Kur ju nevojiten syzet?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Simptomat të cilat tregojnë se kur duhet ti drejtohemi mjekut.



Të paturit e ndonjërës prej simptomave të mësipërme nuk do të thotë se ju patjetër keni probleme serioze me syrin por gjithësesi është e rëndësishme që të kryeni një konsultë të përgjithshme me mjekun specialist rreth shqetësimit tuaj për të parë shkaqet që kanë sjellë këto ndryshme në shikimin tuaj.

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë patur problem me shikimin e tyre prej një kohe të gjatë dhe një pjesë e mirë e tyre nuk e kuptojnë se ata mund të shohin shumë qartë dhe mund të mos kenë më problem nëse bëjnë korrigjimin e numrit të syve. Një pjesë tjetër e tyre janë të vetëdijshëm se kanë problem me shikimin por e shmangin kontaktin me mjekun. Fakti është se sa me shpejtë të vërejmë se shikimi jonë po dobësohet është koha e duhur për të kryer vizitën te mjeku specialist.

Simptomat të cilat tregojnë se kur duhet ti drejtohemi mjekut:

1- Imazhi i turbullt ose ndryshe (Astigmatizëm) shkaktohet nga drita që hyn në sy e cila nuk fokusohet në një pikë por shpërndahet në pika të ndryshme.
2- Shikimi i dobët në një distancë të shkurtër
3- Një objekt në një distancë të largët e shikon si dy të tilla
4- Vështirësi të të parit gjatë natës
5- Lodhje të syve apo shikim të dobet përgjatë leximit apo punës në kompjuter
6- Tendosje apo lodhje e shpeshtë e syrit
7- Dhimbje të shpeshta të kokës
8- Vizione të dyfishta
9- Objektet në një pikë paksa të largët është e pa mundur të shikohen
10- Të parit e një rrethi drite gjatë gjithë kohës


/albeu
 
Titulli: Kur ju nevojiten syzet?

Kontrollet tek okulisti duhen be rregullisht dhe jo vetem kur te kesh simptomat dhe te jete bere dëmi.
 
Titulli: Kur ju nevojiten syzet?

Dhe une bera nje vizite okulistike per skrupull cuditerisht me tha te njejten gje para 6-7 vitesh.
Ta shtyjme dhe ca pa syze :p
 
Titulli: Kur ju nevojiten syzet?

Kam 3 vite qe ndiqem rregullisht por problemi im makar te rregullohej me syze.
Kur pyeta njeren nga mjeket qe u konsultova ne lidhje me kataraktin posterior me tha - eshte njesoj si te duash te shohesh qarte ne nje xham te lagur nga shiu....edhe dylbite se qartesojne pamjen.
Kshuqe te gjitha shqetesimet me siper e vetmja gje qe mi korrekton eshte nje bicim operacioni....
 
Titulli: Kur ju nevojiten syzet?

Une nuk kam asnje problem,e kam syrin pish :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kur ju nevojiten syzet?

lol per te vra,ja kam marr shpirtin ne pc,por syri eshte i fort vete me duket :p

Thinjat e para te kane dale?
Nese jo ke kohe akoma per tu qorruar lol

Ne fakt deri tani as une s'kam pas ndonje problem te vecante!
 
Titulli: Kur ju nevojiten syzet?

Hahaha thinjat,eshte akoma shpejt :p
Sa me larg qoft dita qe do behem qorr :p
 
Titulli: Kur ju nevojiten syzet?

5 - kohe pas kohe. Pertoj te vizitohem se kam frike mos me japin syze. Nje here qe i provova mu duk vetja si shkencetar i NASA's.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top