Kur keni qene te vegjel....???

bella

Anëtar i Nderuar
Kur te vegjel shkonit ne festa ditelindjesh ose te tjera, kush ishin embelsirat qe ju mezi prisnit ti provonit e qe ju leshonte goja leng ? :D

Tani kohet kan ndryshuar dhe cdo ditelindje apo feste behet ne formen e nje kokteji te vogel me nje buffe ku shtrohen antipasta, pije te ndryshme dhe embelsira shumllojshe. Ne doren tone mbetet vetem deshira e zgjedhjes e mundesia per te mbajtur ose per te ngren sa me shume :p sepse nuk mungon sot asgje........................Por kur un kam qen femije, ne rradhe te pare keto ditelindjet kan qen nje eviniment i madh :D ku ne mblidheshim te gjithe femijet e lagjes e shkonim te shtepia e shoqes tone dhe rrinim ulur ne divanin e ngushte gati 15 veta e prisnim rradhen te na qerasnin me karamele zana dhe me nje aranxhate e be fund me nje cope torte me cokollate:angelo:....Qe me then te drejten ishte edhe qerasja me lluksoze dhe me e shijshme qe mund te ndodhte........Kur nje here mbaj mend si tani ne ditelindjen e fundit kur isha vetem 9 vjec mamaja e shoqes na dha nga nje cimcakiz cigare :) per ne femijet ishte nje lumturi e papare, i kenaqem shume :p....u fol per ate ditelindje nje muaj rrjesht, ishte ditelindja me e bukur dhe me e pasur per ne :kercim:
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Te gjitha gjerat e embla i dua hhahahhaha
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Te gjitha gjerat e embla i dua hhahahhaha

Nga ty pres nje postime me te mire te detajuar por jo te merzitshme :p i dashur Ylli :D....jemi pak a shume i njejti brez nemos jo....keshtu qe perpiqu me shume jo kaq that.:grusht:
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Shih, shih kjo krenohet me ditelindje. Aman, aman si flet per lluksin kjo pa fije turpi :une:Eh, se harrova kjo ishte atehere vajze qyteti se ne ne fshat feste s'kishte :rolleyes: E kujtoj une i shkreti se sa gezonim kur ne ndonje dasme apo kanagjegj zinim ndonje cope buke furre (buke e pjekur ne furre e sjelle nga qyteti kshu i thonim) krenoheshim tere diten: ''Hej kam ngrene buke furre :banane:'' Nje te diel shkonte nuse Gjemilja, qika e Ajnishahit dhe Rames, e na cunat u gezuam sa ska se do hanim ndonje kothere buke furre se kujt i hante palla shkon apo s'shkon Gjemilja nuse :lov1: Buka furre ishte dashuria jone :lov1:Tere javen e pritem me gezim te dielen dhe thurnim lloj-lloj plane :dance: Erdhi e diela dhe ne mengjes leshuam bagetine si zakonisht. E kishim vendos qe ti linim bagetin vet dhe te shkonim per dreke. Ishim larg shtepive garant nja 3 kilometra dhe beme tere ate rruge por me gezim :dance: Kur mberritem kishin ngrene buke mysafiret dhe ishte hargjuar buka furre :lexim:Na dhane buken e cdo ditshme qe gatuanin nenat tona :nxef: Nuk e keni idene se sa u merzitem. Ikem bishtin nder shal drejt bagetise. Kur shkuam atje cte shihnim. Kafshet kishin hyre ne misrin e xha Hamdies dhe ai po na priste te hyrja e ares me nje thuper ne dore :merzitje:Na renditi dhe na rrahu te gjitheve :byca::byca:po kush qante per rrahjen ore. Ne kishim hallin se nuk hengrem buke furre :qaj: Eh vakt o vakt :bye:
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Mua cdo embelsir me pelqente madje kur shkoja neper dasma ngaqe na i sillnin me vones embelsirat shkoja i meria vet atje ku ishin pa pyet fare saqe ndo nje her dhe me bertisnin :p :p :p
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Kam qene ( e jam akoma:p) femija atipik qe si pelqente pastat, nuk me benin zili e nqs mamushi bente shume gjera per ditelindje.
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Kjo Rendex nuk te ka ndodhur vetem ty, ato embelsira ne dasem pergatiteshin madje shijonin shume, me e keqja ishte, se po te kapen, jo vetem se do haje dru, por edhe do te te mbyllnin ne shtepi.: P

Femijeria, ka patur dite te bukura, te keqija, por me e mira ishte, ishim mbreter te gjithckaje, pra bota ishte e jona, benim cfare na donte zemra. :)
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

bella po e bej tani...

Une meqe kam jetuar ne fshat, as qe behej fjale per ditelindje, bile mire qe nuk e harronim fare ditelindjen tone. Edhe nese dikush e festonte ditelindjen e bente ne rrethin familjar dhe ftonte ndoshta nje shok nese ishte mashkull, apo nje shoqe nese ishte femer.
Ne familjen time meqe babai ishte punetor arsimi atmosfra ishte ca me e avancuar dhe ne e festonim por pa torte dhe embelsira, ndoshta ne ndonje rasta mamaja ime bente gurabia (nje lloj embelsire e forte) dhe ne kenaqeshim me ate embelsire. Torte...as qe e dija cka eshte ajo. Shampiten (eshte pjesa e bardhe e vezeve e rrahur) e kam ngrene kur isha ne kl.VI nese nuk gaboj ngase shkoja ne shkolle ne qytet dhe atje ishte tjeter kulture, ai qe kishte ditelindjen na qeraste ne embeltore me nga nje pjese embelsire dhe limonate.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Kjo Rendex nuk te ka ndodhur vetem ty, ato embelsira ne dasem pergatiteshin madje shijonin shume, me e keqja ishte, se po te kapen, jo vetem se do haje dru, por edhe do te te mbyllnin ne shtepi.: P

Femijeria, ka patur dite te bukura, te keqija, por me e mira ishte, ishim mbreter te gjithckaje, pra bota ishte e jona, benim cfare na donte zemra. :)

Kto ne fakt mua me ndodhnin edhe pse jetoja ne nje fshat flas rreth moshes 6-7 vjec kur bhesh nje dasme qe na ftonin e shkoja ne vlore shikoja gjera qe as emri sua dija dhe doja qe ti perovoja te gjitha ,, sidomos embelsirat se isha mesuar vec me hallv qe na e bente mamaja ne shpi mjelli ose ndo nje reshedi dhe revani besoj se ti i kupton kto kto embelsira beheshin ne ate zon embelsira te tjera ti harroje ,,, plus dhe fukaralleku ne ato vite bente te vetin ... Kur kisha ditlindjen benim ndo nje dark te vogel aty ne shpi as gjitoni mos ta merrte vesh qe kisha ditlindjen LOL
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Torten prisja une e vetmja qe me pelqente aq shume tani me ka dal nga zemra LOL
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Mbaj mend gjyshja ime kudo qe shkonte dhe e qerasnin i mbante e shkreta e mi sillte mua . Por un isha femij qe s'me pelqenin embelsirat dhe e llastuar :(
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Torta ka qene nga me te preferuarat ......por atehere dhe buka e grurit na dukej embelsire :p
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Lidhnim, kur gjenim ndonje kanaqe me penje dhe terhiqnim zvarre tere diten poshte e perpjete sokakut te pluherosur te lagjes. O zot o zot si princa beheshim, po le pastaj kur une nje dite gjeta nje rrote hekuri dhe e rregullova me nje mbajtese duke vozitur poshte e perpjete e verdalle :eek:le: dy muaj isha mbreti i mahalles :dance:kingu, prijesi,.....:dance: por qe ma vodhen femijet e lagjes tjeter dhe e zhduken :merzitje::qaj: dite te tera e qava me lot :qaj: ku e gjenim tere ate elan dhe nuk semureshim fare :dance:
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Me pelqen tema qe thote "kur keni qene te vegjel" por ne fakt une sa i perket ketij aspekti nuk kam ndryshuar fare - edhe sot i adhuroj embelsirat (kjo shpjegon dhe kilet e teperta :"> ) me kujtohen karamele zana, çokollatat kiss (madje kur isha ne Shqiperi i kam postuar per ne Florida se nje mike qe kam atje eshte shtatzene dhe e kishte çu mendja lol)...po hashure, aksude, torte me çokollate....etj

Eh.... :( sa mire eshte te jesh femije.
 
Pe: Kur keni qene te vegjel....???

Lol Elushe, na kujtove cokollatat Kiss... Sidomos ato me luleshtrydhe... Ku i gjete ti se une ku skam kerkuar?

Une fiksim kam pasur tortat ne shqiperi, por ato qe beheshin atehere, jo keto te rejat me krem e budallalliqe qe nuk futen dot ne goje.
 
Kur isha femije mezi prisja te dilte torta.
Edhe sot,e kam ende ate ves qe mezi pres tedal torta.
Nuk i rezistoj dot tortes.
 
dua torte pa cokollate, pa sheqer, pa gjera te embla……. pra torte me fruta natural do i preferoja, pa shtesa kimike.


kurse femijeria -e kaluar e mbyllur (boshllek) :)
 
Nje femijeri qe sdo kisha dashur kurre te isha shkeputur ......:) e mbushur me dashuri, perkujdesje dhe plot me femijeri ne te....


Ne ditelindje hahahahahahhaha

Mbaj mend kur festova 15 vjetorin dhe therrita nje grup te vogel te klases (vit 1) dhe kishte pergatitur motra disa gjera. Sdi si u perhap lajmi , por nga 10 veta erdhi gjysma shkolles ....
Te shihje motren time , te tere shok i ke ti keta moj?
Une sdija cti thoja , se si kisha thirrur , por asokohe mjaft te degjoje - hajde se do mblidhemi te shtepia e x....niseshin te tere tufa tufa , e njihnin a jo :p

Si perfundim , nuk festova me ditelindje , ah dhe embelesirat motra si nxorri hic se kush do i hante perpara...lol
 
Qija robt po ku kish ditelindje atehere aman :uri: Me kujtohen vetem ngrehjet e veshit :pasqyr: Pra ngrehja e veshit te zgjonte nga gjumi pa le dielli. Ajde se dolen bagetia edhe kunjdes se hyne diku ne zarare mos u kthe shpi fare :esp: beje gjume me ariun :shokim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top