Kultura në mbeturinë.

Lauri

Anunnak
Po i vë ketë titull kësajë teme :)
Më ra parasysh një foto me libra të hedhura si mbeturina, dhe mu kujtua një rast konkret.
Para ca vitesh kur po hidhja mbeturinat, aty pranë pashë mbi një grumbull gazetash e revistash këtë libër.
IMG_20210117_191319.jpg
Kuptova mënjëherë nga kopertina që ka të bëjë me religjonet. Por nuk ja kisha idenë kush janë manichei e catari.
E marr dhe filloj t'a lexoj diku nga mesi, dhe po fliste për shtrirjen e këtyre komuniteteve religjoze në Ballkan. Dhe që shkollat e Bullgarisë nuk kishin ndryshime me ato të Shqipërisë ? .
Si kshu, thashë me vete duke vënë buzën në gaz. Këtu bëhej fjalë për komunitete të një rryme të re besimi që përfshinte mysliman ebre dhe të krishterë sëbashku?. Komunitete të kaluar në flakë e hekur që në mesjetën e viteve ~1000_1200 ?.

A ju ka ndodhur të shikoni libra në kazanat e mbeturinave, o pranë tyre?
Dikush i hedh librat sepse don të rinovojë biblotekën, dikush për mungesë hapsire pasi i janë bërë shumë dhe nuk di ku t'i vendosë.
Gjithsesi, çfarë mendoni kur shikoni një skenë të tillë para jush, libra të hedhura si mbeturina?
IMG_20210117_191337.jpg
Në rastin tim, do thoja që një libër i gjetur më hapi një dritare të re në horizontin tim. Pasi u njoha me disa gjëra që nuk gjenden dhe nuk dëgjon aq lehtë të flitet për një studim të bërë mbi shkatërrimin e elitës të disa komuniteve të përbërë nga besimtarët e tre religjoneve ?? (por kjo qështje tjetër)

Çfarë do ju vinte në mëndje nqs do shikonit libra të hedhura ? :)
 
Ketu shiten ose dhurohen .. por radhe hidhen .. e nese i shoh keshtu .. ne pamundesi per ti lexuar.. them sa dituri.. kohe dhe perkushtim humbet .
 
Çuditerisht ne Shqiperi nuk kam gjetur e pare libra ne mbeturina.
Ne Milano nje here ne piazzale corvetto(rrija ne porta vittoria) gjeta libra me shumice ne kazanin e plehrave.
Mes tyre ishin dy botime te mussolinit vete, botuar njeri ne 39 e tjetri ne 40'.
I mora, pasi i lexova i tregova nje mikut tim italian.
Ky kishte folur me nje librar i cili mu qep keq, o i donte o s'ka.
Si perfundim mi mori, natyrisht jo gratis?
 
Duhet të ketë qënë nga Forlì ai miku që t'i kërkojë librat e Mussolinit ?
 
Ketu shiten ose dhurohen .. por radhe hidhen .. e nese i shoh keshtu .. ne pamundesi per ti lexuar.. them sa dituri.. kohe dhe perkushtim humbet .
Edhe ktej ka shoqëri që i kërkojnë librat që dikush don ti hedhë.
 
Ai jo por ai qe kishte librarine ishte nga Rimini?
Aty janë ngjitur ?
Në Forlì Ka vilën private të familjes me gjithë bustin e Mussolinit. Vizitohet nga turistë nga të gjitha anët.
Prandaj thash duhet të jetë një i zonës ai i librave ?
 
Çuditerisht ne Shqiperi nuk kam gjetur e pare libra ne mbeturina.
Ne Milano nje here ne piazzale corvetto(rrija ne porta vittoria) gjeta libra me shumice ne kazanin e plehrave.
Mes tyre ishin dy botime te mussolinit vete, botuar njeri ne 39 e tjetri ne 40'.
I mora, pasi i lexova i tregova nje mikut tim italian.
Ky kishte folur me nje librar i cili mu qep keq, o i donte o s'ka.
Si perfundim mi mori, natyrisht jo gratis?
Shqiptaret i vleresojne shume librat nuk i hedhin asnjehere ne mbeturina prandaj :p
 
Per mu eshte krim.
Mund tja dhurosh bibliotekave... shkollave... plehrat nuk i shof si alternativ.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top