Kupa e Gjermanisë, Bayerni e Leverkuseni në çerekfinale

cent

...Lontano
Bajerni i Mynihut vijon misionin për të përsëritur suksesin fantastik të sezonit të kaluar me mbrojtjen e të tre titujve me kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.
10ggz11.jpg
Në SGL Arena përballë Augsburgut Pep Guardiola kishte dhënë sinjalin e qartë duke hedhur një skuadër me shumicën e titullarëve të zakonshëm dhe bavarezët nuk zhgënjyen duke marrë fitoren e pastër 2-0 . Sfida morri drejtim që pas 4 minutave lojë me Arjen Robben që shënoi golin e avantazhit për kampionët e Gjermanisë. Holandezi morri një pasim nga Mario Mandzukic, mposhti nja dy kundërshtarë para se të gjuante, Marëin Hitz ja doli ta bllokojë tentativën e parë por topi shkoi sërish te Roben që i mbetej vecse ta dërgonte në rrjetë.

Kualifikimi mund të ketë një kosto të konsiderueshme për Bajernin pikërisht për sa i përket Robben që la fushën për atë që në dukje u shfaq si një dëmtim i dhimbshëm në gju pas përplasjen me portierin e Augsburgut duke i lënë vendin Tomas Myller.

Skenari i lojës vijoi me Bajernin në zotërimin e topit por që nuk ju lejuan hapësirat në zonën e Augsburgut derisa ndeshja u vulos në minutën e 78, kur Bajerni shënoi në zhvillimet e një goditje këndi me Jerome Boateng që hodhi topin mes turmes ku Tomas Myller shkoi para Mario Mandzukiç për të shënuar nga distanca e afërt.

Nuk fal as Bayer Leverkusen që avancoi falë fitores 2-1 ndaj Freiburgut. Në Mage Solar Stadion vendasit që renditen në vendin e 16 të Bundesligës shpresonin tju shkaktonin një surprizë aspirinave të vendit të dytë, por fillimi ishte më i keqi i mundshëm për vendasit, me një pasim të humbur të Niclas Hoefler që i dhuroi Leverkusenit golin e avantazhit pas vetëm 30 sekondash me Robbie Kurse. Freiburgut gjithsesi nuk ju desh shumë për tu barazuar. Mathias Ginter e coi topin në rrjetë pas krosit të Vladimir Daridas në minutën e 19-të. Portieri i Leverkusen, Bernd Leno sigurisht që mund të kishte bërë më mirë me topin që i shkoi përballë, por gjithsesi në fund pati pak rëndësi pasi Emre Can shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 77 për Leverkusen për ti dhënë skuadrës së Sami Hipia biletën e kualifikimit. Skuadrat e tjera që kompletuan kuadron e çerekfinaleve ishin Wolfsburgu që mposhti 2-1 në shtëpi inferiorët e Ingolstad, si dhe Eintrachti i Frankfurtit që u imponua 4-2 ndaj Sandhauzenit të Bundesligës 2.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top