Kupa e Mbretit, fiton Valencia

cent

...Lontano
33e08co.jpg
Skuadra e Valverdes fiton 2-0 ndeshjen e parë me Osasunën
Valencia hodhi një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë, pas fitores 2-0 në fushën e Osasunas.
Golat e Dani Parejos dhe Roberto Soldados hipotekojnë kualifikimin e skuadrës, që sipas kalendarit në turin tjetër mund të ketë si kundërshtar Realin e Madridit.
Fitorja në stadiumin “Reyno de Navarra” në Pamplona ishte e dyta radhazi për Valencian në drejtimin e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.
Në të dyja rastet, “viktima” ka qenë Osasuna, kundërshtar të cilin “Los Che” e kishin mposhtur edhe gjatë fundjavës në kampionat.
Faza e 1/8-ave të Kupës së Mbretit do të vazhdojë sot në mbrëmje me pesë ndeshje, ku në fushë zbresin Barcelona, Reali i Madridit, Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao./Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top