të tjerë. Pas vdekjes së Papa Pali VI, Albino Luciani u zgjodh si pasardhësi i tij dhe u emërua si Papa Gjon Pali i Parë. Ai lindi në Venecia në vitin 1912 dhe vdiq në vitin 1978. Luciani ka qenë Peshkopi i 263-të i Romës, Papa i Kishës Katolike dhe sovrani i pestë i Shtetit të Vatikanit që nga viti 1978. Papati i tij është më i shkurtri në historinë e Vatikanit. اuditërisht, pas zgjedhjes së tij, ai i tha shërbëtores së tij që ai nuk do të mbretëronte për kohë të gjatë. Tridhjetetre ditë më vonë, ai vdiq. Vatikani njoftoi se Papa 66-vjeçar ka vdekur për shkak të një infarkti në zemër. Shumë gazeta shkruajnë se Vatikani ka ndryshuar shpeshherë disa nga detajet e zbulimit të vdekjes për të shmangur momentin kur ai u zbulua nga Motra Vincenza, një murgeshë. Papës nuk iu bë autopsia e duhur dhe së bashku me deklaratat kontradiktore të bëra pas vdekjes së Papës, çoi në një numër të teorive konspirative në lidhje me vdekjen e tij. Shumë besojnë se Gjon Pali u vra nga komunistët apo nga “freemasons”- fytyrat e Errëta (besohet se ishte një i infiltruar i Kishës). Papa Gjon Pali i Parë kujtohet nga besimtarët katolikë si “Papa i Buzëqeshjes”. Për nder të tij është dedikuar edhe një muze në qytetin e tij të lindjes në Canale d’Agordo, Venecia.

2. Periudha e fantazmave

Periudha e fantazmave është një teori konspirative e përpunuar nga gjermani Heribert Illig (1947-1991). Ai sugjeroi se është folur shumë për ekzistencën e periudhave të ndryshme historike, veçanërisht në Europë gjatë periudhës së Mesjetës (rreth viteve 614 para erës sonë). Por sipas Illig, kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje, ai thotë se Karlo Magno ishte thjesht një “trillim” i sajuar nga Otto III (mbreti i saksonëve në vitin 983) dhe Gerbert d’Aurillac (ishte Papa i 139-të i Kishës Katolike, dhe një studios i shekullit të nëntë). Karlo Magno ishte mbreti i Frankëve dhe Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake.

3. Marrëveshja e “çuditshme”

Mkëaëa (1855-1898), ishte një lider i fisit Hehe në Afrikën Lindore, të cilët kundërshtuan kolonizimin gjerman. Më 28 tetor 1894, gjermanët udhëhequr nga koloneli Freiherr von Friedrich Schele, sulmuan kështjellën Mkëaëasë në Kalenga. Edhe pse ata morën fortesën, Mkëaëa arriti të shpëtoi. Më pas, Mkëaëa organizoi një luftë guerile kundër gjermanëve deri kur mbeti i vrarë në vitin 1898. Gjermanët i këputën kokën si trofe dhe e dërguan kafkën e tij në një muze. اuditërisht, vite më vonë, britanikët kërkuan kafkën në mënyrë që ata mund ta jepnin atë si një dhuratë për Tanganyikat (shtet në Afrikën Lindore) për t’i falënderuar ata për mbështetjen e tyre në Luftën e Parë Botërore. Sipas Traktatit të famshëm të Versajës: neni 246. Brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Traktatit, Gjermania do të dorëzojë Britanisë së Madhe kafkën e Sulltanit Mkëaëa. “Kafka u kthye më në fund në vitin 1954, dhe tani mund të shihet në Muzeun Memorial Mkëaëa në Kalenga, Tanzania.

4. Magjistarja e fundit

Magjia është një fenomen që ka lindur njëherësh me qytetërimet më të lashta, ndërsa sot është kthyer dhe në objekt studimi, antropologjia kulturore, etnologia dhe psikologjia. Jane Rebeça Yorke (1872-1944) ishte një sensitive angleze, e cila konsiderohet të jetë personi i fundit i dënuar nga “Akti i Magjisë” të vitit 1735. Në historinë e njerëzimit, gjatë gjysmë së dytë të viteve 1800, pati një rilindje të interesit ndaj magjisë. Personat që pretendonin se flisnin me shpirtrat e të vdekurve, ose parashikonin të ardhmen, ishin të dënuar si endacakë dhe si mashtrues. Ky akt u aplikua në të gjithë Britaninë e madhe, duke shfuqizuar “Scottish Act” të vitit 1563 dhe “English Act”, 1604. Në shtator të vitit 1944, Yorke u arrestua nga autoritet britanike dhe u akuzua se ajo mashtronte publikun duke i kallur frikë. Gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Londrës, Yorke u mor në pyetje që të parashikonte mbi të afërmit e policëve që kishin vdekur. Ajo i tha një oficeri se vëllai i tij oficer ishte djegur gjallë në një mision lufte në Londër. Gjithashtu ajo pretendonte se si udhërrëfyes spiritual kishte Zulu (grup etnik në Afrikën e Jugut), dhe shpeshherë thërritej nga shpirti i të ndjerës Mbretëresha Viktoria. Yorke u dënua më një gjobë prej 5 paundësh dhe u betua se nuk do të ushtronte aktivitetin e saj si sensitive.

5. Bukuria e çuditshme

Mbretëresha Mary e Skocisë bënte banjë me verë, ndërsa mbretëresha Isabella e Francës (shekulli i 12-të) me qumështin e gomarëve. Për mijëra vjet, shumë gra helmuan veten e tyre duke përdorur “ceruse”, e cila ishte një pluhur që ishte vdekjeprurëse. Fotoja lart është Mbretëresha Elizabeth e parë e Anglisë me fytyrën e saj të lyer me “ceruse” – produktit që ka shkaktuar në humbjen e saj të plotë të flokëve.

6. Legjenda e Akropolit

Lufta greko-turke e vitit 1897, e quajtur gjithashtu lufta 30-ditëshe, ishte një përballje ndërmjet Mbretërisë së Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku i saj qe statusi i provincës osmane të Kretës, shumica greke e së cilës prej kohësh dëshironte bashkimin me Greqinë. Sipas një legjende, në një betejë midis tyre në Athinë, turqit gjuajtën me breshëri plumbash, duke sugjeruar se do të shkatërronin Akropolin. Pasi përfundoi beteja, thuhet që grekët mblodhën plumbat duke ja dërguar turqve si shenjë që ata t’i përdornin kundër vetes së tyre. Kjo legjendë e habitshme ishte vetëm për të mbrojtur monumentin më të rëndësishëm në kulturën greke. Në qoftë se kjo legjendë është e vërtetë, atëherë duhet të falënderojmë ushtarët grekë që na kanë bërë të mundur për të vizituar Akropolin në ditët e sotme.

7. La Reverte – Toreadorja

Në vitin 1900, Maria Salome, kur ishte vetëm 20 vjeçe, bëri debutimin e saj si grua e parë toreadore. Për vite më radhë, ajo pati shumë sukses dhe u brohorit për fitoret e saj kundër demave në arenë. Si rrjedhojë e famës së saj, qeveria spanjolle nuk pranoi idenë që një grua të ishte një toreador dhe e konsideroj si të jashtëligjshme. Kështu, Maria Salome u shfaq në publik duke u deklaruar se ajo nuk ishte femër, por burrë. Gjithashtu, ajo ndryshoi emrin e saj nga Maria Salome në Augustin Rodigrique, por ky ndryshim solli dështimin e saj si toreador dhe populli spanjoll vazhdoi ta urrente për këtë veprim. Kjo solli edhe fundin e karrierës së saj si toreador.

8. Plani Huston

Plani Huston, është një raport prej 43 faqesh i planit operativ të sigurisë, përcaktuar nga Shtëpia e Bardhë me ndihmën e Tom Charles Huston, në vitin 1970. Ky plan u lançua në vitin 1973 për shkak të skandalit të ثategate-it. Nxitja e këtij plani erdhi nga Presidenti amerikan Richard Nixon që kërkonte më shumë masa për sa i përket shërbimit sekret të vendit dhe lëvizjes paqësore kundrejt luftës. Për këtë u caktua nga Shtëpia e Bardhë grupi “Interagency Committee on Intelligence” i udhëhequr nga Edgar Hoover. Më pas, mori emrin “Zyra Federative e Hetimit”. ثshtë një federatë hetuese për krimet dhe agjenci zbulimi e cila është arma parësore hetimore e Ministria e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane. Huston punoi në mënyrë intensive me ثilliam C. Sullivan, ku hartoj një listë me variante që sot njihet si dokumenti i Planit Huston. Ndër të tjera në këtë plan u përcaktuan që zyrtarët të zbulojnë krime të ndryshme, si vjedhje në shtëpi, përgjimit të paligjshëm elektronik dhe hapja e postës së “radikalëve” vendas. Në korrik të vitit 1970, Nixon ratifikoi propozimet dhe ato u paraqitën si një dokument për drejtorët e FBI-së, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjes (DIA) dhe Agjencia e Sigurimit Kombëtar. Por Hoover kundërshtoi disa pika të planit, dhe fitoi mbështetjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, John Mitchell, që Nixon të anulojë planin. Dhe pavarësisht vendimit përfundimtar nga Presidenti për revokimin e Planit Huston, disa nga dispozitat e saj janë zbatuar gjithsesi. Në vitin 1971, FBI rivendosi përdorimin e saj të mbuloi email-et dhe vazhdoi të paraqesë emrat në programin e postës së CIA-s. Plani Huston është hetuar edhe nga Komiteti i Senatit për Zbulimin të SHBA-as kryesuar nga senatori Frank Kisha, në vitin 1976, mbi aktivitetet e CIA-s dhe abuzimet e mbledhjes së inteligjencës vendase.

9. “Ditë e Errët”

Në orën 9 të mëngjesit të 19 majit 1780, qielli mbi Angli ishte i mbështjellë në errësirë. Një artikull i vitit 1881 në “Harper’s Magazine” thoshte se, “zogjtë shkuan të flinin, gjelat këndonin si në mesditë, ashtu dhe në mesnatë, dhe kafshët ishin tejet të frikësuara”. Errësira e panatyrshme besohet të jetë shkaktuar nga tymi që dilte nga zjarret në pyje, ka mundësi i çiftëzuar me një mjegull të dendur. Por në atë kohë disa i frikësoheshin më së keqes. “Njerëzit dilnin duke tundur duart dhe duke ulëritur ‘Dita e Gjykimit ka ardhur’, kujton një tamburxhi i Luftës Revolucionare. “Dita e Errët” përfundoi në mesnatë, kur yjet sërish u bënë të shikueshëm në qiellin e natës. Por preokupimet e zgjatura rreth një apokalipsi të pritshëm i nxitën disa njerëz që kërkonin një sekt të panjohur kristian – të quajtur Shakers – të cilët kohët e fundit qenë vendosur në afërsi të qytetit Albany të shtetit Nju Jork. Një pjesë e lëvizjes Quaker, ata predikonin beqarinë e plotë si rrugën e vërtetë te ringjallja. Shakers e kapën një mundësi kur e panë një të tillë dhe u nisën në një mision 26-mujor nëpër Angli, që u solli atyre qindra të konvertuar. Individi më i famshëm që doli nga “Dita e Errët” qe Abraham Davenport, një legjislator i shtetit Connecticut, i cili qe në mbledhje kur qielli u errësua. Anëtarët e legjislaturës, duke pasur frikë se mos ishte afruar apokalipsi, kërkuan shtyrje të mbledhjes. Davenport tregohet se është përgjigjur: “Dita e gjykimit o po afrohet, o nuk po afrohet. Në qoftë se jo, atëherë nuk ka asnjë shkak për shtyrje; në qoftë se po, atëherë unë zgjedh që të gjenden duke kryer detyrën. Gjithsesi, dëshiroj që mund të sillen qirinj”. John Greenlaf ثhittier, poeti nga Anglia, e përkujtoi Davenport në një poemë fillimisht të botuar në revistën “Atlantic Monthly” në vitin 1866.

10. Y2K Bug

Gjatë dekadave, programuesit e kompjuterëve kishin përdorur 2 në vend të 4 shifrave për të paraqitur vitet. Për pasojë, kompjuterët supozohej se do të kalonin në tilt më 1 janar të 2000, përderisa makinat e trasha nuk do të ishin të afta që të kuptonin vitin “00″. Kështu u lind i tmerrshmi “Y2K Bug”. Megjithatë, paniku rreth Y2K Bug nuk e arriti kurrë shkallën e ethes që shumë paralajmëronin. Miliarda dollarë u shpenzuan anembanë botës për të fiksuar Y2K Bug dhe vazhdon akoma sot debati i zjarrtë se sa shumë nga ai shpenzim qe i nevojshëm

b.tetovanews
 
Titulli: Kuriozitete !

Historite me koincidenca qe te lene pa mend

1. Koincidence historike

Thomas Jefferson dhe John Adams jane dy prej themeluesve te shtetit amerikan. Jefferson hartoi Deklaraten e Pavaresise e me pas ia tregoi ate Adams, i cili (bashke me Benjamin Franklin) ndihmoi ne redaktimin dhe perfundimin e saj. Kongresi Kontinental e miratoi dokumentin me 4 korrik 1776. Per çudi, edhe Jefferson edhe Adams vdiqen ne te njejten dite, 4 korrik 1826, 50 vite pas nenshkrimit te Deklarates se Pavaresise.

2. Zbulimi i hotelit

Ne vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte ne Londer per te kurorezimin e Elizabetes II. Ne nje prej sirtareve te dhomes se tij ne hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte qe i perkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, nje yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy dite me vone, Kupcinet mori nje leter nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qendruar ne hotelin “Meurice” ne Paris kishte gjetur ne nje sirtar nje kravate me emrin e Kupcinet mbi te.

3. Taksia

Ne vitin 1975 nje person po ecte me motoçiklete ne Bermuda, kur u perplas nga nje taksi dhe humbi jeten. Ngjarja do te perseritej nje vit me vone fatkeqesisht. Vellai i ketij personi humbi jeten ne te njejten menyre. Ne fakt ai po udhetonte me te njejten motoçiklete. Dhe ngjarja behet akoma me e çuditshme pasi ishte i njejti shofer taksie qe kishte aksidentuar te vellain e viktimes se radhes dhe ne taksi ndodhej i njejti pasagjer qe ishte heren e pare.

4. Bubuzheli i arte

Carl Jung shkruan ne “Strukturen dhe dinamiken e psikikes”: “Nje grua e re, te cilen po e trajtoja, pa ne nje moment kritik ne enderr nje bubuzhel te ate. Nderkohe qe ajo po me tregonte endrren une isha me kurriz nga dritarja. Papritur degjova nje zhurme pas meje. Kur u ktheva pashe nje insekt fluturues qe po perplasej pas xhamit. Hapa dritaren dhe e kapa insektin ne ajer ndersa po fluturonte. Ishte analogjia me e afert e bubuzhelit te arte”.

5. Hakmarrja

Ne vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasoje e tronditjes kreu vetevrasje. Vellai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qelloi me arme zjarri. Duke menduar se e kishte vrare ai kreu menjehere vetevrasje. Ne fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lendoi fytyren dhe shkoi e u ngul ne nje peme. Vite me vone, Ziegland vendosi te priste pemen, ku ishte plumbi. Ngaqe pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjate shperthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland ne koke.

6. Binjaket

Vellezerit binjake, Jim Leeis dhe Jim Springer u ndane qe ne lindje dhe u adoptuan nga familje te ndryshme. Te dyja familjet ua vune emrat James. Dy djemte u rriten pa e njohur njeri-tjetrin, por te dy u moren me zdrukthetari dhe te dy u martuan me gra qe quheshin Linda. Te dy sollen ne jete djem dhe njeri e quajti James Alan te birin, ndersa tjetri James Allan. Binjaket gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra te tjera, te dyja te quajtura Betty. Dhe te dy kishin nga nje qen me emrin Toy.

7. Anthony Hopkins dhe momenti i duhur

Aktori i njohur Anthony Hopkins mori nje rol te filmit “Vajza nga Petrovka” e autorit George Feifer, me 1973. Ai shkoi ne disa librari te Londres per te blere librin, por s’e gjeti ne asnje vend. Ndersa priste trenin per t’u kthyer ne shtepi ai e gjeti librin e harruar aty. Pasi hapi kopertinen, ai zbuloi si ishte kopja personale e autorit, i cili ia kishte dhene borxh nje miku. Hopkins ia ktheu librin autorin, kur ai vizitoi sheshin i xhirimeve disa muaj me vone.

8. Koincidence fotografike

Nje nene gjermane, e cila fotografoi djalin e saj te mitur me 1914 la filmin ne nje dyqan ne Strasburg. Por filloi lufta dhe gruaja nuk mundi te kthehej ne Strasburg per te marre foton. Dy vite me vone, ajo bleu nje film ne Frankfurt per te fotografuar vajzen e sapolindur. Kur filmi u zhvillua, aty u shfaq dhe nje figure tjeter qe ishte djali i saj. Filmi i meparshem qe ajo kishte lene shume vite me pare ne Strasburg nuk ishte zhvilluar dhe ishte shitur si i paperdorur.

9. Murgu misterioz

Ne shekullin e 19-te ne Austri, nje piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa here te vetevritej. Heren e pare, kur ishte 18-vjeç, nje murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastesisht. Serish ne moshen 22-vjeçare, i njejti murg e pengoi te varte veten. Tete vite me vone ai u denua per aktivitet politik, por i njejti murg nderhyri per ta shpetuar. Ne moshen 68-vjeçare, Aigner arriti te vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai qe kreu ceremonine mortore.

10. Bebja qe bie nga dritarja

Ne vitin 1930, ne Detroid, nje njeri i quajtur Joseph Figlock po ecte ne nje rruge te qytetit, kur nje bebe ra nga nje dritare mbi kurrizin e Figlock. As bebja dhe as Figlock nuk pesuan demtime. Nje vit me vone, e njejta bebe ra nga e njejta dritare e se njejtes ndertese mbi Z.Figlock, teksa ai po kalonte ne rruge. Serish, as bebja dhe as Joseph Figlock nuk u lenduan.

11. Koincidence mbreterore

Me 28 korrik mbreti i Italise Umberto i I-re, darkoi ne nje restorant ne qytetin e Monzas. Me vone u zbulua se pronari i restorantit ngjante identik me mbretin. Ai kishte emrin Umberto, bashkeshortja e tij kishte emrin e mbretereshes dhe restoranti ishte hapur ne te njejten date kur Mbreti Umberto i I-re, ishte celebruar ne postin mbreteror. Diten e neserme pronari i restorantit qe mbante emrin e mbretit, u qellua per vdekje. Keshtu mbeti vetem nje Umberto, mbreti i Italise.

12. Koincidenca e Edgar Allan Poe

Ne shekullin e 19-te, shkrimtari Edgar Allan Poe shkruaji nje liber te titulluar “Rrefenja e Arthur Gordon Pym”. Bente fjale per kater te mbijetuar nga nje stuhi ne det, te cilet pas shume diteve ne det te hapur vendosen te vrasin dhe te hene djalin e kabines te quajtur Richard Parker. Disa vite me vone ne jeten reale, nje lunder me emrin “Mignonette” u gjet me kater te mbijetuar, te cilet kishin vrare dhe ngrene djalin e kabines qe quhej Richard Parker.

13. Vdekja e binjakeve

Ne vitin 2002, dy vellezer binjake ne moshen 70-vjeçar vdiqen brenda disa oreve njeri pas tjetrit, ne dy aksidente te ndryshme ne te njejten rruge ne veri te Finlandes. Binjaku i pare vdiq kur u godit nga nje kamion teksa po ecte me biçiklete ne Rahe, 600 kilometra ne veri te Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vellai tij. “Kjo eshte nje koincidence historike, pasi ne kete rruge madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh ne ate kohe oficerja e policise, Marja-Leena Huhtala.

14. Fat ne poker

Ne vitin 1858, Robert Fallon u vra ne shenje hakmarrje nga ata, me te cilet luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollare ne poker pasi kishte bere me hile. Ato u detyruan te gjenin nje njeri tjeter te luante ne vend te Fallon. Brenda disa oresh personi i ri kishte bere 2200 dollare nga 600 dollaret e Fallon. Ne ate kohe mberriti policia, e cila i kerkoi te riut qe ti kthente familjes se Fallon 600 dollaret dhe ne ate çast rezultoi se ai ishte vete djali i Fallon, i cili s’e kishte pare te atin prej 7 vitesh.

15. Libri i femijerise

Kur shkrimtarja amerikane Anne Parrish po kerkonte ne librarite e Parisit ne vitin 1920, ajo gjeti nje liber qe kishte qene i preferuari i saj ne femijeri, “Xhek Fros dhe tregime te tjere”. Ajo e mori librin dhe ia tregoi bashkeshortit duke i shpjeguar sa e kishte dashur kur kishte qene e vogel. Bashkeshorti e mori librin dhe e hapi, kur pa brenda kopertines mbishkrimin: “Anne Parrish”. Ishte libri i femijerise se Anne.

Informacionet qe vijojne jane te verteta!

- Abraham Lincoln u zgjodh ne kongres me 1846
- John Kennedy u zgjodh ne kongres me 1946

- Abraham Lincoln u zgjodh president me 1860
- John Kennedy u zgjodh president me 1960

Mbiemrat Lincoln dhe Kennedy perbehen nga 7 germa.

Te dy konsiderohen mbrojtesit e medhenj te drejtave te njeriut.

Grate e te dy Presidenteve humben femije nderkohe qe banonin ne Shtepine e Bardhe.

Te dy Presidentet u vrane me goditje ne koke.

Te dy Presidentet pushuan se jetuari dite te merkure.

Sekretaria e Lincoln-it quhej Kennedy.
Sekretaria e Kennedy quhej Lincoln.

U vrane nga "njerez jugore".
Te dy Presidentet paten si pasardhes nje "jugor"

Emrat e pasardhesve perbehen nga 7 germa dhe te dy quheshin Johnson.

Andrew Johnson, qe pasoi Lincoln lindi me 1808
Lyndon Johnson, qe pasoi Kennedy lindi me 1908

John Wilkes Booth, qe vrau Lincoln lindi me 1839
Lee Harvey Oswald, qe vrau Kennedy lindi me 1939

Te dy vrasesit njiheshin nga tre emrat e tyre.
Totali i germave te emrave te tyre ishte 15.

Lincoln vdiq ne nje kinema qe quhej "Kennedy"
Kennedy vdiq ne nje makine qe quhej "Lincoln"

John W. Booth iku nga kinemaja dhe u arrestua ne nje ndertese.
Lee H. Oswald iku nga nje ndertese dhe u arrestua ne nje kinema.

Booth dhe Oswald i vrane perpara procesit...

Dhe tani, gjeja me e habitshme...

Nje jave perpara se te vritej, Lincoln ishte me pushime ne Monroe, Maryland.
Nje jave perpara se te vritej, Kennedy ishte "me pushime" me Marilyn Monroe.
 
Titulli: Kuriozitete !

Islanda eshte i vetmi shtet qe nuk ka ushtri, dhe renditet i pari ne listen e shteteve me paqesore!
11231681_1166516883374745_39284358738061315_n.jpg

Flamuri i SHBA, eshte dizenjuar nga nje 17-vjecar ne nje projekt shkollor. Pas perfundimit te projektit, ai u vleresua vetem me B!
11709564_1166515833374850_2825935997877861037_n.jpg

Nje tjeter foto e mrekullueshme e reres se detit, e zmadhuar me teper se 300 here!
11009871_1166511890041911_2988689954077103563_n.jpg

Ne Washington ekziston nje burg vetem per qente!
Ne te transportohen me siguri te larte te gjithe ata qen qe kane rrezikuar jeten e njerzve, duke u sjelle ne menyre agresive.
11693825_1167098369983263_8989465894911828020_n.jpg

FOTOJA E DITES: Shperthimi i vullkanit ne Kili perziere me nje grumbull vetetimash!
11737982_1167097686649998_3669481141756596126_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Kur Beethoven humbi degjimin, ai kompozonte duke mbeshtetur koken te piano, pasi ne kete menyre ai mund te ndjente vibratot e tingujve, duke krijuar keshtu muziken mahnitese te tij!
11667504_1167097063316727_2146976102105039394_n.jpg

Banoret e nje fshati ne Australi kane gjetur nje menyre shume unike per te patur nje pishine te tyren, pa shpenzime te teperta!
11695873_1167092849983815_6987502062462479436_n.jpg

Ne Japoni eshte e pamundur te heqesh tingullin e shkrepjes se fotos per Iphone, as kur ai eshte pa zile, pasi Japonezet jane te tmerruar nga perverset qe i bejne foto njerezve ne cdo moment!
10984226_1167096436650123_6544492621723313591_n.jpg

Trenat e metrove ne Japoni, jane shume te perpikte ne orare. Nese nje tren vonohet me shume se 3 sekonda, ju mund te kerkoni leket e shpenzuara per kete bilete!
11737836_1167089536650813_1174364560988656678_n.jpg

Ne temperaturen −218.79 °C oksigjeni kthehet ne gjendje te ngurte!
Spektakolare!
11707622_1167088366650930_260171744522495749_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Malsi flm per kete teme,eshte vertet mjafte e kendshme dhe informuese ne kete lloj pentagrami qe permbledh.
 
Titulli: Kuriozitete !

Dhjetë qytetet më mahnitshme të humbura

Qytetet e humbura janë reale, të begata dhe zona të mirë-populluara që janë prekur nga rënia përfundimtare dhe vendndodhja e të cilave më vonë humbi. Shumë qytete janë gjetur dhe janë studiuar gjerësisht nga shkencëtarët. Këtu keni listën e dhjetë prej qyteteve më të mahnitshme të humbura në botë. Machu Picchu është me siguri simboli më i njohur i Perandorisë Inka. Ky vend është cilësuar pasuri botërore në vitin 1983, kur u përshkrua si “një kryevepër absolute e arkitekturës dhe një dëshmi e veçantë e qytetërimit Inca. Ndërtuar rreth 1450-ës, qyteti u braktis 100 vite më vonë, kur perandoria u shemb nën pushtimin spanjoll. Periudha angkoriane përcaktohet si periudha nga viti 802 pas Krishtit, kur monarku Jayavarman II e deklaroi veten “monarku universal”, deri në vitin 1431 pas Krishtit, kur pushtuesit tajlandezë pushtuan kryeqytetin Khmer. Tempujt e zonës i kalojnë njëmijë. Angkor Wath është monumenti fetar më i madh në botë. Sipas Herodotit, qyteti Memfis është themeluar rreth vitit 3100 para Krishtit nga Menes. Supozohet të ketë patur 30 mijë banorë. Lugina e gjerë e Petrës shtrihet nga deti i Vdekur në Gjirin Aqaba. ثshtë i famshëm për strukturat e gurit të gdhendur në shkëmb. Zbulohet nga Johann Ludwig Burckhardt në vitin 1812. Qyteti bie nën sundimin romak dhe shkatërrohet nga tërmeti i vitit 363. Palmira ishte qytet i rëndësishëm i Sirisë qendrore. Qyteti lidhte Persinë me portet e Mesdheut të Sirisë romake dhe të Feniksit. Njihej me emrin Tadmor dhe përmendet në Bibël, (2 Kronikasve 8:4) si qytet i shkretuar ndërtuar nga mbreti Solomon, djali i Davidit. Qyteti i Pompeit u fundos nën disa metra hi dhe shkumë dhe u harrua për gati 1700 vite pas rizbulimit aksidental në vitin 1748. Që nga ajo ditë ka hedhur mjaft dritë për jetën e një qyteti në lulëzimin e Perandorisë Romake. Qyteti Palenque mban arkitekturën, skulpturën dhe tarracat më të bukura në botë. Pushtohet fillimisht në vitin 100 para Krishtit, lulëzon nga viti 600 në 683 pas Krishtit dhe zbulohet nga shirat në shekullin e 18-të. Në krahasim me Delhin në shekullin e 14-të, qyteti Vijayanagar kishte një popullsi prej gjysmë milion banorë dhe zinte 33 kilometra katrorë. Perandoria u shemb pas betejës të Talikotas në vitin 1565. Efesi ishte një qendër e rëndësishme e krishterimit të hershëm. Pali e përdori si bazë dhe shkaktoi diskutime me artizanët në tempullin e Atemisës (Veprat 19:23-41). Librin e Biblës, 1 Korintasit e shkroi nga Efesusi. Qytetit Sanchi është zbuluar në vitin 1818. Me siguri është themeluar nga perandori Asoka në mesin e shekullit të 13-të para Krishtit.

1)Machu Picchu, Peru: Qyteti i humbur i Inca-s

Machu Picchu (Kreshta e vjetër) është qytet i Kolumbisë së lashtë në 2,430 metra lartësi mbi luginën Urubamba, pranë Cusco-s.
14-225x300.jpg

2)Angor, Kamboxhia: Monumenti fetar më i madh në botë

Angkor shërbeu si qendra e perandorisë Khmerer, që lulëzoi nga shekulli i 9-të deri në atë të 15-të pas Krishtit.
23-300x199.jpg

3)Memfis, Egjipt: kryeqyteti i lashtë i Egjiptit

Memfis ishte kryeqyteti i lashtë i Egjiptit të Ulët dhe i Mbretërisë së Vjetër të Egjiptit deri në vitin 2200 para Krishtit.
32-300x225.jpg

4)Petra: Struktura guri gdhendur në shkëmb

Petra (shkëmb) shtrihet në shpatin e malit Hor (Jordani) në një liman mes maleve që formojnë krahun lindor të Arabah (Wadi Araba).
42-225x300.jpg

5)Palmira, Siri: Nusja e shkretëtirës

Qytet karvan për udhëtarët që kalonin shkretëtirën siriane. Njihej si “Nusja e shkretëtirës”. Nuk u përdor më pas shekullit të 16-të.
52-300x195.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Dhjetë qytetet më mahnitshme të humbura =>

6)Pompei, Itali: Varroset nga vullkani

Së bashku me Herkulaneum-in, ky qytet romak pranë Napolit modern u shkatërrua nga shpërthimi 2-ditor i vullkanit në malin Vesuv, në 24 gusht ‘79.
62-225x300.jpg

7)Palenque, Meksikë: qyteti më i bukur në Maya

Palenque është një qytet i lashtë “Maya” pranë lumit Usumacinta në shteti meksikan të Chiapas. Braktiset pas shekullit të 10-të.
73-300x194.jpg

8)Vijayanagar, Indi: kryeqyteti i perandorisë së madhe

Vijayanagar themelohet nga princat Harihara dhe Bukka të dinastisë Sangama në vitin 1336. Lulëzon nën Krishnadevaraya (1509-29).
82-300x182.jpg

9)Efes, Turqi: qytet i krishterimit të hershëm

Ishte qytet i Greqisë së Jonit në Anatolian e lashtë. Efesi ishte vendndodhja e një prej 7 kishave të Azisë që përmenden tek Zbulesa 2:1-7.
91-300x191.jpg

10)Sanchi, Indi: monumentet e budistëve

Sanchi është një kodër me majë të sheshtë, 90 metra mbi fshatin dhe aty ndodhen monumentet më të ruajtura të budistëve në Indi.
101-300x192.jpg

b.tiranaobserver
 
Titulli: Kuriozitete !

Historia e parave, kur dhe pse u përdorën për herë të parë

Disa thonë se paraja rrotullon botën, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë burimi i çdo të keqeje. Por çfarë është ekzaktësisht paraja? Përse kemi nevojë për të? Nga erdhi? Ekonomistët tregojnë historinë e një ndër elementëve kryesorë të jetës së njeriut.
BN-HC334_0224mo_J_20150224113333.jpg

Problemet e shkëmbimit në kohët e hershme

Përpara se të shpikej paraja, e vetmja mënyrë për të tregtuar mallrat ishte shkëmbimi. Nëse kishit një dhi tepër, por ju duhej gruri, kishit mundësi të gjenit dikë për t’i shkëmbyer. Por edhe shkëmbimi kishte problemet e veta si proces. Problemi qëndronte në faktin e përputhjes së dëshirave. Po sikur personi që kishte grurin të ishte i interesuar ta ndërronte atë vetëm me një sopatë. Atëherë personi që kishte dhinë duhet të gjente një person që kishte sopatë, dhe në këtë mënyrë të bëhej shkëmbimi i trefishtë. Por gjatë kohës së kërkimit, mund të ndodhë që ai të vdesë urie. E dyta, po sikur personi që kishte miellin, vërtet dëshironte një dhi, por jo përpara se dasmës së vajzës së tij që do të zhvillohej pas tre muajsh? Prandaj duheshin kontratat, por shoqëritë e asaj kohe nuk ishin të shkolluar deri në këtë fazë.

Prandaj marrëveshja e dy palëve duhet të bazohej tek kujtesa. Por kjo linte vend për abuzime: “اfarë po thua, unë nuk të kam dhënë kurrë fjalën ty për grurë….etj etj”.

Një ditë një fermeri neolitik, që mbetet anonim, solli një zgjidhje të zgjuar: Pse të mos vendosim për diçka për të cilën çdokush do ta pranonte ta kishte. Kjo teori u përdor më vonë për të blerë dhi, sopata dhe çdo gjë tjetër. Shenja e dollarit i erdhi në mendje fermerit. Pra ideja e tij ishte ajo që më vonë u quajt “para”. Pas një periudhe gjykimesh e gabimesh, u vendos që me këtë punë të merreshin njerëz që kishin karakteristika të veçanta. Paratë duhet të ishin:

-Të tregonin vlerën e duhur për mallin. Nuk mund të lejohej më shkëmbimi i një dhie që dikush e kishte rritur me mund e me dashuri, me një grusht gurësh të mbledhura në tokë.

–Të vështira për t’u falsifikuar. Një sistem monetar që bazohej në copa letre me kryqe të vizatuara në to ishte i destinuar për të dështuar. Nëse paraja do të fitohej lehtësisht, njerëzit do ta kishin të vështirë t’i rezistonin fitimit të saj. Rezultati do ishte një inflacion galopant.

–Të ishte portabël. Sigurisht që mund të tregtosh sende të mëdha si shtëpi apo tokë në mal, por këto nuk janë sende që shiten në dyqane. Prandaj nevojitet paraja.

– Të jetë e qëndrueshme. Mallra të tilla si kripa, mund të shihen si mjet i mirë shkëmbimi, por çfarë do ndodhte sikur atë ta linim në shi, do të humbte e gjitha.

– Lehtësisht e ndashme. Imagjinoni një shoqëri ku e vetmja formë paraje të ishte monedha 100 dollarëshe. Kjo nuk do bënte problem për transaksionet e mëdha, por do të ishte “dhimbje koke” nëse do donit të blinit vetëm një kuti shkrepëseje.

– E dëshirueshme. Ditët e sotme, të gjithë jemi të mahnitur dhe të kënaqur kur marrim këto copa letre, por kjo vetëm për shkak të vlerës simbolike që ato kanë. Me këto kritere në mendje, paraardhësit tanë zhvilluan format e para primitive të tregtisë nëpërmjet parasë.

25group.jpg

Bankat primitive

Deri në këtë fazë nuk ekzistonin monedhat. Por vlera e metalit gjykohej nga pesha e tij. Përpara se monedhat të vinin në jetë, duhet të krijoheshin institucionet bankare. Institucione që duhet të krijonin besim dhe garanci se shkëmbimet do të kryheshin në mënyrën e duhur. Institucionet e para bankare ishin pallatet mbretërore, tempujt dhe depot shtetërore në Mesopotami dhe Egjipt. Kjo për arsye se ato ishin të mbrojtura mirë. Në këto depozita liheshin fatura, nëpërmjet të cilave kryheshin transaksionet me palët e tjera. Të shkruajtura në pllaka argjilore ose papiruse, ato konsiderohen si pararendëset e çeqeve dhe kartëmonedhave të sotme. Me kalimin e kohës filluan të hapeshin më shumë shtëpi bankare. Ato janë të përmendura në Kodin Babilonas të Hamurabit (viti 1760 para Krishtit).

Monedhat e hershme

Në vitin 1000 para Krishtit, pas dy shekujsh kryerje transaksionesh me artikuj të vërtetë, u fillua të përdorej bronzi dhe bakri si mjet shkëmbimi. Më pas në shekullin e tetë para erës sonë, “shpata” dhe “thika” dolën në modë. Ato ishin versione të vogla të mjeteve agrokulturore, që ishin aq të vogla për t’u përdorur sa qëllimi i tyre i ri ishte diçka tjetër tashmë. Monedhat e para të vërteta në botë, besohet gjerësisht të kenë qenë krijuar në Azinë e Vogël rreth vitit 640 para Krishtit. Ata ishin të bëra prej ari dhe argjendi. U zgjodhën këto, ndoshta për arsyen se garantonin pastërtinë e metaleve përbërëse. Koka e luanit që simbolizonte dinastinë Mermnad, ishte e stampuar nga njëra anë e monedhave. Ky ishte rezultat i metodës primitive të prodhimit. Nga ana tjetër e monedhës vendosej simboli i çekiçit. Por kur praktika e prodhimit të monedhave u përhap edhe në vendet e tjera grekfolëse nëpër botë, ata filluan të vendosnin shenjat dalluese të qyteteve të tyre. Më vonë, ishin persët dhe popullsitë e tjera antike që filluan të prodhonin monedhat e tyre.

Zhvillimi i kartëmonedhave

Faza tjetër e evolucionit të monedhës ishte shpikja e kartëmonedhave. Kartëmonedhat e para u përdorën në Kinë gjatë regjimit të Perandorit Hien Tsung (në vitet 806-821 pas lindjes së Krishtit). Por në fund Kinës nuk i doli siç duhej kjo formë e re prodhimi të parash. Sepse printoi aq shumë sa që e çoi vendin në inflacion. Në vitin 1455, kinezët braktisën përdorimin e kartëmonedhave dhe nuk iu kthyen më atyre për një kohë të gjatë. Eksperienca kineze u përsërit kur Suedia u bë vendi i parë europian që eksperimentoi me kartëmonedhën. Në vitin 1661, një bankier i quajtur Johan Palmstruch filloi të shpikte kartëmonedha që mund të shkëmbeheshin në bankën e tij në Stokholm me monedha argjendi. Por fatkeqësisht për Palmstruch, ai nuk e morri liçensën për të printuar para. Ai prodhoi më shumë kartëmonedha se sa banka kishte monedha argjendi, dhe në vitin 1668 ai u ndoq penalisht për mashtrim. Në fillim u dënua me vdekje, por më pas dënimi iu ndryshua me burgim.

Pavarësisht këtyre dështimeve të kartëmonedhës, ishte e qartë që historia po shkonte drejt një forme të re valutore. Ndërsa aktiviteti ekonomik vazhdonte të rritej në Europë, ishte e nevojshme që ofertat monetare duhet të zgjeroheshin përtej limiteve të vendosura.

Kjo nevojë çoi në themelimin e bankave të para qendrore kombëtare. Njerëzit po fillonin të kishin më shumë besim tek shënimet e mbështetura nga qeveria se sa te institucionet private. Ata madje ishin të gatshëm të pranonin disa nga vonesat e qeverisë për shkëmbimin e monedhave prej argjendi me kartëmonedha, siç ndodhi në Britani gjatë “Periudhës së Kufizimit” nga vitit 1797 deri në vitin 1821.

Standardi i Arit

Duke besuar çështjen e kartëmonedhave të një autoriteti qendror u largua rreziku i falimentimit, por rriti spektrin e inflacionit. Kjo do të ndodhte nëse një bankë qendrore do të printonte shumë para. (Për ta kuptuar: imagjinoni nëse jeni shitës vezësh, dhe papritur të gjithë kanë dyfish para më shumë nga sa kishin, ju do të tregoheshit budallenj nëse do të vazhdonit t’i shisnit vezët me të njëjtin çmim). Ishte rreziku i inflacionit, në mes shumë faktorësh të tjerë, që shtynë qeveritë t’i bashkoheshin Standardit të Arit, që tregonte se paratë ishin me të vërtetë të bërë prej metali të çmuar. Standardi i Arit ishte një mekanizëm, që fiksonte vlerën e monedhave dhe të kartëmonedhave të vendeve pjesëmarrëse në Standardin e Arit. Ky standard operonte si brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit, mbante nën kontroll inflacionin duke siguruar që oferta e parasë të mbetej relativisht konstante. Ndërsa në sferën ndërkombëtare, kishit efektin e fiksimit të kurseve të këmbimit mes kombeve të përfshira.Përfitimet e kurseve të këmbimit përfshinin stabilitetin dhe një balancim të çmimeve ndërmjet kombeve. Nëse Britania bëri një përparim teknologjik që rriti prodhimin ekonomik, çmimet e saj do të binin. Dhe duke supozuar se çmimet e Shteteve të Bashkuara do të qëndronin të njëjtat, kjo do t’i bënte produktet britanike më të pëlqyera nga një perspektivë amerikane, dhe produktet amerikane do të ishin më pak të pëlqyeshme nga Mbretëria e Bashkuar. Standardi i Arit pati një ecuri shumë të mirë për aq kohë sa të gjithë luanin pastër. Në SHBA, për shembull, inflacioni midis viteve 1880 dhe 1914 përparonte mesatarisht me 0.1% për vit. Problemi qëndronte se shumë kombe ishin të prirura të mashtronin. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore në vitin 1914, vendet filluan të hidhnin poshtë librat e tyre të rregullave. Ata filluan të printonin para për të financuar përpjekjet e tyre të luftës dhe si pasojë Standardi i Arit u prish. Ky standard u rikthye në një formë të modifikuar në vitin 1925, por përsëri u rrëzuar për shkak të paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga Depresioni i Madh.

Në vitin 1931, Britania hoqi dorë nga Standardi i Arit si rezultat i daljeve masive të arit nga arkat e kombit. Pasuesja e Standardit të Arit ishte Sistemi Bretton Woods, e emëruar prej rezortit “New Hampshire”. Edhe një herë u fiksuan kurset e këmbimit me një marzh gabimi 1%, por tipari kryesor ishte se të gjitha vendet pjesëmarrëse përveç SHBA-së ishin të lejuara të shlyenin borxhet e tyre në dollarë amerikanë. Por për fat të keq kjo gjë nuk zgjati shumë, se edhe SHBA-së po i mbaronte ari, gjë që vinte të gjithë sistemin në rrezik. Në vitin 1971, Presidenti Nikson deklaroi se SHBA-ja nuk do të jepte më ari në këmbim të dollarëve. Standardit të Arit i erdhi fundi një herë e mirë.

Paraja Fiat

Që nga viti 1971, ekonomia botërore ishte e drejtuar kryesisht nga një sistem normash këmbimi, me monedhën e arit që po zëvendësohej me të ashtuquajturën “Paranë Fiat”. Kjo ishte një lloj paraje që e ruante vlerën pavarësisht dekretit qeveritar. Përdorimi i parave “fiat” vendosnin një përgjegjësi më të madhe mbi qeveritë se sa ata kishin kur mbështesnin metalet e çmuara.

Kartat e kreditit, kartat e debitit dhe çeqet

Jo shumë kohë më parë, ishte e vështirë të hapje një llogari bankare. Deri para shekullit 20, posedimi i një llogarie rrjedhëse ishte diçka e rrallë. Nëse dikush donte të çonte para larg, përdorte postën. Kur të gjithë njerëzit u përmirësuan nga mirëqenia, bankat zbuluan Marketingun. Në vitet ‘80, Banka Kombëtare Westminster i lejoi klientëve të saj mundësinë e blloqeve me çeqe. Kartat e kreditit me PIN ulën ndjeshëm rrezikun e vjedhjes dhe mashtrimit. Secili përdor kartën e vet të kreditit, të cilën e përdor për të tërhequr para nëpërmjet fjalëkalimit personal.

E-Money: e ardhmja e parave cash

Ne nuk jemi larg një bote ku së shpejti të vihet në përdorim E-money. E-Money vjen në tre forma, dy nga të cilat janë krijime të internetit. E para, është fenomeni “karta jo prezente” ku ke besim mjaftueshëm tek shitësi në internet. Ju dhe tregtari nuk takoheni kurrë, dhe s’është nevoja të dilni nga shtëpia apo zyra. Paraja kalon nga një mall fizik – një monedhë, kartëmonedhë, apo kartë plastike – në një mall virtual. Së dyti, sepse kemi parë që kohët e fundit tregtia në internet po rritet me hapa të mëdha. Një nga profilet më të larta është Paypal, që përdoret për blerje në eBay. PayPal ka filluar operimet e saj që në vitet 2000, dhe tani operon në 103 markete, menaxhon më shumë se 133 llogari dhe lejon klientët të dërgojnë, të marrin dhe të mbajnë fonde në monedha që nga dollari amerikan deri tek paraja polake. Evolucioni i vërtetë lidhet me lënien mënjantë të parave cash, çeqeve, kartave të kredit apo të debitit, duke e kthyer në një pagesë “pa kontakt”.

Edhe karta SIM e celularit tuaj mund të përdoret për të paguar gjëra të vogla që blihen në jetën e përditshme, gjë që po provohet në Korenë e Jugut. Megjithatë ky është një proces që do të monitorohet.

اështjet valutore: historia e monedhave të vendeve përkatëse
pound-dollar-euro.jpg

Stërlinat – Stërlinat u përmendën për herë të parë në vitin 1078 me emrin sterilensis dhe në shekullin e 13 mori termin që ka sot. Anglia kishte një monedhë uniforme kombëtare 600 vjet përpara Francës, dhe 9000 vjet përpara Gjermanisë dhe Italisë.

Paundi u themelua në vitin 1560 nga Elisabeta I. Sot, paundi përdoret vetëm në Britaninë e Madhe e Irlandën e Veriut. ثshtë monedha më e vjetër në botë ende në përdorim.

Euro

Ideja e një monedhe të vetme evropiane u përdor për herë të parë në vitin 1957 në Traktatin e Romës, për të rritur prosperitetin dhe nxitur lidhjet mes popujve të Evropës. 12 vjet më vonë, në samitin europian në Hagë u vendos për një monedhë të vetme. Në fillim u përdor në një formë “jo fizike” nga bankat dhe çeqet e udhëtarëve. Në vitin 2002, monedhat dhe kartëmonedhat hynë në qarkullim. Më shumë se 338 milion europianë, nga 19 kombe, tani përdorin euron si monedhë e tyre e vetme, duke e bërë atë vlerën më të qarkullueshme në botë. Sipas Komisionit Europian, simboli i Euros është kombinim i ypsilonit grek, një E për Europën dhe vijave paralele që simbolizojnë stabilitetin e monedhës.

Dollari

Dollari u miratua nga Kongresi i Konfederatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 korrik 1785. Para dollarit përdorej monedha zyrtare britanike. Përdorimi i monedhave të huaja u ndalua pasi doli në qarkullim dollari amerikan. Dollarët në zhargonin e përditshëm amerikan përdoret dhe fjala “bucks” ose “greenbucks”. Edhe pse SHBA-ja shpalli pavarësinë nga Britania në vitin 1776, amerikanët ende i referohen monedhës së tyre 1 cent me fjalën “penny” (leku anglez).


b.tiranaobserver
 
Titulli: Kuriozitete !

Kompania e fluturimeve Virgin Atlantic ka prodhuar per here te pare avionin me dysheme te tejdukshme! Pervec cmimit me te larte qe duhet te paguash per te udhetuar mbi xham, kjo eksperience ka edhe anen e frikshme te saj!
11667475_1167192333307200_1622932622179635825_n.jpg

Ishulli shumëngjyrësh i Buranos, një nga 118 ishujt e Venecias! Ka tre mijë banorë dhe gjendet 11 kilometra në veri të Venecias. ثshtë i njohur për fasadat e tij të shtëpive dykatëshe me ngjyra të gjalla, të vendosura në të dy anët e kanalit.
11737903_1167191749973925_3545791965461817718_n.jpg

Edmus Tomas Clint (1976-1983), ishte nje femije indian i njohur per 30,000 vizatimet e tij gjate gjithe jetes se tij 7 vjecare!
11222126_1167190646640702_172651054181151149_n.jpg

Foshnjave te porsalindura ju duhet vetem 5 minuta per te njohur fytyren e nenes se tyre, prandaj mamite, e vendosin foshnjen pas lindjes, prane nenes se tyre!
11698687_1167186163307817_7109041408009422701_n.jpg

FRUTI ME I SHIJSHEM TROPIKAL!
Ekziston nje frut i cili rritet ne vendet tropikale, dhe quhet ''Buding cokollate''. Quhet i tille pasi shija e tij eshte e njejte me nje puding me cokollate por me pak yndyre, gjithashtu 4 here me shume vitamine C, se nje portokall!
11541949_1167154989977601_5646302720150090775_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

NJIHUNI ME BUNKERIN LEVIZES TE OBAMES!
MAKINA ME E SIGURTE NE BOTE!

11737851_1167156356644131_4383924268955488578_n.jpg
Mes rritjes së pasigurisë nën ndikimin e krizës industria e automobilave ka prodhuar një makinë qe njihet si makina me e sigurte ne bote. Behet fjale për “kadillakun” e blinduar unikal, jo në përshtatjen e modeleve të mëparshme- deklarojnë përfaqësuesit e “General Motors”, që ka bërë prodhimin e saj. Vetëm një dritare mund të hapet, ajo në anën e shoferit dhe vetëm 7 cm.

Karakteristikat kryesore:

Nëse gomat dëmtohen në ndonjë farë mënyre, automjeti vazhdon pa problem rrugën.

Serbatori nuk do të shpërthejë as edhe nëse ka një goditje direkte.

Kabina është plotësisht e mbrojtur edhe nga një sulm eventual biokimik.

Në bagazh janë të vendosura pajisjet kundër zjarrit, furnizuesit me oksigjen dhe furnizuesit me gjak të grupit të Obamës.

Nën gomat e para është fshehur kamera që mund të filmojë edhe gjatë natës.

Obama në makinë e ka telefonin me lidhje direkte me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin.

Dyert e limuzinës janë të rënda sa dyert e kabinës së Boing 757.


Fillimet e kompanise Google ishin ne kete zyre te vogel!
11693810_1167154059977694_6907942500627702407_n.jpg

QYTETI NE KILI KU RRUGET MBAJNE EMRA SHQIPTARE!
Tingellon cuditshem po nje qytet ne jug te Kilit, ka disa rruge me emra te qyteteve shqiptare. Nga keto mund te vecojme Tirana, Durrësi, Elbasani e deri te Dibra. Nuk dihet sesi jane vendosur keto emra, pasi vete historia e qytetit eshte e padokumentuar, te pakten ne kerkimet online.
11705064_1167153109977789_5746866114416644762_n.jpg

Në Londër gjatë shekullit te tetëmbëdhjetë, dyert kanë pasur më shumë se 10 vrima çelësi, për te ngatërruar vjedhësit!
10424982_1167149326644834_1699803387934206063_n.jpg

Liqeni më i bukur dhe më ujë më të kulluar në Europë, është liqeni i Pogradecit. Gjerat atje mund t'i shohim deri në 20 metra thellësi!
11700819_1167148296644937_4973500427468712734_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Njihuni me "The sacred band of Thebes/Ushtria e shenjte e Tebes" - nje ushtri greke e shekullit te 4, me 300 burra te cilit ishin homoseksuale. Kjo ide u zbatua me qellim qe ushtaret te luftonin me shume, per te mbrojtur edhe te dashurit e tyre!
Asnje vend tjeter nuk e praktikoi kete taktike, pervec Greqise, ku duket se ka patur shume sukses!
11737919_1167164209976679_578043506334819941_n.jpg

Kjo eshte dhoma ku Shekspiri lindi, jetoi dhe shkroi te gjitha librat!
11709257_1167143679978732_5057360848102543574_n.jpg

Nese njerezit do te kishin syte e shqiponjes, ata do arrinin te shihnin nje milingone teksa ecte mbi toke, nga catia e nje godine 10-kateshe!
Gjithashtu ngjyrat do ishin shume me te qarta dhe do arrinit te shihnit ne nje kend prej 360 grade!
11228102_1167141563312277_8641230885062170480_n.jpg

Babai shet veshkën për të shpëtuar tre fëmijët e tij mbipeshë!
Yogita 5 vjeçare, 34 kg; Anisha 3 vjeçare, 48 kg dhe vëllai i tyre 18 muajsh Harshi, 15 kg, janë tre fëmijët më të rëndë në botë. Ushqimi që ata hanë brenda një jave u mjafton dy familjeve për një muaj.
Tani babai i tyre 34-vjeçar, nga Gurjarati i Indisë, do shesë veshkën e tij për të fituar para të mjaftueshme që t’i shërojë fëmijët e tij.
“Nëse fëmijët e mi vazhdojnë të rriten me këtë shpejtësi, ata do të kenë probleme të mëdha shëndetësore. Ne frikësohemi se mund të vdesin”, ka thënë ai.
Doktorët lokalë kanë thënë se fëmijët vuajnë nga sindromi Prader-Willi, por nuk dinë se si ta trajtojnë dhe kanë theksuar se ata duhet të trajtohen jashtë vendit.
11181683_1167138576645909_4390356709022398801_n.jpg

Kenton Lee, banues ne Kenia, ne nje vizite te zakonshme ne kishe, pa nje vajze me kepuce qe i rrinin shume te vogla. I frymezuar, ai shpiku "kepucet qe rriten", kepuce te cilat pershtaten me 5 numra te ndryshem, keshtu femijet ne varferi ekstreme mund te kene gjithmone kepuce qe i bejne!
11665632_1167138166645950_8468798730211812969_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Njihuni me njeriun e parë në botë pa zemër!

Craig Lewis nga Texas u shpetua nga mjeket pasi vdiste nga amiloidoza – një gjendje e zemrës e cila i mbush organet e brendshme me një proteinë të trashë që shkakton rrahje të shpejta të zemrës dhe dështim të mëlçisë dhe veshkave. Kur i kishin mbetur edhe 12 ore jete, dy mjekë i hoqën atij zemrën dhe i instaluan një pajisje që lejonte gjakun të qarkullojë në gjithë trupin e tij pa puls.
Doktorët e kishin testuar për herë të parë pajisjen në 70 lopë.
Pas operacionit që zgjati 48 orë, gruaja e Lewis ishte befasuar kur provoi ta dëgjonte pulsin e tij. “E dëgjova dhe nuk dëgjohej asgjë, ishte madhështore. Ai nuk kishte puls fare”, tha ajo.
11700929_1167139276645839_3614068503952746927_n.jpg

Qe nga dita kur nje tsunam perfshiu Kenian, ky hipopotam bebe humbi mamane, por gjeti nje breshke 130 vjecare qe u be mikja e tij me e mire!
11707530_1167135129979587_6306329660963480939_n.jpg

Artisti Jim Dingilian nga New York ushtron nje forme krejt te vecante arti! Ai i mbush shishet e qelqit me tymin e shkrepseve derisa ato vishen me ngjyre te zeze, dhe pastaj fshin pjeset qe nuk duhen!
11703075_1167131939979906_1656159958041493952_n.jpg11267371_1167131943313239_5139425060956022619_n.jpg11695000_1167131936646573_3113641539303642612_n.jpg

Kur u pyet se perse kishte vendosur te kandidonte per president te SHBA, miliarderi Donald Trump u shpreh: Jam aq i pasur sa nuk me josh asnje korrupsion tashme, ndaj ju premtoj se korrupsioni ne SHBA gjate kater viteve ne vazhdim do te jete 0%!
 
Titulli: Kuriozitete !

A SA E FORTE ESHTE MILINGONA!
Dihet që milingonat edhe pse janë shumë të vogla, kanë një fuqi shumë të madhe në krahasim me përmasat e trupit.
Këto foto tregojnë se si një milingonë e mban një krimb lart vetëm duke përdorur nofullat. Fotot janë bërë nga Frenki Jung, 17 vjeç.
11701094_1170148079678292_1660211682319123376_n.jpg

Shtepia pasqyre, Copenhagen.
11012905_1170153776344389_1379604927909104018_n.jpg

Ne rruget e Stambollit ka makineri te tilla, te cilat nxjerrin ushqim per qente ne kembim te shisheve plastike!
11755698_1170152469677853_5006407905967096297_n.jpg

Fotografi Matt Molloy ushtron nje forme shume te vecante arti. Ai realizon qindra fotografi te qiellit ne momente te ndryshme, dhe me pas i bashkon ato, duke formuar keto peisazhe fantastike qe tregojne levizjen e reve!
20401_1170151116344655_2092327269654911017_n.jpg

BUNKERE TE SHNEDRRUAR NE HOTELE!
Projekt turistik mjaft interesant nga studentë shqiptarë dhe gjermanë në Tale!
11693828_1170141263012307_374081816131851493_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne vitin 1904 eshte vendosur gjoba e pare per tejkalim shpejtesie pas nje aksidenti ne Ohajo, ne raport shkruhej: ''Makina fluturonte me nje shpejtesi te habitshme prej 19 km/ore!''
11214210_1170139603012473_354132650660052268_n.jpg

Nje veteriner australian operoi nje peshk te quajtur "George" per 45 minuta. Pronaret e peshkut ishin aq te lidhur me te, saqe paguan per heqjen e tumorit nga koka e George!
11694875_1169621879730912_8557167274557573344_n.jpg

Sipas nje studimi, kanadezet jane populli me i sjellshem ne bote! Gjate luftes se dyte boterore, te burgosurit ne Kanada u trajtuan aq mire, saqe nuk donin te largoheshin nga Kandaja kur u liruan.
11752510_1169621649730935_5813601459283158879_n.jpg

Andre Francois Raffray ishte 90 vjec dhe nuk kishte asnje trashegimtar. Keshtu, ajo nenshkroi nje kontrate me nje gjyqtar 47 vjecar, sipas se ciles ai do te trashegonte apartamentin e saj pas vdekjes, me kushtin qe t'i jepte cdo muaj nje ndihme financiare. Gjyqtari nderroi jete para saj, dhe vejusha e tij vazhdoi te kryente pagesen mujore. Andre perfitoi nga kjo kontrate dyfishin e vleres se apartamentit!
11745511_1169621353064298_2353494182074878185_n.jpg

"Snookball" eshte nder sportet me te vecanta! Eshte njesoj si bilardo, me ndryshimin qe luhet me kembe!
11738033_1169621186397648_81169393675065782_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top